{"id":201874,"date":"2021-09-12T09:00:11","date_gmt":"2021-09-12T07:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201874"},"modified":"2021-09-12T09:00:11","modified_gmt":"2021-09-12T07:00:11","slug":"serbia-ia-kalon-edhe-shqiperise-rikthehet-te-pushtoje-kosoven-me-mallra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/serbia-ia-kalon-edhe-shqiperise-rikthehet-te-pushtoje-kosoven-me-mallra\/","title":{"rendered":"Serbia ia kalon edhe Shqip\u00ebris\u00eb, rikthehet t\u00eb &#8216;pushtoj\u00eb&#8217; Kosov\u00ebn me mallra"},"content":{"rendered":"<p>Mallrat e Serbis\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb largohen ndonj\u00ebher\u00eb nga Kosova. Madje prania e tyre vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb muajt e ver\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti, duke u b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish partneri kryesor i Kosov\u00ebs nga vendet e rajonit, pas r\u00ebnies s\u00eb fort\u00eb n\u00eb 2019-n. Dogana dhe Agjencia e Statistikave thon\u00eb se Serbia kishte n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve n\u00eb Kosov\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Por, ndryshe q\u00ebndron situata me mallrat e eksportuara.<br \/>\nNga Fatos Shala<br \/>\nShqip\u00ebria dhe Serbia vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb treg t\u00eb Kosov\u00ebs me produktet e importuara. Mir\u00ebpo, edhe pas shum\u00eb vitesh, fituese e k\u00ebsaj \u201clufte\u201d, \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish Serbia. N\u00eb 6 muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe bizneset po blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mallra e produkte nga Serbia sesa nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vitin 2019, kur Kosova zbatoi reciprocitetin me Serbin\u00eb q\u00eb solli pothuajse bllokimin e importeve, n\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor 2021, Serbia kaloi s\u00ebrish n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb nga rajoni i CEFTA-s, q\u00eb p\u00ebrfshin Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Malin e Zi, Maqedonin\u00eb e Veriut, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn.<br \/>\nAgjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs ka treguar se Serbia kishte pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs.  Serbia renditet e para nga shtetet me importin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me 6.4%, p\u00ebr 6- mujorin e par\u00eb, kurse Shqip\u00ebria, e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut, 5.2%.  Importet nga vendet e CEFTA-s n\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor 2021, arrit\u00ebn n\u00eb 390 milion\u00eb euro, ose 19% t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me nj\u00eb rritje prej 67%.<\/p>\n<p>Nga Serbia, importet u rrit\u00ebn me 143%, nga Shqip\u00ebria me 61%, nga Maqedonia e Veriut me 26%. Agjencia e Statistikave thot\u00eb se nga t\u00eb dh\u00ebnat e grupeve kryesore p\u00ebr import, produktet minerale p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, apo 17%, ndjekur nga makinerit\u00eb, pajisjet mekanike dhe elektrike, me 13.4%.<\/p>\n<p>\u201cKurse, 13.1% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ushqimet e p\u00ebrgatitura, pijet dhe duhani, 9.7% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb metalet baz\u00eb dhe artikujt prej tyre, 9% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mjetet e transportit, 8% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb produktet e industris\u00eb kimike dhe 6.4%, plastika, goma dhe artikujt prej tyre\u201d. Partneri kryesor i Kosov\u00ebs p\u00ebr importet vijon t\u00eb mbetet Gjermania (14.2%), e ndjekur nga Turqia (12.9), Kina (9.2%) dhe m\u00eb pas Serbia (6.4%)<br \/>\n\u00c7far\u00eb po e pengon Kosov\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tregti <\/p>\n<p>Nd\u00ebr pengesat kryesore t\u00eb identifikuara deri m\u00eb tani kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dyfishimin e procedurave p\u00ebr mallrat q\u00eb kalojn\u00eb tranzit n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb; pagesa p\u00ebr skanim t\u00eb mallrave n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, pavar\u00ebsisht destinacionit final; tarifa e lart\u00eb rrugore, \u00e7mimet referente, akcizat diskriminuese, dokumentacione shtes\u00eb sanitare dhe fitosanitare e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi nga Instituti GAP, me titull \u201cPotenciali tregtar Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri: pengesat dhe zbatimi i marr\u00ebveshjeve bilaterale\u201d, n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, ka rezultuar se megjith\u00ebse ka nj\u00eb progres t\u00eb mir\u00eb n\u00eb realizimin e marr\u00ebveshjeve tregtare mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shfaqen ende pengesa t\u00eb cilat nuk rregullohen