{"id":204289,"date":"2021-09-24T08:32:12","date_gmt":"2021-09-24T06:32:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204289"},"modified":"2021-09-24T08:32:12","modified_gmt":"2021-09-24T06:32:12","slug":"socialistet-e-shkodres-nxjerrin-ramen-zbuluar-si-u-tall-kryeministri-me-juri-kim-per-tom-doshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/socialistet-e-shkodres-nxjerrin-ramen-zbuluar-si-u-tall-kryeministri-me-juri-kim-per-tom-doshin\/","title":{"rendered":"Socialist\u00ebt e Shkodr\u00ebs nxjerrin Ram\u00ebn zbuluar\/ Si u tall Kryeministri me Juri Kim p\u00ebr Tom Doshin\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Tom Doshi, u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb fushate akuzash t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane, para zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i kandidimit t\u00eb tij si deputet me Partin\u00eb Socialdemokrate. Juri Kim i k\u00ebrkoi Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve, t\u00eb mos e lejonte at\u00eb t\u00eb kandidonte p\u00ebr deputet. Por jurist\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb nuk u mjaftonte dot, thjesht fakti q\u00eb Tom Doshi ishte shpallur \u201cnon grata\u201d nga DASH. P\u00ebr sa koh\u00eb n\u00eb prokurori nuk kishte asnj\u00eb procedim penal, asnj\u00eb hetim, asnj\u00eb dosje q\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrdorej kund\u00ebr, Doshi kandidoi n\u00eb zgjedhje dhe si\u00e7 dihet mori 3 deputet\u00eb me PSD-n\u00eb e tij. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave juridike p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb KQZ, Juri Kim u drejtua p\u00ebr nga aleati tradicional i Tom Doshit, Edi Rama. Kim i k\u00ebrkoi Ram\u00ebs t\u00eb distancohej, por p\u00ebr kryeministrin kjo nuk qe aq e thjesht\u00eb. Me Tom Doshin at\u00eb e lidh nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e gjat\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb kur ishte opozit\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cKam krijuar pak konfuzion por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e duhur p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar \u00e7do konfuzion dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb absolutisht t\u00eb qart\u00eb se ku q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d<\/em> shprehej Juri Kim n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb para zgjedhjeve, duke pranuar se luajaliteti i Ram\u00ebs e kishte habitur. N\u00eb fakt, pavar\u00ebsisht nj\u00eb marr\u00ebdhenieje me ulje dhe ngritje nd\u00ebr vite, nuk ka asnj\u00eb deklarat\u00eb publike t\u00eb Ram\u00ebs kund\u00ebr Doshit, edhe kur u detyrua ta p\u00ebrcjell\u00eb jasht\u00eb selis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit me Ilir Met\u00ebn. I gjendur n\u00eb kwtw situatw, urdhwruar nga ambasada amerikane p\u00ebr t\u2019u deklaruar kund\u00ebr Tom Doshit, Rama dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: <em>\u201cNe duhet t\u00eb merremi me Saliun p\u00ebrpara t\u00eb cilit Tom Doshi \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll, duhet t\u00eb merremi me Ilirin p\u00ebrpara t\u00eb cilit Tom Doshi \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll, duhet t\u00eb merremi me Monik\u00ebn p\u00ebrpara t\u00eb cil\u00ebs Tom Doshi \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr Tom Doshin, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb dallim nga ambasadorja dhe q\u00ebndrimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb raport me ta \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll. N\u00ebse Tom Doshi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Shtetet e Bashkuara p\u00ebr korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb arsye ta v\u00eb n\u00eb dyshim p\u00ebrcaktimin e tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne nuk jemi aleat\u201d<\/em><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr ta qet\u00ebsuar ambasadoren, e priti n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb kryeministri. Nga takimi me Ram\u00ebn, Juri Kim doli me nj\u00eb q\u00ebndrim, q\u00eb ngriti shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Sipas saj, spekulimet mor\u00ebn fund, sepse Rama i kishte premtuar se n\u00eb qeverin\u00eb e tij, Tom Doshi nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb rol. <em>\u201cM\u00eb lejoni t\u2019i jap fund spekulimeve: kryeministri Edi Rama m\u00eb sqaroi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky em\u00ebrim. N\u00eb fakt, kryeministri m\u00eb kujtoi se ai e kishte p\u00ebrjashtuar personalisht k\u00ebt\u00eb person nga PS. Ai theksoi se ky person nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb rol n\u00eb qeveri\u201d<\/em>, shkruajti ambasadorja n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, duke i dh\u00ebn\u00eb fund debatit q\u00eb kishte krijuar vet\u00eb. Ishte e habitshme se me \u00e7far\u00eb leht\u00ebsie ambasadorja i dha fund nj\u00eb fushate, q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb zhurmshme n\u00eb media. A ishte v\u00ebrtet kaq naive ambasadorja amerikane sa t\u00eb besonte se aleanca e vjet\u00ebr Rama-Doshi kishte marr\u00eb fund me nj\u00eb takim t\u00eb saj n\u00eb kryeministri? N\u00eb fakt, edhe pse Tom Doshi ka dor\u00ebzuar mandatin e deputetit, edhe pse publikisht Rama ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka aleanc\u00eb me PSD, n\u00eb terren ndodh krejt e kund\u00ebrta. Ankesat e socialist\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb prit\u00ebn Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Damian Gjiknurin, tregojn\u00eb se bisedat e Ram\u00ebs me Juri Kim ishin nj\u00eb tallje e madhe, sepse em\u00ebrimet dhe drejtimi i administrat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb n\u00ebn dor\u00ebn e aleatit Tom Doshi. Madje n\u00eb mbledhjet e tyre t\u00eb brendshme, drejtuesit socialist\u00eb e pranojn\u00eb se PSD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i nevojsh\u00ebm q\u00eb ka tre deputet\u00eb, votat e t\u00eb cil\u00ebs i duhen\u00a0shumic\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb parlament. Kjo d\u00ebshmohet nga fjal\u00ebt e Damian Gjiknurit dhe t\u00eb Blendi Klosit, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb justifikojn\u00eb ndarjen e pushtetit me Doshin, p\u00ebrball\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb ankohen p\u00ebr pun\u00ebsimet n\u00eb mas\u00eb nga PSD.<\/p>\n<p><em>Diskutimet e zbardhura m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><strong>DEBATI ME DYER T\u00cb MBYLLURA<\/strong><\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Nuk ka m\u00eb drejtor\u00eb pa kontribut q\u00eb do em\u00ebrohen.<\/p>\n<p><strong>Blediana Nika<\/strong>\u00a0(an\u00ebtare e PS): Pa kontribut jan\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): M\u00eb l\u00ebr ta mbaroj t\u00eb lutem..<\/p>\n<p><strong>Blediana Nika<\/strong>\u00a0(an\u00ebtare e PS): Jo nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb mbarosh se k\u00ebtu kan\u00eb ardhur njer\u00ebz nga dritarja dhe duan t\u00eb na nxjerrin ne q\u00eb kemi kontribut nga dera. Aleati i PS n\u00eb Shkod\u00ebr ka marr\u00eb pun\u00ebsime e drejtor\u00eb e gjith\u00e7ka\u2026<\/p>\n<p><strong>Blendi Klosi<\/strong>\u00a0(sekretar organizativ i PS): Aleatin \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e kemi. Partia aleate ka marr\u00eb votat p\u00ebrkat\u00ebse, ka dy deputet\u00eb dhe ato vota duhet q\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb edhe aleatit duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb me ne\u2026<\/p>\n<p><strong>Blediana Nika<\/strong>\u00a0(an\u00ebtare e PS): Ata nuk jan\u00eb votat e tij, por jan\u00eb votat tona t\u00eb PS. I keni dh\u00ebn\u00eb vende pune, drejtor\u00eb e t\u00eb tjera dhe tani merr edhe dy deputet\u00eb. Mbi 50% t\u00eb pun\u00ebsimeve i ka aleati. Un\u00eb jam n\u00eb Velipoj\u00eb nj\u00ebsi fituese ndryshe nga shum\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur dhe m\u00eb kan\u00eb hequr nga puna si drejtoresh\u00eb e ZVA Shkod\u00ebr. Ju doni t\u00eb na hidhni hi syve.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Kryeministri Rama do t\u00eb dij\u00eb q\u00eb k\u00ebto vota t\u00eb PS Shkod\u00ebr q\u00eb jan\u00eb mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka m\u00eb pun\u00ebsime pa kontribut n\u00eb PS. Edona \u00ebsht\u00eb pa eksperienc\u00eb, por ka m\u00ebsuar k\u00ebto 6 muaj shum\u00eb dhe patjet\u00ebr q\u00eb do ket\u00eb ndihm\u00ebn ton\u00eb se kjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet vet\u00ebm por n\u00ebse jemi t\u00eb mbledhur bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p><strong>Paulin Sterkaj<\/strong>\u00a0(deputet i PS): Ja keni dh\u00ebn\u00eb vendet e pun\u00ebs Aleatit.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Kryetar\u00ebt e bashkive duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gati terrenin se do futeni n\u00eb zgjedhje lokale.<\/p>\n<p><strong>Gjon Gjonaj<\/strong>\u00a0(kryetar i bashkis\u00eb Puk\u00eb): 5 vende pun\u00eb n\u00eb Puk\u00eb q\u00eb jan\u00eb me ato nj\u00eb mij\u00eb vota q\u00eb ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy q\u00eb mbesin nj\u00eb e pun\u00ebsoj un\u00eb dhe nj\u00eb ju. K\u00ebshtu nuk b\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Blendi Klosi<\/strong>\u00a0(sekretar organizativ i PS): M\u00eb 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur nj\u00eb kapitull i ri. N\u00eb 2009 n\u00eb Shkod\u00ebr kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qen\u00eb nj\u00eb rezultat i mir\u00eb. Duhet q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb bashkit\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore q\u00eb vijn\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe e Kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>Gjon Gjonaj<\/strong>\u00a0(kryetar i bashkis\u00eb Puk\u00eb): Ne nuk kemi terren p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr zgjedhjet vendore k\u00ebshtu si thoni ju sepse vendet e pun\u00ebs ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune m\u00eb tep\u00ebr se un\u00eb q\u00eb jam kryetar bashkie.