{"id":199767,"date":"2021-08-29T11:32:14","date_gmt":"2021-08-29T09:32:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=199767"},"modified":"2021-08-29T11:32:14","modified_gmt":"2021-08-29T09:32:14","slug":"akuzat-ndaj-bashes-pas-largimit-te-mark-markut-kadilli-merr-ne-mbrojtje-pd-per-ata-qe-presin-van-damin-ta-thyej-ne-mes-ramen-pergjigjja-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/akuzat-ndaj-bashes-pas-largimit-te-mark-markut-kadilli-merr-ne-mbrojtje-pd-per-ata-qe-presin-van-damin-ta-thyej-ne-mes-ramen-pergjigjja-eshte\/","title":{"rendered":"Akuzat ndaj Bash\u00ebs pas largimit t\u00eb Mark Markut, Kadilli merr n\u00eb mbrojtje PD: P\u00ebr ata q\u00eb presin Van Damin ta thyej n\u00eb mes Ram\u00ebn, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kandidati p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb facebook n\u00eb lidhje me debatin e rikthyer p\u00ebr PD-n\u00eb pas l\u00ebnies s\u00eb mandatit nga deputeti i zgjedhur Mark Marku.<\/p>\n<p>Kadilli shprehet se kjo dor\u00ebheqje mjaftoi p\u00ebr t\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik problematik\u00ebn e lidershipit n\u00eb PD, gjendjen e partis\u00eb dhe misionin e saj.<\/p>\n<p>Ai shprehet se akuzat e disa prej analist\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se dor\u00ebheqja e Markut tregoi se PD \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb ciklit apo n\u00eb fund t\u00eb misionit t\u00eb saj jan\u00eb t\u00eb nxituara.<\/p>\n<p>PD ka nevoj\u00eb t\u00eb riformuloj\u00eb vetveten, t\u00eb ringrihet dhe t\u00eb riformuloj\u00eb misionin e saj me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund kryeministrin Rama dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sipas Kadillit sh\u00ebrben manifesti i tij politik.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb: P\u00ebr Bushatin dhe t\u00eb tjer\u00eb \u2013 PD nuk e ka p\u00ebrfunduar<\/p>\n<p>Mjaftoi dor\u00ebheqja e Markut p\u00ebr t\u00eb rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb debatin p\u00ebr PD, p\u00ebr problematik\u00ebn e lidershipit, gjendjen e partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur deri tek thelbi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj, tek Misioni i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb Bushati i pari dhe s\u2019do t\u00eb jet\u00eb as i fundit q\u00eb do t\u2019i rikthehet termave \u201cmbyllje e ciklit\u201d, apo \u201cfund i misionit\u201d t\u00eb PD. Q\u00eb gjendja e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e njohur. E din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se Plasari dhe Bushati, vet\u00eb demokrat\u00ebt. Ata q\u00eb kan\u00eb dhimbje p\u00ebr identitetin e tyre politik. Por, p\u00ebrtej ndjesis\u00eb q\u00eb ngacmon p\u00ebrdorimi i termit t\u00eb fort\u00eb \u201cmbyllje cikli\u201d, apo \u201cfund i misionit\u201d, sigurisht p\u00ebrtej dhe konstatimit t\u00eb gj\u00ebndjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet PD-ja sot, Bushati, Plasari dhe kushdo tjet\u00ebr nxiton. Nxiton shum\u00eb kur konstaton fundin e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e refuzoj k\u00ebt\u00eb ngut. Jo prej pasionit p\u00ebr PD-n\u00eb. As nga shpresa e ligur e kumarxhiut q\u00eb vazhdon t\u00eb luaj dhe pse po thellon humbjen duke besuar se do t\u2019i kthehet fati dhe do t\u2019i rifitoj\u00eb t\u00eb gjitha. Por, nga bindja se barku i PD-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shterp\u00eb. E refuzoj sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim thjesht\u00ebzues. Dhe duke thjesht\u00ebzuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e PD-s\u00eb, Bushati, Plasari dhe kushdo tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb konstatim e kthejm\u00ebo n\u00eb nj\u00eb bindje jo racionale por n\u00eb nj\u00eb bindje psikologjike.