{"id":197469,"date":"2021-08-13T19:20:44","date_gmt":"2021-08-13T17:20:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=197469"},"modified":"2021-08-13T19:20:44","modified_gmt":"2021-08-13T17:20:44","slug":"jemi-te-etur-dhe-profesioniste-te-sprovuar-artan-hoxha-publikon-dokumentin-nga-shba-si-e-kontrollon-shqiperia-tregun-e-heroines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/jemi-te-etur-dhe-profesioniste-te-sprovuar-artan-hoxha-publikon-dokumentin-nga-shba-si-e-kontrollon-shqiperia-tregun-e-heroines\/","title":{"rendered":"\u2018Jemi t\u00eb etur dhe profesionist\u00eb t\u00eb sprovuar\u2019\/ Artan Hoxha publikon dokumentin nga SHBA: Si e kontrollon Shqip\u00ebria tregun e heroin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Buletinit amerikan p\u00ebr kontrollin e narkotik\u00ebve t\u00eb publikuar m\u00eb 26 shkurt 2002, ku p\u00ebrmendej edhe Shqip\u00ebria. Krahas fotove t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb rrjet, Artan Hoxha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm me koh\u00ebt e sotme, ku shkruan se\u00a0 Shqip\u00ebria edhe pas dy dekadash, vazhdon t\u00eb kontrolloj\u00eb nj\u00ebrin nga akset kryesore t\u00eb linj\u00ebs balkanike t\u00eb heroin\u00ebs drejt tregut m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb, atij europian. Megjithat\u00eb nuk ndalet k\u00ebtu, kur shton se tashm\u00eb, shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u201cpjekur profesionalisht\u201d k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shqiperia edhe pas dy dekadash, vazhdon te kontrolloje njerin nga akset kryesore te linjes ballkanike te heroines drejt tregut me te pasur ne bote, tregut Europian. Sigurisht narkotrafiku shqiptar tashme eshte ne nje stad tjeter zhvillimi. Ka kaluar nga \u201cklasat fillore\u201d ne pergatitjen e \u201cdoktoratures per master\u201d\u2026Prandaj ne vitet e fundit narkotrafikantet shqiptare po intesifikojne me shume sukses perpjekjet per te bere te njejten gje ne biznesin global te kokaines, nga Amerika Latine drejt Europes. Ku sigurisht, nuk jemi me amatore, por profesioniste te sprovuar, te etur per tregje te reja, dhe te uritur tmerresisht per te fituar sa me shume, nga industria me fitimprurese kriminale ne planet\u2026,\u201d<\/em>-shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Hoxha.<\/p>\n<p><strong>POSTIMI I PLOT\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p>Duke rremuar ne arkive\u2026\u202626 shkurt 2002<\/p>\n<p>Nje raport intrigues i Buletinit te Uashingtonit ne Kombet e Bashkuara\u2026<\/p>\n<p>Kur Shqiperia dhe shqiptaret ishin duke kaluar nga amatorizmi ne profesionalizem, ne biznesin lokal dhe europian te narkotrafikut.<\/p>\n<p>Ndersa rregjimi taleban ishte rrezuar nga pushteti, prodhuesi me i madh i heroines boterore, Afganistani, ndodhej ne udhekryq per te ardhmen.<\/p>\n<p>Bashke me kontrollin e territorit afgan, do te percaktohej dhe autoriteti, qe do te merrte ne dore prodhimin global te heroines.<\/p>\n<p>Gati 20 vite me pas, ushtria Amerikane do largohet perfundimisht ne javen e fundit te gushtit nga Afganistani, ndersa Talebanet jane duke pushtuar njeri pas tjetrit qytetet kryesore te vendit.<\/p>\n<p>Pas plote dy dekadash, qeverite post talebane te vendit dhe administrimi nderkombetar i SHBA sebashku me NATO-n, deshtuan per ta kthyer Afganistanin ne normalitet dhe sidomos per te asgjesuar industrine kriminale miliarda dollaresh te heroines.<\/p>\n<p>Sot, vetem 4 jave nga 20 vjetori i sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001 ne SHBA, Afganistani vazhdon te mbetet prodhuesi numer 1 ne bote i heroines.<\/p>\n<p>Madje nuk e ka humbur aspak peshen globale ne prodhimin e heroines dhe sidomos ne vendosjen e \u00e7mimit te shitjes se saj\u2026.<\/p>\n<p>Shqiperia edhe pas dy dekadash, vazhdon te kontrolloje njerin nga akset kryesore te linjes ballkanike te heroines drejt tregut me te pasur ne bote, tregut Europian.<\/p>\n<p>Sigurisht narkotrafiku shqiptar tashme eshte ne nje stad tjeter zhvillimi.<\/p>\n<p>Ka kaluar nga \u201cklasat fillore\u201d ne pergatitjen e \u201cdoktoratures per master\u201d\u2026<\/p>\n<p>Pasi kemi konsoliduar ciklin e mbyllur te trafikimit te heroines Afgane, nga vendi i origjines ne kontinentin Aziatik drejt shperndarjes me pakice ne rruget e qeteteve te BE-se, kemi krijuar dhe maturuar tashme brand-in kombetar te kanabisit Made in Albania ne tregun Europian.<\/p>\n<p>Oreksi vjen duke ngrene, thote populli.<\/p>\n<p>Prandaj ne vitet e fundit narkotrafikantet shqiptare po intesifikojne me shume sukses perpjekjet per te bere te njejten gje ne biznesin global te kokaines, nga Amerika Latine drejt Europes.<\/p>\n<p>Ku sigurisht, nuk jemi me amatore, por profesioniste te sprovuar, te etur per tregje te reja, dhe te uritur tmerresisht per te fituar sa me shume, nga industria me fitimprurese kriminale ne planet\u2026<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-197470\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"251\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34-300x251.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34-768x644.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34-696x583.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34-501x420.jpg 501w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/Untitled-design-34.jpg 940w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Buletinit amerikan p\u00ebr kontrollin e narkotik\u00ebve t\u00eb publikuar m\u00eb 26 shkurt 2002, ku p\u00ebrmendej edhe Shqip\u00ebria. Krahas fotove t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb rrjet, Artan Hoxha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm me koh\u00ebt e sotme, ku shkruan se\u00a0 Shqip\u00ebria edhe pas dy dekadash, vazhdon t\u00eb kontrolloj\u00eb nj\u00ebrin nga akset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":197471,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197469","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197469\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}