{"id":203577,"date":"2021-09-21T11:24:41","date_gmt":"2021-09-21T09:24:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=203577"},"modified":"2021-09-21T11:28:04","modified_gmt":"2021-09-21T09:28:04","slug":"1-milion-shikime-per-48-ore-flet-profesori-qe-shkundi-shqiptaret-ne-fundjave-jemi-popull-dembel-kurre-nuk-ngrihemi-per-te-drejtat-tona-shqiptari-ka-kaluar-nga-nje-pushtues-ne-tjetrin-pa-reaguar-fa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/1-milion-shikime-per-48-ore-flet-profesori-qe-shkundi-shqiptaret-ne-fundjave-jemi-popull-dembel-kurre-nuk-ngrihemi-per-te-drejtat-tona-shqiptari-ka-kaluar-nga-nje-pushtues-ne-tjetrin-pa-reaguar-fa\/","title":{"rendered":"1 milion shikime p\u00ebr 48 or\u00eb\/ Flet profesori q\u00eb shkundi shqiptar\u00ebt n\u00eb fundjav\u00eb: Jemi popull dembel, kurr\u00eb nuk ngrihemi p\u00ebr t\u00eb drejtat tona\/ Shqiptari ka kaluar nga nj\u00eb pushtues n\u00eb tjetrin pa reaguar fare\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Jemi popull dembel, kurr\u00eb nuk ngrihemi p\u00ebr t\u00eb drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga nj\u00eb pushtues n\u00eb tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vet\u00ebm kazm\u00eb dhe lopat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, kurse ai europian dhjetra vegla p\u00ebr pun\u00eb<\/em>\u201d. Ky prononcim n\u00eb Abcnews.al \u201cshkundi\u201d shqiptar\u00ebt n\u00eb fundjav\u00eb dhe brenda 48 or\u00ebve mori nj\u00eb milion shikime, nd\u00ebrsa vijon q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndahet me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm. Gazetari Ermal Vaka, kontaktoi s\u00ebrish qytetarin q\u00eb dha disa leksione t\u00eb forta, i cili \u00ebsht\u00eb profesor n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor. Prof. Dr. Lush Susaj u shpreh se intervist\u00ebn ia kishin d\u00ebrguar shum\u00eb miq dhe se e ka pritur shum\u00eb mir\u00eb. Por nga buron shp\u00ebrndarja me shpejt\u00ebsi \u201crrufe\u201d e mesazhit t\u00eb tij? \u201c<em>Reagimi i njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb kam artikuluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, e q\u00eb njer\u00ebzit duan t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb e t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si mund t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen dhe realitetin e tyre jet\u00ebsor e politik. Un\u00eb mendoj se njer\u00ebzit kan\u00eb reaguar nga t\u00eb v\u00ebrtetat e th\u00ebna tro\u00e7<\/em>\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmes intervist\u00ebs n\u00eb Abcnews.al, ju ishit personazhi kryesor n\u00eb rrjetet sociale gjat\u00eb fundjav\u00ebs q\u00eb kaluam, si e prit\u00ebt k\u00ebt\u00eb?<\/strong><br \/>\n<em>Un\u00eb e ka pritur shum\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr faktin q\u00eb pash q\u00eb njer\u00ebzit e duan, madje jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e th\u00ebn\u00eb tro\u00e7. Kuptova edhe faktin q\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe qytetar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar shum\u00eb mir\u00eb shqet\u00ebsimin dhe mesazhin tim n\u00eb lidhje me raportin q\u00eb duhet t\u00eb kemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb e njohjes dhe p\u00ebrballjes reale me problemet shoq\u00ebrore, shtet\u00ebrore e politike q\u00eb kemi si shoq\u00ebri e si komb. <\/em><em>Un\u00eb u ndjeva mir\u00eb edhe p\u00ebr faktin se shqiptar\u00ebt kudo jan\u00eb, pavar\u00ebsisht nga faktor\u00ebt dhe forcat regresive, realisht e duan ndryshimin, e duan qarkullimin e elitave dhe se m\u00ebzi presin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb reale e Europ\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e t\u00eb \u00e7liruar nga trash\u00ebgimia e sundimtar\u00ebve dhe diktator\u00ebve hajdut\u00eb e hipokrit\u00eb me popullin e tyre, dhe me BE dhe SHBA. Un\u00eb e kisha harruar fare at\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr juve n\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, diku tek Stacioni i Trenit. I pari q\u00eb ma d\u00ebrgoi video- intervist\u00ebn (me dat\u00ebn 16 Shtator 2021), q\u00eb nj\u00eb ish student i mi nga Mulleti, i cili me falenderonte dhe me thoshte se jam krenar q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe m\u00ebsime t\u00eb vyera prej jush. Pastaj e pash dhe e d\u00ebgjova me v\u00ebmendje vetveten dhe kuptova q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb duhen pranuar e ndryshuar n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe prosperitetit t\u00eb kombit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb reagimesh keni pasur nga ata q\u00eb ju kan\u00eb shkruar?