{"id":196167,"date":"2021-07-31T11:51:16","date_gmt":"2021-07-31T09:51:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=196167"},"modified":"2021-07-31T11:51:16","modified_gmt":"2021-07-31T09:51:16","slug":"flet-eksperti-i-ekonomise-zef-preci-erion-veliaj-miliona-per-kompanine-e-lidhur-me-ndragheta-per-te-lare-rruget-qe-nuk-lahen-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/flet-eksperti-i-ekonomise-zef-preci-erion-veliaj-miliona-per-kompanine-e-lidhur-me-ndragheta-per-te-lare-rruget-qe-nuk-lahen-kurre\/","title":{"rendered":"Flet Eksperti i Ekonomis\u00eb Zef Pre\u00e7i: Erion Veliaj miliona p\u00ebr kompanin\u00eb e lidhur me \u201cNdragheta\u201d, p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb nuk lahen kurr\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti i njohur i ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebnimi-denoncim n\u00eb faqen e tij n\u00eb FB, ka shpjeguar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb parave publike nga ana e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Erion Veliaj, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb italiane \u201cEco Tirana\u201d, e cila gjendet n\u00eb hetim p\u00ebr lidhje me mafien \u201cNdragheta\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr larjen e rrug\u00ebve dhe shesheve t\u00eb kryeqytetit, pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat derdhen qindra milion lek\u00eb nga buxheti i bashkis\u00eb, por kushdo e sheh se kjo gj\u00eb nuk ndodh kurr\u00eb, ose vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb rralla sa p\u00ebr \u201csy e faqe\u201d.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i ka analizuar n\u00eb shkrimin e tij t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces pastrami, duke i krahasuar me realitetin, t\u00eb cilin n\u00eb fakt e njohin m\u00eb s\u00eb miri vet\u00eb qytetar\u00ebt e kryeqytetit.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb i ekspertit Zef Pre\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Ne diten me te nxehte te vitit vazhdon larja e miliona metra katrore rrugeve kryesore te Tiranes, te pakten keshtu thone faturat e kripura te bizneseve kliente te bashkise\u2026Kujtese e perseritet per ata qytetare qyqare qe paguajne taksa dhe nuk kerkojne llogari si ne socializmin e djeshem\u2026 Sipas Drejtorise se Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane ne Bashkine e Tiranes, rruget e kryeqytetit ne pjesen me te madhe lahen disa gjate nates dhe te tjerat gjate dites, bile edhe dy here (?!). Gjithashtu eshte ne fuqi edhe per nja tridhjete vjet edhe nje Memorandumi Bashk\u00ebpunimit lidhur n\u00eb Dhjetor 2015 midis Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Veron\u00ebs, pjesa e qendres se Tiranes, e njohur ndryshe edhe si \u201cZone e Kuqe\u201d per sa i takon \u201c\u2026sh\u00ebrbimit te pastrimit, menaxhimit, mbledhjes dhe largimit t\u00eb mbeturinave\u201d\u2026 (http:\/\/mmuem.tirana.al\/drejtoria-e-pastrimit-dhe\u2026\/).<\/p>\n<p>Ne fakt, vitin e kaluar kane dale ne publik edhe disa publikime aspak te dyshimta per Bashkine e Tiranes mbi lidhjet e partnerit italian te kesaj kompanie me Ndragheta-n italiane (http:\/\/www.mcntv.al\/\u2026\/partneri-i-eco-tirana-n-hetim-p-r\u2026), por vetem kaq\u2026(Cilido dyshon mbi perfshirjen e segmenteve te institucioneve shteterore shqiptare ne krimin e organizuar nderkombetar, le te referoje arrestimet e diteve te fundit mbi bazen e hetimeve te DEA-s dhe partnereve te huaj ne kete fushe). Le te kthehemi te larja e rrugeve ose te pakten faturimi i saj mbi taksa-paguesit e mjere shqiptare. Mbeshtetur ne dokumentin e mesiperm (http:\/\/mmuem.tirana.al\/drejtoria-e-pastrimit-dhe\u2026\/)\u00a0 situata eshte si vijon:<\/p>\n<p>Zona e Kuqe,\u00a0 Operator i sh\u00ebrbimit \u201cEco Tirana\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Pastrimi i rrug\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet makinave fshir\u00ebse, me ndihm\u00ebn e ndihmues\u00ebve n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb pajisur me shfryr\u00ebs ajri elektrik (t\u00eb nat\u00ebs). (72,987 ml);<\/p>\n<p>\u2013 Larje e rrug\u00ebs gjat\u00eb nat\u00ebs (i p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr 10 muaj n\u00eb vit ose p\u00ebr 305 dit\u00eb), ( 542,496 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve gjat\u00eb dit\u00ebs (i