{"id":203813,"date":"2021-09-22T11:27:11","date_gmt":"2021-09-22T09:27:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=203813"},"modified":"2021-09-22T11:27:11","modified_gmt":"2021-09-22T09:27:11","slug":"ps-dha-shenja-per-bashkepunim-me-pd-per-vettingun-reagon-vasili-cdo-pazar-i-ndyre-i-bere-mbi-reformen-ne-drejtesi-eshte-ortakeri-me-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ps-dha-shenja-per-bashkepunim-me-pd-per-vettingun-reagon-vasili-cdo-pazar-i-ndyre-i-bere-mbi-reformen-ne-drejtesi-eshte-ortakeri-me-ramen\/","title":{"rendered":"PS dha shenja p\u00ebr bashk\u00ebpunim me PD p\u00ebr Vettingun\/ Reagon Vasili: \u00c7do pazar i ndyr\u00eb i b\u00ebr\u00eb mbi Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ortak\u00ebri me Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>artia Socialiste vazhdimisht ka dh\u00ebn\u00eb shenja p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me partin\u00eb Demokratike. S\u00eb fundmi deputet\u00ebt socialist\u00eb jan\u00eb shprehur se duan t\u00eb zgjasin mandatin e prokuror\u00ebve t\u00eb Vettingut, por n\u00ebj gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa marr\u00eb edhe vot\u00ebn e opozit\u00ebs apo t\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb si\u00e7 duket socialist\u00ebt kan\u00eb vazhduar t\u00eb p\u00ebrgatisin terrenin p\u00ebr nj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ka reaguar edhe n\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialist\u00eb p\u00ebr Integrim, Petrit Vasili. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetin e tij social, Vasili ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ishte e qart\u00eb l\u00ebvizja p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka shkruar se \u00e7do lloj pazari q\u00eb do b\u00ebhej mbi Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi do t\u00eb ishte nj\u00eb ortak\u00ebri me kryeminstrin Edi Rama.<\/p>\n<p>Postimi i Plot\u00eb nga Petrit Vasili<\/p>\n<p>\u00c7do pazar me Reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me kapjen dhe krimin shteteror te Rames!<br \/>\nReforma ne Drejtesi eshte kapur nga Rama dhe rilindja dhe kete e di i madh dhe i vogel.<br \/>\nPandeshkueshmeria e qeverise eshte prova uleritese e kapjes se Drejtesise dhe Teatri, Beccheti, Inceneratoret dhe Porti i Durresit si krime te verteta shteterore jane fakte, qe flasin vete.<br \/>\nReformen ne Drejtesi nuk e shpetojne dot ne asnje menyre pazaret e qelbura, por hetimi deri ne fund dhe nxjerrja e ndeshkimi i pergjegjesve te kapjes se saj.<\/p>\n<p>\u00c7do pazar me Reformen ne Drejtesi vetem legjitimon kapjen perfundimtare te saj dhe asgjesimin e shtetit te se drejtes.<\/p>\n<p>\u00c7do pazar me reformen ne Drejtesi eshte ortakeri me krimin shteteror te Rames dhe rilindjes.<br \/>\nFaktet ul\u00ebrijn\u00eb dhe asnje pazarxhi nuk mund ti mohoje dot:<\/p>\n<p>1. Vetingu u katandis n\u00eb nj\u00eb Inspektoriat t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Funksionoi me standarde t\u00eb dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit q\u00eb shprehej:<\/p>\n<p>\u201cv\u00ebzhguesit e KSHH-s\u00eb kan\u00eb evidentuar raste sporadike t\u00eb standardeve t\u00eb dyfishta n\u00eb vendimmarrjen e KPK-s\u00eb, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevoj\u00eb t\u00eb konsolidohet. Procesi i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke mos pasur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe dy kriteret e tjera: at\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.<\/p>\n<p>2.Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine flasin qarte:<\/p>\n<p>Sondazhi provoi se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.<\/p>\n<p>62.5% e qytetareve u shprehen se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.<\/p>\n<p>3.Nepotizmi politik rilindas ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.<\/p>\n<p>4.Komisionet e Vetingut kane perbuzur jo pak here konstatimet shume serioze te perfaqesuesve te ONM duke shtuar edhe me shume mosbesimin ndaj vleresimeve te bera.<\/p>\n<p>5. N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, volumi i pun\u00ebs ne gjykata \u00ebsht\u00eb rritur nga dyqind n\u00eb dymij\u00eb dosje p\u00ebr \u00e7do gjyqtar, nd\u00ebrsa koha mesatare e zgjidhjes s\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht nga 180 dit\u00eb n\u00eb 730 dit\u00eb.<\/p>\n<p>6. KED u bllokua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dhunim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, at\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb tij nga Rilindja.