{"id":198746,"date":"2021-08-22T18:41:28","date_gmt":"2021-08-22T16:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=198746"},"modified":"2021-08-22T18:41:28","modified_gmt":"2021-08-22T16:41:28","slug":"u-be-i-famshem-per-oxhakun-qe-kushton-mijera-euro-skulptori-qe-ndan-studion-me-ramen-sulmon-albin-kurtin-ke-fyer-popullin-shqiptar-kur-thua-se-minischengeni-ju-sherben-servbeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-be-i-famshem-per-oxhakun-qe-kushton-mijera-euro-skulptori-qe-ndan-studion-me-ramen-sulmon-albin-kurtin-ke-fyer-popullin-shqiptar-kur-thua-se-minischengeni-ju-sherben-servbeve\/","title":{"rendered":"U b\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr oxhakun q\u00eb kushton mij\u00ebra euro, skulptori q\u00eb ndan studion me Ram\u00ebn sulmon Albin Kurtin: Ke fyer popullin shqiptar kur thua se Minischengeni ju sh\u00ebrben servb\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Skulptori Adi Dule, i njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt si artisti q\u00eb ndan studion e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i\u00a0 ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Shkrimin e tij, Dule e nis duke e prezantuar veten si artisti q\u00eb njihet p\u00ebr oxhakun e tij\u00a0(referuar pamjeve t\u00eb 3 viteve m\u00eb par\u00eb, ku kryeministri Rama pozonte n\u00eb nj\u00eb super studio me nj\u00eb oxhak me vler\u00eb mij\u00ebra euro).<\/p>\n<p>M\u00eb tej, teksa b\u00ebn nj\u00eb prezantim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe dram\u00ebs sociale dhe ekonomike q\u00eb shoq\u00ebron vendin, Dule hyn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politike Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara mes dy lider\u00ebve Rama-Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb komentin e tij p\u00ebr deklarat\u00ebn e Kurtit se \u201cMinishengeni\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb iu sh\u00ebrben serb\u00ebve, Dule thot\u00eb se Kurti i tha popullit shqiptar se Rama po b\u00ebn nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb pist\u00eb me\u00a0\u201cvras\u00ebsit e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr Dulen \u00ebsht\u00eb fyerje q\u00eb Kurti i ka b\u00ebr\u00eb popullit shqiptar dhe shkon edhe m\u00eb tej, kur thot\u00eb se antipatia e tij p\u00ebr Ram\u00ebn lidhet me faktin se Kurti ka frik\u00eb se mos Rama i c\u00ebnon ekskluzivitetin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>SHKRIMI I PLOT\u00cb\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>I dashur Albin!<\/em><br \/>\n<em>Un\u00eb jam Adi Dule nj\u00eb artist shqiptar q\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00eb ka fam\u00eb oxhaku n\u00eb studio,se sa veprat e mia, Si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb ton\u00eb(kush pabuks e kush bukngr\u00ebn\u00ebs,kush pa pun\u00eb e kush q\u00eb lutet t\u00eb mar\u00eb dike n\u00eb pun\u00eb, kush q\u00eb ul\u00ebret q\u00eb ska puntor\u00eb e kur i gjen mezi i paguan,e kush ka puntor\u00eb i ikin se i paguan shum\u00eb, kush q\u00eb shet tok\u00ebn n\u00eb fshat e hap kiosk\u00eb me llamarin\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb tiranes e shet me list\u00eb, e kush q\u00eb i bie bretku duke punuar tok\u00ebn dhe i blen \u00e7unit t\u00eb papun\u00eb shpi n\u00eb tiran\u00eb,kush q\u00eb merr borxh p\u00ebr t\u00eb shkuar jasht\u00eb me pantofla e kush q\u00eb vjen nga jasht\u00eb me ferrari dhe ha nj\u00eb plumb ballit. Kush q\u00eb i thot\u00eb polici i zon\u00ebs mbill kanabis dhe e raporton se ja ka v\u00ebn\u00eb detyr\u00eb shefi e kush q\u00eb