{"id":193833,"date":"2021-07-15T16:50:37","date_gmt":"2021-07-15T14:50:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=193833"},"modified":"2021-07-15T16:50:37","modified_gmt":"2021-07-15T14:50:37","slug":"si-te-perballojme-te-nxehtin-e-madh-te-veres-pa-probleme-skender-brataj-liston-rregullat-e-arta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-te-perballojme-te-nxehtin-e-madh-te-veres-pa-probleme-skender-brataj-liston-rregullat-e-arta\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb t\u00eb nxehtin e madh t\u00eb ver\u00ebs pa probleme? Sk\u00ebnder Brataj liston \u2018RREGULLAT E ARTA\u2019"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nxehtit t\u00eb madh q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vendin ton\u00eb teksa jemi n\u00eb kulmin e sezonit veror, kreu i Urgjenc\u00ebs Komb\u00ebtare, Sk\u00ebnder Brataj ka dal\u00eb me nj\u00eb list\u00eb k\u00ebshillash p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cilat i quan \u201cRregullat e arta\u201d.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebtyre rregullave p\u00ebrq\u00ebndrohet te m\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit. Brataj k\u00ebshillon qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos e teprojn\u00eb me kalorit\u00eb, t\u00eb han\u00eb leht\u00eb, t\u00eb mos e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb drek\u00ebn me nj\u00eb akullore.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Brataj i b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes me bakteret, si dhe i sugjeron disa ushqime t\u00eb cilat mund t\u00eb quhen \u2018ushqimet e ver\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Sk\u00ebnder Bratajt:<\/strong><\/p>\n<p><em>SI T\u00cb P\u00cbRBALLOHET VERA ME NJ\u00cb DIET\u00cb T\u00cb EKUILIBRUAR DHE HIDRATANTE!<\/em><\/p>\n<p><em>Pak kalori, pak yndyrna, shum\u00eb fruta. P\u00ebrdorimi i perimeve dhe nj\u00eb hidratim i mjaftuesh\u00ebm me uj\u00eb dhe l\u00ebngje jan\u00eb strategjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjeve t\u00eb pa k\u00ebnd\u00ebshme gjat\u00eb ver\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Rritje e gjendjeve t\u00eb pa durueshme, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve t\u00eb presionit, dhimje koke dhe goditje nga t\u00eb nxehtit, k\u00ebputja, jan\u00eb tipike t\u00eb ver\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ato ndodhin si rezultat i temperaturave t\u00eb larta, lag\u00ebshtis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb ajrit. Ato ndodhin shpesh p\u00ebr arsye t\u00eb masave paraprake t\u00eb dob\u00ebta p\u00ebrball\u00eb ndryshimeve t\u00eb papritura klimatike. Organizmi nuk mund t\u00eb p\u00ebrshtatet leht\u00ebsisht me k\u00ebto ndryshime. Rekomandohet mbi t\u00eb gjitha q\u00eb t\u00eb moshuarit dhe f\u00ebmij\u00ebt, subjektet m\u00eb t\u00eb rrezikuar, t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen gjat\u00eb ver\u00ebs (duke shmangur daljen n\u00eb or\u00ebt e pikut, duke evituar pun\u00ebn n\u00eb ambiente t\u00eb jashtme, dhe gjithashtu t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb tryeza e tyre t\u00eb jet\u00eb me ushqime t\u00eb lehta dhe t\u00eb fresk\u00ebta.<\/em><\/p>\n<p><em>RREGULLAT E ARTA<\/em><\/p>\n<p><em>Preferimi i ushqimeve t\u00eb fresk\u00ebta ndikon n\u00eb uljen e temperatur\u00ebs s\u00eb trupit. Ato jan\u00eb t\u00eb pasura me vitamina, por duhet t\u00eb evitoni konsumin e sasive t\u00eb m\u00ebdha dhe sidomos ato t\u00eb pasura me yndyrna. Rritja e hidratimit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar djersitjen dhe humbjen e krip\u00ebrave minerale jan\u00eb rregullat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet ti kushtoni:<\/em><\/p>\n<p><em>Mos e teproni me kalorit\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Me temperaturat e larta, k\u00ebrkesa e organizmit p\u00ebr energji ulet me rreth 200-300 kalori n\u00eb dit\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohen porcionet, sidomos ato me yndyrna.