p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr 8 muaj n\u00eb vit ose p\u00ebr 240 dit\u00eb), (523,729 m\u00b2);<\/p>\n<p>Zona lindore \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tre zona pastrimi p\u00ebrkat\u00ebsisht:<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cInfinit Constructions \u201dsh.p.k\u201d , Zona Lindore 1<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (5,823 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (41,143 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (29,123 m\u00b2);<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cT.T.A Alba-Lam\u201dsh.p.k\u201d, Zona Lindore 2<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (12,817 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (83,468 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (63,253 m\u00b2);<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cShpresa\u201dsh.p.k\u201d, Zona Lindore\u00a0 3<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (9,862 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (103,586 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (48,942 m\u00b2);<\/p>\n<p>Zona per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tre zona pastrimi p\u00ebrkat\u00ebsisht:<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cKorsel\u201dsh.p.k\u201d, Zona Per\u00ebndimore 1<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (6,303 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (95,647 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (32,216 m\u00b2);<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cFusha\u201dsh.p.k\u201d, Zona Per\u00ebndimore 2<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (18,393 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (102,997 m\u00b2)<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (95,547 m\u00b2)<\/p>\n<p>Operator i sh\u00ebrbimit: \u201cAlko-Impex\u201dsh.p.k\u201d, Zona Per\u00ebndimore 3<\/p>\n<p>\u2013 Larja speciale e rrug\u00ebve me presion (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (10,693 m\u00b2);<\/p>\n<p>\u2013 Larja e rrug\u00ebve nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb (parashikuar p\u00ebr 10 muaj t\u00eb vitit) (88,034 m\u00b2) ;<\/p>\n<p>\u2013 Larja e dyt\u00eb e rrug\u00ebve (parashikuar p\u00ebr 8 muaj t\u00eb vitit ose 240 dit\u00eb) (95,312 m\u00b2);<\/p>\n<p>Ne menyre te permbledhur rezulton se per 10 muaj rrjesht ne qytetin e Tiranes, lahen ne menyre speciale (me presion) 63 mije e 891 metra katrore njehere ne dite;\u00a0 1 milion e 57 mije e 371 metra katrore njehere ne dite, ndersa 888 mije e 122 metra katrore metra katrore lahen edhe njehere te dyte\u2026<\/p>\n<p><strong>Te dashur bashkeqytetare!<\/strong><\/p>\n<p>Une jam nje\u00a0 njeri qe mbaj syze dhe mund te mos e kem pare as diten dhe as naten autokolonen e autoboteve me uje qe lajne rruget e Tiranes gjithe vitin edhe pse banoj ne qender te qytetit. Nese ndonjeri prej jush i ka pare apo i sheh, ju ftoj te publikoni ndonje photo, fundja merreni edhe nga interneti foton e larjes se rrugeve te ndonje kryeqyteti Afrikan ne still alla-Rilindja. Se fundja rruget mund te mos lahen, por eshte e sigurte se taksat tuaja po lahen e shplahen gjithandej dhe juve nuk ju mbetet gje tjeter vecse te vazhdoni te parfumoseni nga pluhuri si \u201cte rruar e te qethur\u201d, ashtu si deri me sot\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i njohur i ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebnimi-denoncim n\u00eb faqen e tij n\u00eb FB, ka shpjeguar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb parave publike nga ana e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Erion Veliaj, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb italiane \u201cEco Tirana\u201d, e cila gjendet n\u00eb hetim p\u00ebr lidhje me mafien \u201cNdragheta\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":196169,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[4544],"class_list":{"0":"post-196167","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-eksperti-i-ekonomise-zef-preci-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=196167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/196169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=196167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=196167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=196167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}