{"id":201757,"date":"2021-09-11T11:54:05","date_gmt":"2021-09-11T09:54:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201757"},"modified":"2021-09-11T11:54:05","modified_gmt":"2021-09-11T09:54:05","slug":"cilet-kane-qene-kryetaret-e-kuvendit-ne-30-vite-si-jane-zgjedhur-votat-mbeshtetese-risite-politike-dhe-fatet-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cilet-kane-qene-kryetaret-e-kuvendit-ne-30-vite-si-jane-zgjedhur-votat-mbeshtetese-risite-politike-dhe-fatet-e-tyre\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb Kryetar\u00ebt e Kuvendit n\u00eb 30 vite? Si jan\u00eb zgjedhur, votat mb\u00ebshtet\u00ebse, risit\u00eb politike dhe fatet e tyre\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor dhe procedur\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs. Kryetari i Kuvendit \u00ebsht\u00eb institucion me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb sistemin ton\u00eb parlamentar, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb rolit q\u00eb luan n\u00eb moderimin dhe sidomos p\u00ebrfaq\u00ebsimin publik t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga modeli britanik i \u201cspeaker\u201d, ku nj\u00eb politikan moderator drejton disa legjislatura t\u00eb ndryshme, apo modelit gjerman t\u00eb drejtuesit t\u00eb Bundestag, ku kryetari ka edhe kompetenca direkte drejtimi &amp; disiplinore, n\u00eb rastin shqiptar kompetencat e kryetarit t\u00eb parlamentit jan\u00eb procedurale dhe protokollare, por sipas raporteve monitoruese t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Politike disa \u201ct\u00eb drejta\u201d, si ajo e caktimit t\u00eb delegacioneve, vizitat zyrtare, preferenca n\u00eb axhend\u00ebn parlamentare, drejtimi real i administrat\u00ebs apo pjes\u00ebmarrja n\u00eb ceremoni dhe aktivitete politike, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij m\u00eb shum\u00eb pushtet praktik sesa kompetencat ligjore, \u2013 nj\u00eb devijim nga praktikat e mira demokratike dhe tregues i brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve tona. Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tranzicionit parlamenti kishte kryesi dhe drejtuesit ishin t\u00eb vendosur s\u00eb bashku n\u00eb podiumin e Kuvendit. M\u00eb 1991 u aplikua praktika, sipas t\u00eb cil\u00ebs, nj\u00eb zv\/kryetar i p\u00ebrket partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs. Kryesia e par\u00eb e parlamentit p\u00ebrb\u00ebhej nga Kastriot Islami (PPSH), Lush P\u00ebrpali (PPSH) dhe Aleksand\u00ebr Meksi (PD). M\u00eb 1992 rolet u ndryshuan, praktik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u00e7do her\u00eb kur ka pasur rotacione politike.<\/p>\n<p><em>Kryetar\u00ebt e Kuvendit n\u00eb 30 vite- <\/em>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), n\u00eb 10 legjislatura Kuvendi ka pasur 9 kryetar\u00eb (Arbnori dhe Topalli kan\u00eb qen\u00eb drejtues secili n\u00eb dy legjislatura) dhe se vet\u00ebm dy gra kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb kryetare parlamenti (Topalli dhe Nikolla). Vet\u00ebm nj\u00eb kryetar parlamenti ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje parimore (Dokle, 2002), nj\u00eb kryetar parlamenti \u00ebsht\u00eb zgjedhur president (Meta, 2017), dhe se politikani me p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb drejtimin e parlamentit \u00ebsht\u00eb Jozefina Topalli, e cila ka qen\u00eb 8 vjet kryetare (2005-2013) dhe 8 vjet n\u00ebnkryetare e Kuvendit (1997-2005). N\u00eb dy raste drejtimi i parlamentit i \u00ebsht\u00eb besuar partive aleate (Gjinushi nga PSD 1997-2001 dhe Meta nga LSI 2013-2017), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb edhe kryetar\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb partive politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kryetar parlamenti.