<\/p>\n<p>Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duke l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese p\u00ebr tre vjet rresht dhe ende sot t\u00eb paplot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>7. Afatet kushtetuese t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi1 t\u00eb votuar n\u00eb 21-22 korrik u shkel\u00ebn t\u00eb gjitha dhe asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk ka dal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebrkundrazi e kan\u00eb kthyer Kushtetut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr pa vler\u00eb.<\/p>\n<p>8. Konkurrimi p\u00ebr vendet e reja n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ishte fiktiv, pa gar\u00eb dhe pa numrin minimal t\u00eb konkurrent\u00ebve p\u00ebr \u00e7do post, duke b\u00ebr\u00eb kontrollin e plot\u00eb t\u00eb procesit nga Rilindja, duke ulur duksh\u00ebm cil\u00ebsin\u00eb dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>9. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>10. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lart\u00eb jan\u00eb sot pa numrin e plot\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb tyre duke kaluar \u00e7do afat kushtetues.<\/p>\n<p>11. Gjat\u00eb procesit t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese u v\u00ebrtetua tentativa mafioze e kryetarit t\u00eb KED, Dvoranit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb ishin kompetenc\u00eb e Presidentit.<\/p>\n<p>12. Dhjet\u00ebra ligje t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi jan\u00eb ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vet\u00ebm me nisma t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb qeveris\u00eb dhe jan\u00eb miratuar nga nj\u00eb parlament jolegjitim dhe nj\u00ebpartiak.<\/p>\n<p>13. Asnj\u00eb strategji nuk u hartua p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kolapsin total t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, ku mungesat n\u00eb personel jan\u00eb kritike. Dhjet\u00ebra mij\u00ebra dosje kan\u00eb mbetur pa u trajtuar q\u00eb nga Gjykata e Lart\u00eb me 36 mij\u00eb dosje e deri te gjykatat e t\u00eb gjitha niveleve ku mbi 70 mij\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb b\u00ebr\u00eb stiv\u00eb.<\/p>\n<p>14. Institucionet e reja u ngrit\u00ebn me shkelje skandaloze t\u00eb ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre gjithfar\u00eb personash n\u00eb dhunim te hapur me ligjin:<\/p>\n<p>a. disa, q\u00eb ONM i rr\u00ebzoi si t\u00eb padenj\u00eb,<\/p>\n<p>b. disa, q\u00eb kishin qen\u00eb spiun\u00eb t\u00eb sigurimit,<\/p>\n<p>c. disa, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb gjyqe politike n\u00eb koh\u00eb t\u00eb komunizmit,<\/p>\n<p>d. disa, q\u00eb kishin bere evazion fiskal.<\/p>\n<p>15. Prokurorja e p\u00ebrgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn e miratuar n\u00eb 21-22 korrik 2016.<\/p>\n<p>16. Gjykata Kushtetuese nuk ka marre nga Qeveria as financimin m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e saj dhe ky \u00ebsht\u00eb skandal tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk u shmanget dot ketyre te vertetave shume te renda.<\/p>\n<p>Asnje ortakeri dot nuk i jep dot legjitimitet kapjes se Drejtesise nga Rama dhe rilindja.<\/p>\n<p>\u00c7do ortakeri vetem rendon ne menyre te pashprese fundin e paralajmeruar te kujtdo, qe punon kunder shqiptareve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>artia Socialiste vazhdimisht ka dh\u00ebn\u00eb shenja p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me partin\u00eb Demokratike. S\u00eb fundmi deputet\u00ebt socialist\u00eb jan\u00eb shprehur se duan t\u00eb zgjasin mandatin e prokuror\u00ebve t\u00eb Vettingut, por n\u00ebj gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa marr\u00eb edhe vot\u00ebn e opozit\u00ebs apo t\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb si\u00e7 duket socialist\u00ebt kan\u00eb vazhduar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":203814,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-203813","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=203813"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203813\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=203813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=203813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=203813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}