{"id":194862,"date":"2021-07-22T16:56:35","date_gmt":"2021-07-22T14:56:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=194862"},"modified":"2021-07-22T16:56:35","modified_gmt":"2021-07-22T14:56:35","slug":"i-ofroi-efektivit-te-rrugores-15-mije-leke-per-te-shmangur-gjoben-arrestohet-38-vjecari-telefonata-e-qytetarit-prangos-shoferin-e-dehur-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/i-ofroi-efektivit-te-rrugores-15-mije-leke-per-te-shmangur-gjoben-arrestohet-38-vjecari-telefonata-e-qytetarit-prangos-shoferin-e-dehur-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"I ofroi efektivit t\u00eb \u201cRrugores\u201d 15 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur gjob\u00ebn, arrestohet 38 vje\u00e7ari, telefonata e qytetarit prangos shoferin e dehur n\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 38 vje\u00e7ar nga Shkodra \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia pasi tentoi t\u00eb korruptonte efektiv\u00ebt e Policis\u00eb Rrugore. Ai kishte riveshur me xhama t\u00eb zinj makin\u00ebn e tij tip \u201cAudi\u201d dhe u ndalua nga policia, por tentoi t\u00eb shmangte gjob\u00ebn duke i ofruar efektivit 15 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, por u vu n\u00eb pranga nga efektiv\u00ebt.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit njofton se n\u00eb pranga \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe A.H, i cili drejtonte mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur n\u00eb mas\u00ebn 1.62mg\/l. Ai u arrestua pas telefonat\u00ebs s\u00eb nj\u00eb qytetari, i cili u tregoi efektiv\u00ebve se shoferi kishte konsumuar alkool.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb pranga jan\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe 9 shofer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 5 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 4 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb efektiv\u00ebt kan\u00eb pezulluar edhe 38 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 25 p\u00ebr drejtim mjeti me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara dhe 13 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i policis\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, shpejt\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb, parakalime t\u00eb gabuara dhe shkelje t\u00eb tjera jan\u00eb konstatuar gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit nga kontrollet permanente t\u00eb Policis\u00eb Rrugore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Kontrollet intensive nga Nj\u00ebsia Operacionale e Policis\u00eb Rrugore, Komisariati i Policis\u00eb Rrugore Tiran\u00eb dhe Sektor\u00ebt e Policis\u00eb Rrugore n\u00eb DVP-t\u00eb, duke p\u00ebrdorur dron\u00eb, radar\u00eb, kamera, aparate fotografike, makina t\u00eb paloguara, gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb pranga 10 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 6 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 4 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb kontrolleve parandaluese t\u00eb alternuara, me q\u00ebllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve q\u00eb jan\u00eb burim p\u00ebr aksidentet rrugore, nga efektiv\u00ebt e Policis\u00eb Rrugore Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb goditur nj\u00eb tjet\u00ebr rast i mit\u00ebdh\u00ebnies. Shtetasi A. A., 38 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, duke drejtuar mjetin \u201cAudi\u201d, me xhama t\u00eb riveshur, i ka ofruar punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, shum\u00ebn 1500 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur mas\u00ebn administrative.<\/p>\n<p>Telefonata e nj\u00eb qytetari ka parandaluar nj\u00eb ngjare t\u00eb mundshme rrugore me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr. Pas telefonat\u00ebs nga qytetari, q\u00eb raportoi se n\u00eb rrug\u00ebn Velipoj\u00eb-Shkod\u00ebr, nj\u00eb automjet tip\u00a0 \u201cFord\u201d kryente parakalime t\u00eb rrezikshme, sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur \u201cHarku i Berideces\u201d. Pas testimit p\u00ebr alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H. rezultoi n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, n\u00eb mas\u00ebn 1.62 mg\/l dhe u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrolleve n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit jan\u00eb pezulluar gjithsej 38 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 25 p\u00ebr drejtim mjeti me shpejt\u00ebsi tej normave t\u00eb lejuara dhe 13 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p>Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve t\u00eb qytetar\u00ebve te Komisariati Dixhital apo n\u00eb numrin 112, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb nd\u00ebshkuar me mas\u00eb administrative 1707 drejtues mjetesh, p\u00ebr shkelje t\u00eb Kodit Rrugor q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik potencial p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb ngjarje rrugore, konkretisht p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb celularit gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit, p\u00ebr parakalime t\u00eb gabuara, p\u00ebr mosp\u00ebrdorim t\u00eb rripit t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, manovra t\u00eb rrezikshme n\u00eb rrug\u00eb dhe mosrregullim shpejt\u00ebsie, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qendrat e banuara, p\u00ebr mosp\u00ebrdorim t\u00eb kask\u00ebs mbrojt\u00ebse n\u00eb mjetet me dy rrota, si dhe p\u00ebr mosruajtje t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb mes mjeteve.<\/p>\n<p>Policia Rrugore apelon p\u00ebr drejtuesit e mjeteve q\u00eb mos t\u00eb qarkullojn\u00eb me shpejt\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb mos drejtojn\u00eb mjetin n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, t\u00eb mos kryejn\u00eb parakalime t\u00eb gabuara dhe t\u00eb mos p\u00ebrdorin celularin gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit, si dhe fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin e emergjencave 112, \u00e7do paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 38 vje\u00e7ar nga Shkodra \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia pasi tentoi t\u00eb korruptonte efektiv\u00ebt e Policis\u00eb Rrugore. Ai kishte riveshur me xhama t\u00eb zinj makin\u00ebn e tij tip \u201cAudi\u201d dhe u ndalua nga policia, por tentoi t\u00eb shmangte gjob\u00ebn duke i ofruar efektivit 15 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, por u vu n\u00eb pranga nga efektiv\u00ebt. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":194863,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-194862","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194862\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}