<\/p>\n<p><strong>Fran Tuci<\/strong>\u00a0(kryetar i bashkis\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs): N\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs mua m\u00eb kan\u00eb sabotuar deputet\u00ebt e PS t\u00eb Shkodr\u00ebs. Jan\u00eb munduar deputet\u00ebt e PS q\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebsi t\u00eb dal\u00eb keq n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne n\u00eb zgjedhjet vendore q\u00eb do jen\u00eb me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ma kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb duke m\u00eb sabotuar p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb Fush\u00eb Arr\u00ebs q\u00eb Frani nuk merr vota m\u00eb dhe nuk del m\u00eb kryetar bashkie. Fush\u00eb Arr\u00ebsi nuk ka drejtora por ka ndonj\u00eb inspektor apo ndonj\u00eb shef, edhe k\u00ebto inspektora e shefa i pun\u00ebson Puka, mua nuk m\u00eb mbetet asgj\u00eb dhe tani k\u00ebrkoni q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi gati p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Paulin Sterkaj<\/strong>\u00a0(deputet i PS): Ti e di Damian q\u00eb jam mb\u00ebshtet\u00ebs i joti dhe kam qen\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara se je djal\u00eb simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shum\u00eb fort dhe na pyet, por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet t\u00eb dini se PS ka djem e vajza shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe me integritet t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nuk po i vjen radha kurr\u00eb se nuk po i lini dhe se vendet e pun\u00ebs i merr Aleati.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Do rishikohen gjith\u00eb drejtor\u00ebt dhe nga sot e mbrapa ata q\u00eb do em\u00ebrohen do jen\u00eb se s\u2019b\u00ebn me kontribut n\u00eb PS.<\/p>\n<p><strong>Blediana Nika<\/strong>\u00a0(an\u00ebtare e PS): Gjith\u00eb drejtor\u00ebt n\u00eb Shkod\u00ebr i keni marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prej rruge, nuk kan\u00eb pun\u00eb me PS.<\/p>\n<p><strong>Paulin Sterkaj<\/strong>\u00a0(deputet i PS): Vendos\u00ebn drejtorat dhe nuk m\u00eb pyet kush mua si deputet, po nj\u00eb jasht\u00eb fare q\u00eb \u00ebsht\u00eb socialist kush e pyet.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Un\u00eb i dua n\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar drejtor\u00ebt se kush \u00ebsht\u00eb i joni, pra i PS dhe kush jan\u00eb t\u00eb aleatit. An\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb dhe kryetar\u00ebt e organizatave do jen\u00eb n\u00eb sistemin e digjitalizimit t\u00eb partis\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb. Ky proces duhet q\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb deri n\u00eb dhjetor po ashtu deri n\u00eb dhjetor duhet t\u00eb mbarojn\u00eb edhe vendosja e kryetar\u00ebve t\u00eb PS n\u00eb nj\u00ebsi dhe bashkin\u00eb Shkod\u00ebr. Pas dhjetorit duhet t\u00eb b\u00ebhemi gati p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p><strong>Edona Bilali<\/strong>\u00a0(deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkod\u00ebr): Ai kryetar organizate i PS q\u00eb humb n\u00eb zgjedhje n\u00eb zon\u00ebn e tij nuk t\u00eb jet\u00eb m\u00eb, duhet t\u00eb vendoset dikush tjet\u00ebr nga brenda organizat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknuri<\/strong>\u00a0(sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS): Mos u mundoni p\u00ebr shifrat se ato i ka kryeministri Rama n\u00eb zyr\u00eb. Kush ka nj\u00eb pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka m\u00eb em\u00ebrime pa kontribut..Lapsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tom Doshi, u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb fushate akuzash t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane, para zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i kandidimit t\u00eb tij si deputet me Partin\u00eb Socialdemokrate. Juri Kim i k\u00ebrkoi Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve, t\u00eb mos e lejonte at\u00eb t\u00eb kandidonte p\u00ebr deputet. Por jurist\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb nuk u mjaftonte dot, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":204290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[5199],"class_list":{"0":"post-204289","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-socialistet-e-shkodres-nxjerrin-ramen-zbuluar-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204289\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}