mbjell kanabis pa pjerdh policin se ka shefin i cili e zhvesh policin q\u00eb nuk raportoi,kush q\u00eb prostituon se e detyron burri e kush qe prostituon se burri nuk sjell lek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit, pra Shqip\u00ebri hesapi\u2026po ta them vet\u00eb se e di q\u00eb ti se thua)i p\u00ebrhumbur n\u00eb atelien\u00eb time, as q\u00eb kam nerva e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb t\u00eb ndjek politik\u00ebn e d\u00ebgjoj se \u00e7\u2019thot\u00eb Rama e aq m\u00eb pak Basha,e sidomos ti, sepse m\u00eb b\u00ebhet nervi tel m\u00eb shum\u00eb nga ata qe ju shajn\u00eb apo mb\u00ebshtesin ju se sa nga ju vet\u00eb. Shkurt apati politike totale(si o\u00ebr mua e si p\u00ebr ata q\u00eb ti shpalosa m\u00eb lart)pasi shyqyr kemi zhurm\u00ebn p\u00ebr kapjen e peshqve t\u00eb m\u00ebdhenj e jo mitingje me shashka e zjarre,se pa zhurm\u00eb dihet q\u00eb s\u2019na l\u00eb kjo lloj politike ne.<\/em><\/p>\n<p><em>Ja kaq Albin vllai\u2026aaa..edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr pozitive.BE tashm\u00eb ka sherr mes vetes t\u00eb na pranoj\u00eb apo jo,teksa deri dje na vinin ne n\u00eb sherr. Do thuash po si rrini n\u00eb apati kur sjeni mir\u00eb. Ne kemi koh\u00eb e koh\u00eb q\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u00eb jemi vetem keq e keq\u2026tani t\u00eb pakt\u00ebn jemi nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb lart: s\u2019jemi mir\u00eb.Boll t\u00eb mos jemi keq,pa\u00e7ka se s\u2019jemi mir\u00eb. Mund t\u00eb t\u00eb duket ironike ose akoma m\u00eb keq sarkastike. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues sinjifikativ i zgjuarsis\u00eb q\u00eb kemi si komb,pasi kemi mbijetuar n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy perandori p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb rreth 1mij\u00eb vje\u00e7are. Dhe jo vet\u00ebm mbijetuar si njer\u00ebz,por p\u00ebrmbi t\u00eb gjitha si komb.N\u00ebse i referohemi historis\u00eb p\u00ebr popujt tan\u00eb komshi, qoft\u00eb Italia e qoft\u00eb Greqia n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt nga sot kan\u00eb p\u00ebrjetuar kriza urie t\u00eb tilla sa njer\u00ebzit vdisnin n\u00eb rrug\u00eb nga uria dhe askujt si b\u00ebnte p\u00ebrshtypje.Kam pyetur dhe lexuar ,por kombit ton\u00eb kurr\u00eb si ka ndodhur kjo gj\u00eb sado v\u00ebshtir\u00ebsi dhe periudha t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb ket\u00eb kaluar. Nuk mundet shqiptari t\u00eb shoh\u00eb shqiptarin t\u00eb vdekur n\u00eb rrug\u00eb nga uria,ndaj kjo \u00ebsht\u00eb fuqia e kombit ton\u00eb.Humanizmi i papar\u00eb sado q\u00eb themi se dy shqiptar\u00eb bashk\u00eb nuk i b\u00ebn dot.Dy shqiptar\u00eb v\u00ebrtet si b\u00ebn dot bashk\u00eb,por kurr\u00eb nuk ndodh q\u00eb nj\u00eb shqiptar ta l\u00ebr\u00eb shqiptarin ne rrug\u00eb t\u00eb vdes\u00eb nga uria..Ne kemi ditur t\u00eb mos vdesim urie dhe t\u00eb mos vuajm\u00eb,sepse ishim dhe jemi komb krijues n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb artit. Sado na rrudh\u00ebn e rrudh\u00ebn mes detit dhe maleve koha tregoi q\u00eb nuk na zhb\u00ebn\u00eb dot.T\u00eb tjer\u00ebt mbajn\u00eb trojet tona,ne mbajm\u00eb nderin ton\u00eb dhe nderin e tyre t\u00eb humbur.