{"id":204150,"date":"2021-09-23T12:22:34","date_gmt":"2021-09-23T10:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204150"},"modified":"2021-09-23T12:22:34","modified_gmt":"2021-09-23T10:22:34","slug":"pse-e-denuan-llallen-ish-kryeprokurorin-antiamerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pse-e-denuan-llallen-ish-kryeprokurorin-antiamerikan\/","title":{"rendered":"Pse e d\u00ebnuan Llall\u00ebn, ish-kryeprokurorin antiamerikan&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebnimi me burg p\u00ebr Adriatik Llall\u00ebn, ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nga viti 2012 deri n\u00eb 2017, ishte paralajm\u00ebruar me koh\u00eb nga ambasadori amerikan Donald Lu. Kur Llalla u t\u00ebrhoq nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos kaluar n\u00eb veting,\u00a0Donald Lu, paralajm\u00ebroi ndjekjen penale p\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb reagimi publik.\u00a0<em>\u201cT\u00ebrheqja nuk i shfaj\u00ebson k\u00ebta ish-zyrtar\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mundshme penale p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Ata q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga vetingu, duhet t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb dhe nga hetimet e pashmangshme penale\u201d,<\/em> shkruajti Donald Lu, t\u00eb cilit iu p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb prokuroria duke nisur hetimet p\u00ebr Llall\u00ebn. Kujtojm\u00eb se Departamenti Amerikan i Shtetit, i hoqi Llall\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt SHBA-ve dhe fill pas k\u00ebsaj, Prokuroria e Durr\u00ebsit nisi hetimet ndaj tij p\u00ebr fshehje pasurie dhe pastrim parash. SPAK i sekuestroi Llall\u00ebs nj\u00eb apartament 67 metra katror\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe kat\u00ebr parcela toke, gjithsej 22 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. Llalla d\u00ebshtoi ta mbronte pasurin\u00eb e tij n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrplasja mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu pati dy arsyetime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Historia e p\u00ebrplasjes mes Llall\u00ebs dhe ambasad\u00ebs amerikane, nisi kur ai u etiketua si nj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2017, ambasadori amerikan Donald Lu tha se kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkelur Kushtetut\u00ebn e re, pasi n\u00eb procedur\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, d\u00ebrgoi p\u00ebr short vet\u00ebm tre kandidat\u00eb p\u00ebr tre poste, duke paracaktuar fituesit. <em>\u201cProkurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 18 muaj ka folur kund\u00ebr reform\u00ebs.\u00a0Populli shqiptar duhet t\u2019i tregoj\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb po i v\u00ebzhgon. Partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do mb\u00ebshtesin p\u00ebrpjekjet e tyre\u201d,\u00a0<\/em>shtoi ambasadori. Adriatik Llalla nuk heshti, por u p\u00ebrgjigj duke e cil\u00ebsuar fjal\u00ebn e Lu si \u201csulm t\u00eb hapur, t\u00eb paprecedent\u00eb dhe jo-diplomatik\u201d. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e akuzoi ambasadorin Lu se po ushtronte shantazh ndaj institucionit p\u00ebr mbyllje hetimesh, p\u00ebrmes vendimit p\u00ebr heqjen e vizave ndaj disa prokuror\u00ebve. Ajo hodhi posht\u00eb akuzat se po pengon reform\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi, por shtoi se Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb ka shum\u00eb paqart\u00ebsi, \u201ct\u00eb cilat kan\u00eb shkaktuar kaos institucional t\u00eb papranuesh\u00ebm\u201d.\u00a0<em>\u201cK\u00ebto presione t\u00eb Ambasadorit Amerikan n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb tipike sorosiane, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb opinionin publik dhe t\u00eb zhvler\u00ebsojn\u00eb institucionet,\u201d<\/em>\u00a0thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prapaskenat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb ambasadorit p\u00ebr kompanin\u00eb Bankers<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkimet e Bankers p\u00ebr naft\u00eb shkaktuan d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Marinz\u00ebs n\u00eb vitin 2015. Prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe asokohe mori n\u00eb pyetje edhe administratorin e Bankers, nd\u00ebrsa banor\u00ebt k\u00ebrkonin d\u00ebmshp\u00ebrblime dhe investime p\u00ebr zon\u00ebn. Por si\u00e7 tregoi Adriatik Llalla m\u00eb von\u00eb, ambasadori Donald Lu, bashk\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb kanadeze u shfaq nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbylljen e hetimeve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cOpinion\u201d, Lalla tregoi se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte nj\u00eb pretekst p\u00ebr sulmet e Donald Lu. Konflikti sipas Llall\u00ebs ishte personal, pasi Lu i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mbylleshin hetimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Bankers Petroleum pas shp\u00ebrthimit n\u00eb zon\u00ebn e Fierit. K\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e detajoi m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr veprimet e ambasadorit. <em>\u201cGjithashtu, Ambasadori Lu, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb, ka ushtruar persion ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb ekzistuar dyshimet se kan\u00eb shkelur ligjet shqiptare. Rasti m\u00eb flagrant, i cili \u00ebsht\u00eb i dokumentuar me shkres\u00eb zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Ambasadorit t\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb hetimin q\u00eb Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier nisi ndaj kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs \u201cBankers Petroleum\u201d. Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banor\u00ebt e zon\u00ebs ku ushtron aktivitetin se u kishte sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb pariparueshme n\u00eb pasurit\u00eb dhe sh\u00ebndetin e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, Ambasadori Lu ka k\u00ebrkuar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, q\u00eb hetimi t\u00eb mos vijonte, pasi pasojat do t\u00eb godisnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d<\/em>, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme q\u00eb i p\u00ebrgjigjej sulmeve t\u00eb Donald Lus\u00eb. N\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb &#8216;Opinion&#8217;, Llalla konfirmoi se Lu i kishte k\u00ebrkuar arrestimin e nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb, por pa e nxjerr\u00eb emrin e tij. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ish-kryeprokurori i d\u00ebrgoi Senatit Amerikan n\u00eb 2017-\u00ebn ku shkruante se n\u00eb maj t\u00eb 2015-\u00ebn, Lu i kishte k\u00ebrkuar arrestimin e Ilir Met\u00ebs. Pas publikimit n\u00eb Lapsi.al t\u00eb k\u00ebsaj letre reagoi Lu q\u00eb tha se kjo ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe se Llalla ishte nj\u00eb zyrtar i korruptuar. Si p\u00ebr t\u00eb treguar se gjith\u00e7ka ishte \u201cOK\u201d, Lu shkoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas edhe n\u00eb zyr\u00ebn e Presidentit Meta n\u00eb nj\u00eb takim jasht\u00eb axhend\u00ebs ku mendohet se letra e Llall\u00ebs ishte n\u00eb fokus t\u00eb bised\u00ebs. Publikisht u fol p\u00ebr nj\u00eb takim \u201cmiq\u00ebsor\u201d dhe n\u00eb \u201cfrym\u00eb pozitiviteti\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr arrestimin e Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs nga ambasada amerikane<\/strong><\/p>\n<p>Ish-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla ka rr\u00ebfyer n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, se si ambasador\u00ebt e BE dhe SHBA i k\u00ebrkuan t\u00eb arrestonte Ilir Met\u00ebn dhe Sali Berish\u00ebn. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Syri Tv, Llalla tha se ishte ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin q\u00eb i k\u00ebrkoi n\u00eb zyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb pranga Berish\u00ebn \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb hynte n\u00eb BE\u201d nd\u00ebrsa ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Met\u00ebn.\u00a0<em>\u201cP\u00ebr Berish\u00ebn po, m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb arrestohen, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ambasadorja e BE-s\u00eb Romana Vlahutin q\u00eb t\u00eb arrestohet dhe t\u00eb ndiqet shembulli i Kroacis\u00eb. Ajo m\u00eb tha se, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb futet n\u00eb BE duhet t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e Kroacis\u00eb dhe t\u00eb arrestoj\u00eb Sali Berish\u00ebn dhe ti ke rastin q\u00eb t\u00eb tregosh forc\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb ndihmosh Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb futet n\u00eb BE. Ajo ka p\u00ebrfituar nga rasti q\u00eb ishte n\u00eb statusin e diplomates, sepse n\u00eb kushte t\u00eb tjera kjo \u00ebsht\u00eb e patolerueshme p\u00ebr secilin qytetar t\u00eb lir\u00eb k\u00ebrkohet arrestim pa prova \u00ebsht\u00eb absurditet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb hysh n\u00eb zyrat e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur dhe ti imponohesh n\u00eb forma t\u00eb tilla\u201d,<\/em> tha ish-prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese kishte njoftuar presidentin Nishani. Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto, kuptohet leht\u00ebsisht se q\u00ebndrimet e ish-prokurorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb shpeshher\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta me ato t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane, ndaj edhe sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Llalla nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr asnj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, por m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrballjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ambasadorin amerikan Donald Lu, t\u00eb cil\u00ebn as nj\u00ebri as tjetri nuk e kan\u00eb fshehur ndonj\u00ebher\u00eb.\/ Lapsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebnimi me burg p\u00ebr Adriatik Llall\u00ebn, ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nga viti 2012 deri n\u00eb 2017, ishte paralajm\u00ebruar me koh\u00eb nga ambasadori amerikan Donald Lu. Kur Llalla u t\u00ebrhoq nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos kaluar n\u00eb veting,\u00a0Donald Lu, paralajm\u00ebroi ndjekjen penale p\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb reagimi publik.\u00a0\u201cT\u00ebrheqja nuk i shfaj\u00ebson k\u00ebta ish-zyrtar\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":204151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204150\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}