{"id":202650,"date":"2021-09-16T17:59:07","date_gmt":"2021-09-16T15:59:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=202650"},"modified":"2021-09-16T17:59:07","modified_gmt":"2021-09-16T15:59:07","slug":"versioni-konspirativ-a-ka-qene-basha-pjese-e-planit-per-eleminimin-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/versioni-konspirativ-a-ka-qene-basha-pjese-e-planit-per-eleminimin-e-berishes\/","title":{"rendered":"Versioni konspirativ\/ A ka qene Basha pjes\u00eb e planit p\u00ebr eleminimin e Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb daljet e tij t\u00eb fundit publike, te \u00c7ani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur nj\u00eb version q\u00eb ai tha se nuk e ka pasur t\u00eb v\u00ebrtetuar. Sipas tij emisar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe nga SHBA, i kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb atij nj\u00eb mesazh q\u00eb fillimisht nuk e pati besuar: at\u00eb se lart e posht\u00eb, Lulzim Basha thoshte se vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb pohim, t\u00eb cilin ai thot\u00eb se ia ka p\u00ebrcjell\u00eb dhe Bash\u00ebs, doktori do t\u00eb krijoj\u00eb iden\u00eb se pasardh\u00ebsi ka punuar n\u00eb kulisa p\u00ebr ta ardhur tek vendimi \u201cnon grata\u201d i amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Po si q\u00ebndron e v\u00ebrteta? A ka fakte dhe prova q\u00eb e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb? N\u00eb fakt ato mungojn\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kujdes dhe \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb kulisa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen duksh\u00ebm iden\u00eb se Basha mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs. le ti shohim ndodhit\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht ambasada amerikane hapi betej\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Tom Doshit nga parlamenti. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama e \u201csiguroi\u201d ambasadoren Kim, se Doshi nuk do t\u00eb qe minist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb mundshme t\u00eb tij, kryedemokrati u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion m\u00eb katolik se papa. A kishte lidhje ky q\u00ebndrim me dyshimin se ai dinte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt? Fakti se krer\u00ebt e tanish\u00ebm t\u00eb PD po e p\u00ebrdorin si alibi se p\u00ebr\u00a0 k\u00ebt\u00eb parti standarti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe se ata nuk munnt t\u00eb shkelnin me Saliun q\u00ebndrimin q\u00eb mbajt\u00ebn p\u00ebr non gratan e Tom\u00ebs, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ngresh shum\u00eb pikk\u00ebpyetje\u2026<\/p>\n<p>Ato shtohen edhe m\u00eb shum\u00eb kur shikon shpejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Basha nxitoi t\u00eb p\u00ebrmbyllte procesin zgjedhor brenda partis\u00eb madje e afroi at\u00eb papritmas n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb fakt asgj\u00eb nuk e shtynte ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Atij nuk i rrezikohej karrigja e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb gar\u00eb. madje duke shpallur konkurimin e brend\u00ebsh\u00ebm ai sfumoi edhe betejn\u00eb p\u00ebr denoncimin e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs. Po pse e b\u00ebri Basha k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb papritur? Vet\u00ebm nj\u00eb hipotez\u00eb e justifikon k\u00ebt\u00eb veprim. Ai e dinte m\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019do ndodhte me Berish\u00ebn dhe k\u00ebrkoi t\u00eb rr\u00ebmbente mandatin e kryetarit p\u00ebrpara se t\u00eb merrte vendimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po t\u00eb d\u00ebgjosh ato q\u00eb Basha thot\u00eb sot, ai e ka ditur s\u00eb paku q\u00eb n\u00eb 30 qershor, n\u00eb dit\u00ebn kur n\u00eb zyr\u00ebn e tij ia behu\u00a0ndihm\u00ebs sekretari amerikan i shtetit,\u00a0Philip Reeker, se Berisha duhej p\u00ebrjashtuar.\u00a0Philip Reeker i dha ultimatum t\u00eb prer\u00eb. Po pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u mbajt e fshehur n\u00eb syt\u00eb e publikut. A mund t\u00eb b\u00ebhej kjo transparente dhe t\u00eb testohej pulsi i PD p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim. Apo mos vall\u00eb kjo prishte planin fillestar t\u00eb vendosur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta marr\u00eb vendimin n\u00eb \u00e7astet e fundit duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakthyesh\u00ebm?<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs. N\u00eb 22 maj, kur lajmi p\u00ebr Berish\u00ebn ra si bomb\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt Basha mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb zbeht\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb goj\u00eb. Kryetari dukej si p\u00ebd\u00eb-isti i vet\u00ebm q\u00eb nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb ai b\u00ebri. Madje fillimi i shitjes q\u00eb po b\u00ebnte Basha shk\u00eblqeu si vet\u00ebtim\u00eb n\u00eb nj\u00eb qiell t\u00eb murrm\u00eb, kur ajo u krahasua me q\u00ebndrimin q\u00eb mbajti presidenti Meta.\u00a0Basha foli p\u00ebr keqardhje, Meta p\u00ebr flet\u00ebrrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn ato nxinin Berish\u00ebn si hajdut dhe minues t\u00eb demokracis\u00eb), i dyti p\u00ebr at\u00eb t\u00eb nj\u00eb lobimi t\u00eb porositur nga kleptokracia e Tiran\u00ebs. Luli i\u2019u shmang faktit n\u00ebse akuzat jan\u00eb ose jo t\u00eb bazuara, presidenti i quajti ato \u201ct\u00eb sh\u00ebmtuara, t\u00eb pabesa dhe t\u00eb poshtra\u201d.<\/p>\n<p>Pra sa do t\u00eb pa v\u00ebrtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti p\u00ebr eleminimin e Berish\u00ebs. Ai ka qen\u00eb n\u00eb djeni t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb ndodhte dhe e ka planifikuar qet\u00ebsisht momentin final t\u00eb goditjes pas shpine.<em>\/Lapsi.al<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb daljet e tij t\u00eb fundit publike, te \u00c7ani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur nj\u00eb version q\u00eb ai tha se nuk e ka pasur t\u00eb v\u00ebrtetuar. Sipas tij emisar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe nga SHBA, i kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb atij nj\u00eb mesazh q\u00eb fillimisht nuk e pati besuar: at\u00eb se lart e posht\u00eb, Lulzim Basha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":202652,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202650","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202650\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}