<\/em><\/p>\n<p><em>Besoj se t\u00eb krijova nj\u00eb pamje e pasqyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kushtet e sotme dhe n\u00eb kushtet e hershme . Ahere po hyj n\u00eb tem\u00eb. Prej koh\u00ebsh kam perceptuar prej s\u00eb largu politik\u00ebn e Kosov\u00ebs ,me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn apati t\u00eb pandryshueshmeJo shp\u00ebrfill\u00ebse apo indiferente,por me v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb kapur thelbin.Vija re me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb Vetvendosja shfaqej si nj\u00eb \u201carm\u00eb\u201d politike me filozofi patriotike, kundra korrupsionit te partive qe drejtonin prej vitesh. Sigurisht q\u00eb korrupsioni ska pik\u00eb lidhje me antipatriotizmin apo akoma m\u00eb keq me tradhtin\u00eb ndaj idealeve komb\u00ebtare.Sigurisht filozofia \u201cpatriotizmi \u00ebsht\u00eb luft\u00eb ndaj korrupsionit p\u00ebr t\u00eb mos lejuar rr\u00ebnimin e shtetit t\u00eb ri\u201d m\u00eb p\u00eblqen.<\/em><\/p>\n<p><em>Sakaq kur kisha ndonj\u00eb \u00e7ast pushimi n\u00eb atelie ngrija vesh\u00ebt t\u00eb d\u00ebgjoja fillimin e k\u00ebsaj \u201clufte patriotike\u201d me evidentimin e peshqve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb korrupsionizmit.Asgj\u00eb. E mir\u00eb \u00ebsht\u00eb her\u00ebt thash\u00eb me vete dhe u rifuta n\u00eb guack\u00ebn e artit.Sakaq m\u00eb kapte veshi jo Vu\u00e7i\u00e7 u b\u00eb nervoz n\u00eb takim me Kurtin,jo Kurti ja mblodhi dhe i tregoi se patriotizmi n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb ka lider dhe zot etj. Madje mor\u00ebt pjes\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet tona parlamentare. P\u00ebr mendimin tim ishte nj\u00eb lloj donkishotizmi provokativ me paralajm\u00ebrimin q\u00eb edhe k\u00ebtu pas dita vitesh do marrim pushtetin.K\u00ebtu kuptova qart\u00eb q\u00eb ti mund t\u00eb dish mir\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb,por as e cek psikologjin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sinqerisht t\u00eb sugjeroj t\u00eb rrish m\u00eb shum\u00eb me Ram\u00ebn, sepse e njeh shum\u00eb mir\u00eb popullin e tij dhe ka shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb t\u00eb flas\u00eb me or\u00eb pafund p\u00ebr t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Si\u00e7 e di Shqip\u00ebria q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb 20 me p\u00ebrpjekje titanike t\u00eb burrave m\u00eb t\u00eb shquar dhe m\u00eb me kultur\u00eb t\u00eb kombit shqiptar ,si dhe me nj\u00eb frym\u00eb atdhedashurie dhe d\u00ebshire t\u00eb pacak p\u00ebr liri arriti pas nj\u00eb kalvari n\u00ebp\u00ebrmjet 1912 t\u00ebs me plakun e men\u00e7ur Ismail Qemali e deri n\u00eb 1920 t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb,shtetin shqiptar dhe kryeqytetin Tiran\u00eb. Ti historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sigurisht e di,por se di a e ndjen po aq sa at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr hirt\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrirje kohore,pra deri n\u00eb Kongresin e Lushnjes,kjo n\u00ebna jon\u00eb tejet e rropatur nd\u00ebr shekuj derdhi shum\u00eb gjak(ende kam fjal\u00ebt e gjyshes time: isha e vog\u00ebl dhe teksa ecja me familjen q\u00eb t\u00eb mos na therrnin andart\u00ebt grek\u00eb ,pellgjet q\u00eb i kujtoja se ishin me uj\u00eb gjat\u00eb rruges ishin me gjak).Por ja vlejti ai gjak martir\u00ebsh jo vet\u00ebm p\u00ebr trungun am\u00eb,por edhe p\u00ebr bij\u00ebn Kosov\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk do ta arrinte pavar\u00ebsin\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ekzistonte si shtet i shqiptar\u00ebve per gati t\u00ebr\u00eb shekullin e 20 -t\u00eb. Pavar\u00ebsi me gjak edhe p\u00ebr.ju. Sigurisht Kosova e ka m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt dhe na dh\u00ebmb m\u00eb shum\u00eb ,ama po aq, kjo duhet t\u00eb na kujtoj\u00eb sikur ka ndodhur dje