{"id":201866,"date":"2021-09-12T08:00:41","date_gmt":"2021-09-12T06:00:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201866"},"modified":"2021-09-12T08:00:41","modified_gmt":"2021-09-12T06:00:41","slug":"sektoret-qe-po-rimekemben-dhe-ata-qe-ende-po-vuajne-pasojat-e-pandemise-ndertimet-mbeten-te-pandikuara-transporti-dhe-turizmi-larg-shifrave-te-2019","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sektoret-qe-po-rimekemben-dhe-ata-qe-ende-po-vuajne-pasojat-e-pandemise-ndertimet-mbeten-te-pandikuara-transporti-dhe-turizmi-larg-shifrave-te-2019\/","title":{"rendered":"Sektor\u00ebt q\u00eb po rim\u00ebk\u00ebmben dhe ata q\u00eb ende po vuajn\u00eb pasojat e pandemis\u00eb, nd\u00ebrtimet mbeten t\u00eb pandikuara, transporti dhe turizmi larg shifrave t\u00eb 2019"},"content":{"rendered":"<p>Sektori i fasonit, turizmit dhe transportit k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnuan rritje t\u00eb aktivitetit, por ende mbeten posht\u00eb niveleve t\u00eb parakriz\u00ebs. Nd\u00ebrtuesit, p\u00ebrpunuesit e qum\u00ebshtit, eksportuesit e fruta-perimeve pohojn\u00eb rritje t\u00eb prodhimit n\u00eb raport me 2019-n. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur realitetit t\u00eb ri, sip\u00ebrmarrjet po zbatojn\u00eb modele t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes. Ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe qeveria t\u00eb nis\u00eb rimodelimin e ekonomis\u00eb. Shum\u00eb kompani dhe shoqata t\u00eb biznesit nuk i vler\u00ebsuan pozitivisht nismat e qeveris\u00eb p\u00ebr marrje kredie, n\u00ebp\u00ebrmjet dy garancive sovrane.<\/p>\n<p>Dorina Azo<\/p>\n<p>Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kan\u00eb ndikuar pozitivisht te shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pas bllokimit dhe kusht\u00ebzimit t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb 2020. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqatave dhe kompanit\u00eb pohojn\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtij 7-mujori, aktiviteti i tyre \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2020-s. P\u00ebr disa sektor\u00eb, rikuperimi ka qen\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn e 2019-s, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb shprehen se normaliteti mund t\u00eb kthehet n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb kahun tjet\u00ebr, pandemia nxori n\u00eb pah domosdoshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me realitetin e ri. Nd\u00ebrmarrje t\u00eb shumta fason kan\u00eb investuar p\u00ebr diversifikimin e prodhimit. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur ndryshimit, kompanit\u00eb e sektorit t\u00eb sh\u00ebrbimeve kan\u00eb rritur investimet p\u00ebr porosit\u00eb delivery.<\/p>\n<p>Operator\u00eb t\u00eb strukturave akomoduese m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend po investojn\u00eb p\u00ebr ngritjen e laborator\u00ebve n\u00eb resortet e tyre, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr kryerjen e testit tampon dhe dh\u00ebnien e rezultatit p\u00ebr turist\u00ebt. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave thon\u00eb se edhe ekonomia duhet t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb re zhvillimi, duke u orientuar drejt zhvillimit t\u00eb tregtis\u00eb dixhitale dhe robotik\u00ebs. Ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb t\u00eb zbatuesh\u00ebm modelin e ri, n\u00ebse qeveria harton legjislacionin e duhur p\u00ebr p\u00ebrshtatjen.<\/p>\n<p>Pandemia diktoi nevoj\u00ebn e shum\u00eb sip\u00ebrmarrjeve p\u00ebr likuiditet, qoft\u00eb p\u00ebr pagat e punonj\u00ebsve dhe investime. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb sektorit privat, qeveria miratoi dy instrumente p\u00ebr p\u00ebrfitim kredie me vler\u00eb 26 mln lek\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e bizneseve e konsiderojn\u00eb t\u00eb paleverdish\u00ebm p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb nga Garancit\u00eb Sovrane 1 dhe 2, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb dhe burokracive.<\/p>\n<p>Kthimi i masave kufizuese t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vale tjet\u00ebr t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb muajin shtator 2021 si nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave, ashtu edhe nga bizneset, vler\u00ebsohet si nj\u00eb kthim mbrapsht i kriz\u00ebs. Nd\u00ebrsa kufizimet drastike t\u00eb ekonomis\u00eb p\u00ebrmbysin \u00e7do parashikim pozitiv t\u00eb sip\u00ebrmarrjes shqiptare p\u00ebr kthim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>Sektor\u00ebt e rim\u00ebk\u00ebmbur nga pandemia<\/p>\n<p>Pandemia tregoi se sektor\u00ebt me var\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nga tregu i jasht\u00ebm (kryesisht vendet fqinje) ishin m\u00eb t\u00eb ekspozuarit ndaj kriz\u00ebs. