{"id":202372,"date":"2021-09-15T17:34:12","date_gmt":"2021-09-15T15:34:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=202372"},"modified":"2021-09-15T17:34:12","modified_gmt":"2021-09-15T15:34:12","slug":"dita-e-demokracise-analisti-dikur-140-deputetet-deklaronin-180-libra-te-botuar-sot-me-krenari-deklarojne-180-makina-luksoze-dhe-vila","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dita-e-demokracise-analisti-dikur-140-deputetet-deklaronin-180-libra-te-botuar-sot-me-krenari-deklarojne-180-makina-luksoze-dhe-vila\/","title":{"rendered":"Dita e Demokracis\u00eb, analisti: Dikur 140 deputet\u00ebt deklaronin 180 libra t\u00eb botuar, sot me krenari deklarojn\u00eb 180 makina luksoze dhe vila"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Afrim Krasniqi<\/strong><\/p>\n<p>15 shtatori \u00ebsht\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb. Dikur ishte dit\u00eb me simbolik\u00eb t\u00eb madhe, frym\u00ebzuese dhe reflektuese. Tani \u201cdemokracia\u201c nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb dhe modelet autoritariste dhe populist\u00ebt po dominojn\u00eb ligj\u00ebrimin politik dhe shum\u00eb prej shteteve demokratike. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs, ca vende n\u00eb kontinentin amerikan dhe ca m\u00eb pak n\u00eb Azi dhe ndonj\u00eb vend i ve\u00e7uar n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb globit, pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb vlerash p\u00ebrfaq\u00ebsimi, n\u00ebn regjime hibride me dominim totalitar, antidemokratik, ushtarak, ideologjik apo refuzues ndaj simbolik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria? Vendi q\u00eb rreth tri dekada m\u00eb par\u00eb pati l\u00ebvizjen m\u00eb elitare p\u00ebr ndryshimin e sistemit drejt demokracis\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb peng i nj\u00eb elite konsensuale korruptive, marksiste n\u00eb mentalitet e autoritariste n\u00eb veprim, t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb ndryshime dhe konsensuale n\u00eb zhb\u00ebrjen e vlerave demokratike. Kurba e progresit t\u00eb demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyese: n\u00eb fillimet e tranzicionit kishte korrupsion, por kishte m\u00eb shum\u00eb demokraci brenda partive politike; kishte abuzim me pushtetin, por kishte m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>Sot vijon trendi negativ i kufizimit t\u00eb demokracis\u00eb. Dikur adhuronim modelin Tha\u00e7er apo Regan, sot adhurojm\u00eb modelin Erdogan e Salvini. Krijuam parti p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar pluralizmin dhe sot ato jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb bunker\u00eb strehues t\u00eb 2-3-4 emrave riciklues n\u00eb pushtetet e tranzicionit. Krijuam sistem votimi p\u00ebr t\u00eb pasur konkurrenc\u00eb dhe sot jemi n\u00eb koh\u00ebn e votimit formal, ku \u00e7do z\u00ebri kritik i nd\u00ebrpritet n\u00eb sekond\u00eb karriera politike n\u00ebse ka nj\u00eb mendim ndryshe nga shefi. E nis\u00ebm me deputet\u00eb q\u00eb vinin nga auditoret universitare dhe arrit\u00ebm tek ata q\u00eb na i p\u00ebrzgjedhim nga bota e krimit dhe oligarkia. Dikur 140 deputet\u00ebt deklaronin180 libra t\u00eb botuar, sot me krenari deklarojn\u00eb 180 makina luksoze dhe po kaq vila n\u00eb zona turistike n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>D\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i b\u00ebhet demokracis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mohimi i jet\u00ebsimit t\u00eb saj, por keqp\u00ebrdorimi, kultura e jetes\u00ebs me t\u00eb keqen si zgjidhja e vetme, n\u00ebnshtrimi si opsion mbijetese, pragmatizmi duke hequr dor\u00eb nga vlerat, identiteti dhe idet\u00eb, inkurajimi i sundimit antidemokratik duke keqp\u00ebrdorur termat dhe ligj\u00ebrimin demokratik, imponimi i k\u00ebtij modeli abuzues si model inspirues. Ndaj Shqip\u00ebria e sotme, ashtu si ajo e 1990, 1991, 1997, 1999, 2004, 2009, 2013, 2017, 2021 vijon t\u00eb jet\u00eb vend i ikjes s\u00eb elitave, i ikjes s\u00eb brezave m\u00eb t\u00eb rinj, i ikjes s\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb potencial ndryshimi cil\u00ebsor, \u2013 dhe nj\u00ebher\u00ebsh, vend ku distanca ndaj pushtetit e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e thell\u00eb dhe piramida e vlerave gati e p\u00ebrmbysur.