{"id":195079,"date":"2021-07-24T07:07:59","date_gmt":"2021-07-24T05:07:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195079"},"modified":"2021-07-24T07:09:21","modified_gmt":"2021-07-24T05:09:21","slug":"nga-alfred-peza-fitorja-ps-ishte-nje-fitore-e-madhe-dhe-e-thelle-prandaj-edi-rama-pas-8-vitesh-vijon-pa-u-ndalur-ne-te-kater-anet-e-shqiperise-per-te-promovuar-modele-pozitive-ky-eshte-nje-model-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-alfred-peza-fitorja-ps-ishte-nje-fitore-e-madhe-dhe-e-thelle-prandaj-edi-rama-pas-8-vitesh-vijon-pa-u-ndalur-ne-te-kater-anet-e-shqiperise-per-te-promovuar-modele-pozitive-ky-eshte-nje-model-i\/","title":{"rendered":"Nga Alfred Peza: Fitorja e PS ishte nj\u00eb fitore e madhe dhe e thell\u00eb, prandaj Edi Rama pas 8 vitesh vijon pa u ndalur n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb promovuar modele pozitive\/ Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i ri lidershipi&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Alfred Peza<\/p>\n<p>Edi Rama kishte premtuar q\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 Qershorit 2013, q\u00eb e riktheu PS n\u00eb pushtet, se nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb do priste shirita p\u00ebr \u00e7do pun\u00eb t\u00eb projektuar, t\u00eb saponisur, apo t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfunduara. Pas 8 vitesh ai vijon t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb pa u ndalur n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb shirita, por p\u00ebr ti \u00e7uar p\u00ebrpara pun\u00ebt e \u00e7do kantieri t\u00eb pun\u00ebve publike dhe duke promovuar modelet pozitive t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb, me apo pa ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i ri lidershipi, i ndrysh\u00ebm nga steriotipi yn\u00eb historik, q\u00eb bazohej tek demagogjia e mitingjeve dhe propoganda e takimeve pompoze p\u00ebrball\u00eb turmave e sallave. Vendin e tyre e ka z\u00ebn\u00eb lart\u00ebsimi n\u00eb terren, i veprave t\u00eb individivid\u00ebve e familjeve q\u00eb kan\u00eb ndryshuar jet\u00ebn e tyre, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb modele p\u00ebr komunitetin. Ky lloj i ri komunikimi me shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb i harmonizuar me m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb re t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebrmes komunikimit virtual, mediave t\u00eb reja online dhe rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar duket sikur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebsisoj pjes\u00eb e nj\u00eb loje, ku gjithkush q\u00eb ka interes, e di me sakt\u00ebsi se ku e kush po b\u00ebn \u00e7far\u00eb! Kjo qasje p\u00ebrmes shembujve q\u00eb promovohen \u00e7do dit\u00eb, jav\u00eb, muaj e vit kan\u00eb nisur t\u00eb japi rezultat. Para shum\u00eb vitesh ishte gati e pamundur t\u00eb gjeje n\u00eb media, histori shqiptare suksesi q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb vet, sip\u00ebrmarrjes s\u00eb lir\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb. Nd\u00ebrsa tani, duket sikur jemi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pashpallur, rreth historive frym\u00ebzuese. Shqiptar\u00ebt po shohin p\u00ebrmes tyre gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh sesi po lul\u00ebzon nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e re, nj\u00eb ferm\u00eb, nj\u00eb punishte, nj\u00eb ser\u00eb, nj\u00eb vresht\u00eb, nj\u00eb kantier, nj\u00eb fabrik\u00eb, nj\u00eb biznes familjar, nj\u00eb vep\u00ebr publike apo projekt komunitar, me standarde nga ato q\u00eb deri dje i kemi hasur vet\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e promovimit t\u00eb vlerave t\u00eb reja, ka nxitur krijimin e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjerave, duke u p\u00ebrhapur kudo. Edhe n\u00eb qytet, edhe n\u00eb fshat. Edhe n\u00eb zonat urbane, edhe ato rurale. Edhe n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb thella, edhe n\u00eb bregdet. E si\u00e7 thoshte John Quincy Adam k\u00ebtu e 200 vjet m\u00eb par\u00eb, \u201cn\u00ebse veprimet tuaja i frym\u00ebzojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb shum\u00eb, at\u00ebher\u00eb je lider\u201d. P\u00ebrtej qarjeve me lot\u00eb krokodili, p\u00ebrtej korit t\u00eb sorrave anonime, p\u00ebrtej k\u00ebng\u00ebs s\u00eb sirenave q\u00eb u k\u00ebndohet n\u00eb vesh njer\u00ebzve nga profesionist\u00ebt e propogand\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, kush ka sy n\u00eb ball\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb e vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar