{"id":194320,"date":"2021-07-19T11:31:11","date_gmt":"2021-07-19T09:31:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=194320"},"modified":"2021-07-19T11:43:14","modified_gmt":"2021-07-19T09:43:14","slug":"bujar-nishani-shperthen-keq-per-kuvendin-e-pd-na-ka-nxire-fytyren-te-gjitheve-nuk-na-dhimbset-faqja-mavi-e-lulzim-bashes-ka-8-vjet-qe-mban-shpullat-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bujar-nishani-shperthen-keq-per-kuvendin-e-pd-na-ka-nxire-fytyren-te-gjitheve-nuk-na-dhimbset-faqja-mavi-e-lulzim-bashes-ka-8-vjet-qe-mban-shpullat-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani shp\u00ebrthen keq p\u00ebr Kuvendin e PD: Na ka nxir\u00eb fytyr\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve, nuk na dhimbset faqja mavi e Lulzim Bash\u00ebs, ka 8 vjet q\u00eb mban shpullat e Edi Ram\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Bujar Nishani, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD dhe nj\u00ebher\u00ebsh nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb kritik brenda k\u00ebsaj force politike, \u201cshp\u00ebrthen\u201d ndaj Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb mbajtur m\u00eb 17 korrik n\u00eb Tiran\u00eb. Ai vet\u00eb nuk mori pjes\u00eb dhe refuzoi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e asaj q\u00eb e quan Teat\u00ebr Absurd.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi Komb\u00ebtar i PDSH, u mblodh jo p\u00ebr t\u00eb adresuar hallin politik t\u00eb PD e demokrat\u00ebve, t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare e vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por u thirr p\u00ebr t\u00eb mbuluar hallin politik t\u00eb L. Bash\u00ebs. Situata e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr PD dhe opozit\u00ebn si institucion k\u00ebrkonte krejt tjet\u00ebr gj\u00eb. Dramatikisht tjet\u00ebr !<\/p>\n<p>PD vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend me humbjen e 4 (kat\u00ebrt) radhazi p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vet! PD p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj mbetet 3(tre) mandate rrjesht n\u00eb opozit\u00eb, (12 vjet) dhe me risk shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u2019i humbur p\u00ebrs\u00ebri zgjedhjet e rradh\u00ebs\u201d, shkruan Nishani.<\/p>\n<p>Ai analizon me pika se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodhte realisht.<\/p>\n<p>\u201cL. Basha sot \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm borxhliu m\u00eb i madh ndaj PD n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e saj,\u00a0 por \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuesi dhe autori i shkat\u00ebrrimit m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb saj.\u00a0 L. Basha ja doli ti shkaktoi demokrat\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u2019ja b\u00ebnin dot as F. Nano, as E. Rama e asnj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre politik n\u00eb 30 vitet e betejave politike.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha e di shtetin \u201clod\u00ebr\u201d ku mund t\u00eb arg\u00ebtohet e partin\u00eb zyr\u00eb ku mund t\u00eb pun\u00ebsohet !!!! Ka 8 vjet q\u00eb sa her\u00eb E. Rama i fut nj\u00eb shpull\u00eb n\u00eb faqe L. Bash\u00ebs, ky i kthen faqen tjet\u00ebr. Sapo i vjen shpulla e rradh\u00ebs n\u00eb faqen tjet\u00ebr, i rikthen faqen e par\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Problemi nuk \u00ebsht\u00eb se na dhimbset faqja mavi e L. Bash\u00ebs nga shpullat e E. Ram\u00ebs, por na ka nxir\u00eb fytyr\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve pasi ky paraqitet faqe bot\u00ebs si Kryetari i PD dhe si\u00a0 alternativa qeveris\u00ebse e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shkruan Bujar Nishani.<\/p>\n<p><strong>Analiza e plot\u00eb e Bujar Nishanit:<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike ka qen\u00eb historikisht evenimenti jo vet\u00ebm m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi nga pikpamja institucionale por dhe m\u00eb emocionali nga pritshm\u00ebrit\u00eb dhe inspirimi politik.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn opozitare ai ishte i vetmi vend e moment ku projektohej vizioni i ri politik, platformat e betej\u00ebs politike dhe hap\u00ebsira e resurseve t\u00eb vlefshme njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kuvendet kan\u00eb prodhuar \u201c\u00e7udira\u201d, ka patur dhe momente p\u00ebr t\u2019u harruar, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre m\u00eb e pakta kishin seriozitetin dhe para betejave elektorale kan\u00eb projektuar fitoren !