{"id":194306,"date":"2021-07-19T09:31:49","date_gmt":"2021-07-19T07:31:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=194306"},"modified":"2021-07-19T09:33:02","modified_gmt":"2021-07-19T07:33:02","slug":"nga-agim-xhafka-mark-marku-ne-kuvend-kerkoi-rithemelim-te-pd-se-pervec-kesaj-renditi-plot-mangesi-dhe-me-e-thekura-qe-shprehja-e-tij-na-vodhen-por-edhe-humbem-me-ngjau-si-filmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-agim-xhafka-mark-marku-ne-kuvend-kerkoi-rithemelim-te-pd-se-pervec-kesaj-renditi-plot-mangesi-dhe-me-e-thekura-qe-shprehja-e-tij-na-vodhen-por-edhe-humbem-me-ngjau-si-filmi\/","title":{"rendered":"Nga Agim Xhafka: Mark Marku n\u00eb Kuvend k\u00ebrkoi Rithemelim t\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj renditi plot mang\u00ebsi dhe m\u00eb e thekura qe shprehja e tij: \u201cNa vodh\u00ebn, por edhe humb\u00ebm\u201d. M\u00eb ngjau si filmi \u2018Zonja nga Qyteti\u2019 me fraz\u00ebn: \u201cQum\u00ebshtin fshatit ia doni, \u00e7unat nuk ia p\u00eblqeni p\u00ebr dh\u00ebndur\u00eb\u201d!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agim Xhafka:<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Markun, deputetin e porsazgjedhur, thuajse e njohin t\u00eb gjith\u00eb. Nd\u00ebrsa Indrit Hoxh\u00ebn, besoj e njohin m\u00eb pak. Po pse i bashkova te ky shkrim? \u00c7\u2019dua t\u00eb them me k\u00ebto dy emra? Marku dhe Indriti kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb deputet\u00eb. Marku kat\u00ebr vite, Indriti nj\u00eb pasdite. Marku nj\u00eb legjislatur\u00eb t\u00eb plot\u00eb, Indriti nj\u00eb \u00e7ast, ca disa minuta. Nuk pranoi t\u00eb betohej se ky parlament, i deklaroi me guxim ai, \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebligjsh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb rri mes k\u00ebtij llumi. Kaq foli dhe doli. Nuk pranoi rrog\u00eb t\u00eb majme, benefice pa fund. Shkurt u tregua demokrat i v\u00ebrtet\u00eb, nuk u b\u00eb veg\u00ebl, q\u00ebndroi si burr\u00eb. Pas k\u00ebtij gjesti kurajoz Basha e pa t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb Indritin mos e qaste n\u00eb asnj\u00eb list\u00eb deputet\u00ebsh.!!!<\/p>\n<p>E la m\u00ebnjan\u00eb sikur Indriti t\u00eb kishte ikur n\u00eb h\u00ebn\u00eb. E nd\u00ebrkoh\u00eb Basha u kujtua se m\u00eb par\u00eb PD-ja kishte n\u00eb kuvend nj\u00eb deputet me emrin Mark ndaj e thirri dhe jo vet\u00ebm e shkroi me stilograf emrin e tij, por edhe e b\u00ebri kryetar t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs. K\u00ebshtu historia rrodhi s\u00eb prapi. Indriti b\u00ebnte fushat\u00eb q\u00eb Marku t\u00eb b\u00ebhej deputet. Nuk ndodhi ve\u00e7 me Indritin. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb kryetarja e rinis\u00eb demokrate, Soela Myrtollari, q\u00eb kat\u00ebr vite protestoi e mbajti bashkuar dhjet\u00ebra t\u00eb rinj u vu t\u00eb punoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej deputet Salianji apo Spaho, apo dikush tjet\u00ebr. Pa folur p\u00ebr kryetarin e Kor\u00e7\u00ebs Mano i cili mblodhi aq vota sa mund t\u00eb zgjidhej tre her\u00eb deputet. Por ja q\u00eb nuk i vlejti besimi i votuesve. Partia e shkrojti posht\u00eb vij\u00ebs s\u00eb fitores.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Mark Marku n\u00eb kuvend k\u00ebrkoi Rithemelim t\u00eb PD-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj renditi plot mang\u00ebsi dhe m\u00eb e thekura qe shprehja e tij: \u201cNa vodh\u00ebn, por edhe humb\u00ebm\u201d. M\u00eb ngjau si filmi \u2018Zonja nga Qyteti\u2019 me fraz\u00ebn: \u2018Qum\u00ebshtin fshatit ia doni, \u00e7unat nuk ia p\u00eblqeni p\u00ebr dh\u00ebndur\u00eb\u2019! Marku ka t\u00eb drejt\u00eb. Ajo parti u vodh nga Rama, por u \u2018vodh\u2019 dhe nga Marku. Se u katapultua pa gar\u00eb, pa krijuar frym\u00eb, pa rrezatuar besim, pa ngjallur shpres\u00eb. Mark-\u00ebr pati n\u00eb \u00e7do zon\u00eb. Ishte zgjedhje e kryetarit, jo d\u00ebshir\u00eb e votuesve. Dhe ai rezultat q\u00eb u arrit erdhi prej Ram\u00ebs, prej qeverisjes s\u00eb keqe t\u00eb tij. Jo prej fushat\u00ebs prozaike q\u00eb u b\u00eb.<\/p>\n<p>Sot PD duhet reformuar. Padyshim q\u00eb do strukturuar dhe aty duhet plugim i thell\u00eb. Kjo nuk arrihet me teori e manuale, si\u00e7 deri tani, por me gar\u00eb dhe pa kulisa e pa klientel\u00eb. N\u00eb se Marku e ndjen dhe e do, si\u00e7 un\u00eb e besoj v\u00ebrtet, duhet ta dor\u00ebzoj\u00eb mandatin. Ta marrin ata q\u00eb q\u00ebndruan pran\u00eb PD dit\u00eb e nat\u00eb. Psh t\u2019i jepet Indritit, Soel\u00ebs apo plot Indrit\u00ebve q\u00eb kur u erdhi deputetll\u00ebku te dera e larguan me neveri. Nga q\u00eb donin mandat t\u00eb past\u00ebr, ligjor dhe plot moral. Reformat efikase fillohen nga vetja, ndryshe do na ndodh\u00eb si me ujin e Lali Erit. Q\u00eb na e shet p\u00ebr t\u00eb pijsh\u00ebm kur t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ai uj\u00eb \u2018pihet\u2019 ve\u00e7 nga lavatri\u00e7ja.<\/p>\n<p>\u00a9 SYRI.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xhafka: Tashm\u00eb Markun, deputetin e porsazgjedhur, thuajse e njohin t\u00eb gjith\u00eb. Nd\u00ebrsa Indrit Hoxh\u00ebn, besoj e njohin m\u00eb pak. Po pse i bashkova te ky shkrim? \u00c7\u2019dua t\u00eb them me k\u00ebto dy emra? Marku dhe Indriti kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb deputet\u00eb. Marku kat\u00ebr vite, Indriti nj\u00eb pasdite. Marku nj\u00eb legjislatur\u00eb t\u00eb plot\u00eb, Indriti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":194308,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366],"tags":[4372],"class_list":{"0":"post-194306","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"tag-lajme-zjarr-nga-agim-xhafka-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194306\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194308"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}