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00eb kam denoncuar i shqet\u00ebsuar problemet e m\u00ebdha t\u00eb PD. Por, nj\u00ebher\u00ebsh kam propozuar Manifestin Politik p\u00ebr Ringritjen e PD\u2014s\u00eb. I kam jetuar n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe nga shum\u00eb af\u00ebr pap\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e lidershipit. Monopolizimin q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb PD-s\u00eb Berisha dhe Basha. E provova n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Kryetar t\u00eb PD-s\u00eb oportunizmin e koleg\u00ebve. E kam par\u00eb n\u00eb vite degradimin e moralit n\u00eb struktura. E kam njohur, sic edhe e kam refuzuar gjithnj\u00eb fanatizmin p\u00ebr Berish\u00ebn, q\u00eb tashm\u00eb i rizgjuar po asfikson PD-n\u00eb. E kam par\u00eb me dhimbje se si l\u00ebngon PD-ja nga ata q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb rreshtat e saj vet\u00ebm me pritshm\u00ebri korruptive. Dhe k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vertikalen e struktur\u00ebs. Nga ata q\u00eb rrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb, tek ata q\u00eb shohin \u00ebndrra me tendera dhe kon\u00e7ensione. E kam shprehur q\u00eb jemi m\u00eb keq se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. Por, k\u00ebto jan\u00eb probleme q\u00eb burojn\u00eb nga mungesa e nj\u00eb projekti t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb strukturuar sot.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb shmangur nga Misioni i saj i formuluar n\u00eb agun e demokracis\u00eb. Por, ai mision nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, jo m\u00eb t\u00eb jet\u00eb shteruar. Ndaj gabimi i par\u00eb i konstatimit \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrrimi i Misionit me projektin aktual. Misioni yn\u00eb si PD \u00ebsht\u00eb ligjshm\u00ebria, \u00ebsht\u00eb prona private, \u00ebsht\u00eb konkurenca e lir\u00eb n\u00eb ekonomi, por edhe n\u00eb politik\u00eb dhe media e profesione. \u00cbsht\u00eb pajtimi komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb integrimi euroatlantik. Cdo shmangie nga Misioni, cdo munges\u00eb projekti p\u00ebr rrug\u00ebn e suksesit \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt q\u00eb t\u2019i rikthehen dhe ta shkruajn\u00eb n\u00eb gur Misionin.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb sistemi demokratik \u00ebsht\u00eb korruptuar r\u00ebnd\u00eb nga t\u00eb dy klikat q\u00eb dominojn\u00eb partit\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb arsyetim p\u00ebr t\u00eb supozuar fundin e Misionit. V\u00ebrtet \u201crilindist\u00ebt\u201d degraduan \u00e7do element t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb qeverisjes dhe e z\u00ebvend\u00ebsuan me sundim t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs me krimin. V\u00ebrtet PD mendon se njer\u00ebzit nuk i din\u00eb zullumet tona, thjesht\u00eb se ne demokrat\u00ebt refuzojm\u00eb t\u2019i shohim, refuzojm\u00eb t\u2019i pranojm\u00eb dhe t\u00eb kemi kurajo t\u00eb ndahemi prej tyre. Pra, e gjith\u00eb kjo kalbje e sistemit edhe pse e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri nuk mjafton.<\/p>\n<p>Bushati, Plasari dhe t\u00eb tjer\u00eb e ngren\u00eb arsyetimin e mbylljes s\u00eb ciklit dhe fundin e Misionit duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm c\u00ebshtje e lidershipit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kriza nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e k\u00ebtyre individ\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb e sistemit q\u00eb \u00ebsht\u00eb korruptuar. Por, ata q\u00eb tek \u00e7do demokrat shohin cenet e Berish\u00ebs dhe Bash\u00ebs gabojn\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb cik\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur apo ka nj\u00eb mision q\u00eb ka p\u00ebrfunduar \u00ebsht\u00eb ai i Berish\u00ebs dhe i modelit t\u00eb tij politik. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Bash\u00ebn edhe pse ai nuk ka nj\u00eb cik\u00ebl dhe as nj\u00eb mision t\u00eb vetin sepse nuk diti ose nuk deshi ta ket\u00eb. Gabojn\u00eb kur fundin e ciklit t\u00eb lidershipit e barazojn\u00eb me fundin e Misionit.