{"id":196064,"date":"2021-07-30T15:41:43","date_gmt":"2021-07-30T13:41:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=196064"},"modified":"2021-07-30T15:41:43","modified_gmt":"2021-07-30T13:41:43","slug":"ballkani-i-hapur-si-po-aplikohet-pas-22-vitesh-ideja-e-george-soros-cfare-shkruante-multimiliarderi-ne-vitin-1999","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ballkani-i-hapur-si-po-aplikohet-pas-22-vitesh-ideja-e-george-soros-cfare-shkruante-multimiliarderi-ne-vitin-1999\/","title":{"rendered":"Ballkani i Hapur\/ Si po aplikohet pas 22 vitesh ideja e George Soros, \u00e7far\u00eb shkruante multimiliarderi n\u00eb vitin 1999"},"content":{"rendered":"<p>Minishengeni apo Ballkani i Hapur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb emri i ri i iniciativ\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide edhe m\u00eb e vjet\u00ebr se angazhimi i Edi Ram\u00ebs, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it apo Zoran Zaev n\u00eb politik\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ajo daton e shkruar n\u00eb vitin 1999 nga multimiliarderi George Soros, i cili n\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb mediat amerikane hidhte iden\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur, ku shtetet do t\u00eb kishin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb rol jodominues, dhe ku bashk\u00ebpunimi mes vendeve do t\u00eb ishte m\u00eb intesiv.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.project-syndicate.org\/commentary\/opening-the-balkans?fbclid=IwAR0cA0jWtI-A5Po8N7g6qe_QH9pF3TCp_2fUPPYn9JF0csWXuUklNEuSalA\">N\u00eb shkrimin e Soros n\u00eb vitin 1999<\/a>\u00a0thuhet mes t\u00eb tjerave se Ballkani nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb shteteve komb\u00ebtare pasi kjo mund t\u00eb sillte p\u00ebrplasje t\u00eb vazhdueshme. Soros hidhte iden\u00eb e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u2019u aplikuar edhe n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrsa deklaronte se SHBA dhe vendet e BE-s\u00eb nuk duhet t\u00eb presin q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb gjithnj\u00eb pas krizave q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb vendet ballkanike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb shkrimin e Soros thuhet se:<\/strong>\u00a0<em>Vet\u00eb rajoni duhet par\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ish-Jugosllavia e cila nuk duhet t\u00eb bashkohet p\u00ebrs\u00ebri. Duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr vende si Rumania dhe Moldavia. Ne nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim gabimet e b\u00ebra n\u00eb Bosnje.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpjekjet e rind\u00ebrtimit n\u00eb Bosnj\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb realizohen plot\u00ebsisht, pasi sip\u00ebrfaqja e vendit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. K\u00ebt\u00eb her\u00eb angazhimi yn\u00eb duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Kjo pik\u00eb duhet t\u00eb kuptohet mir\u00eb nga politikan\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Pakti i Stabilitetit p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore i n\u00ebnshkruar n\u00eb K\u00ebln, Gjermani m\u00eb 10 qershor(1999) siguron nj\u00eb pik\u00ebnisje t\u00eb shk\u00eblqyer. Ai krijon tre grupe pune: p\u00ebr demokratizimin dhe t\u00eb drejtat e njeriut; p\u00ebr rind\u00ebrtimin, zhvillimin dhe bashk\u00ebpunimin ekonomik; dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sigurie.<\/em><\/p>\n<p><em>Thelbi i planit p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr hapa t\u00eb nd\u00ebrlidhur:<\/em><\/p>\n<p><em>(1) Bashkimi Evropian merr kontrollin e sh\u00ebrbimeve doganore t\u00eb vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>(2) Bashkimi Evropian kompenson vendet p\u00ebr humbjen e t\u00eb ardhurave doganore jasht\u00eb buxhetit t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/em><\/p>\n<p><em>(3) Kompensimi mund t\u00eb pasqyroj\u00eb humbjen e mundshme dhe jo aktuale t\u00eb t\u00eb ardhurave, por elementi i subvencionit do t\u00eb kusht\u00ebzohej rrept\u00ebsisht nga performanca. P\u00ebr shembull, Serbia do t\u00eb duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb zgjedhje n\u00ebn patronazhin e OSBE -s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme. Kjo ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb heq\u00eb Milloshevi\u00e7in nga pushteti sesa bombardimet.