<\/p>\n<p>Meta \u00ebsht\u00eb i vetmi kryeminist\u00ebr dhe president q\u00eb ka qen\u00eb edhe kryetar parlamenti, Ru\u00e7i dhe Gjinushi jan\u00eb t\u00eb vetmit kryetar\u00eb parlamenti q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe n\u00eb sistemin e kaluar p\u00ebrpara 1990, po ashtu Pellumbi e Ru\u00e7i jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb pas mandatit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga politika aktive, Islami \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb gjat\u00eb viteve kaloi deputet dhe drejtues i partis\u00eb kryesore rivale, Topalli \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb pas mandatit krijoi parti t\u00eb re politike. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb votimit p\u00ebr kryetar parlamenti, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Politike (ISP), Pjet\u00ebr Arbnori (1996 dhe 1992) ka pasur p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave mb\u00ebshtet\u00ebse, p\u00ebrkat\u00ebsisht 81% dhe 66%, her\u00ebn e par\u00eb me mb\u00ebshtetjen e PSD dhe PR dhe her\u00ebn e dyt\u00eb pa pranin\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb parlament, ndjekur nga Sk\u00ebnder Gjinushi m\u00eb 1997 me 75% me votat e PS, PSD, PAD, PAA, etj, si dhe Islami m\u00eb 1991 me 68% t\u00eb votave t\u00eb PPSH.<\/p>\n<p>Kryetari me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votave mb\u00ebshtet\u00ebse ka qen\u00eb P\u00ebllumbi me 50% (2002) dhe Topalli me 51% (2009). N\u00eb rastin e zgjedh\u00ebs s\u00eb Servet P\u00ebllumbit m\u00eb 2002, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebrball\u00eb tij ishin edhe Pre\u00e7 Zogaj dhe Nikoll Lesi, secili me p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl votash mb\u00ebshtet\u00ebse. Rasti i vet\u00ebm kur deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs propozuan nj\u00eb deputet p\u00ebr kryetar Kuvendi \u00ebsht\u00eb viti 1991, kur 10 deputet\u00eb nga dy pal\u00ebt propozuan Dritero Agollin, por ai u rr\u00ebzua n\u00eb votim. Monitorimi i ISP tregon se n\u00eb disa raste zgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kushtet e bojkotit parlamentar nga opozita, dhe se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi opozita ka pasur vot\u00eb politike kund\u00ebr. Edhe n\u00eb zgjedhjen e Lindita Nikoll\u00ebs opozita votoi politikisht kund\u00ebr, duke hedhur votat jasht\u00eb kutis\u00eb s\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Aktualisht tre drejtuesit e rinj t\u00eb Kuvendit (Nikolla, Alibeaj dhe Felaj, nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb direkte t\u00eb drejtimit t\u00eb parlamentit dhe zgjidhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto poste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb prej kryesis\u00eb s\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar (Ru\u00e7i, Hysi e Murrizi) nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb deputet\u00eb. Midis drejtuesve Islami, Gjinushi dhe Nikolla jan\u00eb tre ministra t\u00eb arsimit t\u00eb zgjedhur kryetar\u00eb t\u00eb Kuvendit, ministra kan\u00eb q\u00ebn\u00eb edhe Dokle dhe Meta. Arbnori e Topalli ishin t\u00eb vetmit jo ministra n\u00eb krye t\u00eb parlamentit dhe nj\u00ebher\u00ebsh, t\u00eb vetmit ish t\u00eb perndjekur politik\u00eb. Arbnori kaloi rreth gjysm\u00ebn e jet\u00ebs aktive n\u00eb bugjet politike t\u00eb sistemit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga 9 kryetar\u00ebt 5 kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PPSH n\u00eb sistemin e kaluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor dhe procedur\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs. Kryetari i Kuvendit \u00ebsht\u00eb institucion me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb sistemin ton\u00eb parlamentar, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb rolit q\u00eb luan n\u00eb moderimin dhe sidomos p\u00ebrfaq\u00ebsimin publik t\u00eb parlamentit. Ndryshe nga modeli britanik i \u201cspeaker\u201d, ku nj\u00eb politikan moderator drejton disa legjislatura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[5004],"class_list":{"0":"post-201757","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-politike","8":"tag-lajme-zjarr-kryetaret-e-kuvendit-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201757\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}