{"id":197667,"date":"2021-08-15T14:57:32","date_gmt":"2021-08-15T12:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=197667"},"modified":"2021-08-15T14:57:32","modified_gmt":"2021-08-15T12:57:32","slug":"zhurma-e-madhe-per-koncertin-e-goran-bregovic-reagon-bashkia-e-korces-perpjekje-per-te-demtuar-imazhin-e-qytetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zhurma-e-madhe-per-koncertin-e-goran-bregovic-reagon-bashkia-e-korces-perpjekje-per-te-demtuar-imazhin-e-qytetit\/","title":{"rendered":"Zhurma e madhe p\u00ebr koncertin e Goran Bregovi\u00e7, reagon Bashkia e Kor\u00e7\u00ebs: P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e qytetit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Bashkia Kor\u00e7\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me debatin e ngritur dit\u00ebt e fundit p\u00ebr mbajtjen e koncertit t\u00eb Goran Bregovi\u00e7 n\u00eb Festivalin e Birr\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbahet m\u00eb 22 gusht.<\/p>\n<p>Bashkia me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, zhurm\u00ebn p\u00ebr koncertin q\u00eb do t\u00eb mbahet nga k\u00ebng\u00ebtari Goran Bregovi\u00e7, e ka quajtur si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e Kor\u00e7\u00ebs, teksa shkruan se me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nxisin p\u00ebr\u00e7arje dhe konflikt.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim thuhet se n\u00eb Fest\u00ebn e Birr\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ka pasur shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe se tani ishte rradha e nj\u00eb serbo-krati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjerai u b\u00ebhet thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb festojn\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb kultur\u00eb e qytetari.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE<\/p>\n<p>Po afrohen dit\u00ebt e Fest\u00ebs s\u00eb Birr\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, dit\u00ebt e gjall\u00ebris\u00eb, g\u00ebzimit dhe rekordit t\u00eb vizitor\u00ebve q\u00eb zgjedhin t\u00eb shijojn\u00eb magjin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs dhe fest\u00ebn.<\/p>\n<p>Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Kor\u00e7es duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.<\/p>\n<p>Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.<\/p>\n<p>Korca i ka te gjitha!<\/p>\n<p>Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perveluese.<\/p>\n<p>Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t\u2019iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.<\/p>\n<p>Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t\u2019i jape Shqiperise.<\/p>\n<p>Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.<\/p>\n<p>Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e trimerise te luftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate luftes, Korca qe ka kryekenge \u201cDua me shume Shqiperine\u201d, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.<\/p>\n<p>Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena.<\/p>\n<p>Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!<\/p>\n<p>Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.<\/p>\n<p>E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.<\/p>\n<p>Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t\u2019i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.<\/p>\n<p>Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!<\/p>\n<p>Le te festojme se bashku me kulture e qytetari!<\/p>\n<p>Le t\u2019i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore.<\/p>\n<p>Keshtu e DUAM ME SHUME SHQIPERINE!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia Kor\u00e7\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me debatin e ngritur dit\u00ebt e fundit p\u00ebr mbajtjen e koncertit t\u00eb Goran Bregovi\u00e7 n\u00eb Festivalin e Birr\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbahet m\u00eb 22 gusht. Bashkia me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, zhurm\u00ebn p\u00ebr koncertin q\u00eb do t\u00eb mbahet nga k\u00ebng\u00ebtari Goran Bregovi\u00e7, e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":197668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-197667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=197667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/197667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/197668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=197667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=197667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=197667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}