{"id":192903,"date":"2021-07-10T10:36:10","date_gmt":"2021-07-10T08:36:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192903"},"modified":"2021-07-10T10:36:10","modified_gmt":"2021-07-10T08:36:10","slug":"denoncimi-i-murrizit-qe-vendosi-ne-levizje-spak-per-uniformat-e-policise-akuza-ndaj-lleshaj-i-dhate-23-milione-euro-nje-kompanie-dherash-ti-fle-gjume-kur-kalojne-leket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/denoncimi-i-murrizit-qe-vendosi-ne-levizje-spak-per-uniformat-e-policise-akuza-ndaj-lleshaj-i-dhate-23-milione-euro-nje-kompanie-dherash-ti-fle-gjume-kur-kalojne-leket\/","title":{"rendered":"Denoncimi i Murrizit q\u00eb vendosi n\u00eb l\u00ebvizje SPAK p\u00ebr uniformat e policis\u00eb, akuza ndaj Lleshaj: I dhat\u00eb 23 milion\u00eb euro nj\u00eb kompanie dherash, ti fle gjum\u00eb kur kalojn\u00eb lek\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme SPAK nd\u00ebrrmori nj\u00eb aksion n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme ku arrestoi 8 zyrtar\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb n\u00eb lidhje me abuzimin me fondet publike, si dhe la n\u00eb arrest sht\u00ebpiak nj\u00eb tjet\u00ebr prej tyre. Kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fillimisht n\u00eb SPAK nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, m\u00eb 3 gusht t\u00eb vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara kall\u00ebzimit n\u00eb prokurori deputeti Myslim Murrizi akuzoi n\u00eb parlament ish-ministrin e brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, se ky i fundit flinte gjum\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jepej tenderi p\u00ebr uniformat e policis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht Murrizi u ndal te tenderi i dh\u00ebnies s\u00eb uniformave, q\u00eb sipas tij Ministria e Brendshme i dha kompanis\u00eb DE, kompani q\u00eb \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb QKB me objekt \u201dg\u00ebrdhime dherash\u201d, 23 milion\u00eb euro. Sipas Murrizit pas gjith\u00eb k\u00ebsaj fshihet shefi i tenderave n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, Mandi Kokoneshi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb kjo kompani e preferuara e t\u00eb gjitha qeverive, \u00ebsht\u00eb po kjo firm\u00eb q\u00eb u akuzua nga ju n\u00eb 2013 p\u00ebr 23 milion\u00eb euro q\u00eb ka marr\u00eb nga qeverisja e m\u00ebparshme, \u00ebsht\u00eb po kjo kompani q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr g\u00ebrdhim dherash q\u00eb mori 1 milion\u00eb euro p\u00ebr tenderat e uniformave n\u00eb burgje. SPAK t\u00eb mos flej\u00eb gjum\u00eb, dhe mos t\u00eb shkoj\u00eb te t\u00eb vdekurit, por t\u00eb shkoj\u00eb te k\u00ebta 3-4 ministrat q\u00eb i japin tendera uniformash, kompanis\u00eb q\u00eb merret me pastrimin e dherave\u201d,\u00a0tha Murrizi n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por nuk vonoi as p\u00ebrgjigja e Lleshajt, i cili tha se Murrizi duhet ti depozitoj\u00eb akuzat e tij n\u00eb Kuvend, dhe se vet\u00eb ai nuk ka firmiosur asnj\u00eb tender t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZoti Murrizi me \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ju adresoni duhet t\u00eb merren prokuror\u00ebt, nuk i komentoj k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb ju thoni k\u00ebtu, pasi un\u00eb nuk merrem me asnj\u00eb tender, me asnj\u00eb shif\u00ebr, asnj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ju m\u00eb akuzuat mua.<\/p>\n<p>Do tiu ftoja fare thjesht, n\u00ebse nuk e dini ua tregoj un\u00eb adres\u00ebn e prokuroris\u00eb, dhe shkoni dor\u00ebzoni atje ato gj\u00ebra q\u00eb dini, troksini n\u00eb der\u00ebn e tyre, dhe mos b\u00ebni ju prokurorin, un\u00eb sfidoj k\u00ebdo q\u00eb i thot\u00eb vetes shqiptar, q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb nanogram\u00eb, lidhje mes atyre q\u00eb iu thoni dhe figur\u00ebs sime si minist\u00ebr i brendsh\u00ebm. N\u00ebse doni t\u00eb b\u00ebni politik\u00eb bataje, jepini dhe g\u00ebzojeni at\u00eb\u201d, tha Lleshaj gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen e dyt\u00eb t\u00eb Murrizit, nuk mungoi as ironia, kur deputeti tha se llafet kan\u00eb dal\u00eb se ministri fle gjum\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur qarkullojn\u00eb lek\u00ebt n\u00eb dikasterin q\u00eb ai drejton, dhe se b\u00ebn thjesht rolin e titullarit, pasi tenderat jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tjet\u00ebrkujt.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari nuk vij nga rruga q\u00eb t\u00eb kem frik\u00eb prokurorin\u00eb, kam 30 vite q\u00eb i shoh n\u00eb kok\u00ebrr t\u00eb syrit, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kam p\u00ebrball\u00eb, s\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb do tiu \u00e7oj n\u00eb SPAK, s\u00eb treti un\u00eb nuk thash\u00eb q\u00eb e keni firmosur ju tenderin, shum\u00eb flasin q\u00eb ti je n\u00eb gjum\u00eb kur vijn\u00eb parat\u00eb, e di mir\u00eb dhe se kush \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb i firmos tenderat. Do t\u00eb thirresh edhe ti n\u00eb SPAK se je titullar i atij institucioni\u201d, u\u00a0 shpreh Murrizi n\u00eb Kuvend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme SPAK nd\u00ebrrmori nj\u00eb aksion n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme ku arrestoi 8 zyrtar\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb n\u00eb lidhje me abuzimin me fondet publike, si dhe la n\u00eb arrest sht\u00ebpiak nj\u00eb tjet\u00ebr prej tyre. Kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fillimisht n\u00eb SPAK nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, m\u00eb 3 gusht t\u00eb vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-192903","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}