{"id":196423,"date":"2021-08-02T15:22:29","date_gmt":"2021-08-02T13:22:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=196423"},"modified":"2021-08-02T15:22:29","modified_gmt":"2021-08-02T13:22:29","slug":"u-puthen-ne-ambient-publik-nje-cift-ne-kosove-gjobitet-me-450-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-puthen-ne-ambient-publik-nje-cift-ne-kosove-gjobitet-me-450-euro\/","title":{"rendered":"U puth\u00ebn n\u00eb ambient publik, nj\u00eb \u00e7ift n\u00eb Kosov\u00eb gjobitet me 450 Euro\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua jan\u00eb gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosov\u00ebs, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pak pas mesnat\u00ebs ishin puthur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb klubi t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky d\u00ebnim nxiti shum\u00eb reagime e n\u00eb media u raportua si skandaloz. Avokati i burrit t\u00eb d\u00ebnuar thot\u00eb se jan\u00eb shkelur t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Ehat Miftaraj nga IKD thot\u00eb se sjellja e \u00e7iftit para klubit t\u00eb nat\u00ebs nuk mund t\u00eb konisderohet n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Policia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjiigjur.<\/p>\n<p>N\u00eb fletparaqitjet e gjobave t\u00eb shqiptuara, t\u00eb cilat i posedon Gazeta Express, nuk ceket m\u00ebnyra sesi \u00e7ifti jan\u00eb puthur vet\u00ebm shkruan se \u201ci nj\u00ebjti \/e nj\u00ebjta b\u00ebn\u00eb sjellje t\u00eb pahijshme, duke u puthur n\u00eb publik edhe pse i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja disa here\u201d. Lidhur me k\u00ebto gjoba ka folur p\u00ebr Express avokati i m\u00ebrgimtarit Edis Kuraja. \u201cE kam klient p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve civile t\u00eb m\u00ebhershme edhe mandej ka qen\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr rastin q\u00eb ka ndodh\u2026T\u00eb dy jan\u00eb gjobitur me nga 450 euro, un\u00eb e mbroj klientin mashkull, por ata kan\u00eb dasht\u00eb me qen\u00eb anonim p\u00ebr publikun dhe ka n\u00ebnshtet\u00ebsi suedeze. Ata bashk\u00ebjetojn\u00eb\u201d, u shpreh Kuraja p\u00ebr Gazet\u00ebn Express. Avokati thot\u00eb se nuk ka ushtruar ankes\u00eb n\u00eb Inspektoratin Policor, pasi po pret q\u00eb IPK t\u00eb inicioj\u00eb vet\u00eb procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNdaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb nuk kam ushtruar ndonj\u00eb ankes\u00eb, pasi ata kur e kuptojn\u00eb se zyrtari i tyre ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme kur ka shqiptuar gjob\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, ata mund t\u00eb iniciojn\u00eb procedur\u00ebn vet\u00eb\u2026.Do t\u00eb presim si do t\u00eb veproj\u00eb Policia e Kosov\u00ebs, respektivisht shteti ndaj klientit tim dhe n\u00ebse nuk zbaton ligjin do t\u00eb p\u00ebrdori mjete tjera juridike, derisa ai vendim nuk anulohet sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore. Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb europian nuk jemi n\u00eb Lindjen e Mesme, ku k\u00ebto veprime sanksionohen. Nd\u00ebrsa, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Gazet\u00ebn Express, drejtori Ekzekutiv i IKD-s\u00eb, Ehat Miftaraj, thot\u00eb se sjellja e \u00e7iftit mund t\u00eb konsiderohet e pranueshme dhe normale n\u00eb klube t\u00eb nat\u00ebs, ku mosha e personave q\u00eb i frekuentojn\u00eb \u00ebsht\u00eb e mosh\u00ebs madhore. Miftaraj thot\u00eb se sjellja mund t\u00eb konsiderohet e pahijshme, n\u00ebse do t\u00eb ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend publik ku frekuentohet nga f\u00ebmijet apo t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ligji p\u00ebr rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb publike \u00ebsht\u00eb ligj i miratuar n\u00eb vitin 2009, dhe shum\u00eb dispozita te t\u00eb njejtit ligj jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet Kushtetuese q\u00eb promovojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, ku