gjakun e derdhur rreth 100 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Do thuash dil n\u00eb tem\u00eb . Reagimi i vak\u00ebt i yni k\u00ebtej pas asaj deklarat\u00ebs t\u00ebnde,ose tregon se ende se kemi kuptuar si\u00e7 duhet, pasi as i kemi dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbart fitili q\u00eb ndeze ,ose ka koh\u00eb q\u00eb ti e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb( dhe un\u00eb e d\u00ebgjova tani)dhe reagimi n\u00eb dukje i vak\u00ebt i shqiptarve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb madhe mbart di\u00e7ka t\u00eb frikshme q\u00eb un\u00eb e njoh mjaft.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari the se: kjo nism\u00eb m\u00eb ngjan me nj\u00eb kahje lindore(pra e krijuar nga sllav\u00ebt n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar).S\u00eb dyti, p\u00ebrtej anatemimit te nism\u00ebs si t\u00eb organizuar nga sllav\u00ebt dhe Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shitur tek ta n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave te Kosov\u00ebs dhe madje edhe n\u00eb fyerje te atyre q\u00eb derdh\u00ebn gjakun p\u00ebr pavar\u00ebsi,q\u00eb Shqip\u00ebria i p\u00ebrdhos me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb .P\u00ebr ti \u201cshp\u00ebtuar\u201d krimit t\u00eb past\u00ebr q\u00eb mos dukej se e kishe me trungun am\u00eb b\u00ebre nj\u00eb p\u00ebrcaktim q\u00eb nuk e ke me Shqip\u00ebrin\u00eb, pra i bie me kryeministrin e saj. I the popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kryeministri jua b\u00ebn loj\u00eb t\u00eb pist\u00eb me vras\u00ebsit tan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund ti b\u00ebsh kombit t\u00ebnd dhe p\u00ebr mua m\u00eb e r\u00ebnda deri m\u00eb sot q\u00eb nj\u00eb shqiptar ja b\u00ebn shqiptarizmit.Edhe n\u00ebse do duam ta marrim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb Open Balkan \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesat e lindjes,nuk e marrim dot sepse deklarove nj\u00eb dyshim hipotetik, gj\u00eb q\u00eb nuk i shkon nj\u00eb lideri serioz ta shpreh\u00eb n\u00eb media pa patur argumenta ose fakte. Kjo akuz\u00eb hipotetike m\u00eb shum\u00eb d\u00ebmtoi imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb se sa t\u00eb lindor\u00ebve, pasi e trajtoje si t\u00eb shitur tek interesat e tyre. Vet\u00ebm Edi Rama q\u00eb e ke antipati duksh\u00ebm ta zuri pamjen e varreve t\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie? Ti shkel mbi gjakun e atyre q\u00eb na dhan\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe pastaj e mbyll me akuz\u00ebn q\u00eb Rama p\u00ebrdhos martir\u00ebt e Kosov\u00ebs duke u ulur me Vu\u00e7i\u00e7.Vet\u00ebm ti i jep t\u00eb drejt\u00eb vetes t\u00eb ulesh me Vu\u00e7i\u00e7 sepse vet\u00ebm ti je patriot i v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb jesh me Ram\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb tmerron idea se po t\u00eb cenon Rama eksklusivitetin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb siguroj Albin q\u00eb me k\u00ebto, ndoshta mund t\u2019ju marr\u00ebsh mendt\u00eb t\u00eb tuve, por kurr\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrahur me vaj e me uthull dhe jua fyen zgjuarsin\u00eb dhe krenarin\u00eb deri aty ku ti as do mund ta kuptosh.Nj\u00eb patriot i madh dhe burr\u00eb i men\u00e7ur s\u00eb pari do ta bisedonte me Ram\u00ebn kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb dhe ti jepte argumenta dhe fakte e analiza serioze pse ajo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kombit ton\u00eb dhe si rezultat t\u2019ja