{"id":201202,"date":"2021-09-08T17:07:40","date_gmt":"2021-09-08T15:07:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201202"},"modified":"2021-09-08T17:07:40","modified_gmt":"2021-09-08T15:07:40","slug":"te-premten-nis-pune-parlamenti-i-ri-shqiptar-paralajmeron-isp-te-tjere-emra-deputetesh-pritet-te-japin-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-premten-nis-pune-parlamenti-i-ri-shqiptar-paralajmeron-isp-te-tjere-emra-deputetesh-pritet-te-japin-doreheqjen\/","title":{"rendered":"T\u00eb premten nis pun\u00eb parlamenti i ri shqiptar, paralajm\u00ebron ISP: T\u00eb tjer\u00eb emra deputet\u00ebsh pritet t\u00eb japin dor\u00ebheqjen"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 10 shtator do t\u00eb hapet legjislatura e re parlamentare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrpunuara nga Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP) p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tret\u00eb radhazi. Pas 1997 dhe 2017 \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb PS qeveris e vetme, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr aleat\u00eb politik\u00eb. Mazhoranca aktuale ka t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr mandatesh si m\u00eb 2017, me dallimin se q\u00eb n\u00eb fillim ka mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb 3 mandateve t\u00eb PSD, duke pasur de facto 77 deputet\u00eb, 6 m\u00eb shum\u00eb sesa mazhoranca e nevojshme p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me merr debati mbi mandatin e ish Presidentit\/Kryeministrit Berisha, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pes\u00eb deputet\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dy emra n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga mandati p\u00ebrpara betimit n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>ISP llogarit t\u00eb ket\u00eb edhe emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebhiqen ndofta gjat\u00eb sesionit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb seanc\u00ebn hap\u00ebse nuk do t\u00eb jen\u00eb 140 deputet\u00eb (nuk jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga KQZ disa nga ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt duhet t\u00eb deklarojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb n\u00eb grupe parlamentare. Pritet q\u00eb LSI (4) dhe PR (3) t\u00eb ndihmohen nga PD dhe aleat\u00ebt e saj t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u00eb krijuar grup parlamentar. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb ende n\u00ebse PS do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ritual me PSD (3).<\/p>\n<p>N\u00eb legjislatur\u00ebn e 10-t\u00eb n\u00eb tri dekadat e fundit, PS do t\u00eb ket\u00eb kryetarin e Kuvendit, i kat\u00ebrti pas Islamit (1991), Dokles (2001), P\u00ebllumbit (2003) dhe Rucit (2017). N\u00eb dy legjislatura PS ia besoi drejtimin e Kuvendit aleat\u00ebve politik\u00eb, Gjinushi nga PSD m\u00eb 1997 dhe Meta nga LSI m\u00eb 2013. Drejtuese do t\u00eb jet\u00eb Lindita Nikolla, e dyta grua drejtuese pas Jozefina Topalli (2005-2013). N\u00eb dallim nga Topalli, e cila ishte kryetare e Komisionit t\u00eb Ligjeve (1996) dhe zv\/kryetare e Kuvendit n\u00eb vitet 1997-2005, zonja Nikolla nuk ka p\u00ebrvoj\u00eb drejtimi parlamentar n\u00eb dy nivelet, n\u00eb komisione dhe si institucion. Po ashtu, edhe zv\/kryetari i Kuvendit nga opozita, Enkelejd Alibeaj, nuk ka pasur rol drejtues n\u00eb krye t\u00eb komisioneve dhe as t\u00eb Kuvendit. Zv\/kryetari i par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb caktuar ende (nga PS).<\/p>\n<p>Sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit mbledhja e par\u00eb e par\u00eb e legjislatur\u00ebs s\u00eb Kuvendit, deri n\u00eb zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb deputet\u00ebve aktual\u00eb, deputeti m\u00eb i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Luljeta Bozo (78), ndjekur nga Sali Berisha (77). Sipas rregullores, n\u00eb rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti q\u00eb \u00ebsht\u00eb pas tij m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Politike, k\u00ebshtu ndodhi m\u00eb 2013, kur vendin e Berish\u00ebs e pasoi Namik Dokle, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 67 vje\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb vite seancat jan\u00eb hapur nga deputet\u00ebt m\u00eb t\u00eb moshuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00c7ar\u00e7ani, Arbnori, Godo, Agolli, P\u00ebllumbi, Xhuveli, Beja, Dokle dhe Bare. Kuvendi do t\u00eb ket\u00eb edhe sekretarin\u00eb e tij, kryesisht t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre deputet\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj (aktualisht jan\u00eb Ulliri nga PD, Rakipi dhe emri pasues i Kok\u00ebs q\u00eb pritet n\u00eb Durr\u00ebs, Ana Dhamo nga PS).