hyn edhe d\u00ebnimet apo sanksionet me burgim efektiv p\u00ebr vepra kund\u00ebrvajt\u00ebse. N\u00eb rastin konkret, p\u00ebrderisa, nj\u00eb gjob\u00eb e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb hynte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sjelljes s\u00eb pahijshme n\u00ebse do t\u00eb ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend publik ku frekuentohet nga f\u00ebmijet apo t\u00eb miturit me cka do t\u00eb shkaktonte shqet\u00ebsim p\u00ebr qytetar\u00ebt, e njejta nuk mund t\u00eb konsiderohet sjellje e pahijshme n\u00ebse ka ndodhur n\u00eb klube t\u00eb nat\u00ebs ku mosha e personave q\u00eb e frekuentojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs madhore\u201d, tha Miftaraj p\u00ebr Express. \u201cNeni 6 i Ligjit, pjesa e sjelljes t\u00eb pahijshme seksuale q\u00eb shkakton shqet\u00ebsim te qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb dispozit\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe zbatohet var\u00ebsisht rredhanave dhe vendeve publike. P\u00ebrderisa, nj\u00eb sjellje e till\u00eb mund t\u00eb konsiderohet e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb prani t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, e njejta sjellje mund t\u00eb jet\u00eb e pranueshme dhe normale n\u00eb klube t\u00eb nat\u00ebs, si \u00ebsht\u00eb rasti konkret\u201d, tha m\u00eb tej Miftaraj.<\/p>\n<p>Edhe avokati Kuraja thot\u00eb se puthja nuk konsiderohet si kund\u00ebrvajtje. \u201cPavar\u00ebsisht se ku ndodh, puthja nuk konsiderohet si vep\u00ebr kund\u00ebrvajtje sepse dispozita me nenin q\u00eb e ka shqiptu zyrtari policor \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, e nenit 6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rendin dhe Qet\u00ebsin\u00eb Publike\u201d, tha ai nd\u00ebr t\u00eb tjera. Sipas tij, kuptohet se gjobat ndaj \u00e7iftit jan\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. \u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ai nuk ka theksuar se si \u00ebsht\u00eb puthur. A \u00ebsht\u00eb puthje n\u00eb dor\u00eb, faqe apo diku tjet\u00ebr. Ai thot\u00eb vet\u00ebm puthje. E gjith\u00eb fletparaqitja \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj hakmarrje ndaj k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb shtetas t\u00eb huaj\u2026 Vet\u00eb qytetari laik e kupton q\u00eb \u00ebsht\u00eb shhkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, kund\u00ebr kushtetut\u00ebs etj\u201d, p\u00ebrfundoi ai. Gazeta Express ka pyetur Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr numrin e shqiptuar t\u00eb gjobave p\u00ebr puthje brenda k\u00ebtij viti dhe ato t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nuk ka pranuar p\u00ebrgjigje. Po ashtu Express \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb IPK-s\u00eb n\u00ebse po trajtohet rasti i shqiptimit t\u00eb gjobave ndaj \u00e7iftit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua jan\u00eb gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosov\u00ebs, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pak pas mesnat\u00ebs ishin puthur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb klubi t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky d\u00ebnim nxiti shum\u00eb reagime e n\u00eb media u raportua si skandaloz. Avokati i burrit t\u00eb d\u00ebnuar thot\u00eb se jan\u00eb shkelur t\u00eb Drejtat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":196425,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[4562],"class_list":{"0":"post-196423","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-rajoni","8":"tag-lajme-zjarr-u-puthen-ne-ambient-publik-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=196423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/196423\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/196425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=196423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=196423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=196423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}