{"id":195563,"date":"2021-07-27T15:25:05","date_gmt":"2021-07-27T13:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195563"},"modified":"2021-07-27T15:25:05","modified_gmt":"2021-07-27T13:25:05","slug":"reagon-me-revolte-unioni-i-gazetareve-denojme-dhunen-e-ushtruar-ndaj-reporterit-efektivet-ishin-agresive-dhe-brutale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagon-me-revolte-unioni-i-gazetareve-denojme-dhunen-e-ushtruar-ndaj-reporterit-efektivet-ishin-agresive-dhe-brutale\/","title":{"rendered":"Reagon me revolt\u00eb Unioni i Gazetar\u00ebve: D\u00ebnojm\u00eb dhun\u00ebn e ushtruar ndaj reporterit, efektiv\u00ebt ishin agresiv\u00eb dhe brutal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ka reaguar me revolt\u00eb Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, lidhur me ngjarjen q\u00eb ndodhi sot n\u00eb drek\u00eb te \u201cVarri i Bamit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb operacioni policie Forcat Speciale d\u00ebshtuan t\u00eb arrestojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr shp\u00ebrndarje droge, pasi shoferi i makin\u00ebs q\u00eb polic\u00ebt k\u00ebrkonin t\u00eb ndalonte, i dha gaz dhe u largua.<\/p>\n<p>Aty n\u00eb vendngjarje ishte edhe reporteri Ergys Gjen\u00e7aj i cili u neutralizua nga policia si t\u00eb ishte kriminel. UGSH d\u00ebnon me forc\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb nxituar dhe pa profesionaliz\u00ebm t\u00eb Forcave Speciale, duke shprehur shqet\u00ebsimin e thell\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata vepruan ndaj gazetarit.<\/p>\n<p><em>\u201cU soll\u00ebn me agresivitet, ishin brutal\u00eb dhe arrogant\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0shkruan UGSH n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb Facebook. UGSH u b\u00ebn thirrje autoriteteve policore n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb me urgjenc\u00eb ndaj incidenteve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Denojme dhunimin fizik nga policia te reporterit Ergys Gjen\u00e7aj<\/p>\n<p>Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare ndaj dhunes dhe agresivitetit te punonjesve te policise se Tiranes, mbi reporterin e Tv News 24-<\/p>\n<p>Tirane me 27.07.2021<\/p>\n<p>Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit Ne\u00ebs 24 me reporterin Ergys Gjen\u00e7aj, ne mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndersa po raportonte live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, ne Tirane, perben nje incident te rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjen\u00e7aj.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.<\/p>\n<p>Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.<\/p>\n<p>UGSH u ben thirrje autoriteteve policore ne vend te reflektojne me urgjence ndaj incidenteve te tilla, te ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale te gazetareve ne terren dhe ne mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si ne Lezhe, ne Fier, Tirane,. etj., jane raste deshmuese pse ne raportet e fundit nderkombetare per lirine e medias dhe te gazetarit, vendi yne njeh renie ne nivelet e indeksimit dhe shenjohet per probleme serioze .<\/p>\n<p>Zyra e Informimit<\/p>\n<p>Unioni i Gazetareve Shqiptare<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka reaguar me revolt\u00eb Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, lidhur me ngjarjen q\u00eb ndodhi sot n\u00eb drek\u00eb te \u201cVarri i Bamit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb operacioni policie Forcat Speciale d\u00ebshtuan t\u00eb arrestojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr shp\u00ebrndarje droge, pasi shoferi i makin\u00ebs q\u00eb polic\u00ebt k\u00ebrkonin t\u00eb ndalonte, i dha gaz dhe u largua. Aty n\u00eb vendngjarje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":195566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195563","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}