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb debati e elitave sot? Vendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe sfidat shqiptare n\u00eb rajon? Rrug\u00ebzgjidhjet p\u00ebr ri-ngritje morale apo identiteti i vlerave? Korrektimi i sistemit politik dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues? Rreziku i ndikimeve lindore dhe raporti me Per\u00ebndimin? Lirit\u00eb individuale dhe raporti me ligjin dhe kultur\u00ebn demokratike? Kriza e thell\u00eb arsimit dhe ndikimi i val\u00ebve t\u00eb emigrimit n\u00eb t\u00eb ardhmen? Jo, as nj\u00ebra dhe as tjetra. Asnj\u00eb nuk flet p\u00ebr k\u00ebto tema.<\/p>\n<p>Tem\u00eb kryesore vijn\u00eb t\u00eb jen\u00eb batutat dhe veshjet e kryeministrit, statuset n\u00eb FB t\u00eb ish kryeministrit, akuzat reciproke p\u00ebr midis oligarkis\u00eb, grindjet mes ca \u00e7unave t\u00eb \u201cshkath\u00ebt\u201d t\u00eb lagjes q\u00eb politika i b\u00ebri ministra e deputet\u00eb, \u201creforma\u201d e vaksinimit me detyrim apo vullnetar, gara p\u00ebr tu dukur m\u00eb pash\u00ebm n\u00eb TV, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijon gara e t\u00eb pasurve p\u00ebr kulla shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe resorte turistike n\u00eb tok\u00ebn e dhuruar nga klientela e pushtetit, vijon em\u00ebrimi i elitave dhe promovimi i m\u00eb t\u00eb korruptuarve, dhe me paktin e djallit, oligarkia politike na mban peng n\u00eb progresin ton\u00eb drejt BE apo shanseve p\u00ebr shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e demokraci m\u00eb funksionale. Debat bosh, monolog, qeveri si media dhe media si biznes nd\u00ebrtimi. Asnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Asgj\u00eb elitare. As reform\u00eb, as strategji, as shenja maturimi, as hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr debate kritike dhe as alternative p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>E ardhmja? Ka skenar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por ajo mbetet pasqyrim e produkt i t\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb tashmes ton\u00eb. Duke perifrazuar nj\u00eb mendje librash jo shqiptare, \u2013 jeta e nj\u00eb shoq\u00ebrie, sprovat, potenciali dhe sfidat e saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata e m\u00eb komplekse se jet\u00ebt natyrale t\u00eb \u00e7do individi sado i pushtetsh\u00ebm qoft\u00eb ai dhe se potencialet negative t\u00eb nj\u00eb brezi sado gabim t\u00eb jet\u00eb ai. A jemi ne brenda k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi? F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb po, me siguri, bashk\u00eb me ata pas tyre. Ne, t\u00eb sotmit, \u2013 jo, ashtu si t\u00eb djeshmit, \u2013 sepse n\u00eb dy rastet kan\u00eb\/kemi zgjedhur ose pranuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pragmatizmit t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00ebfajtor\u00eb, \u2013 t\u00eb heqim dor\u00eb nga lirit\u00eb tona, nga t\u00eb drejtat tona, nga aspiratat dhe fuqia jon\u00eb. Dhe ky mesazh i thot\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb dhe raportin tall\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme politike dhe militante me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Afrim Krasniqi 15 shtatori \u00ebsht\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb. Dikur ishte dit\u00eb me simbolik\u00eb t\u00eb madhe, frym\u00ebzuese dhe reflektuese. Tani \u201cdemokracia\u201c nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb dhe modelet autoritariste dhe populist\u00ebt po dominojn\u00eb ligj\u00ebrimin politik dhe shum\u00eb prej shteteve demokratike. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs, ca vende n\u00eb kontinentin amerikan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":202373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202372","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202372\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}