{"id":201503,"date":"2021-09-10T08:32:31","date_gmt":"2021-09-10T06:32:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201503"},"modified":"2021-09-10T08:32:31","modified_gmt":"2021-09-10T06:32:31","slug":"andi-bushati-flet-per-perjashtimin-e-berishes-pd-nje-cete-bashibozukesh-qe-ia-kane-kapur-komandantin-peng","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/andi-bushati-flet-per-perjashtimin-e-berishes-pd-nje-cete-bashibozukesh-qe-ia-kane-kapur-komandantin-peng\/","title":{"rendered":"Andi Bushati flet p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs: PD, nj\u00eb \u00e7et\u00eb bashibozuk\u00ebsh q\u00eb ia kan\u00eb kapur komandantin peng\u2026"},"content":{"rendered":"<p>E gjith\u00eb m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, e deri n\u00eb fund, kur vendosi ta p\u00ebrjashtoj\u00eb at\u00eb nga PD-ja \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb njeriu t\u00eb kapur peng. Prej fillimit, me reagimin e par\u00eb publik, ai mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim as mish as peshk, q\u00eb e futi forc\u00ebn e vet politike n\u00eb konfuzion. At\u00ebher\u00eb Lapsi.al i kahasoi, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, tekstin e kreut t\u00eb PD, i cili Berish\u00ebs i detyrohej gjith\u00eb karrierr\u00ebn e tij brenda k\u00ebsaj partie dhe at\u00eb t\u00eb presidentit Meta, me t\u00eb cilin kishin qen\u00eb po aq aleat\u00eb sa kund\u00ebrshtar\u00eb: ato ishin si nata me dit\u00ebn. M\u00eb pas, meq\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo fare t\u00eb rast\u00ebsishme, vendimi i sekretarit Blinken erdhi menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, kur opozita po debatonte n\u00ebse do t\u00eb zgjidhte rrug\u00ebn radikale, apo at\u00eb institucionale p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e blerjes s\u00eb vot\u00ebs, Basha e arrosi k\u00ebt\u00eb debat, duke l\u00ebn\u00eb q\u00eb tema e njollosjes s\u00eb Berish\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej refreni dominant politik gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa z\u00ebra demokrat\u00ebsh periferik\u00eb, t\u00eb promovuar dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga ai, filluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebkohshme me analist\u00ebt e paguar nga Rama t\u00eb propogandonin iden\u00eb se opozit\u00ebs i b\u00ebn mir\u00eb divorci me Berish\u00ebn.\u00a0\u00a0Basha t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb e kaloi me gjoja heshtje dhe mosp\u00ebrfillje, pa hapur nj\u00eb debat publik, pa i konsultuar forumet e partis\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bilanc se \u00e7far\u00eb e d\u00ebmtonte m\u00eb shum\u00eb partin\u00eb, mbrojtja apo distancimi nga Berisha. Edhe n\u00eb dit\u00ebt e fundit ai \u00ebsht\u00eb takuar dy her\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me atin e vet politik dhe nuk i ka th\u00ebn\u00eb atij asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte. Berisha e ka marr\u00eb vesh vet\u00ebm 15 minuta para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve se ai do t\u00eb nd\u00ebshkohej nga partia q\u00eb pati themeluar vet\u00eb. Madje ai u vu p\u00ebrball\u00eb faktit t\u00eb kryer dhe nuk iu mund\u00ebsua t\u00eb mbrohej, as para koleg\u00ebve n\u00eb mbledhjen urgjente t\u00eb grupit t\u00eb demoktar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn taktik\u00eb zgjodhi Basha edhe me deputet\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjuan vendimin nga televizori duke pritur si dele n\u00eb hollin e PD, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen post faktum q\u00eb kishte thirrur kryetari.\u00a0\u00a0E gjith\u00eb kjo kronologji e shkurt\u00ebr q\u00eb tregon nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb tin\u00ebz partis\u00eb, edhe nj\u00eb loj\u00eb kulisash q\u00eb v\u00ebrteton se firma \u00ebsht\u00eb hedhur tjet\u00ebr kund, pasi askush nuk \u00ebsht\u00eb pyetur (njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryetarit pohonin pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se pavar\u00ebsisht kostove Berisha nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohej se kjo e d\u00ebmtonte r\u00ebnd\u00eb PD-n\u00eb) ngre disa pyetje. Pse Basha e shmangu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb prononcimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? Pse ai nuk guxoi ti\u2019a thot\u00eb asnj\u00ebher\u00eb Berish\u00ebs, n\u00eb takimet kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e aktit q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerrte? Pse nuk hapi nj\u00eb debat demokratik brenda partis\u00eb, madje edhe nj\u00eb votim n\u00eb radh\u00ebt e saj? A nuk e ka PD-ja obligimin moral t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebtin standart me PPSH-n\u00eb, e cila n\u00eb kongresin e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj b\u00ebri nj\u00eb bilanc t\u00eb trashigimis\u00eb s\u00eb epok\u00ebs enveriste?