<\/p>\n<p>Kuvendi i fundit Komb\u00ebtar ai i 17 korrikut 2021, megjith\u00ebse i pari n\u00eb llojin e vet do t\u00eb duhet t\u00eb harrohet sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb fenomene q\u00eb po i ndodhin PD p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vet, ashtu dhe Kuvendi i saj Komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb Teat\u00ebr Absurd !<\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar i PDSH u mblodh jo p\u00ebr t\u00eb adresuar hallin politik t\u00eb PD e demokrat\u00ebve, t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare e vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por u thirr p\u00ebr t\u00eb mbuluar hallin politik t\u00eb L. Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Situata e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr PD dhe opozit\u00ebn si institucion k\u00ebrkonte krejt tjet\u00ebr gj\u00eb. Dramatikisht tjet\u00ebr !<\/p>\n<p>PD vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend me humbjen e 4 (kat\u00ebrt) radhazi p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vet !<\/p>\n<p>PD p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj mbetet 3(tre) mandate rrjesht n\u00eb opozit\u00eb, (12 vjet) dhe me risk shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ti humbur p\u00ebrs\u00ebri zgjedhjet e rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>PD vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend m\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb se kurr\u00eb dhe me nj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb kaos, t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit p\u00ebr vite me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>PD vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend pa asnj\u00eb kolon\u00eb identiteti si parti konservatore, pa ideologji, pa ekip p\u00ebrfaq\u00ebsues, me humbje t\u00eb madhe besimi pas d\u00ebshtimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb elektoral.<\/p>\n<p>PD vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend me rezultate fataliste, duke marr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 60 mij\u00eb vota m\u00eb pak se sa n\u00eb vitin 2013 kur doli humb\u00ebse pas 8 vitesh n\u00eb qeverisje dhe me 120 mij\u00eb vota m\u00eb pak se sa n\u00eb 2009 kur ishte fitorja e fundit p\u00ebr PD !<\/p>\n<p>Kuvendi duhej t\u00eb ishte vendi dhe koha e analiz\u00ebs p\u00ebrfundimtare, e reformimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb statutit t\u00eb partis\u00eb, e marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike, t\u00eb ideimit dhe qart\u00ebsimit t\u00eb parimeve ideologjike dhe kolonave themelore t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb miratimit t\u00eb tezave t\u00eb betej\u00ebs politike, e vijave t\u00eb kuqe ndaj rregjimit p\u00ebrball\u00eb, e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr qytetarin\u00eb e stilin modern t\u00eb b\u00ebrjes politik\u00eb, t\u00eb ndryshimit radikal t\u00eb modelit p\u00ebr krijimin dhe funksionimin e instrumentave dhe institucioneve brenda partiake.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ishte Kuvendi i \u201cPikave mbi \u00ce\u201d !<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ishte momenti i fillimit t\u00eb rikthimit t\u00eb shpres\u00ebs !<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, u refuzuan e u z\u00ebvend\u00ebsuan me nj\u00eb Teat\u00ebr Absurd !<\/p>\n<p>T\u00eb vetmet ndryshime statutore ishin kund\u00ebr vet\u00eb partis\u00eb, kund\u00ebr vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar nga nj\u00eb institucion i lart\u00eb vendimarr\u00ebs n\u00eb cop\u00ebzim departamentesh k\u00ebshillimore e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb vet\u00eb partin\u00eb !<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale shtrirjen territorjale t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebsi, Gjirokastra, Peshkopia, Kor\u00e7a, Tirana, Elbasani, Durr\u00ebsi, Mirdita, Devolli, Mal\u00ebsia, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb t\u00eb gjitha rrethet, duhet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>Heqja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb propozimit edhe formal t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt n\u00eb zgjedhjet lokale, tregon se p\u00ebr\u00e7mimi ndaj an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristika e lidershipit aktual n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kuvend duhet t\u00eb kishte sanksionuar motodik\u00ebn e gar\u00ebs n\u00eb parti.