{"id":199696,"date":"2021-08-28T19:15:16","date_gmt":"2021-08-28T17:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=199696"},"modified":"2021-08-28T19:16:01","modified_gmt":"2021-08-28T17:16:01","slug":"ramazan-ceka-shkodran-lind-nuk-behesh-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ramazan-ceka-shkodran-lind-nuk-behesh-ne-amerike\/","title":{"rendered":"Ramazan \u00c7eka: SHKODRAN LIND, NUK B\u00cbHESH N\u00cb AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong> Ramazan \u00c7eka<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dark\u00eb mes miqsh me shkodranin m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb New Jerseyt.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sezoni veror \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si stina e ngroht\u00eb, ku shum\u00eb kush planifikon pushimet vjetore pse jo dhe angazhimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb dasmat, fejesat e g\u00ebzimet familjare, gj\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradicionale q\u00eb qyteti t\u00eb gum\u00ebzhij\u00eb si nj\u00eb amfiteat\u00ebr, ku autokolona t\u00eb gjata dasmor\u00ebsh pushtojn\u00eb rrug\u00ebt, duke i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb tyre familjar, aq sa me g\u00ebzimin e tyre, gjith\u00eb shend e ver\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, prej jav\u00ebsh qyteti i Shkodr\u00ebs ka marr\u00eb emrin qyteti i dasmave.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj vere vihet re nj\u00eb fluks i madh emigrant\u00ebsh dhe makinash me targa t\u00eb huaja, t\u00eb cil\u00ebt mesa duket p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb e n\u00eb pamund\u00ebsi udh\u00ebtimi, dasmat, g\u00ebzimet dhe pushimet e tyre u detyruan t&#8217;i shtyjn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Fluksi i madh i t\u00eb ardhurve e ka gjall\u00ebruar edhe qytetin, aq sa \u00e7\u00acdo dit\u00eb takoj miq e t\u00eb af\u00ebrm n\u00ebp\u00ebr kafe, rrugica e sheshe, t\u00eb cil\u00ebt me mall e g\u00ebzim p\u00ebr vendin dhe njer\u00ebzit e ndajn\u00eb me ne lumturin\u00eb e prezenc\u00ebs mes nesh. E till\u00eb ishte edhe biseda e ngroht\u00eb me mikun tim Edmond Drishti i ardhur nga Amerika, nga i cili mora shkas t\u00eb shkruaj k\u00ebto pak rreshta p\u00ebr t\u00eb, si nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb ndritura shkodran, i cili dhe pse i lindur n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt kurr\u00eb si harroi rr\u00ebnj\u00ebt e veta q\u00eb i manifeston me patriotizmin e tij t\u00eb flakt\u00eb q\u00eb e karakterizon.<\/p>\n<p>Jam shkodran me gjak shqiptari,<\/p>\n<p>Do flas gjuh\u00ebn q\u00eb m&#8217;la i pari,<\/p>\n<p>Se shkodran nana t\u00eb lind,<\/p>\n<p>E nuk bahesh n&#8217;Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse ishim takuar shpesh p\u00ebr kafe e biseda miqsore, k\u00ebsaj here kishte ardhur enkas p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb familjare, t\u00eb cil\u00ebn e shtronte kryesisht p\u00ebr miqt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb babait dhe familjes s\u00eb tij. U ndjeva tep\u00ebr i vler\u00ebsuar, pse jo edhe i privilegjuar.<\/p>\n<p>Krenaria p\u00ebr origjinen dhe mir\u00ebnjohja p\u00ebr prind\u00ebrit tregohet me vepra edhe n\u00eb raste g\u00ebzimesh, sikurse kjo dark\u00eb e shtruar n\u00eb nder t\u00eb miqve te bab\u00ebs se tij nga Eddie Drishti (Edmond Drishti), i cili edhe pse me banim n\u00eb Amerik\u00eb kurr\u00eb nuk e harroi detyren e tij m\u00eb sublime, si djali i shkodranit t\u00eb thekur Bahri Drishti. Respekti ndaj njeriut m\u00eb t\u00eb \u00e7muar babait, dhe mbajtja gjall\u00eb e lidhjes dhe mir\u00ebnjohjes ndaj miqve te tij m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e nxiti t\u00eb shtronte k\u00ebt\u00eb sof\u00ebr bujare.