<\/strong><br \/>\n<em>Un\u00eb kam marr\u00eb falendrime pa fund dhe do doja q\u00eb ti fal\u00ebnderoja t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb me kan\u00eb kuptuar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kam lexuar edhe reagime q\u00eb burojn\u00eb nga padija dhe nga nj\u00eb far\u00eb trysnie e frike q\u00eb ekziston tek njer\u00ebzit e lidhur me administrat\u00ebn nepotike ose me t\u00eb kaluar\u00ebn e err\u00ebt ku pot e flisje hapur, p\u00ebrfundoje n\u00eb burg. Un\u00eb e kuptoj q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve do t\u00eb donin q\u00eb t\u00eb thosha se: \u201cjemi shum\u00eb mir\u00eb\u201d, \u201cpo ham\u00eb e pim\u00eb me lug\u00eb floriri\u201d; \u201cpo hedhim valle n\u00eb goj\u00ebn e ujkut\u201d, \u201cjemi fanar\u00eb ndri\u00e7ues p\u00ebr Europ\u00ebn dhe SHBA\u201d, \u201cjemi qepur maleve e kodrave e po i b\u00ebjm\u00eb fusha pjellore\u201d, \u201cjemi t\u00eb pathyesh\u00ebm e grusht bashkuar rreth partis\u00eb-partive\u201d, etj, si k\u00ebto. Un\u00eb i mir\u00ebkuptoj edhe k\u00ebta, por ajo q\u00eb realisht duan shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb integrimi n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e politike, integrimi n\u00eb tregjet rajonale t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb produkteve, t\u00eb projekteve dhe t\u00eb ideve. <\/em><em>Sundimtar\u00ebt e nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm oriental\u00eb, kan\u00eb kultivuar hipokrizin\u00eb dhe sjelljen m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar ndaj pun\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb, natyr\u00ebs dhe mendimit njer\u00ebzor\u00eb. Kan\u00eb kultivuar frik\u00ebn, tarafin, mllefin, nihilizmin, sofizmin, ikjes nga ballafaqimi dhe e v\u00ebrteta. Kan\u00eb jetuar e sunduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore t\u00eb mundshme nj\u00eb popull t\u00eb mashtruar e t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb drit\u00ebs s\u00eb dijes dhe t\u00eb komunikimit me bot\u00ebn demokratike. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb emigruar dhe e kan\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb trisht\u00eb, ndaj po rritet reagimi dhe vendosm\u00ebria p\u00ebr ta prer\u00eb sa m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebjshme me drit\u00eb, me arritje, me vezullime, me trim\u00ebri, me vepra, etj, q\u00eb nuk i shef askush e q\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm si propagand\u00eb dhe fasad\u00eb, posht\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e vjedhur dhe e rrjepur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe e m\u00eb mizore t\u00eb mundshme.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni q\u00eb i ka shtyr\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mir\u00ebpresin dhe shp\u00ebrndajn\u00eb masivisht mesazhet q\u00eb ju gjat\u00eb p\u00ebrmes Abcnews.al?<\/strong><br \/>\n<em>Un\u00eb, krahas Fakultetit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb (1982-1986), kam studiuar edhe p\u00ebr Filozofi n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike Juridike (1984-1988), e q\u00eb at\u00ebher\u00eb un\u00eb jam njohur me nj\u00eb shembull t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb nj\u00eb filozofi gjerman, Baruk Spinoza (1632-1677). Spinoza thoshte q\u00eb: \u201cLiria e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh thell\u00ebsisht domosdoshm\u00ebrin\u00eb e substanc\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh t\u00eb thjesht\u00ebn t\u00eb pandashmen e t\u00eb p\u00ebrjetshmen, njohje q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr lirin\u00eb. Kujtoj q\u00eb Spinoz\u00ebn