<\/p>\n<p>Primaret si dimension i liris\u00eb, demokracis\u00eb, meritokracis\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr fitore duhet t\u00eb ishte formula themelore n\u00eb nd\u00ebrtimin e struktur\u00ebs garuese si brenda partis\u00eb ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrzgjedhjet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb garat elektorale lokale e q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr hapje t\u00eb partis\u00eb ndaj vlerave p\u00ebrfaq\u00ebsuese e influencuese n\u00eb opinion, vet\u00ebm sistemi i gar\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb e garanton hapjen e partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se retorik\u00eb pavler\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kuvend duhet t\u00eb kishte sanksionuar integritetin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Marrja dhe b\u00ebrja publike me detyrim e v\u00ebrtetimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs nga komisioni i dosjeve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb garojn\u00eb nga niveli i kryetarit t\u00eb deg\u00ebs, K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Kryesis\u00eb Q\u00ebndrore e \u00e7do niveli tjet\u00ebr q\u00ebndror (departamente, sekretariate, komisione) duhej sanksionuar n\u00eb Statut.<\/p>\n<p>Statuti nuk duhej t\u00eb lejonte ask\u00ebnd t\u00eb hynte n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr k\u00ebto mekanizma pa e b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb publik k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb sigurohej integriteti i p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb pavler\u00eb.<\/p>\n<p>Ky Kuvend kishte shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb por nuk b\u00ebri asnj\u00eb !<\/p>\n<p>E vetmja retorik\u00eb dhe akt statutor i k\u00ebtij Kuvendi ishte garantimi i \u201crepresionit\u201d t\u00eb L. Bash\u00ebs mbi Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha vendosi pas 8 vitesh ti tregoj\u00eb \u201cdh\u00ebmb\u00ebt\u201d e pushtetit t\u00eb tij an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, simpatizant\u00ebve, veprimtar\u00ebve, votuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/li>\n<li>Basha nuk e kupton dot se kjo sjellje qesharake e degradon edhe m\u00eb shum\u00eb perceptimin per t\u00eb n\u00eb mes antar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD, n\u00eb mes votuesve t\u00eb PD e madje tek i gjith\u00eb opinioni publik.<\/li>\n<li>Basha pasi e ka zvog\u00ebluar, dob\u00ebsuar dhe kthyer Partin\u00eb Demokratike pothouajse n\u00eb nj\u00eb Organizat\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pjes\u00ebshme, (p\u00ebr nga forca politike dhe perceptimi publik) tashm\u00eb po injekton n\u00eb t\u00eb edhe munges\u00ebn e seriozitetit.<\/li>\n<\/ol>\n<p>L Basha nuk do gar\u00eb se nuk do hapjen e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do hapje se ka frike nga kontrasti i madh\u00a0 me personalitetet q\u00eb mund t\u00eb integrohen n\u00eb PD, q\u00eb do ta ekspozonin at\u00eb totalisht n\u00eb syrin dhe gjykimin e opinionit publik.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha ka tmerr nga kontrasti, pasi \u201cborxhlinjt\u00eb\u201d e tij nuk do thon\u00eb dot m\u00eb ; \u201cpo iku ai, kush do t\u00eb vij\u00eb\u201d ???!!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ai nuk ik\u00ebn se ka gjetur pun\u00eb n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Nga puna kur je i paaft\u00eb e b\u00ebn d\u00ebm, ve\u00e7 t\u00eb pushojn\u00eb. Vet\u00eb nuk ik\u00ebn asnj\u00eb i paaft\u00eb !<\/p>\n<ol>\n<li>Basha nuk do meritokraci e t\u00eb aft\u00eb.<\/li>\n<li>Basha nuk do fitues , ai do ve\u00e7 \u201cborxhlinj\u201d pasi ve\u00e7 at\u00eb lloj kontrate njeh, ai mendon se ve\u00e7 ajo lloj kontrate ekziston n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb e ve\u00e7 at\u00eb lloj kontrate mund t\u00eb lidh dhe ai me t\u00eb tjer\u00ebt !!!!!<\/li>\n<li>Basha hyri n\u00eb privilegjet e pushtetit pa asnj\u00eb dit\u00eb kontributi n\u00eb strukturat dhe p\u00ebrpjekjet e Partis\u00eb Demokratike.<\/li>\n<li>Basha nuk e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb partia ?!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pasi L. Basha, nuk e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb seksioni i PD, nuk e di se \u00e7far\u00eb sakrifice \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh komisioner i PD n\u00eb komisionet e votimit apo num\u00ebrimit n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimet e bandave t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Nuk i ka b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb k\u00ebto pun\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr partin\u00eb !<\/p>\n<ol>\n<li>Basha nuk ka rendur kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb, t\u00eb mbledh\u00eb vota, t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb PD n\u00eb gara elektorale.