v\u00ebrtetonte q\u00eb ai ka shitur e tradhtuar interesat komb\u00ebtare. Gj\u00eb q\u00eb dukej qart\u00eb q\u00eb ti se kishe b\u00ebr\u00eb nga m\u00ebnyra si fole(nuk ka burr\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm Ram\u00ebs, por \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebsi q\u00eb ka drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb 100 vjet t\u2019ja b\u00ebje k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb n\u00eb sy )<\/em><\/p>\n<p><em>Pra p\u00ebrs\u00ebpari nuk pate burr\u00ebrin\u00eb t\u00eb flisje kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me Ram\u00ebn.S\u00eb dyti,nuk pate burr\u00ebrin\u00eb t\u00eb akuzoje direkt sllav\u00ebt me argumenta, pse mendon se eshte sajes\u00eb p\u00ebr interesat e tyre,por p\u00ebrdore dobi\u00e7ll\u00ebkun \u201cm\u00eb ngjan\u201d ?<\/em><br \/>\n<em>Natyrsh\u00ebm tani t\u00eb vjen pyetja: pse e b\u00ebra sipas teje? P\u00ebrpara se t\u00eb sqaroj pse e b\u00ebre,do analizoj se kush ta dha t\u00eb drejt\u00ebn ta b\u00ebsh. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb kushdo kryeminist\u00ebr apo president i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019ja b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur se pa Shqip\u00ebri as do kishte dhe as do ket\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Abdyl Frash\u00ebri( jam krenar q\u00eb jam pasardh\u00ebs direkt i fisit t\u00eb Dulellar\u00ebve t\u00eb Frash\u00ebrit,ku kan\u00eb lindur edhe v\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri: lexo Sami Frash\u00ebri\/ biografia e prejardhjes familjare.Dhe kjo p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb mos guxoj\u00eb kush nga taborri yt t\u00eb m\u00eb quaj\u00eb t\u00eb shitur apo antishqiptar), dihet bot\u00ebrisht q\u00eb e arriti aprovimin e port\u00ebs s\u00eb lart\u00eb p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb,por nuk pranoi kurr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhej pa Kosov\u00ebn. Dhe me k\u00ebt\u00eb shprehu t\u00ebr\u00eb shpirtin e \u00e7do shqiptari dhe jo vet\u00ebm t\u00eb vetes.Nuk d\u00ebgjon asnj\u00eb shqiptar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb thot\u00eb q\u00eb le ta merrnim ne nj\u00ebher\u00eb dhe pastaj duke par\u00eb e duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.P\u00ebrkundrazi i p\u00ebrulemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb si hebrejt\u00eb Mosiut, sepse ai \u00ebsht\u00eb Moisiu yn\u00eb,q\u00eb kryeministri Rama(dhe \u00e7do kryeminist\u00ebr q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria) as nuk mund ta mendoj\u00eb ta c\u00ebnoj\u00eb qoft\u00eb edhe pak Kosov\u00ebn, e jo m\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb interesat e tij mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn. Besoj vllai im q\u00eb ti vuan nga sindroma e marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb q\u00eb jua ke ngulur edhe atyre q\u00eb t\u00eb ndjekin, si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shaman.T\u00eb krijosh insinuat\u00eb shitjeje t\u00eb interesave komb\u00ebtare p\u00ebr kryemistrin e zgjedhur me shumic\u00eb t\u00eb past\u00ebr nga populli shqiptar \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh q\u00eb i b\u00ebn armiqve t\u00eb kombit ton\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb jesh i bindur ti dhe kushdo, q\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb nuk e ka tradhtuar kombin, sepse ne Shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb dukemi kaq jo atdhetar\u00eb do ta kishim lin\u00e7uar dhe varur