{"id":195608,"date":"2021-07-27T20:11:28","date_gmt":"2021-07-27T18:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=195608"},"modified":"2021-07-27T20:12:39","modified_gmt":"2021-07-27T18:12:39","slug":"analize-nga-andi-bushati-raporti-i-osbe-odihr-ne-carkun-e-nderkombetareve-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analize-nga-andi-bushati-raporti-i-osbe-odihr-ne-carkun-e-nderkombetareve-te-tiranes\/","title":{"rendered":"Analiz\u00eb nga Andi Bushati: Raporti i OSBE-ODIHR n\u00eb \u00e7arkun e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE- ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua p\u00ebr arsye t\u00eb paqarta me shum\u00eb or\u00eb vones\u00eb nga sa ishte paralajm\u00ebruar, do t\u00eb kishte qen\u00eb katastrofik p\u00ebr \u00e7do lloj pushteti n\u00eb nj\u00eb regjim demokratik.<\/p>\n<p>Shitblerja masive e vot\u00ebs, fshirja e kufirit midis partis\u00eb qeveris\u00ebse dhe shtetit, frik\u00ebsimi i votuesve dhe mbi t\u00eb gjitha vjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre personale, p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb mjafta p\u00ebr t\u00eb diskredituar arkitetkt\u00ebt e k\u00ebsaj katrahure.<\/p>\n<p>Por, fatkeq\u00ebsisht, ky raport prej 36 faqesh ka nj\u00eb handikap t\u00eb madh. Ai ndjek tradit\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb singjashm\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm duke marr\u00eb si t\u00eb mirqen\u00eb se Shqip\u00ebria ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb demokraci. Pra, n\u00eb themel t\u00eb tij q\u00ebndron nj\u00eb kredo tashm\u00eb e vjet\u00ebruar e t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pasqyr\u00ebn e nj\u00eb vendi n\u00eb tranzicion, i cili mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara me disa arnime, korrigjime e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebrmir\u00ebsime. Dhe kjo duket qart\u00eb po ti hedh\u00ebsh nj\u00eb sy rekomandimeve kryesore q\u00eb OSBE- ODIHR b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. Esht\u00eb interesante q\u00eb ti shoh\u00ebsh ato, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, dhe pasi i ke lexuar t\u00eb ngresh pyetjen: A \u00ebsht\u00eb kjo kimioterapia p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb tumorin e manipulimit t\u00eb zgjedhjeve, apo thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paracetamol sa p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar dhimbjet?<\/p>\n<p>OSBE ODIHR rekomandon q\u00eb t\u00eb ndryshohet kuadri ligjor (s\u00ebrish e s\u00ebrish sepse n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ndryshuar pas \u00e7do lloj zgjedhjesh), ai k\u00ebmb\u00ebngul, n\u00eb parandalimin e \u00e7do lloj presioni mbi zgjedh\u00ebsit, p\u00ebr identifikimin dhe hetimin penal t\u00eb matrapaz\u00ebve t\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, personale dhe p\u00ebr monitorim m\u00eb t\u00eb rept\u00eb t\u00eb mediave q\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Po a jan\u00eb t\u00eb realizueshme k\u00ebto?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb jo.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb hetohen manipuluesit e k\u00ebtyre zgjedhjeve kur organet e reja t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ende tallen me paraardh\u00ebsit e tyre t\u00eb kat\u00ebr viteve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb u d\u00ebgjuan nga e gjith\u00eb bota se \u00e7\u2018i b\u00ebnin votuesit? Si mund t\u00eb identifikohen dhe hetohen hajdut\u00ebt elektoral\u00eb, kur ata i mbron vet\u00eb drejtori i p\u00ebrgjigjsh\u00ebn i policis\u00eb, q\u00eb manipuloi publikisht provat dhe shkat\u00ebrroi hetimet n\u00eb rastin e incidentit n\u00eb Elbasan? Si mund t\u00eb ndalet vjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave personale kur e Albania i ka kompjuterat t\u00eb lidhura \u201con line\u201d me zyrat e PS, dhe kur SPAK as nuk guxon ta hetoj\u00eb skandalin q\u00eb e b\u00ebri shtypin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb fliste p\u00ebr p\u00ebrdorimin e metodave t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit nga patronazhist\u00ebt? Si mund t\u00eb kontrollohet me ligj dhe t\u00eb mbik\u00ebqyret pavar\u00ebsia e mediave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb kapur me koh\u00eb nga pushteti, madje jo vet\u00ebm n\u00eb muajin e fushat\u00ebs, por q\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr viteve sh\u00ebrbejn\u00eb si altoporlant\u00eb t\u00eb tij?<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb perceptimin mjafton nj\u00eb krahasim i thjesht\u00eb. Merrini v\u00ebrejtjet dhe rekomandimet e raportit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, korigjojini n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte dhe zbatojni n\u00eb Turqin\u00eb e Erdoganit, n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit, apo qoft\u00eb edhe n\u00eb Serbin\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>A do t\u00eb ken\u00eb efekt? A mund t\u00eb ekzistoj\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb shanc teorik q\u00eb ato t\u00eb ndryshojn\u00eb rezultatin e paravendosur?<\/p>\n<p>Besoj se k\u00ebtu nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dokumenti p\u00ebrfundimtar i OSBE ODIHR-it i ngjan raportit t\u00eb nj\u00eb prokurori, q\u00eb i p\u00ebrmend band\u00ebs q\u00eb ishte nisur p\u00ebr t\u00eb vjedhur nj\u00eb bank\u00eb, krimin e shkeljes s\u00eb vijave t\u00eb bardha n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb p\u00ebrshkroi p\u00ebr t\u00eb sosur n\u00eb destinacion.<\/p>\n<p>As t\u00eb gjetuarat e tij e aq m\u00eb pak p\u00ebrfundimet nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb pa shtruar pyetjen themelore: p\u00ebr \u00e7far\u00eb regjimi po flasim? A u zhvillua kjo gar\u00eb elektorale n\u00eb nj\u00eb mjedis me drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, me polici jo partiake, me media t\u00eb lira, me biznese t\u00eb ndershme qv nuk financojn\u00eb fushat\u00ebn e qeveris\u00eb, pasi kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vite tendera dhe koncesione pa gar\u00eb?<\/p>\n<p>Pra, ai ishte kjo nj\u00eb betej\u00eb e zhvilluar n\u00eb kushte demokratike?<\/p>\n<p>Raporti i OSBE ODIHR-it nuk e ka ngritur k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb dhe fakti q\u00eb nuk ka shtruar pyetjen e duhur e ka shp\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb pavlera.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim dhe ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi q\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr inerci t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb merren me ne. Ata vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb tek fabula e nj\u00eb demokracie jo perfekte q\u00eb duhet kontrolluar dhe korrigjuar, pa dashur t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se tashm\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend anti- demokratik.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe raporti p\u00ebrfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit duket shum\u00eb i ashp\u00ebr me standardin q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kok\u00eb hartuesit e tij, por fare qesharak kur krahasohet me realitetin e hidhur t\u00eb gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE- ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua p\u00ebr arsye t\u00eb paqarta me shum\u00eb or\u00eb vones\u00eb nga sa ishte paralajm\u00ebruar, do t\u00eb kishte qen\u00eb katastrofik p\u00ebr \u00e7do lloj pushteti n\u00eb nj\u00eb regjim demokratik. Shitblerja masive e vot\u00ebs, fshirja e kufirit midis partis\u00eb qeveris\u00ebse dhe shtetit, frik\u00ebsimi i votuesve dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":195609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-195608","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195608"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195608\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}