me k\u00ebto marr\u00ebveshje, edhe pse pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt eksportues t\u00eb Kosov\u00ebs ka potencial p\u00ebr rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimit tregtar me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb identifikuar nj\u00eb mori pengesash t\u00eb cilat po e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur shfryt\u00ebzimin e k\u00ebtij potenciali. K\u00ebto pengesa, sipas studimit, jan\u00eb kryesisht t\u00eb karakterit teknik, por n\u00eb raste specifike ato shfaqen edhe n\u00eb form\u00eb t\u00eb barrierave tarifore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, kishte vler\u00ebsuar se eksportet e t\u00eb dyja vendeve jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar, p\u00ebr shkak t\u00eb burokracis\u00eb dhe t\u00eb fuqive t\u00eb disa korporatave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb konkurrenc\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProdhuesit mes vete kan\u00eb disa probleme q\u00eb i p\u00ebrdorin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po b\u00ebhet edhe m\u00eb problematike dhe e pajustifikueshme bartja e disa mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe anasjelltas. Disa produkte kan\u00eb probleme t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga Shqip\u00ebria, dhe disa t\u00eb tjera kan\u00eb probleme t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Produktet, t\u00eb cilat hasin m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb barriera tregtare n\u00eb tregun shqiptar, jan\u00eb kryesisht ato produkte me p\u00ebrmbajtje bimore dhe shtazore, t\u00eb cilat Kosova i ka me boll\u00ebk\u201d, thon\u00eb nga AKB-ja. Edhe pse sipas tyre, nuk ka v\u00ebshtir\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasi 98% e tregut \u00ebsht\u00eb i liberalizuar n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Kurse Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs tha se pengesat m\u00eb t\u00eb shumta p\u00ebr eksportuesit e Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me barriera jotarifore, t\u00eb cilat vazhdimisht hasen n\u00eb tregun e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr marr\u00ebveshjeve t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb mbetur ende pa zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cKryesisht jan\u00eb probleme q\u00eb lidhen me barriera jotarifore, t\u00eb cilat vazhdimisht hasen n\u00eb tregun e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb marr\u00eb zgjidhje pavar\u00ebsisht edhe shum\u00eb marr\u00ebveshjeve dhe diskutimeve, apo edhe si t\u00eb themi vullnetit t\u00eb shprehur s\u00eb paku gojarisht. Tash, problemet lidhen me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me njohjen e certifikatave t\u00eb ndryshme, testeve t\u00eb ndryshme laboratorike, pastaj diskriminimeve t\u00eb caktuara p\u00ebr produkte t\u00eb caktuara\u201d.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, llogaritet se mbi 70 marr\u00ebveshje tregtare jan\u00eb n\u00ebnshkruar mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, por mbi 50% prej tyre mbeten ende t\u00eb parealizuara.<\/p>\n<p>Eksport me Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Serbin\u00eb <\/p>\n<p>Kosova me vendet e CEFTA-s eksporton m\u00eb shum\u00eb mallra n\u00eb Shqip\u00ebri.  N\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor 2021, eksportet e Kosov\u00ebs me vendet CEFTA-s arrit\u00ebn n\u00eb 129 milion\u00eb euro, me rritje 31%. Eksportet e Kosov\u00ebs me vendet CEFTA-s p\u00ebrb\u00ebnin 37.5% t\u00eb eksporteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Partner\u00eb kryesor\u00eb p\u00ebr eksport nga k\u00ebto vende n\u00eb raport me totalin ishin Shqip\u00ebria me 15.3%, Maqedonia e Veriut me 11.5%, Serbia me 5.6%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb destinacioni kryesor i eksporteve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor, eksportet drejt Shqip\u00ebris\u00eb ran\u00eb gjithsesi me 10% n\u00eb krahasim me 6-mujorin e par\u00eb 2020.<br \/>\nSipas ASK-it, n\u00eb total \u201c38% t\u00eb eksporteve e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb metalet baz\u00eb dhe artikujt prej tyre; 16.1% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb artikujt e ndrysh\u00ebm t\u00eb prodhuar; 10.3% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ushqimet e p\u00ebrgatitura, pijet dhe duhani, 6.1% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb produktet minerale, 5% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb produktet bimore dhe 3.6% e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb makinerit\u00eb, pajisjet mekanike dhe elektrike\u201d, thuhet n\u00eb raport. Duke krahasuar t\u00eb dh\u00ebnat e eksporteve p\u00ebr mallrat vendore gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar me at\u00eb t\u00eb vitit 2019, shihet se ka nj\u00eb rritje vjetore p\u00ebr 23.8%.