<\/p>\n<p>Duksh\u00ebm logjika e tyre edhe pse nuk do t\u00eb kufizohet tek lidershipi, nguron t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e Misionit jasht\u00eb dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebtij lidershipi. Jan\u00eb hipnotizuar aq shum\u00eb nga mbiprezenca e lidershipit dhe nga bashk\u00ebjetesa me ata, sa nuk provojn\u00eb t\u00eb shohin di\u00e7ka p\u00ebrtej atyre. P\u00ebrtej Bash\u00ebs, Berish\u00ebs me kompani.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb projekt, kan\u00eb Manifestin Politik p\u00ebr Ringritjen e PD-s\u00eb. Sot at\u00eb e mb\u00ebshtesin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb PD-ist\u00eb . E mb\u00ebshtesin hapur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb PD-ist\u00eb. Ide t\u00eb reja g\u00eblojn\u00eb. Demokrat\u00ebt brenda apo jasht\u00eb PD-s\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb angazhuar kan\u00eb pranuar sot faktin q\u00eb opozita nuk \u00ebsht\u00eb ekskluzivitet i forumeve t\u00eb Bash\u00ebs dhe as i Facebook-ut t\u00eb Berish\u00ebs. P\u00ebrkundrazi. Marku n\u00eb Lezh\u00eb, dhe Andrea n\u00eb Korc\u00eb treguan se demokrat\u00ebt nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar. Energjit\u00eb politike jan\u00eb. Nevoja, n\u00eb mos e shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn e demokrat\u00ebve p\u00ebr tu p\u00ebrfaq\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb. PD \u00ebsht\u00eb votuar nga gjasht\u00ebqind mij\u00eb shqiptar\u00eb. Ka nj\u00ebqind mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Mes tyre ka njer\u00ebz me zot\u00ebsi, me moral, me ide politike q\u00eb e kap\u00ebrcejn\u00eb \u00e7do ng\u00ebr\u00e7.<\/p>\n<p>Po, PD ka nevoj\u00eb t\u00eb riformuloj\u00eb vetveten. Ka nevoj\u00eb t\u00eb riformuloj\u00eb Misionin. PD-ja ka nevoj\u00eb t\u00eb ringrihet. K\u00ebto p\u00ebrgjigje, n\u00eb mos tjet\u00ebr kund, i jep Manifesti Politik. P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb Manifesti propozon kultur\u00eb krejt t\u00eb re politike. Nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb madhe se kryetari, nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb madhe se vetvetja. Nj\u00eb PD konkuruese \u2013 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr. Propozon riformulimin e Misionit t\u00eb PD. Propozon struktura fleksib\u00ebl q\u00eb i mund\u00ebsojn\u00eb \u00e7do demokrati t\u00eb jet\u00eb vetv\u00ebprues. Siguron konkurenc\u00ebn brenda n\u00eb parti si modelim i asaj si do t\u00eb jet\u00eb konkurenca n\u00eb qeverisjen e PD-s\u00eb. K\u00ebto nuk mund t\u2019i pengoj\u00eb askush. As Basha, as Berisha. As fatalizmi i Bushatit, Plasarit dhe ndokujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo PD q\u00eb ringrihet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja p\u00ebr ata q\u00eb pyesin, si mundet Rama. P\u00ebr ata q\u00eb presin Van Damin ta thyej n\u00eb mes Ram\u00ebn. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr ata q\u00eb pyesin, si i mbron votat. Vot\u00ebn e mbron vlera e shpres\u00ebs q\u00eb jep kjo PD e ringritur.<\/p>\n<p>Prandaj, deri sa t\u00eb ket\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb besojn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb aktiv dhe t\u00eb vendosur p\u00ebr Misionin e pap\u00ebrmbushur t\u00eb PD\u2014s\u00eb, askush nuk duhet t\u00eb nxitoj\u00eb t\u2019i shkruaj PD-s\u00eb epitafin. P\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u2019i shkruajn\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kandidati p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb facebook n\u00eb lidhje me debatin e rikthyer p\u00ebr PD-n\u00eb pas l\u00ebnies s\u00eb mandatit nga deputeti i zgjedhur Mark Marku. Kadilli shprehet se kjo dor\u00ebheqje mjaftoi p\u00ebr t\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik problematik\u00ebn e lidershipit n\u00eb PD, gjendjen e partis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":189167,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199767","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199767\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189167"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}