e kupton se pas 30 vjet\u00ebsh vujatje, p\u00ebrpjekje, sakrificash dhe hallesh pafund, gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb po ia dalin. E sheh k\u00ebt\u00eb kushdo n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tij, kudo ku jeton e udh\u00ebton, sikund\u00ebr e shohin mediat dhe turist\u00ebt e huaj q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga kjo, e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nga ata q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr ti hequr kurr\u00eb syzet e zeza, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn n\u00eb fundin e tynelit. Disa t\u00eb tjer\u00eb do vijojn\u00eb t\u00eb ngush\u00ebllohen politikisht, duke b\u00ebrtitur e shkruar s\u00ebrisht n\u00eb facebook: S\u2019kemi buk\u00eb t\u00eb ham\u00eb! P\u00ebr ta v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb, mjafton t\u00eb shohin postimet n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb idhujve t\u00eb tyre publik\u00eb, teksa u hipin e i zbresin avion\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb apo kur pushojn\u00eb plazheve dhe resorteve m\u00eb t\u00eb shtrenjta turistike t\u00eb vendit. Shqiptar\u00ebve u kan\u00eb r\u00ebn\u00eb vesh\u00ebt rehat pak m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, p\u00ebr shkak se zgjedhjet p\u00ebrfunduan n\u00eb prill e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe sezoni televiziv, u mbyll m\u00eb shpejt se vitet e shkuara. Ndaj sherret politike i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin etheve t\u00eb gar\u00ebs, se kush e kush t\u00eb iki sa m\u00eb par\u00eb, larg t\u00eb nxehtit p\u00ebrv\u00eblues t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo ndihmoi p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb se halli personal i lider\u00ebve t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb po dridhen nga lista e zez\u00eb e SHBA dhe SPAK, nuk \u00ebsht\u00eb hall komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Shtatori vjen shpejt dhe bashk\u00eb me t\u00eb, rinis jo vet\u00ebm sezoni i ri politik, parlamentar dhe mediatik, por edhe avazi i vjet\u00ebr i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb qyqeve. Sigurisht q\u00eb kat\u00ebr vitet e mandatit t\u00eb ri qeveris\u00ebs, nuk do t\u00eb jen\u00eb kaq roz\u00eb, sa ky model q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb evidentoj\u00eb ky shkrim. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb deri n\u00eb 2025, e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se planet diabolike q\u00eb opozita nuk i realizoi dot gjat\u00eb mandatit t\u00eb shkuar, nuk do ti p\u00ebrmbush\u00eb dot kurr\u00eb! N\u00eb fjalimin e fitores s\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, Edi Rama tha se \u201copozita jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb PD dhe fitorja jon\u00eb e madhe, e qart\u00eb dhe e thell\u00eb, nuk na e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por m\u00eb t\u00eb madh, detyrimin q\u00eb t\u2019i shtrijm\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb sinqert\u00eb, konkret, demokratik, pa asnj\u00eb paragjykim, apo kufizim. Un\u00eb dua t\u00eb jem kryeministri i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d. Pyetja e vetme q\u00eb pret p\u00ebrgjigje, \u00ebsht\u00eb: A do t\u00eb ngrihet edhe Lulzim Basha, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij politike, pavar\u00ebsisht fatit individual t\u00eb Sali Berish\u00ebs e Ilir Met\u00ebs? Apo do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb zbarritet si deri m\u00eb sot? Ky model lidershipi rezultoi humb\u00ebs, sepse u nd\u00ebshkua me vot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjithkush e ka t\u00eb hapur tashm\u00eb, rrug\u00ebn drejt p\u00ebrqafimit t\u00eb modelit t\u00eb ri, fitues!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar q\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 Qershorit 2013, q\u00eb e riktheu PS n\u00eb pushtet, se nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb do priste shirita p\u00ebr \u00e7do pun\u00eb t\u00eb projektuar, t\u00eb saponisur, apo t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfunduara. Pas 8 vitesh ai vijon t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":195081,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,1454],"tags":[4444],"class_list":{"0":"post-195079","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-politike","11":"tag-lajme-zjarr-nga-alfred-peza-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195079"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195079\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}