{"id":202686,"date":"2021-09-16T18:45:48","date_gmt":"2021-09-16T16:45:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=202686"},"modified":"2021-09-16T18:45:48","modified_gmt":"2021-09-16T16:45:48","slug":"qeveria-rama-3-yuri-kim-performanca-ne-nivel-mesatar-smjafton-te-pastrohen-gjykatat-dhe-te-zgjidhet-korrupsioni-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qeveria-rama-3-yuri-kim-performanca-ne-nivel-mesatar-smjafton-te-pastrohen-gjykatat-dhe-te-zgjidhet-korrupsioni-ne-vend\/","title":{"rendered":"Qeveria \u201cRama 3\u201d\/ Yuri Kim: Performanca n\u00eb nivel mesatar s\u2019mjafton. T\u00eb pastrohen gjykatat dhe t\u00eb zgjidhet korrupsioni n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb Yuri Kim ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr qeverin\u00eb e re \u201cRama 3\u201d, si dhe p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomatja e SHBA tha se mandati i tret\u00eb i paprecedent e vendos Ram\u00ebn para nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, si dhe ekipin e tij p\u00ebr t\u00eb fituar, p\u00ebr t\u00eb demonstruar se e kan\u00eb fituar besimin e popullit shqiptar. Sipas saj, performanca n\u00eb nivel mesatar nuk mjafton.<\/p>\n<p>Lidhur me klim\u00ebn e biznesit dhe investimeve amerikane n\u00eb vend, referuar indeksit t\u00eb Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, ambasadorja Kim theksoi se duhet zgjidhur korrupsioni.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0 Duke kaluar tani n\u00eb kampin tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebrb\u00ebrja e kabinetit t\u00eb ri. \u00c7far\u00eb prisni ju nga qeveria e re shqiptare, ndon\u00ebse kemi t\u00eb nj\u00ebjtin kryeminist\u00ebr dhe vet\u00ebm pak emra t\u00eb ndryshuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadorja Kim<\/strong>: Mendoj se fakti q\u00eb Kryeministri Rama ka fituar nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb t\u00eb paprecedent vendos nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mbi t\u00eb dhe ekipin e tij p\u00ebr t\u00eb fituar, p\u00ebr t\u00eb demonstruar se e kan\u00eb fituar besimin e popullit shqiptar.\u00a0 Mendoj q\u00eb stili \u201csi zakonisht\u201d, pra performanca n\u00eb nivel mesatar nuk mjafton. Mendoj se ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebrpara zotit Rama dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kabinetit, qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimin e institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb; qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr rritjen dhe thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara; qoft\u00eb n\u00ebse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pastrimin e gjykatave dhe sqarimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb investimet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rriten fort k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb normale.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0 Nj\u00eb nd\u00ebr tre prioritetet e misionit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb biznesi, krijimi i nj\u00eb klime t\u00eb favorshme p\u00ebr investimet amerikane. Por nd\u00ebrsa dy kompani t\u00eb m\u00ebdha, po p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sektorin energjetik, besimi i atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardhur duke u ulur. Sondazhi i fundit e Dhom\u00ebs amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, tregon nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb nivelet e vitit 2012. Ata flasin p\u00ebr problem me taksat, me monopolet, me prani t\u00eb asaj q\u00eb njihet si oligarki. Pra n\u00ebse i referohemi ndjesis\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb Dhom\u00ebs amerikane, situata duket e p\u00ebrkeq\u00ebsuar\u2026.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Mendoj se duhet t\u00eb shihni t\u00eb dh\u00ebnat faktike p\u00ebr nivelet e investimit, por ia vlen t\u00eb d\u00ebgjohen ndjenjat q\u00eb shprehen nga Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb dhe investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb q\u00eb Kryeministri ka ngritur nj\u00eb forum ku dhomat e ndryshme t\u00eb tregtis\u00eb, jo vet\u00ebm amerikane, por italiane, gjermane, nj\u00eb num\u00ebr dhomash t\u00eb tjera, b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb idet\u00eb e tyre dhe, n\u00eb fakt, n\u00eb disa raste, p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkesat e tyre.\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, por m\u00eb gjer\u00ebsisht, mendoj q\u00eb ajo q\u00eb pasqyrojn\u00eb k\u00ebto raporte \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb korrupsioni vret investimet. Vret shpres\u00ebn. Prandaj, duhet zgjidhur korrupsioni. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm morale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e biznesit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e begatis\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb. Pra, gjykatat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pastra. Prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt duhet t\u00eb kalojn\u00eb vettingun. Rregullat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe proceset duhet t\u00eb ndodhin n\u00eb koh\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb efektshme dhe, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, mendoj se barra i bie qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb demonstroj\u00eb dhe n\u00eb fakt t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb pastrojn\u00eb korrupsionin, q\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi zbatohet shpejt, dhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb rregullat dhe procedurat dhe, p\u00ebrs\u00ebris si n\u00eb fillim, t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb fusha e madhe ku qeveria e re, e cila \u00ebsht\u00eb qeveria e vjet\u00ebr, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dallim t\u00eb madh historik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb Yuri Kim ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr qeverin\u00eb e re \u201cRama 3\u201d, si dhe p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vendin ton\u00eb. Diplomatja e SHBA tha se mandati i tret\u00eb i paprecedent e vendos Ram\u00ebn para nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, si dhe ekipin e tij p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":202624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202686","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}