{"id":196373,"date":"2021-08-02T11:16:01","date_gmt":"2021-08-02T09:16:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=196373"},"modified":"2021-08-02T11:16:01","modified_gmt":"2021-08-02T09:16:01","slug":"nuk-ka-qetesi-per-fatmir-mediun-spak-apelon-vendimin-e-gjkko-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-ka-qetesi-per-fatmir-mediun-spak-apelon-vendimin-e-gjkko-se\/","title":{"rendered":"Nuk ka qet\u00ebsi p\u00ebr Fatmir Mediun, SPAK apelon vendimin e GJKKO-s\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO p\u00ebr Fatmir Mediun, ku u vendos q\u00eb t\u00eb mos riniseshin hetimet ndaj tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb GJKKO-s\u00eb p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimeve, stuktura e Posa\u00e7me\u00a0 iu drejtua k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb apelit, ku k\u00ebrkon ri\u00e7elje hetimesh p\u00ebr ish-ministrine mbrojtjes, i akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre p\u00ebr shp\u00ebrthimin e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtari Erjon \u00c7ela vendosi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK sa i takon rihapjes s\u00eb hetimeve p\u00ebr Fatmir Mediun, n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur mes t\u00eb tjerave nga ana e Gjykat\u00ebs thuhet se hetimet p\u00ebr Mediun nuk do t\u00eb nisin p\u00ebr shkak se prokuroria nuk ka pasur pengesa n\u00eb k\u00ebto 10 vite p\u00ebr t\u00eb hetuar, dhe tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Sa i takon k\u00ebsaj pike n\u00eb vendimin e GJKKO thuhet shprehimisht:\u00a0<em>\u201cGJKKO \u00e7mon q\u00eb t\u00eb evidentoj\u00eb se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor p\u00ebrcakton se deputeti nuk g\u00ebzon imunitet parlamentar p\u00ebr ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se q\u00eb prej vitit 2012 e n\u00eb vazhdim (m\u00eb shum\u00eb se 8 vjet), organi i akuz\u00ebs nuk nd\u00ebrmori hapat e nevojsh\u00ebm sipas ligjit p\u00ebr ushtrimin e ndjekjes penale megjith\u00ebse tashm\u00eb nuk ishte m\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb jepej autorizimi nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, nga vitit 2012 deri m\u00eb dat\u00eb 1 Gusht 2017 kur hyn\u00eb n\u00eb fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35\/2017, prokuroria nuk ka pasur asnj\u00eb penges\u00eb q\u00eb t\u00eb rimerte t\u00eb pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa k\u00ebrkuar autorizim p\u00ebr ndjekje penale apo t\u00eb k\u00ebrkonte rishikim t\u00eb vendimit. N\u00eb kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi dhjet\u00eb vjet edhe pse nuk ka pasur nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb till\u00eb, Gjykata \u00e7mon se ajo nuk mund t\u00eb ushtrohet m\u00eb tashm\u00eb bazuar n\u00eb nenin 66 g\u00ebrma \u201cb\u201d t\u00eb Kodit Penal dhe n\u00eb nenin 328 pika 1 g\u00ebrma \u201cd\u201d t\u00eb K.Pr.Penale\u201d\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb vlen t\u00eb theksohet \u00ebsht\u00eb ajo ku thuhet se nj\u00eb person nuk mund t\u00eb gjykohet dy here p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, dhe SPAK nuk ka hapur asnj\u00eb hetim t\u00eb ri p\u00ebr ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.<\/p>\n<p><em>\u201cNeni 329\/c i K.Pr.Penale p\u00ebrcakton rregulla procedurale p\u00ebr rastin e revokimit t\u00eb vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtari i seanc\u00ebs paraprake dhe t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim q\u00eb lidhet me p\u00ebrfundimin e hetimeve paraprake. Neni 329\/c i K.Pr.Penale nuk lidhet me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb pas shqyrtimit n\u00eb themel t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje.<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 7 i K.Pr.Penale ndalon gjykimin dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt. Rezulton se shtetasit Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj kan\u00eb paraqitur para Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn me objekt: \u201cRevokimin e vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb ndjekjes penale t\u00eb shtetasit Fatmir Mediu (vendimit nr. 6 dt. 14.09.2009 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb), k\u00ebrkes\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb me vendimin nr. 317 akti dt. 30.04.2019 ka vendosur mospranimin e k\u00ebrkes\u00ebs vendim i cili l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit me vendimin nr. 950 dt. 08.07.2019 t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Prokuroia e Posa\u00e7me nuk ka tag\u00ebr q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjykata lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e k\u00ebtyre shtetasve\u201d,<\/em>\u00a0thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendimin e firmosur nga gjyqtari \u00c7ela.