me kok\u00eb posht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse do guxonte ta mendonte.Ama jemi krenar q\u00eb arrit\u00ebm ta mbajm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shtet t\u00eb pavarur derisa ta fitonte edhe pjesa tjet\u00ebr e kombit, Kosova.Q\u00eb ishte dhimbja jon\u00eb edhe kur ju n\u00ebn federat\u00ebn jugosllave jetonit shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ne, qe mezi kishim buk\u00eb dhe veshje.Nuk ju kishim kurr\u00eb zili,p\u00ebrkundrazi na vinte keq q\u00eb ishit n\u00ebn dhun\u00ebn serbe dhe jo pjes\u00eb e trungut am\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam par\u00eb lot\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tim eti kur u nda me mikun e tij t\u00eb madhin artist Fatmir Krypa,kur e p\u00ebrcolli n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. Ti se kupton \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh me nj\u00eb t\u00eb huaj pushtues mbi kok\u00eb,m\u00eb tha.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne e mbajt\u00ebm shtetin dhe kombin edhe pa buk\u00eb edhe n\u00eb luft\u00eb,edhe n\u00ebn diktatur\u00ebn m\u00eb absurde t\u00eb lindjes,por se mbajt\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr veten,por edhe p\u00ebr ju. Ndaj ti Albin jo vet\u00ebm nuk ke t\u00eb drejt\u00eb te b\u00ebsh at\u00eb deklarat\u00eb,por kushdo t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb ti nuk mund ti lejosh vetes ta trajtosh me shijet e gustot e tua si person,sepse duhet t\u00eb respektosh s\u00eb pari trungun am\u00eb. Mos e shih veten trung dhe Shqip\u00ebrin\u00eb deg\u00eb.Nuk duhet ti lejosh vetes t\u00eb b\u00ebsh kryene\u00e7in(jam i sigurt\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt Kosova do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs Open Balkan) dhe ti thuash jo Shqip\u00ebris\u00eb, sepse ja merr fytyr\u00ebn kombit dhe jo kryeministrit kushdo qoft\u00eb ai.Problemet e familjes nuk nxirren n\u00eb pazar si\u00e7 b\u00ebn ti,por diskutohen brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.Dhe kombi shqiptar e ka nj\u00eb zot,ka Shqip\u00ebrin\u00eb am\u00eb q\u00eb ende lufton me varf\u00ebrin\u00eb e saj dhe gjakun e ri q\u00eb po i ik\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar fisnik q\u00eb nuk ngurron ti shtrij\u00eb dor\u00ebn kujdo armiku t\u00eb shkuar p\u00ebr ta kthyer n\u00eb mik,sepse p\u00ebrpara se t\u00eb kemi nevoj\u00eb t\u00eb qajm\u00eb ata bij e bija q\u00eb na vran\u00eb,kemi nevoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos hapur m\u00eb varre t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb qajm\u00eb s\u00ebrish.Kemi nevoj\u00eb t\u00eb lidhemi bashk\u00eb si Ballkan q\u00eb t\u00eb na marr\u00eb seriozisht bota si treg potencial ballkanik dhe jo si ca barbar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb mendjen vet\u00ebm si t\u00eb vriten. P\u00ebrpos k\u00ebsaj ti Albin po krijon nj\u00eb precedent t\u00eb tmerrsh\u00ebm mes shtetit am\u00eb dhe Kosov\u00ebs.Po fut p\u00ebrplasjen nd\u00ebrmjet mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tu dhe atyre t\u00eb kryeministrit shqiptar dhe partise s\u00eb tij q\u00eb jan\u00eb me mij\u00ebra nga t\u00eb dyja krah\u00ebt.Dhe nj\u00eb p\u00ebrplasje aspak politike apo partiake,sepse ne duam sduam jemi n\u00eb shtete t\u00eb ndrysh\u00ebm pavar\u00ebsisht se nj\u00eb komb .Si mendon ti se ndjehen mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ram\u00ebs kur lexojn\u00eb komente absurde n\u00eb internet p\u00ebr dy tr\u00ebndafila bardh\u00eb e kuq (,sinjifikim i prind\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb)t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tu q\u00eb i lidhin me flamurin serb?Nuk do t\u00eb ta fali kurr\u00eb historia n\u00ebse do fus\u00ebsh p\u00ebr\u00e7arjen dhe urrejtjen mes shqiptar\u00ebsh p\u00ebr hir t\u00eb egos t\u00ebnde.