<\/em><\/p>\n<p><em>Hani leht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjidhni ushqime t\u00eb lehta, t\u00eb tretshme dhe zvog\u00ebloni konsumin e mishit t\u00eb kuq. P\u00ebrdorni m\u00eb shum\u00eb konsumin e peshkut. Jan\u00eb p\u00ebr tu evituar ushqimet e skuqura.<\/em><\/p>\n<p><em>Kujdes p\u00ebrhapjes s\u00eb baktereve n\u00eb ver\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Me ritjen e temperaturave rritet rreziku i ndotjes s\u00eb ushqimimeve nga bakteret. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e arsyeshme nj\u00eb konsum i p\u00ebrditsh\u00ebm i kosit, i cili forcon mbrojtjen natyrale t\u00eb organizmit dhe ndihmon n\u00eb p\u00ebrthithjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vitaminave dhe mineraleve.<\/em><\/p>\n<p><em>Reintegroni krip\u00ebrat minerale dhe l\u00ebngjet e humbura.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb pakt\u00ebn 2 litra uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb, duke shmangur pijet e gazuara dhe me sheqer sepse kan\u00eb kalori boshe. Kufizoni numrin e kafeve ose pijeve me baz\u00eb kola sepse rrisin vazokonstriksionin dhe diurez\u00ebn, duke shkaktuar dehidrim. I nj\u00ebjti rregull vlen p\u00ebr p\u00ebr pijet superalkolike q\u00eb stimulojn\u00eb djersitjen, duke shkaktuar dehidrim dhe kufizojn\u00eb thithjen e vitaminave, ve\u00e7an\u00ebrisht vit. B e cila ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shnd\u00ebrrimin e kalorive n\u00eb energji. Kujdes p\u00ebrdorimit t\u00eb gj\u00ebrave shum\u00eb t\u00eb nxehta ose shum\u00eb e ftohta, sepse ndikojn\u00eb n\u00eb mekanizmat e termorregullimit t\u00eb temperatur\u00ebs. Konsumoni perime (kastravec, selino, radikio, domate) dhe fruta (kajsi, rrush, pjeshk\u00eb, kumbulla), sepse p\u00ebrmbajn\u00eb shum\u00eb uj\u00eb, nga 75% deri n\u00eb 95% (si n\u00eb rastin e shalqirit dhe pjeprit). Shmangni zierjen e perimeve sepse varf\u00ebrohen nga vitaminat dhe krip\u00ebrat minerale.<\/em><\/p>\n<p><em>Jo akullore n\u00eb vend t\u00eb drek\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjedhja e akullores p\u00ebr nj\u00eb nga vaktet kryesore mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm her\u00eb pas here, sepse ky ushqim ka munges\u00eb t\u00eb vitaminave, gjithashtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pasur me karbohidrate dhe yndyrna.<\/em><\/p>\n<p><em>Konsumoni pak krip\u00eb dhe preferoni krip\u00eb t\u00eb jodizuar. Kripa me p\u00ebrmbajtje natriumi t\u00eb ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr pacient\u00ebt me hipertension.<\/em><\/p>\n<p><em>Ushqimet e ver\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Ekspert\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs nuk duhet t\u00eb mungojn\u00eb k\u00ebto ushqime dietike:<\/em><\/p>\n<p><em>Kungull i njom\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Perime me nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt kalorike, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 95% uj\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pasur me minerale si kalium, hekur, kalcium dhe fosfor. \u00cbsht\u00eb i pasur me vitamina A, C dhe karotenoide, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr veprimin antitumoral.<\/em><\/p>\n<p><em>Kastraveci<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb pa kalori, p\u00ebrb\u00ebhet nga 96% uj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i pasur me vitamin\u00eb C, aminoacide dhe krip\u00ebra minerale, kalium, kalcium, fosfor dhe natrium. P\u00ebrmban gjithashtu acid tartarik, i cili ndalon karbohidratet e produktet ushqimore, q\u00eb hyn n\u00eb organiz\u00ebm q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb yndyrna. Po ashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diuretik i mir\u00eb, freskon dhe ka nj\u00eb veprim detoksifikues.<\/em><\/p>\n<p><em>Menta<\/em><\/p>\n<p><em>k\u00ebshillohet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb rast t\u00eb fryrjes s\u00eb barkut. \u00cbsht\u00eb e k\u00ebshillueshme sidomos n\u00eb form\u00ebn e \u00e7ajit bimor.