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ai ve\u00e7 ka p\u00ebrfituar nga sakrificat e t\u00eb tjer\u00ebve dhe vet \u00ebsht\u00eb ulur direkt e k\u00ebmb\u00ebkryq mes tepsis\u00eb s\u00eb hallv\u00ebs q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb katapultimit fatkeq n\u00eb kupol\u00ebn vendimarr\u00ebse t\u00eb PD.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha nuk e di as se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti, sepse puna e par\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Minist\u00ebr !<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto privilegje do t\u00eb kishin vler\u00eb n\u00ebse L. Basha do t\u2019ja kishte shp\u00ebrblyer me pun\u00eb e rezultat politik PD-s\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha jo vet\u00ebm nuk i ktheu asnj\u00eb arritje t\u00eb q\u00ebn\u00ebsishme por i zhyti n\u00eb kaos, p\u00ebr\u00e7arje e humbje shkat\u00ebrruese n\u00eb 4 p\u00ebrballje elektorale rrjesht duke i l\u00ebn\u00eb 12 vite n\u00eb opozit\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Privilegjet e pamerituara q\u00eb fitoi e vazhdon ti keqp\u00ebrdor\u00eb\u00a0 i shnd\u00ebrroi n\u00eb shkat\u00ebrrimin dhe degradimin e t\u00eb gjith\u00eb partis\u00eb, n\u00eb shkat\u00ebrrimin e vlerave, interesave dhe jet\u00ebs individuale e familjare t\u00eb demokrat\u00ebve anek\u00ebnd vendit.<\/p>\n<ol>\n<li>Basha sot \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm borxhliu m\u00eb i madh ndaj PD n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e saj,\u00a0 por \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuesi dhe autori i shkat\u00ebrrimit m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb saj.<\/li>\n<li>Basha ja doli ti shkaktoi demokrat\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u2019ja b\u00ebnin dot as F. Nano, as E. Rama e asnj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre politik n\u00eb 30 vitet e betejave politike.<\/li>\n<li>Basha e di shtetin \u201clod\u00ebr\u201d ku mund t\u00eb arg\u00ebtohet e partin\u00eb zyr\u00eb ku mund t\u00eb pun\u00ebsohet !!!!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ka 8 vjet q\u00eb sa her\u00eb E. Rama i fut nj\u00eb shpull\u00eb n\u00eb faqe L. Bash\u00ebs, ky i kthen faqen tjet\u00ebr. Sapo i vjen shpulla e rradh\u00ebs n\u00eb faqen tjet\u00ebr, i rikthen faqen e par\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi nuk \u00ebsht\u00eb se na dhimbset faqja mavi e L. Bash\u00ebs nga shpullat e E. Ram\u00ebs, por na ka nxir\u00eb fytyr\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve pasi ky paraqitet faqe bot\u00ebs si Kryetari i PD dhe si\u00a0 alternativa qeveris\u00ebse e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, jo vet\u00ebm si trash\u00ebgimi, jo vet\u00ebm si q\u00ebndres\u00eb, jo ve\u00e7 si frym\u00eb, jo vet\u00ebm si investim i 620 000 shqiptar\u00ebve q\u00eb e votuan s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Por ajo ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb e madhe\u00a0 si dimension, si vler\u00eb, si besim, i shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, PD sot po vritet, pak nga pak, e dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb sot shqet\u00ebsimet, preokupimin, kamban\u00ebn e alarmit, i sheh, i percepton, i konsideron apo dhe i beson si inate apo m\u00ebri personale ndaj L. Bash\u00ebs, thjesht ka mbetur n\u00eb parapolitik\u00eb e \u00ebsht\u00eb n\u00eb kundra\/koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja, persistenca dhe beteja p\u00ebr ta shp\u00ebtuar PD dhe p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb peng t\u00eb Teatrit Absurd \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Esht\u00eb pothuajse nj\u00eb Mision !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar Nishani, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD dhe nj\u00ebher\u00ebsh nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb kritik brenda k\u00ebsaj force politike, \u201cshp\u00ebrthen\u201d ndaj Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb mbajtur m\u00eb 17 korrik n\u00eb Tiran\u00eb. Ai vet\u00eb nuk mori pjes\u00eb dhe refuzoi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e asaj q\u00eb e quan Teat\u00ebr Absurd. \u201cKuvendi Komb\u00ebtar i PDSH, u mblodh jo p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":194322,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[4175],"class_list":{"0":"post-194320","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-bujar-nishani-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194320\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}