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prodhuesve, Arben Shkodra, thot\u00eb se te sektori i nd\u00ebrtimit, ushqimit, fruta-perimeve e bujq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re kthim i shpejt\u00eb n\u00eb normalitet. V\u00ebshtir\u00ebsi, sipas tij, po has sektori fason, i p\u00ebrpunimit dhe riciklimit t\u00eb plastik\u00ebs, si dhe vazhdon rritja galopante e \u00e7mimit t\u00eb transportit t\u00eb mallrave.<\/p>\n<p>\u201cPandemia ndikoi negativisht te disa makrosektor\u00eb t\u00eb prodhimit, nd\u00ebrsa te disa t\u00eb tjer\u00eb nuk pati ndikim. Makrosektor\u00ebt e ushqimit dhe pijes pat\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb \u2018ngrirje\u2019 kur u b\u00eb mbyllja e ekonomis\u00eb, pasi para karantin\u00ebs pat\u00ebn shitje shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vitet e tjera, sepse njer\u00ebzit m\u00ebsyn\u00eb supermarketet. Edhe gjat\u00eb 2020, k\u00ebta makrosektor\u00eb nuk pat\u00ebn probleme, p\u00ebrve\u00e7 industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb pijeve alkoolike, p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb bareve, restoranteve dhe klubeve t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sektori i nd\u00ebrtimit pati nj\u00eb \u201cngrirje\u201d momentale prej rreth 1-2 muajsh. Por pas hapjes s\u00eb ekonomis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb programeve t\u00eb rind\u00ebrtimit, ky sektor jo vet\u00ebm q\u00eb kapi trendin e vitit, por tejkaloi edhe 2019-n.<\/p>\n<p>Tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt vuajt\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb vitit pasojat e pandemis\u00eb. Shum\u00eb kompani mbyll\u00ebn aktivitetin dhe shkurtuan numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve ende nuk po e rimarrin veten p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes t\u00eb prodhimit t\u00eb stin\u00ebve dhe stokut t\u00eb magazinimeve nga mungesa e shitjeve.<\/p>\n<p>Industria automotive ka pasur r\u00ebnie t\u00eb lart\u00eb, sepse nuk kishte shitje n\u00eb 2020 t\u00eb automjeteve n\u00eb Europ\u00eb. Shqip\u00ebria ka var\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nga k\u00ebrkesa p\u00ebr materialet gjysm\u00eb t\u00eb gatshme, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb industris\u00eb automotive n\u00eb Ballkan dhe Europ\u00eb. Mungesa e shitjeve t\u00eb automjeteve ndikoi tek ulja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr materiale porosit\u00ebse, sidomos p\u00ebr alumin, hekur dhe materiale t\u00eb tjera t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb metaleve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, tregu u \u00e7orientua dhe kjo u reflektua n\u00eb rritjen galopante t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb transportit, q\u00eb ndikoi n\u00eb t\u00eb gjitha mallrat e importit. Transporti i nj\u00eb kontejneri me mallra nga 1,500 dollar\u00eb, kushton deri n\u00eb 18,000 dollar\u00eb. N\u00eb pandemi kishte edhe episode t\u00eb caktuara n\u00eb uljen drastike t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe n\u00eb fund t\u00eb 2020, rritje dyfish t\u00eb \u00e7mimit energjis\u00eb, q\u00eb ndikon te kostoja e prodhimit. Nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr q\u00eb u vu re n\u00eb pandemi ishte luhatja e shpesht\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb karburanteve, plastik\u00ebs, letr\u00ebs, q\u00eb ndikuan te rritja e kostos t\u00eb prodhimit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sektori i fasonit, turizmit dhe transportit k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnuan rritje t\u00eb aktivitetit, por ende mbeten posht\u00eb niveleve t\u00eb parakriz\u00ebs. Nd\u00ebrtuesit, p\u00ebrpunuesit e qum\u00ebshtit, eksportuesit e fruta-perimeve pohojn\u00eb rritje t\u00eb prodhimit n\u00eb raport me 2019-n. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur realitetit t\u00eb ri, sip\u00ebrmarrjet po zbatojn\u00eb modele t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes. Ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201866","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201866"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201866\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}