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket asaj se pse e b\u00ebn t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb,besoj se pas kaq e kaq sa sqarova \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb fare.Ti do dhe vlerson vet\u00ebm veten dhe jo kombin.Ti sjell partin\u00eb t\u00ebnde ne zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb kombi shqiptar kudo qe eshte tashm\u00eb do drejtohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme nga Albin Kurti, pra Kosova dhe jo Shqip\u00ebria.Kinse kryeministri shqiptar nuk e meriton sepse e ka nxjerr kombin shqiptar n\u00eb treg dhe ti je i vetmi shp\u00ebtimtar.Je totalisht i papjekur dhe i verb\u00ebr djal\u00eb i mbar\u00eb. Jo q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt ska shanse t\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb ty t\u00eb na kal\u00ebrosh me filozofin\u00eb t\u00ebnde patriotike mesjetare,q\u00eb neve na dukesh si donkishot(madje na hap zorr\u00ebt se na kujton propagand\u00ebn e Enverit p\u00ebr atdheun q\u00eb p\u00ebr pak na shpifi edhe vet\u00eb atdheun),por jam i bindur q\u00eb as shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ta lejojn\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb q\u00eb ti kujton se e b\u00ebn kaq t\u00eb sofistikuar sa s\u2019ta kuptojn\u00eb.Ti s\u00eb pari, shih t\u00eb merresh me ata q\u00eb e zhvat\u00ebn p\u00ebrpara teje at\u00eb Kosov\u00eb dhe po ke k\u00ebllqe gje fakte dhe d\u00ebrgoi p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb.S\u00eb dyti, forco ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe jo politik\u00ebn e jashtme t\u00eb saj ,sepse sa t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria do jet\u00eb edhe Kosova dhe k\u00ebt\u00eb se luan as topi . S\u00eb treti, Ram\u00ebs q\u00eb ti kujton se po e mbroj(ska fare nevoj\u00eb ta mbroj\u00eb askush,un\u00eb mbroj vet\u00ebm kombin tim) v\u00ebrtet e kam mik e shok p\u00ebr kok\u00eb( n\u00eb studio kur vjen b\u00ebn art ,si\u00e7 ata dy tr\u00ebndafilat e prind\u00ebrve t\u00eb vet q\u00eb i l\u00ebshove llapaqen\u00ebt),i kam b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb jo nj\u00eb shkrim e dy,por pafund si dhe ku e ku m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr se ky q\u00eb t\u00eb rezervova ty sot. S\u00eb kat\u00ebrti do vler\u00ebsoja moslejimin nga ana jote t\u00eb p\u00ebrdhosjes me komente talebaneske t\u00eb k\u00ebsaj letre t\u00eb hapur ,drejtuar ty, nga detashmentet e ruajtjes me fanatiz\u00ebm t\u00eb figur\u00ebs t\u00ebnde n\u00eb fb.<\/em><\/p>\n<p><em>Uroj pas k\u00ebsaj t\u00eb b\u00ebhemi miq t\u00eb mir\u00eb dhe madje t\u00eb ftoj n\u00eb atelie kur t\u00eb t\u00eb bjer\u00eb rruga p\u00ebr Tiran\u00eb V\u00ebllaz\u00ebrisht, Adi Dule.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skulptori Adi Dule, i njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt si artisti q\u00eb ndan studion e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i\u00a0 ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti. Shkrimin e tij, Dule e nis duke e prezantuar veten si artisti q\u00eb njihet p\u00ebr oxhakun e tij\u00a0(referuar pamjeve t\u00eb 3 viteve m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-198746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}