{"id":192821,"date":"2021-07-09T17:37:40","date_gmt":"2021-07-09T15:37:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192821"},"modified":"2021-07-09T17:37:40","modified_gmt":"2021-07-09T15:37:40","slug":"te-dehur-ne-timon-dhe-me-shpejtesi-deri-ne-189-km-ore-policia-rrugore-ben-namin-me-gjoba-dhe-arrestime-ne-24-oret-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-dehur-ne-timon-dhe-me-shpejtesi-deri-ne-189-km-ore-policia-rrugore-ben-namin-me-gjoba-dhe-arrestime-ne-24-oret-e-fundit\/","title":{"rendered":"T\u00eb dehur n\u00eb timon dhe me shpejt\u00ebsi deri n\u00eb 189 km\/or\u00eb, Policia Rrugore b\u00ebn namin me gjoba dhe arrestime n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit"},"content":{"rendered":"<p>Policia Rrugore ka arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 4 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 10 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjat\u00eb kontrolleve intensive n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb gjithashtu jan\u00eb pezulluar edhe 44 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 37 p\u00ebr drejtim mjeti me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara dhe 7 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb fal\u00eb denoncimeve t\u00eb qytetar\u00ebve te Komisariati Dixhital dhe kontrolleve intensive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb nd\u00ebshkuar me mas\u00eb administrative edhe 2234 drejtues mjetesh.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shp\u00ebto jet\u00eb!<\/p>\n<p>Kontrolle intensive n\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt interurbane dhe n\u00eb qendrat e banuara, p\u00ebr t\u00eb evidentuar dhe nd\u00ebshkuar shkel\u00ebsit e Kodit Rrugor, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrolleve n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit, nga Policia Rrugore e Tiran\u00ebs, n\u00eb Bulevardin Blu, n\u00eb Kamz\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip \u201cBenz\u201d me shpejt\u00ebsi 109 km\/or\u00eb, nd\u00ebrsa nga Nj\u00ebsia Operacionale e Policis\u00eb Rrugore, n\u00eb rrug\u00ebn urbane Fier-Vlor\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip \u201cBM\u00cb\u201d me shpejt\u00ebsi 189 km\/or\u00eb.<\/p>\n<p>Fal\u00eb telefonatave t\u00eb qytetar\u00ebve, Policia Rrugore e Tiran\u00ebs dhe ajo e Fierit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur parandalimin e tri ngjarjeve t\u00eb mundshme rrugore me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn, konkretisht:<\/p>\n<p>Telefonata e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drejtues mjeti q\u00eb kryente manovra t\u00eb rrezikshme n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e Yzberishtit. Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore, sapo e konstatuan, i dhan\u00eb shenj\u00eb ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla t\u00eb tjera t\u00eb qarkullimit rrugor, aksidentoi me d\u00ebme materiale dhe nj\u00eb mjet tjet\u00ebr, deri sa u b\u00eb i mundur ndalimi i tij. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vje\u00e7, i cili u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb, drejtonte mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur n\u00eb mas\u00ebn 0.99 mg\/l testi i par\u00eb dhe 0.98 mg\/l testi i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Telefonata e dyt\u00eb ishte p\u00ebr nj\u00eb mjet tip \u201cSkoda\u201d, q\u00eb kryente manovra t\u00eb rrezikshme duke qarkulluar n\u00eb sens t\u00eb kund\u00ebrt n\u00eb rrug\u00ebn e Rinasit. Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vje\u00e7, i cili u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb, drejtonte mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur n\u00eb mas\u00ebn 0.99 mg\/l testi par\u00eb dhe 1.07 mg\/l testi i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Telefonata e tret\u00eb ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi nj\u00eb moto\u00e7iklete pa targa kryente manovra t\u00eb rrezikshme n\u00eb aksin rrugor Seman-Fier. Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bllokimin e moto\u00e7iklet\u00ebs dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i moto\u00e7iklet\u00ebs, shtetasi A. M., 52 vje\u00e7, drejtonte moto\u00e7iklet\u00ebn n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, n\u00eb mas\u00ebn 1.35 mg\/l.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb 14 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 4 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 10 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 37 p\u00ebr drejtim mjeti me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara dhe 7 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p>Po fal\u00eb denoncimeve t\u00eb qytetar\u00ebve te Komisariati Dixhital apo n\u00eb numrin 112 dhe kontrolleve intensive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb nd\u00ebshkuar me mas\u00eb administrative 2234 drejtues mjetesh, p\u00ebr shkelje t\u00eb Kodit Rrugor q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik potencial p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb ngjarje rrugore, konkretisht p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb celularit gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit, p\u00ebr parakalime t\u00eb gabuara, p\u00ebr mosp\u00ebrdorim t\u00eb rripit t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, manovra t\u00eb rrezikshme n\u00eb rrug\u00eb dhe mosrregullim shpejt\u00ebsie, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qendrat e banuara, p\u00ebr mosp\u00ebrdorim t\u00eb kask\u00ebs mbrojt\u00ebse n\u00eb mjetet me dy rrota, si dhe p\u00ebr mosruajtje t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb mes mjeteve.<\/p>\n<p>Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se p\u00ebrgjat\u00eb fundjav\u00ebs fluksi n\u00eb akset rrugore n\u00eb drejtim t\u00eb zonave bregdetare dhe turistike \u00ebsht\u00eb i shtuar, apelon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e automjeteve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin e emergjencave 112, \u00e7do paligjshm\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia Rrugore ka arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 4 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 10 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjat\u00eb kontrolleve intensive n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb gjithashtu jan\u00eb pezulluar edhe 44 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 37 p\u00ebr drejtim mjeti me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara dhe 7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":192829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[2967,312,4249,329],"class_list":{"0":"post-192821","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-gjoba","11":"tag-lajme","12":"tag-policia-rrugore","13":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}