<\/p>\n<p>Drejtimi i mbledhjes e sekretaria nuk kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs ceremoniale dhe memories parlamentare, kurse drejtimi i Kuvendit merr vler\u00eb kryesore. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instituti t\u00eb Studimeve Politike, kryetar\u00eb n\u00eb vite kan\u00eb qen\u00eb Islami, Arbnori, Gjinushi, Dokle, P\u00ebllumbi, Topalli dhe Meta. Tre prej tyre, \u2013 Islami, Arbnori e Dokle kan\u00eb pasur mandate gjysmake (1991 dhe 1997 p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, kurse m\u00eb 2002 p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes), kurse t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb drejtuar me mandat t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ru\u00e7i dhe P\u00ebllumbi jan\u00eb kryetar\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb refuzuan rizgjedhjen deputet, i pari duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pas zgjedhjeve dhe i dyti duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje p\u00ebrpara zgjedhjeve. Kryetarja e re, Nikolla, ka qen\u00eb ministre e arsimit p\u00ebrpara se t\u00eb largohej nga protestat studentore t\u00eb vitit 2018-2019.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin statistikor t\u00eb mbledhur nga ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP), nga dhjet\u00eb legjislatura, gjysma e tyre (5) jan\u00eb bojkotuar n\u00eb seancat e hapjes, (3 her\u00eb PD dhe 2 her\u00eb PS). Kjo legjislatur\u00eb nis pa bojkot parlamentar. Lidhur me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Kuvendit, t\u00eb dh\u00ebnat e ISP d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb tre raste ka pasur votim me gar\u00eb p\u00ebr kryetar parlamenti (1992, 1997, 2005), kurse n\u00eb rastet e tjera ka pasur votim formal me nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm m\u00eb 1991 ka ndodhur q\u00eb pas votimit p\u00ebr emrin e par\u00eb nuk u vijua me votim p\u00ebr em\u00ebr tjet\u00ebr pasues (Agolli) dhe se \u00ebsht\u00eb i vetmi rast kur votimi p\u00ebr kryetarin ishte i hapur. Viti 1991 ishte ndofta i vetmi ku lejohej dhe u zhvillua debat p\u00ebr emrin e kryetarit, kurse me Rregulloren e re t\u00eb Kuvendit, zgjedhja e tij b\u00ebhet pa debat.<\/p>\n<p>Mbledhja e parlamentit me 10 shtator p\u00ebrputhet me p\u00ebrcaktimin kushtetues t\u00eb mandatit t\u00eb parlamentit t\u00eb vjet\u00ebr (4 vjet, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb). Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb parlamenti mblidhet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb premte, pasi m\u00eb 1997 dhe 2017 \u00ebsht\u00eb mbledhur n\u00eb fundjav\u00eb dhe n\u00eb pes\u00eb raste t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb mbledhur dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, pra n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Rregullores, Presidenti mund t\u00eb adresoj\u00eb mesazh publik p\u00ebr parlamentin, por nuk pritet q\u00eb kjo t\u00eb ndodh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit politik midis mazhoranc\u00ebs dhe presidentit. Pjesa tjet\u00ebr e procedurave mund t\u00eb lejoj\u00eb mbledhje n\u00eb dit\u00ebt vijuese t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Tradicionalisht, parlamentet e reja n\u00eb shtator nxitojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kryeministrin, programin dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit t\u00eb ri qeveritar p\u00ebrpara jav\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb shtatorit, kur kryeministri zakonisht udh\u00ebton p\u00ebr n\u00eb mbledhjet e Asambles\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), duke pasur k\u00ebshtu nj\u00eb legjitimitet t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr bisedime t\u00eb ndryshme politike t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19 dhe konfirmimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb nuk ka ende njoftim zyrtar n\u00ebse n\u00eb OKB do t\u00eb jet\u00eb Presidenti, Kryeministria apo Ministri i Jasht\u00ebm.\/ISP<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 10 shtator do t\u00eb hapet legjislatura e re parlamentare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrpunuara nga Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP) p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tret\u00eb radhazi. Pas 1997 dhe 2017 \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb PS qeveris e vetme, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":140528,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201202","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201202\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}