<\/p>\n<p>Ishin miq t\u00eb njohur nga kujtimet e babait me t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vite me rradh\u00eb Bahri Drishti, i tretur larg vendlindjes me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehej pran\u00eb tyre, ushqeu me vlera patriotike f\u00ebmij\u00ebt e tij, kjo b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb prej tyre t&#8217;i kishte rreth tryez\u00ebs me dashamirsin\u00eb e prezenc\u00ebs s\u00eb secilit prej tyre, t\u00eb cil\u00ebt duksh\u00ebm e lumturonin Edin.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 miqve t\u00eb vjet\u00ebr, Edmondi kishte ftuar edhe shum\u00eb miq t\u00eb tij, ku mes tyre ishte i pranish\u00ebm edhe k\u00ebng\u00ebtari i madh G\u00ebzim Nika, i cili i dha g\u00ebzim e gjall\u00ebri akoma m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebsaj darke t\u00eb ngroht\u00eb e bujare, ku bashk\u00eb me k\u00ebng\u00ebt e k\u00ebnduara prej tij g\u00ebrshetoheshin puhiza detare dhe dallg\u00ebt q\u00eb puthnin bregun fare pran\u00eb lokalit ku ishim mbledhur n\u00eb plazhin e Velipoj\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vlerat dhe kontributin e shkodranit Edmond Drishti pati edhe nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ku Qendra e Artit dhe Kultur\u00ebs Shqiptare i kishte akorduar nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb cil\u00ebn ia dorzoi vet\u00eb drejtori z. Minella Kureta i ardhur enkas nga Tirana, me motivacionin kuptimplot\u00eb: &#8220;Mirnjohje&#8221;. I jepet titullarit dhe personalitetit te shquar shqiptaro &#8211; amerikan z. Edmond Drishti, Komandant dhe Toger i Policis\u00eb n\u00eb Qytetin Hoboken, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe President i Sindikat\u00ebs s\u00eb Rreshter\u00ebve, Toger\u00ebve dhe Kapiten\u00ebve n\u00eb New Jersey n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr arritje profesionale dhe humane n\u00eb p\u00ebr\u00e7imin e vlera t\u00eb larta sociale, p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA. Baballar\u00ebt e mir\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb denjt\u00eb, ishte urimi q\u00eb perjet\u00ebsoi kujtimin e t\u00eb madhit Bahri Drishti, gj\u00eb q\u00eb e pasqyronte miredukimi dhe shqipja e folur aq bukur nga f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Edmond Drishti, shkodrani i lindur n\u00eb Amerik\u00eb, i martuar me nj\u00eb vajz\u00eb shkodrane me t\u00eb cil\u00ebn lind\u00ebn f\u00ebmij\u00eb edhe pse i rrethuar nga nj\u00eb kultur\u00eb multietnike, ka ditur t\u00eb ushqej\u00eb veten dhe familjen me kultur\u00eb, tradita e virtyte t\u00eb larta qytetare shkodrane, prandaj \u00ebsht\u00eb nder dhe krenari p\u00ebr Shkodr\u00ebn q\u00eb djem si Edi ia ndrisin faqen dhe rrisin vlerat kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me q\u00ebndrimin dhe kontributin e tyre n\u00eb komunitetin ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gusht 2021<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramazan \u00c7eka Nj\u00eb dark\u00eb mes miqsh me shkodranin m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb New Jerseyt. Gjithnj\u00eb sezoni veror \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si stina e ngroht\u00eb, ku shum\u00eb kush planifikon pushimet vjetore pse jo dhe angazhimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb dasmat, fejesat e g\u00ebzimet familjare, gj\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradicionale q\u00eb qyteti t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199696","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}