{"id":200412,"date":"2021-09-03T18:23:59","date_gmt":"2021-09-03T16:23:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=200412"},"modified":"2021-09-03T18:23:59","modified_gmt":"2021-09-03T16:23:59","slug":"berisha-ben-thirrje-ngrihuni-kunder-klikes-mandati-i-trete-i-rames-me-i-rrezikshmi-ne-historine-e-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/berisha-ben-thirrje-ngrihuni-kunder-klikes-mandati-i-trete-i-rames-me-i-rrezikshmi-ne-historine-e-kombit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Berisha b\u00ebn thirrje: Ngrihuni kund\u00ebr klik\u00ebs! Mandati i tret\u00eb i Ram\u00ebs, m\u00eb i rrezikshmi n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha e quan mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb kryeministrit Edi Rama si \u201cfatkeq\u00ebsin\u00eb e tret\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Berisha rendit arsyet q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb mandatine tret\u00eb \u00eb ram\u00ebs \u201cm\u00eb t\u00eb rrezikshmin n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Berisha p\u00ebrs\u00ebrit akuzat ndaj Ram\u00ebs si vjedhje me rrug\u00ebt, taksat, shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb narkoshtet, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ish-kryeministri tashm\u00eb i shpallur non-grata nga SHBA, dhe q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb jasht\u00eb parlamentit, thot\u00eb se Rama planifikon ta fshij\u00eb Kosov\u00ebn nga harta duke e vendosur n\u00ebn ndikimin e anti-shqiptar\u00ebve t\u00eb Beogradit. Berisha i b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve \u201ct\u00eb ngrihen kund\u00ebr klik\u00ebs antishqiptre\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb i Berish\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Rama 3 apo fatkeqesia e trete kombetare e Shqiperise dhe shqiptareve!<\/p>\n<p>Miq, dje Kreu i Meduzes se krimit te organizuar karteleve te droges dhe korrupsionit shpalli emrat e narkoqeverise Rama 3 apo fatkeqesise se trete kombetare per Shqiperine.<\/p>\n<p>Rama 3 eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse ardhja ne pushtet per te treten here Edvin Kristaq Rames bazohet ne instalimin e partise shtet, blerjen masive te votes, perdorimin masiv te te dhenave personale njelloj si ne diktature, dhunimin nga bandat dhe krimi i votes se qytetareve shqiptar.<\/p>\n<p>Mandati i trete i Edvin Kristaq Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare e shqiptareve sepse vjen pas dy mandateve ne te cilat shqiptaret u mashtruan u varferuan u izoluan si kurre ndonjehere me pare ne keto 30 vite.<\/p>\n<p>Sot pas dy mandateve, shqiptaret, nga qytetaret me rrogen mesatare me te larte ne rajon, kane rrogen mesatare me te ulet ne rajon, 30% me te ulet edhe se Kosova.<\/p>\n<p>Sherbimet ndaj qytetareve u shpartalluan, nga covid 19 vdiqen me shume shqiptaret se \u00e7do komb tjeter ne Europe dhe ne bote, kjo sepse ata jane qytetaret me te pambrojtur te kesaj toke.<\/p>\n<p>Mandati i trete i Edvin Rames eshte fatkeqesia e trete kombetare sepse njelloj si dy te tjerat do jete mandati i krimit, droges, konsolidimit perfundimtar te narkoshtetit dhe kakistokracise.<\/p>\n<p>Ne dy mandatet para te Kreut te Meduzes, Shqiperia u shnderrua ne narkoshtetin e vetem ne Europe, qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut, Lindjes se mesme dhe Amerikes se Jugut, prodhues kryesor i kanabisit ne Europe, rruge kryesore e heroines per Europen dhe baze e madhe e zbarkimit te drogave te forta nga Amerika Latine.<\/p>\n<p>Rama tre eshte fatkeqesia e trete madhore e shqiptareve sepse njelloj si dy mandatet e tjera bazohet ne vjedhjen ne taksa, dogana, prokurime te te ardhurave te qytetareve shqiptar nga klika kleptokratike ne pushtet. Ne dy mandatet e shkuara korrupsioni kapi nivelet me te larta te pushtetit, Shqiperia u ngjit ne vendin e dyte ne bote per ryshfetin, prokurimet sekrete u rriten me 15 here, \u00e7mimi i ndertimit te nje km rruge u rrit me 8 here.<\/p>\n<p>Mandati i trete nis kur per shkak te vjedhjeve te papermbajtura nga Kreu i Meduzes dhe hajnat e tij ne Shqiperi kane perfunduar se ndertuari gjithsej 27 km rruge te bajpasit te Fierit dhe 7 km rruge Ibe Farke traseja e te cilave ishte ngritur para vitit 2013. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 u ndertuan 11300 km rruge autostrada ura dhe tunele.<\/p>\n<p>Mandati i trete eshte mandati i fatkeqesise se trete kombetare sepse:<\/p>\n<p>1- Me dy mandatet e tij Edvin Kristaq Rama u deshmua nje Vaso \u00c7ubrillovic i vertet i cili me politiken qe ndoqi perzuri nga Shqiperia mbi 530000 qytetar te saj.<\/p>\n<p>2- Ai me muret e droges, krimit dhe korrupsionit, qe ndertoi ne dy mandatet e shkuara i mbylli dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me BE. Nderkohe qe ne vitet 2005-2013 Shqiperia arriti:<\/p>\n<p>\u2043 firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit me BE,<\/p>\n<p>\u2043 pranimin e kerkeses se saj per tu bere vend anetar i BE,<\/p>\n<p>\u2043 liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian dhe<\/p>\n<p>\u2043 rekomandimin para zgjedhjeve te vitit 2013 te Komisionit\u00a0 Europian per statusin e vendit kandidat.<\/p>\n<p>\u2043 Ajo mori ftesen dhe u antaresua ne NATO.<\/p>\n<p>3-Se fundi mandati i trete i Zografit Bis eshte mandati me i rrezikshem ne historine e kombit shqiptar, ky eshte mandati i zvoglimit te Shqiperise me mijra kilometra ne hapsiren e saj detare dhe ajrore<\/p>\n<p>-Ne dy mandatet e meparshme njelloj si Jorgo Kristaqis Zografi qe dekaden e dyte te shekullit te kaluar shiti jugun e vendit tek padronet e tij, Edvin Kristaqis Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 1200 km katror hapsire detare dhe dhe triliona euro depozita gazi dhe nafte ne ujrat tona territoriale si dhe qindra km hapesire ajrore. Kete mandat ai do sanksionoje ne ligje shitjen e territoreve ujore dhe pasurive nenujore perrallore te Shqiperise dhe hapsires se saj ajore.<\/p>\n<p>Mandati i trete i Argatit te Vu\u00e7i\u00e7it eshte mandati me i rrezikshem ne historine e kombit shqiptar mandati i vasalitetit te plote te Shqiperise ndaj Beogradit, te rrethimit te Kosoves nga klikat antishqiptare te Tiranes dhe Shkupit.<\/p>\n<p>Ne dy mandatet e para Trojka famezeze shqipfolese por albanofobe Rama-Tha\u00e7i-Baton Stanishiqi bene gjith\u00e7ka te coptonin dhe ndanin Kosoven po deshtuan.<\/p>\n<p>Ne mandatin e dyte Edvin Kristaq Rama firmosi traktatin antishqiptar te serbomadhise te Novisadit ne harten e te cilit padroni Vu\u00e7i\u00e7 dhe lakejt e tij Rama Zaev fshine Kosoven nga harta e Ballkanit dhe krijuan Minijugosllavine me emrin kallp Minishengen duke shnderruar keshtu Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ne shtete vasale te Beogradit. Pas ketij akti te tradhetise se larte kombetare argati i Beogradit do shpallte me porosi te padronit Vu\u00e7i\u00e7 lufte te ftohte Prishtines.<\/p>\n<p>Per mbrojtjen nga perdhosja e gangestereve te Ballkanit te emrit Shengen, BE urdheroj ndalimin e perdorimit te ketij emri si maske e Minijugosllavise. Kjo detyroi serbomadhin\u00a0 Vu\u00e7i\u00e7 ti ndryshoje emrin Minijugosllavise nga Minishengen ne Ballkan i Hapur dhe te firmose me argatet e tij ne Shkup traktatin e Ballkanit te Hapur perseri per nje Minijugosllavi dhe per te nderuar keshtu multimiliardierin George Soros qe ka propozuar i pari kete krijese.<\/p>\n<p>Mandati i trete do jete pra mandati i vasalizimit te plote te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut ndaj Beogradit, i rrethimit te Kosoves pothuaj nga te gjitha anet nga klika antishqiptare serbe, maqedonase dhe shqiptare albanofobe.<\/p>\n<p>Te gjitha keto te dashur miq, jane nje thirrje nje kushtrim per \u00e7do qytetar shqiptar te ngrihet kunder kesaj klike antikombetare te ngritur mbi krimin, drogen, korrupsioni dhe tradhetine e larte kombetare. sb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha e quan mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb kryeministrit Edi Rama si \u201cfatkeq\u00ebsin\u00eb e tret\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Berisha rendit arsyet q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb mandatine tret\u00eb \u00eb ram\u00ebs \u201cm\u00eb t\u00eb rrezikshmin n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar\u201d. Berisha p\u00ebrs\u00ebrit akuzat ndaj Ram\u00ebs si vjedhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":169873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-200412","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}