e lut\u00ebn aq shum\u00eb q\u00eb t\u00eb shkonte e t\u00eb jepte m\u00ebsim si profesor n\u00eb universitetin e Berlinit dhe refuzoj duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb: \u201cDua t\u00eb jem i lir\u00eb e i pavarur\u201d. <\/em><em>Solla k\u00ebt\u00eb shembull nga filozofia p\u00ebr t\u00eb kuptuar faktin q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb ngjarje apo objekte jet\u00ebsore t\u00eb v\u00ebrteta, e q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb e n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre hyjnore. K\u00ebtu buron edhe reagimi i njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb kam artikuluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, e q\u00eb njer\u00ebzit duan ti d\u00ebgjojn\u00eb e t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si mund t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen dhe realitetin e tyre jet\u00ebsor e politik. Un\u00eb e di q\u00eb p\u00ebrtej fasadave propagandistike p\u00ebr zhvillimet kulmore n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, q\u00ebndron humnera d\u00ebshp\u00ebruese e dekurajuese me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrball\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit, student\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe pedagog\u00ebt e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe bujq\u00ebsia e vjedhur deri n\u00eb ekstrem, edhe mineralogjia q\u00eb po shkon drejt\u00eb kolapsit, edhe urbanistika q\u00eb po shkon drejt kaosit e ambientit super t\u00eb ndotur, etj. K\u00ebshtu mund t\u00eb sjellim shembuj pa fund. Por q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme, burojn\u00eb nga mashtrimi i p\u00ebshtir\u00eb me reformat shtet\u00ebrore e politike q\u00eb synojn\u00eb orientimin dhe integrimin Europian dhe Atlantik. Gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr demokraci dhe orientim Euro Atlantik\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrfundimi ka qen\u00eb diktatur\u00eb obskurantiste e orientale dhe modele shtet\u00ebrore e politike orientale e aziatike. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar, kjo me g\u00ebzon pa mas\u00eb. <\/em><em>Un\u00eb e di q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb hapin syt\u00eb e mendjes dhe zemrave t\u00eb tyre, aq m\u00eb shpejt\u00eb do t\u00eb vij\u00eb liria dhe demokracia, integrimi real n\u00eb BE dhe n\u00eb strukturat e tjera Euro Atlantike. Shqiptar\u00ebt po e kuptojn\u00eb mekanizmin dhe litarin e prapambetjes otomane e komuniste. Un\u00eb e di q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do ta kuptojn\u00eb e do ta deskriptojn\u00eb e shquajn\u00eb deri n\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb kot\u00ebsin\u00eb, fiktivitetin dhe err\u00ebsir\u00ebn e sundimtar\u00ebve dhe modeleve shtet\u00ebrore e politike orientale. Ndihem i lumtur, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sy t\u00eb hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ku s\u00eb shpejti do t\u00eb kaloj\u00eb drita e prosperitetit t\u00eb bot\u00ebs shqiptare. Drit\u00eb pa lirin\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pranuar e t\u00eb artikuluar nuk. Un\u00eb mendoj se njer\u00ebzit kan\u00eb reaguar nga t\u00eb v\u00ebrtetat e th\u00ebna tro\u00e7.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJemi popull dembel, kurr\u00eb nuk ngrihemi p\u00ebr t\u00eb drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga nj\u00eb pushtues n\u00eb tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vet\u00ebm kazm\u00eb dhe lopat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, kurse ai europian dhjetra vegla p\u00ebr pun\u00eb\u201d. Ky prononcim n\u00eb Abcnews.al \u201cshkundi\u201d shqiptar\u00ebt n\u00eb fundjav\u00eb dhe brenda 48 or\u00ebve mori nj\u00eb milion shikime, nd\u00ebrsa vijon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-203577","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=203577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=203577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=203577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=203577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}