{"id":192845,"date":"2021-07-09T18:22:09","date_gmt":"2021-07-09T16:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192845"},"modified":"2021-07-09T18:22:09","modified_gmt":"2021-07-09T16:22:09","slug":"hidhi-asaj-me-3-teta-o-burre-i-dheut-eshte-cuni-i-shefit-me-co-mu-mesazh-si-shperdorohej-karburanti-nga-drejtor-peqini-ne-bashkine-e-lushnjes-pervec-tenderit-provohen-edhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hidhi-asaj-me-3-teta-o-burre-i-dheut-eshte-cuni-i-shefit-me-co-mu-mesazh-si-shperdorohej-karburanti-nga-drejtor-peqini-ne-bashkine-e-lushnjes-pervec-tenderit-provohen-edhe\/","title":{"rendered":"\u201cHidhi asaj me 3 teta o burr\u00eb i dheut, \u00ebsht\u00eb \u00e7uni i shefit. M\u00eb \u00e7o mu mesazh\u201d\/ Si shp\u00ebrdorohej karburanti nga drejtor Peqini n\u00eb Bashkin\u00eb e Lushnj\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 tenderit, provohen edhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Sipas SPAK, Flamur Peqini, me detyr\u00eb drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Pasurive Publike n\u00eb Bashkin\u00eb Lushnje, n\u00eb vazhdim\u00ebsi komunikon me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00eb pike karburanti, ku me porosi t\u00eb tij furnizohen me karburant automjete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Dyshohet se shtetasi Flamur Peqini, p\u00ebrve\u00e7 furnizimit t\u00eb automjeteve t\u00eb institucionit ku punon, furnizon dhe automjete t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e institucionit, por i furnizon nga limit i karburantit t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr nevoja pune, duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn e tij si drejtor i NPP, si dhe komunikon me shtetasin Daniel Nushi, i cili \u00ebsht\u00eb menaxher i pik\u00ebs s\u00eb karburantit \u201cK\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera rezulton se Nd\u00ebrmarrja e Pasurive Publike Lushnje, m\u00eb dat\u00eb 30.04.2020, ka lidhur kontrat\u00ebn me operatorin ekonomik \u201cNushi\u201d shpk, me objekt \u201cBlerje gazoil p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjen e Pasurive Publike, pastrimin e kanaleve kullues dhe benzin\u00eb p\u00ebr motor\u00ebt, marr\u00ebveshje Kuad\u00ebr-Vet\u00ebm me nj\u00eb operator ekonomik me afat 12 muaj\u201d, me fond limit 22.778.285 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb disa nga komunikimet midis shtetasve Flamur Peqini dhe Daniel Nushi, t\u00eb zhvilluara q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hetimit e m\u00eb tej, rezulton se Flamuri urdh\u00ebron Danielin t\u00eb furnizoj\u00eb me karburant shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb bashki. M\u00eb dat\u00eb 05.08.2020, n\u00eb or\u00ebn 12:45, Fatos Tushe telefonon Flamurin: \u201cO Mule, thuaj i cik atij t\u2019u hedhi \u00e7unave me tre tetat\u2026\u201d, pas k\u00ebsaj telefonate Flamur Peqini telefonon Danjelin dhe i thot\u00eb: Po vjen nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr aty. Danjeli i thot\u00eb: Ok t\u00eb njoftoj un\u00eb sa t\u00eb vij\u00eb dhe sa t\u2019i hedhim\u2026 Peqini: Ok m\u00eb thuaj!<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 13:00, Flamuri telefonon Danjelin dhe i thot\u00eb: Hidhi asaj me tre teta o burr\u00eb i dheut. Danjeli i thot\u00eb: Okej, ja tani n\u00eb sekonda.<\/p>\n<p>Flamuri i thot\u00eb: Shpejto tani direkt, ajo me tre teta e ke parasysh, \u00ebsht\u00eb \u00e7uni i shefit\u2026<\/p>\n<p>Para k\u00ebsaj telefonate, Fatos Tushe ka telefonuar flamurin dhe i thot\u00eb: Jan\u00eb \u00e7unat aty re Mule, nuk i the gj\u00eb atij\u2026 ai ka th\u00ebn\u00eb jo, nuk ka th\u00ebn\u00eb gj\u00eb Flamuri\u2026<\/p>\n<p>Personi q\u00eb ka furnizuar me karburant makin\u00ebn dyshohet t\u00eb jet\u00eb Brigel Lami, djali i Ibrahimit.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 01:06 t\u00eb dat\u00ebs 05.08.2020, Danjeli i thot\u00eb se i ka hedh 85 litra, Flamuri e pyet: Po ajo tjetra sa mori\u2026? 83 p\u00ebrgjigjet Danjeli. M\u00eb pas, n\u00eb or\u00ebn 17:11, Danjeli telefonon Flamurin dhe i thot\u00eb: Kam k\u00ebt\u00eb \u00e7unin e shefit k\u00ebtu oo. Flamuri i thot\u00eb: \u00c7unin e shefit? Okej, mbushe dhe m\u00eb \u00e7o mu mesazh sa litra hodhe..<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb lidhje me shp\u00ebrdorimin e karburantit \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe episodi i furnizimit me karburant t\u00eb shtetasit t\u00eb identifikuar si F.F., i cili m\u00eb dat\u00eb 28.07.2020, rreth or\u00ebs 10:39, telefonon kryetarin e Bashkis\u00eb Lushnje, Fatos Tushe, dhe i thot\u00eb q\u00eb \u2018nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes do iki p\u00ebr pushime dhe do t\u00eb futem n\u00eb Lushnje nga ora 07:30. Fatosi i thot\u00eb do nxjerri drejtorin e burimeve njer\u00ebzore, Turin, pasi vet\u00eb do jet\u00eb n\u00eb Karaburun\u2019. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Fatosi i thot\u00eb q\u00eb ai e din vendin atje dhe t\u00eb shkoj\u00eb vet\u00eb, mos ta vras\u00eb mendjen. Fatos Tushe me sms i ka d\u00ebrguar F\u2026numrin e Arturit dhe Arturit numrin e F\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb dat\u00eb 29.07.2020, n\u00eb or\u00ebn 06:42, Fatosi telefonon Flamurin dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera e pyet: A erdhi F\u2026se i thash\u00eb Turit?. Flamuri i thot\u00eb q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Turi, por ka menduar se po tallej. Flamuri nd\u00ebr t\u00eb tjera i thot\u00eb q\u00eb ndodhet te karburanti dhe po pret \u201cBra\u00e7en\u201d.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb v\u00ebzhguesit t\u00eb kryer m\u00eb dat\u00eb 29.07.2020, rreth or\u00ebs 07:00, te karburant \u201cK\u2026\u201d konstatohet se shtetasi Flamur Peqini me punonj\u00ebsin e karburantit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb vjen nj\u00eb automjet tip \u201cToyota\u201d me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe me targ\u00eb TR7..3R, e cila futet p\u00ebr furnizim dhe nga mjeti zbret pasagjeri, i cili komunikon me shtetasin Flamur Peqini dhe pasi furnizon mjetin me karburant, largohet. Sipas raportit, nuk b\u00ebhet pages\u00eb p\u00ebr furnizimin e kryer.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb v\u00ebzhgimeve, jan\u00eb evidentuar kontaktet me interes midis subjekteve, konkretisht takimet midis shtetasit Flamur Peqini me shoferin e tij dhe me punonj\u00ebsit e karburanteve \u201cT\u2026\u201d dhe \u201cK\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Momenti i furnizimit t\u00eb automjeteve q\u00eb jepte porosi shtetasi Flamur Peqini, te karburanti me logon e \u201cK\u2026\u201d, t\u00eb cil\u00ebt furnizoheshin dhe nuk paguanin para.<\/p>\n<p>Gjithashtu, m\u00eb dat\u00eb 09.10.2020, n\u00eb or\u00ebn 5:43, Flamurin e telefonon djali i Ibrahimit, Brigeli, dhe i thot\u00eb: Mule, si kalove? Djali i Bra\u00e7es jam. Numri \u00ebsht\u00eb i Besit (shoferi i Ibrahimit), po m\u00eb tha babi dhe jam k\u00ebtu te karburanti\u2026e mir\u00eb i thot\u00eb ma jep nj\u00eb \u00e7ik\u00eb pun\u00ebtorin dhe pun\u00ebtorit i thot\u00eb po hedhi, hedhi, mbushe at\u00eb dhe m\u00eb thuaj mua pastaj, po Gersi sa mori?<\/p>\n<p>Personi i p\u00ebrgjigjet: Gersi mori 40..e mir\u00eb mbushedhe m\u00eb thuaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb or\u00ebn 05:46, Flamurin e telefonon Danjeli: \u201cFlamur 84\u201d dhe Flamuri thot\u00eb: \u201c84, po kuptova\u201d.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, sipas akuz\u00ebs lindin dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova se shtetasit Fatos Tushe dhe Flamur Peqini japin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme sasi karburantit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit, personave t\u00eb ndrysh\u00ebm personave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb paautorizuar duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn apo duke krijuar favore t\u00eb kund\u00ebrligjshme p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shtetasi Flamur Peqini komunikon me personat me num\u00ebr 6841 \u2026 me t\u00eb tjer\u00eb me emrat Blera me num\u00ebr \u2026 Rita me num\u00ebr \u2026 Bardhi me num\u00ebr\u2026 Gazi me num\u00ebr\u2026 Nardi me num\u00ebr \u2026, t\u00eb cil\u00ebt kuptohet se jan\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Lushnje dhe komunikojn\u00eb lidhur me disa procedura tenderimi p\u00ebr nj\u00eb kanal kullues dhe praktika t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Me interes p\u00ebr hetimet \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe veprimtaria n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e shtetases Blerta Turku, e cila rezulton t\u00eb ket\u00eb dijeni n\u00eb lidhje me procedurat e tenderit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur apo dhe me procedura tenderi t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat zhvillon komunikime ku merr orientime nga titullari i saj Flamur Peqini, i raporton atij p\u00ebr ofertat dhe e pyet her\u00eb pas here p\u00ebr tenderat q\u00eb hedh n\u00eb sistem apo p\u00ebr ofertuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga komunikimet q\u00eb b\u00ebn me Flamurin, ai i thot\u00eb q\u00eb ofertuesi i dyt\u00eb do t\u2019i thon\u00eb t\u00eb ik\u00eb se do kalojn\u00eb ofert\u00ebn e tret\u00eb. (Biseda, m\u00eb dat\u00eb 05.10.2020) \/SYRI.NET<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas SPAK, Flamur Peqini, me detyr\u00eb drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Pasurive Publike n\u00eb Bashkin\u00eb Lushnje, n\u00eb vazhdim\u00ebsi komunikon me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00eb pike karburanti, ku me porosi t\u00eb tij furnizohen me karburant automjete t\u00eb ndryshme. Dyshohet se shtetasi Flamur Peqini, p\u00ebrve\u00e7 furnizimit t\u00eb automjeteve t\u00eb institucionit ku punon, furnizon dhe automjete t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":192846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,492,458],"class_list":{"0":"post-192845","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-spak","10":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192845\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}