<\/p>\n<p><strong>PJES\u00cb NGA VENDIMI:<\/strong><\/p>\n<p><em>Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb dat\u00ebn 15.03.2008 (data e ndodhjes s\u00eb ngjarjes), Gjykata \u00e7mon se, n\u00eb rastin konkret, \u00ebsht\u00eb parashkruar ndjekja penale pasi ka kaluar afati 10 vjecar i parashikuar nga neni 66 shkronja \u201cb\u201d i K.Penal. Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me vendimin Nr. 7, dat\u00eb 11.10.2002 lidhur me institutin e parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale dhe t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimit penal ka theksuar se:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arriten ne perfundimin se edhe duke u nisur nga interpretimi logjik i shprehjes se perdorur nga ligjvenesi ne dispoziten e ketij neni ku thuhet: \u201cVendimi i denimit nuk ekzekutohet kur nga dita qe ka marre forme te prere kane kaluar\u2026\u201d, nuk mund te kete zgjatje te afateve te parashkrimit te ekzekutimit te denimit per asnjelloj shkaku\u2026.\u201d. Pra,edhe pse shtetasi Fatmir Mediu ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandeheurit nga data 11.02.2009 deri n\u00eb dat\u00ebn 14.09.2009, Kodi Penal dhe Kodi i Procedures Penale nuk parashikon ndonj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebr nderpreren ose pezullimin e afatit t\u00eb parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga sa u pasqyrua m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata \u00e7mon q\u00eb t\u00eb evidentoj\u00eb se edhe pse Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb t\u00eb dy vendimet e tij ka theksuar se t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar autorizimin p\u00ebr procedim sipas ligjit e ka vet\u00ebm prokurori, nga t\u00ebr\u00ebsia e akteve procedurale dhe e provave q\u00eb ndodhen n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore konstatohet se q\u00eb prej dat\u00ebs 14.09.2009 (data e shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb pushimit nga Gjykata e Lart\u00eb) e n\u00eb vazhdim, organi i akuz\u00ebs nuk i k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr fillimin e ndjekjes penale ndaj ish \u2013 deputetit Fatmir Mediu, mungesa e t\u00eb cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, Gjykata \u00e7mon q\u00eb t\u00eb evidentoj\u00eb se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor p\u00ebrcakton se deputeti nuk g\u00ebzon imunitet parlamentar p\u00ebr ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se q\u00eb prej vitit 2012<a name=\"_ftnref2\"><\/a> (2)\u00a0e n\u00eb vazhdim (m\u00eb shum\u00eb se 8 vjet), organi i akuz\u00ebs nuk nd\u00ebrmori hapat e nevojsh\u00ebm sipas ligjit p\u00ebr ushtrimin e ndjekjes penale megjith\u00ebse tashm\u00eb nuk ishte m\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb jepej autorizimi nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, nga vitit 2012 deri m\u00eb dat\u00eb 1 Gusht 2017 kur hyn\u00eb n\u00eb fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35\/2017, prokuroria nuk ka pasur asnj\u00eb penges\u00eb q\u00eb t\u00eb rimerte t\u00eb pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa k\u00ebrkuar autorizim p\u00ebr ndjekje penale apo t\u00eb k\u00ebrkonte rishikim t\u00eb vendimit. N\u00eb kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi dhjet\u00eb vjet edhe pse nuk ka pasur nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb till\u00eb, Gjykata \u00e7mon se ajo nuk mund t\u00eb ushtrohet m\u00eb tashm\u00eb bazuar n\u00eb nenin 66 g\u00ebrma \u201cb\u201d t\u00eb Kodit Penal dhe n\u00eb nenin 328 pika 1 g\u00ebrma \u201cd\u201d t\u00eb K.Pr.Penale.<\/em><\/p>\n<p><em>P \u00cb R\u00a0 K \u00cb T O\u00a0 A R S Y E :<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata bazuar n\u00eb nenin 112 dhe 329\/c t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale,<\/em><\/p>\n<p><em>V E N D O S I :<\/em><\/p>\n<p><em>Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00ebProkuroris\u00ebs\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb b\u00ebhet ankim nga Prokuroria, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 dit\u00ebve, afat i cili fillon nga dita e nes\u00ebrme e njoftimit t\u00eb vendimit.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka ankimuar vendimin e GJKKO p\u00ebr Fatmir Mediun, ku u vendos q\u00eb t\u00eb mos riniseshin hetimet ndaj tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e G\u00ebrdecit. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb GJKKO-s\u00eb p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimeve, stuktura e Posa\u00e7me\u00a0 iu drejtua k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb apelit, ku k\u00ebrkon ri\u00e7elje hetimesh p\u00ebr ish-ministrine mbrojtjes, i akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":196374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-196373","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=196373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/196374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=196373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=196373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=196373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}