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto pikpyetje t\u00eb shtruara edhe n\u00eb sfondin e mesazheve shantazhuese q\u00eb i jan\u00eb d\u00ebrguar Bash\u00ebs nga diplomat\u00ebt amerikan\u00eb, t\u00eb cilat Lapsi i ka botuar tashm\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dyshosh se lideri demokrat ka vepruar i vetmuar e n\u00eb fsheht\u00ebsi, tamam si njeri i kapur me presh\u00eb n\u00eb duar.\u00a0Esht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb spekulosh n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb peng i ndonj\u00eb afere koruptive p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb ia kan\u00eb t\u00eb gatshme dosjen, n\u00ebse dikush i tund mbi krye historn\u00eb e lobimit n\u00eb SHBA, me para q\u00eb s\u2019u dihej burimi, n\u00ebse nj\u00eb i tret\u00eb i ka p\u00ebrmendur viz\u00ebn q\u00eb nuk e merr dot apo nj\u00eb \u201cnon grata\u201d t\u00eb mundshme.\u00a0Por, ama, nj\u00eb gj\u00eb duket sheshit: Lulzim Basha, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ka vepruar si njeri i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Atij nuk i ri as fabula e sforcuar q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebt reken t\u00eb argumentojn\u00eb se e nd\u00ebrmori veprimin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sakrifikimit t\u00eb Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ruajtur mar\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb. PD-ja e drejtuar prej tij i ka m\u00eb keq se kurr\u00eb mar\u00ebdh\u00ebniet me diplomat\u00ebt amerikan\u00eb. Ata e kan\u00eb tradh\u00ebtuar p\u00ebr marr\u00ebveshjen e 5 qershorit ku hyri n\u00eb bes\u00eb t\u00eb tyre, p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb e ka kapur t\u00eb gjith\u00ebn qeveria, ata i kan\u00eb falur Edi Ram\u00ebs edhe zgjedhjet moniste ku vodhi vetveten edhe ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme ku bleu votuesit e opozit\u00ebs. Pra, ose vet\u00ebm nj\u00eb idiot, ose dikush i marr\u00eb peng, mund t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim. Por Lulzim Basha nuk ka vepruar k\u00ebsisoj nga padija, por nga paburr\u00ebrria. Dhe kjo duket m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb ai mbajti p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar d\u00ebnimin p\u00ebr Berish\u00ebn. Ai e ngriti at\u00eb n\u00eb qiell, nuk pranoi asnj\u00eb nga akuzat p\u00ebr t\u00eb cilat e akuzojn\u00eb, e pasi tha k\u00ebto, shpalli p\u00ebrjashtimin. Mesazh m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ai po vepronte sepse ashtu e detyronin nuk kishte si t\u00eb kishte.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, i gjith\u00eb ky enumeracion i gjat\u00eb nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb tregoj\u00eb se kush ka lujatur rolin e t\u00eb mirit dhe kush at\u00eb t\u00eb t\u00eb keqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb film t\u00eb shpifur dhe t\u00eb sh\u00ebmtuar. P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e mbylli dal\u00eb ngadall\u00eb PD, p\u00ebr form\u00ebn aspak luajale se si e paracaktoi trashigimtarin e tij, p\u00ebr heshtjen dhe pafytyr\u00ebsin\u00eb q\u00eb tregoi kur spastroheshin Topalli, Bode, Patozi, Bregu, \u201cdoktori\u2019 meritonte po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fat nga djali mosmirnjojt\u00ebs dhe planprish\u00ebs. Pra, askujt nuk duhet ti vij\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0Por, nd\u00ebrkoh\u00eb interesi publik i k\u00ebsaj fabule e tejkalon disa fish fatin personal t\u00eb Bash\u00ebs dhe Berish\u00ebs. N\u00eb thelb, m\u00ebnyra sesi i pari u soll me t\u00eb dytin, se si ai planifikoi n\u00eb vetmi dhe n\u00eb heshtje goditjen e tij ngre nj\u00eb pikpyetje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e opozit\u00ebs. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad fuqie politike, monetare dhe diplomatike ku ka mb\u00ebrritur regjimi i Ram\u00ebs, PD nuk e ka luksin t\u00eb ket\u00eb n\u00eb krye nj\u00eb shef t\u00eb shantazhuesh\u00ebm dhe t\u00eb kapur. Fatkeq\u00ebsisht kjo po ndodh. Dhe ky \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb d\u00ebshp\u00ebrues i episodit t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb Berish\u00ebs. Bashk\u00eb me pesh\u00ebn e humbjes s\u00eb liderit historik, ai po na sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb kuptuar se PD ka p\u00ebrfunduar si nj\u00eb \u00e7et\u00eb bashibozuk\u00ebsh q\u00eb komandantin ia kan\u00eb kapur peng.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E gjith\u00eb m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, e deri n\u00eb fund, kur vendosi ta p\u00ebrjashtoj\u00eb at\u00eb nga PD-ja \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb njeriu t\u00eb kapur peng. Prej fillimit, me reagimin e par\u00eb publik, ai mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim as mish as peshk, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":191470,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[4972],"class_list":{"0":"post-201503","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr-bushati-flet-per-perjashtimin-e-berishes-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}