<\/p>\n<p>\u201cEksportet sipas sektor\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kishin rritje n\u00eb artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb prodhuar n\u00eb vler\u00eb rreth 49.7 milion\u00eb euro; produkte t\u00eb industris\u00eb kimike n\u00eb vler\u00eb rreth 18.7 milion\u00eb euro; produkte bimore n\u00eb vler\u00eb rreth 31.7 milion\u00eb euro; tekstil dhe artikuj tekstili n\u00eb vler\u00eb rreth 15.2 milion\u00eb euro; metalet baz\u00eb dhe artikuj prej tyre n\u00eb vler\u00eb rreth 173.9 milion\u00eb euro; mjetet e transportit n\u00eb vler\u00eb rreth 5.1 milion\u00eb euro; artikuj prej guri, all\u00e7ie, prodhim qeramike dhe qelqi, n\u00eb vler\u00eb rreth 10.4 milion\u00eb euro; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike, n\u00eb vler\u00eb rreth 20.3 milion\u00eb euro; plastik\u00eb, gom\u00eb dhe artikuj prej tyre n\u00eb vler\u00eb rreth 57.1 milion\u00eb euro; ushqime t\u00eb p\u00ebrgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan n\u00eb vler\u00eb rreth 43.5 milion\u00eb euro; let\u00ebr dhe artikuj prej letre, n\u00eb vler\u00eb rreth 4.5 milion\u00eb euro\u201d, thuhet n\u00eb raportin \u201cTregtia e jashtme e Kosov\u00ebs, viti 2020\u201d,<\/p>\n<p>Eksportet e Kosov\u00ebs n\u00eb vendet e Bashkimit Europian arrit\u00ebn n\u00eb 163.4 milion\u00eb euro, ose rreth 34.4% e eksporteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme me nj\u00eb rritje prej 28.5%. N\u00eb vitin 2020, eksportet e Kosov\u00ebs me vendet e CEFTA-s arrit\u00ebn n\u00eb 210.7 milion\u00eb euro, ose 44.4% t\u00eb eksporteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme ku kishte rritje prej 27.8%. P\u00ebr sa u p\u00ebrket eksporteve t\u00eb Kosov\u00ebs me vendet e treta, p\u00ebr vitin 2020 kan\u00eb arritur n\u00eb 100.6 milion\u00eb euro, ose nj\u00eb rritje prej 21.2%.<br \/>\nDogana: Ka rritje tek importi i mallrave nga Serbia <\/p>\n<p>Dogana e Kosov\u00ebs ka ark\u00ebtuar deri tani 819 milion\u00eb euro, ose mbi 30% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2020. P\u00ebrkund\u00ebr masave shtr\u00ebnguese p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon t\u00eb mbledh\u00eb 1.3 miliard\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. N\u00eb Dogan\u00eb thon\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn janar-gusht 2021 kan\u00eb ark\u00ebtuar rreth 200 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani kemi mbledhur 819 milion\u00eb euro, ku n\u00eb krahasim me vitin e kaluar kur kishim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 621 milion\u00eb euro ose 31% m\u00eb shum\u00eb. Por, 2020 ka qen\u00eb vit i pandemis\u00eb dhe krahasimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb edhe aq real kur ekonomia ka qen\u00eb e mbyllur. Mir\u00ebpo, n\u00ebse shikohet me vitin 2019, p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, s\u00ebrish jemi 15% m\u00eb shum\u00eb se viti 2019. Besojm\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, Dogana do t\u00eb arrij\u00eb rekordin dhe do t\u00eb kalojm\u00eb 1.2 miliard\u00ebshin, n\u00eb 1.3\u201d.<\/p>\n<p>Shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit pritet t\u00eb jet\u00eb edhe rritja e eksporteve n\u00eb 120% p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, ku deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021 pritet t\u00eb arrijn\u00eb 650 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas Dogan\u00ebs, krahas saj ka sh\u00ebnuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia vitet e fundit. \u201cN\u00eb aspektin e eksportit, ne presim q\u00eb ky vit t\u00eb jet\u00eb historik p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb kalohen\u2026 650 milion\u00eb euro mallra t\u00eb eksportuara q\u00eb konsiderohet nj\u00eb prej zhvillimeve m\u00eb pozitive. Sivjet kemi par\u00eb, p\u00ebr dallim nga vitet e fundit, nj\u00eb rritje t\u00eb eksporteve, i cili n\u00ebnkupton q\u00eb produktet e gatshme, t\u00eb cilat p\u00ebrfundojn\u00eb direkt te konsumatori n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, prandaj kjo ka ndikuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb hyra p\u00ebr eksportuesit. Eksporti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, si n\u00eb Gjermani dhe Zvic\u00ebr, Britani e Madhe dhe ShBA. Ka nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka rritje t\u00eb importit nga Serbia\u201d.<\/p>\n<p>Ecuria e tregtis\u00eb <\/p>\n<p>Nga viti 2010 e k\u00ebndej, Kosova mesatarisht importoi \u00e7do vit rreth 744 milion\u00eb euro nga vendet an\u00ebtare t\u00eb CEFTA-s. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, 134.4 milion\u00eb euro rezulton t\u00eb jet\u00eb vlera mesatare e eksportit q\u00eb Kosova u shiti k\u00ebtyre vendeve \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Vlera m\u00eb e lart\u00eb e importit t\u00eb Kosov\u00ebs evidentohet n\u00eb vitin 2017 me 856.1 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa vlera m\u00eb e ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 2019, me 502.7 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrsa vlera m\u00eb e lart\u00eb e eksportit t\u00eb Kosov\u00ebs regjistrohet n\u00eb vitin e kaluar, me 210.7 milion\u00eb euro dhe vlera m\u00eb e ul\u00ebt e evidentuar e eksportit t\u00eb mallrave drejt CEFTA-s, ishte mbi 66.8 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, shk\u00ebmbimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs me vendet an\u00ebtare t\u00eb CEFTA-s rezulton t\u00eb jet\u00eb mbi 8 miliard\u00eb euro p\u00ebr import dhe mbi 1.4 miliard\u00eb euro p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>Serbia p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet, Kosov\u00ebs i shiti mallra \u00e7do vit mesatarisht rreth 294.2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nga Kosova bleu mesatarisht mbi 25.5 milion\u00eb euro. Vlera m\u00eb e lart\u00eb e importit nga Serbia e regjistruar nga viti 2010 e k\u00ebndej evidentohet n\u00eb vitin 2017, me mbi 449.9 milion\u00eb euro, apo rreth gjysm\u00eb miliard euro, nd\u00ebrsa ajo m\u00eb e ul\u00ebt u evidentua n\u00eb vitin 2019, n\u00eb rreth 5.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>R\u00ebnia drastike e importit nga Serbia, n\u00eb vitin 2019 ishte si rezultat i vendosjes s\u00eb taks\u00ebs 10% e m\u00eb pas 100% nga Qeveria e Kosov\u00ebs, e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e cila m\u00eb pas u hoq nga Albin Kurti sa ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, ku njoftoi se do ta heq\u00eb taks\u00ebn 100% nga data 1 prill e atij viti p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me reciprocitet.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mospranimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Arsim, Shkenc\u00eb dhe Kultur\u00eb (UNESCO), n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2018, Qeveria e at\u00ebhershme e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi taks\u00eb doganore, fillimisht 10% dhe m\u00eb pas 100%, ndaj mallrave t\u00eb importuara nga Serbia dhe Bosnj\u00eb \u2013 Hercegovina.<\/p>\n<p>Nga qeveria pasuese, e udh\u00ebhequr nga Kurti, m\u00eb 31 mars, 2020 taksa u shnd\u00ebrrua n\u00eb reciprocitet me Serbin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nxiti kund\u00ebrshtim n\u00eb Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Europian. Heqja e k\u00ebsaj mase ishte vendimi i par\u00eb i pasardh\u00ebsit t\u00eb Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin m\u00eb 6 qershor, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebsoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit zyrtar. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, q\u00eb ka nisur m\u00eb 2011, jan\u00eb arritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh, duke filluar nga l\u00ebvizja e lir\u00eb e njer\u00ebzve e mallrave deri te njohja e targave t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e Kosov\u00ebs jo rrall\u00ebher\u00eb kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb transportojn\u00eb mallrat e tyre n\u00eb Serbi, p\u00ebr shkak se autoritetet, ose nuk ua kan\u00eb njohur targat e makinave, por edhe kan\u00eb pasur probleme me njohjen e dokumentacionit t\u00eb mallrave, ku figuron termi \u201cRepublika e Kosov\u00ebs\u201d si dhe vulat e l\u00ebshuara nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Serbia, p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb taks\u00ebs 100% nga Qeveria e Kosov\u00ebs kishte eksportuar mallra n\u00eb vler\u00eb af\u00ebr 5 milion\u00eb euro, sipas Doganave t\u00eb Kosov\u00ebs, por, para vendosjes s\u00eb k\u00ebsaj takse n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja m\u00eb e madhe e produkteve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 400 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Taksa ndaj produkteve me orgjin\u00eb nga Serbia \u00ebsht\u00eb hequr nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.\/Monitor\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mallrat e Serbis\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb largohen ndonj\u00ebher\u00eb nga Kosova. Madje prania e tyre vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb muajt e ver\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti, duke u b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish partneri kryesor i Kosov\u00ebs nga vendet e rajonit, pas r\u00ebnies s\u00eb fort\u00eb n\u00eb 2019-n. Dogana dhe Agjencia e Statistikave thon\u00eb se Serbia kishte n\u00eb 6-mujorin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":201875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201874","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/201875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}