{"id":194000,"date":"2021-07-16T18:07:58","date_gmt":"2021-07-16T16:07:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=194000"},"modified":"2021-07-16T18:07:58","modified_gmt":"2021-07-16T16:07:58","slug":"raport-mbi-lirine-e-medias-dhe-sigurise-se-gazetareve-nga-rrjeti-safe-journalists","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/raport-mbi-lirine-e-medias-dhe-sigurise-se-gazetareve-nga-rrjeti-safe-journalists\/","title":{"rendered":"Raport mbi lirin\u00eb e medias dhe siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve nga Rrjeti Safe Journalists"},"content":{"rendered":"<p>Nga VOA-<\/p>\n<p>Rrjeti i Gazetare\u0308ve te\u0308 Sigurte\u0308 ne\u0308 Ballkanin Pere\u0308ndimor publikoi sot ne\u0308 Tirane\u0308 raportin me Treguesit mbi nivelin e lirise\u0308 se\u0308 mediave dhe sigurise\u0308 se\u0308 gazetare\u0308ve ne\u0308 Shqipe\u0308ri pe\u0308r vitin 2020.<\/p>\n<p>Ne\u0308 raport thuhet se liria e shprehjes, medias dhe informimit, qe\u0308 pe\u0308rmendet ne\u0308 Kushtetute\u0308, nuk zbatohet plote\u0308sisht ne\u0308 praktike\u0308, por ka shenja te\u0308 pe\u0308rkeqe\u0308simit te\u0308 lirise\u0308 se\u0308 shtypit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria shqiptare u pe\u0308rpoq te\u0308 sjelle\u0308 ndryshime ligjore, qe\u0308 konsiderohen si shkelje te\u0308 lirise\u0308 se\u0308 shprehjes dhe te\u0308 medias\u201d, \u2013 thote\u0308 Blerjana Bino, autore e studimit dhe pe\u0308rfaqe\u0308suese e Rrjetit Safe Journalists ne\u0308 Shqipe\u0308ri.<\/p>\n<p>Ne\u0308 raport theksohet po ashtu se pandemia Covid19 u pe\u0308rdor nga autoritetet si nje\u0308 justifikim pe\u0308r mungese\u0308n e transparence\u0308s, dhe vonesat ne\u0308 informim, duke kufizuar hape\u0308sire\u0308n e pune\u0308s se\u0308 gazetare\u0308ve investigative\u0308 e kritike\u0308, dhe duke ve\u0308shtire\u0308suar mbulimin e ngjarjeve.<\/p>\n<p>Rrjeti Safe Journalists e harton sivjet pe\u0308r here\u0308 te\u0308 pare\u0308 ke\u0308te\u0308 raport pe\u0308r Shqipe\u0308rine\u0308 dhe Kroacine\u0308, nde\u0308rsa pe\u0308r disa shtete te\u0308 tjera ne\u0308 rajon ka 6 vjet qe\u0308 raporton.<\/p>\n<p>Raporti studion mbrojtjen ligjore pe\u0308r gazetare\u0308t, pozicionin e tyre ne\u0308 redaksine\u0308 e lajmeve dhe sigurine\u0308 e gazetare\u0308ve.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Unionit te\u0308 Gazetare\u0308ve Shqiptare\u0308, Aleksande\u0308r \u00c7ipa thote\u0308 se, krahas shume\u0308 ve\u0308shtire\u0308sive, \u201cpengesa me\u0308 e madhe qe\u0308 ndeshin sot gazetare\u0308t ne\u0308 Shqipe\u0308ri e\u0308shte\u0308 mungesa e transparence\u0308s se\u0308 institucioneve dhe mosgjetja e dokumentacionit\u201d.<\/p>\n<p>Raporti shton qe\u0308 gazetare\u0308t ne\u0308 terren poojne\u0308 se ndihen te\u0308 pambrojtur nga ke\u0308rce\u0308nimet fizike, nde\u0308rsa gazetare\u0308t investigative\u0308 pohojne\u0308 se kane\u0308 frike\u0308 nga proceset gjyqe\u0308sore, qe\u0308 nisen prej aktore\u0308ve te\u0308 prekur nga nga puna e tyre.