<\/em><\/p>\n<p><em>(4) Me mb\u00ebshtetjen buxhetore nga BE -ja, vendet do t\u00eb kalonin n\u00eb euro si monedh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p>Sipas Soros n\u00eb rast se kat\u00ebr masat e m\u00ebsip\u00ebrme do t\u00eb aplikoheshin, at\u00ebher\u00eb Ballkani do t\u00eb funksiononte si nj\u00eb rajon i tregtis\u00eb dhe l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ide e Soros i ishte propozuar qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, por nuk ishte pranuar. Ka qen\u00eb ministri i koh\u00ebs, Paskal Milo, ai q\u00eb ka zbuluar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat prapaskenat e k\u00ebtij refuzimi. Milo ka dh\u00ebn\u00eb dhe arsyet se pse Shqip\u00ebria m\u00eb shum\u00eb goditet sesa fiton nga ky projekt, ku tregu vendas sipas tij me shum\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb pushtohet nga mallrat serbe.<\/p>\n<p><em>\u201cKy Mini-Shengen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka ndodhur, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb zbatohet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor,<\/em>\u00a0<em>\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb vendet skandinave. Un\u00eb e shoh, ndon\u00ebse ideja mund t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb, se i p\u00ebrgatit k\u00ebto vende p\u00ebr hapjen e negociatave. N\u00eb kushtet ku ndodhet Ballkani Per\u00ebndimor, sidomos Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap q\u00eb n\u00eb mos duhet par\u00eb me dyshim, duhet par\u00eb me kujdes.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i prapambetur, p\u00ebrkundrejt nj\u00eb Serbie q\u00eb n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se ne. Ka rrezik q\u00eb tregu shqiptar t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs mund t\u00eb mos ken\u00eb vend, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mallrat serb\u00eb do ken\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi at\u00eb shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne nuk kishim nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, pasi l\u00ebvizim t\u00eb lir\u00eb, jemi pjes\u00eb e Shengenit\u201d,<\/em>\u00a0deklaroi Milo.<\/p>\n<p>E p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar iden\u00eb se minishengeni apo Ballkani i Hapur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb me bekimin e Soros, mjafton t\u00eb shohim postimet e djalit t\u00eb multimiliarderit n\u00eb Instagram, i cili ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb forumin ekonomik n\u00eb Maqedoni, me pjes\u00ebmarrjen e tre shteteve, Shqip\u00ebri-Serbi-Maqedoni.<\/p>\n<p>Nisma, e cila nisi si nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes 6 vendeve t\u00eb Ballkanit, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb treshe Shqip\u00ebri-Maqedoni-Serbi, pasi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk kan\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb iniciativ\u00ebn, pasi sipas tyre kjo nuk i sh\u00ebrben vendeve, dhe do t\u00eb sillte fuqizimin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dihet ende se cilat do t\u00eb jen\u00eb projektet e mb\u00ebshtetura nga BE n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ballkanit t\u00eb hapur, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb dihet me siguri \u00ebsht\u00eb se e humbura e madhe \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. Me nj\u00eb volum eksportesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se ai q\u00eb ka Serbia dhe Maqedonia drejt vendit ton\u00eb, heqja e barriera favorizon k\u00ebto t\u00eb dytat, dhe duket se nuk sjell asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja shtetet p\u00ebrmes Ballkanit t\u00eb hapur do t\u00eb sigurojn\u00eb dalje n\u00eb det, q\u00eb shum\u00eb shpesh i \u00ebsht\u00eb premtuar Kosov\u00ebs dhe derim\u00eb tani nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Minishengeni apo Ballkani i Hapur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb emri i ri i iniciativ\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide edhe m\u00eb e vjet\u00ebr se angazhimi i Edi Ram\u00ebs, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it apo Zoran Zaev n\u00eb politik\u00eb\u2026 Ajo daton e shkruar n\u00eb vitin 1999 nga multimiliarderi George Soros, i cili n\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":196068,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454,3373],"tags":[],"class_list":{"0":"post-196064","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"category-rajon"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=196064"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196064\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/196068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=196064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=196064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=196064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}