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjepri<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb frut hidratues dhe freskues, ideal p\u00ebr t\u00eb luftuar nxeht\u00ebsin\u00eb e ver\u00ebs, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 90% uj\u00eb dhe karbohidrate, fibra dietike, proteina dhe lipide. \u00cbsht\u00eb i pasur me vitamina A dhe C, fosfor dhe kalcium, sidomos i pasur n\u00eb kalium dhe ka efekte t\u00eb dobishme n\u00eb qarkullim dhe presionin artrial. Efektet antioksidante ndihmojn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e efekteve t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb radikal\u00ebve t\u00eb lir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjeshka<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 87% uj\u00eb, p\u00ebrmban mikro minerale si kalium dhe hekur, \u00ebsht\u00eb e pasur me vitamin\u00eb C dhe provitamin\u00eb A. Ka veti antioksiduese dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb efektin e radikaleve t\u00eb lira. Ka efekt laksativ dhe diuretik. Pjeshka gjithashtu ka veti freskuese dhe detoksifikuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Prania e kalciumit dhe kaliumit garanton nj\u00eb veprim mineralizues, tonifikues dhe restaurues. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr forcimin e dh\u00ebmb\u00ebve dhe kockave, mbron l\u00ebkur\u00ebn dhe syt\u00eb fal\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb karotenit beta.<\/em><\/p>\n<p><em>Shalqi<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga mbi 90% uj\u00eb. P\u00ebrmban nj\u00eb sasi fruktoze dhe vitaminat A, C, B dhe B6, krip\u00ebra minerale, si kalium dhe magnez, aleat\u00eb ideal p\u00ebr t\u00eb e rraskapitjen gjat\u00eb ver\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ushqim p\u00ebr freskues, me efekt detoksifikimi dhe diuretik, prandaj k\u00ebshillohet n\u00eb rast ritencioni hidrik, dhe hipertensionit. \u00cbsht\u00eb i pasur me karotenoide, substanca thelb\u00ebsore antioksiduese p\u00ebr t\u00eb luftuar radikalet e lira.<\/em><\/p>\n<p><em>Mishi i pul\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb mishi m\u00eb i leht\u00eb, ka nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb mir\u00eb proteine (20%) t\u00eb cilit i shtohen natriumi, kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe vitaminat B1, B2 dhe PP.<\/em><\/p>\n<p><em>Peshku(Palumbo)<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb i pasur me minerale si jod, fosfor dhe kalcium dhe vitamin A dhe PP. \u00cbht\u00eb nj\u00eb peshk gjysm\u00eb yndyror, mjaft i tretsh\u00ebm me nj\u00eb vler\u00eb proteine mbi 15%, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb me pak yndyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Peshku Spada<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb i pasur me proteina dhe yndyrna \u2018t\u00eb mira\u2019, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb burim ideal i vitaminave B12, B6, niacina, fosfor dhe selen. Prania e merkurit n\u00eb mishin e saj, rekomandon konsum n\u00eb sasi t\u00eb vogla.<\/em><\/p>\n<p><em>Dr.Skender Brataj<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nxehtit t\u00eb madh q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vendin ton\u00eb teksa jemi n\u00eb kulmin e sezonit veror, kreu i Urgjenc\u00ebs Komb\u00ebtare, Sk\u00ebnder Brataj ka dal\u00eb me nj\u00eb list\u00eb k\u00ebshillash p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cilat i quan \u201cRregullat e arta\u201d. Shumica e k\u00ebtyre rregullave p\u00ebrq\u00ebndrohet te m\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit. Brataj k\u00ebshillon qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":173626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-193833","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=193833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=193833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=193833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=193833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}