<\/p>\n<p>Shqete\u0308simet pe\u0308r sigurine\u0308 e gazetare\u0308ve u rrite\u0308n ne\u0308 vitin 2020, me ke\u0308rce\u0308nime kunde\u0308r jete\u0308s dhe sigurise\u0308 fizike e jofizike te\u0308 tyre, sulme faktike, ke\u0308rce\u0308nime pe\u0308r vrasje dhe sulme ndaj institucioneve te\u0308 medias, organizatave, mediave dhe shoqatave te\u0308 gazetare\u0308ve.<\/p>\n<p>Ne\u0308 raporti theksohet se zyrtare\u0308t i de\u0308nojne\u0308 sulmet ndaj gazetare\u0308ve si shkelje e lirise\u0308 se\u0308 shprehjes, por agjencite\u0308 e zbatimit te\u0308 ligjit duhet t\u2019i hetojne\u0308 deri ne\u0308 fund ke\u0308to sulme.<\/p>\n<p>Sipas raportit, ne\u0308 proceset gjyqe\u0308sore gazetare\u0308ve shpesh nuk u sigurohet avokat nga media ku punojne\u0308, gjyqet jane\u0308 shume\u0308 te\u0308 shtrenjta dhe te\u0308 ste\u0308rgjatura, gje\u0308 qe\u0308 i pengon ne\u0308 pune\u0308, dhe se\u0308 treti jane\u0308 proceset e ashpra te\u0308 tipit slap, nje\u0308 strategji e kompanive ne\u0308n hetim pe\u0308r te\u0308 bllokuar gazetare\u0308t investigative\u0308.<\/p>\n<p>Safe Journalists thekson se, ne\u0308 kunde\u0308rshtim me praktikat me\u0308 te\u0308 mira nde\u0308rkombe\u0308tare, ne\u0308 Shqipe\u0308ri shpifja konsiderohet kunde\u0308rvajtje penale. Ne\u0308 vitin 2020 jane\u0308 regjistruar 12 procese gjyqe\u0308sore kunde\u0308r gazetare\u0308ve, kryesisht pe\u0308r shpifje.<\/p>\n<p>Ne\u0308 disa raste e\u0308shte\u0308 ke\u0308rce\u0308nuar pavare\u0308sia e pune\u0308s se\u0308 gazetare\u0308ve pe\u0308rmes rritjes se\u0308 numrit te\u0308 proceseve gjyqe\u0308sore kunde\u0308r tyre, vec\u0327ane\u0308risht kunde\u0308r gazetare\u0308ve investigative\u0308.<\/p>\n<p>Ne\u0308 raport thuhet se pavare\u0308sia editoriale ndikohet nga lidhjet e ngushta mes mediave, politike\u0308s dhe bizneseve, nde\u0308rsa vete\u0308censurimi e\u0308shte\u0308 i pranishe\u0308m.<\/p>\n<p>Rrjeti Safe Journalists ne\u0308 Ballkanin pere\u0308ndimor nxit autoritetet te\u0308 rritin transparence\u0308n dhe sigurine\u0308 e gazetare\u0308ve ne pune\u0308, e nga ana tjete\u0308r ftoi mediat shqiptare te\u0308 forcojne\u0308 mekanizmat vete\u0308rregullues ne\u0308 komunitetin e tyre, si ngritja e Aleance\u0308s Shqiptare pe\u0308r Media Etike.<\/p>\n<p>Liria e medias ne\u0308 Shqipe\u0308ri pe\u0308soi re\u0308nie gjate\u0308 vitit 2020, kur ajo humbi dy vende dhe u rendit e 84-ta ne\u0308 Indeksin Bote\u0308ror te\u0308 lirise\u0308 se\u0308 shtypit pe\u0308r vitin 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga VOA- Rrjeti i Gazetare\u0308ve te\u0308 Sigurte\u0308 ne\u0308 Ballkanin Pere\u0308ndimor publikoi sot ne\u0308 Tirane\u0308 raportin me Treguesit mbi nivelin e lirise\u0308 se\u0308 mediave dhe sigurise\u0308 se\u0308 gazetare\u0308ve ne\u0308 Shqipe\u0308ri pe\u0308r vitin 2020. Ne\u0308 raport thuhet se liria e shprehjes, medias dhe informimit, qe\u0308 pe\u0308rmendet ne\u0308 Kushtetute\u0308, nuk zbatohet plote\u0308sisht ne\u0308 praktike\u0308, por ka shenja te\u0308 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":194001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-194000","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194000\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}