{"id":204335,"date":"2021-09-24T11:04:49","date_gmt":"2021-09-24T09:04:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204335"},"modified":"2021-09-24T11:04:49","modified_gmt":"2021-09-24T09:04:49","slug":"frrok-cupi-cili-fiton-mbi-cilin-berisha-basha-apo-amerika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/frrok-cupi-cili-fiton-mbi-cilin-berisha-basha-apo-amerika\/","title":{"rendered":"Frrok \u00c7upi: Cili fiton mbi cilin; Berisha, Basha apo Amerika?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes jan\u00eb tre, por vet\u00ebm dy prej tyre jan\u00eb \u2018homo sapienca\u2019, i treti \u00ebsht\u00eb fuqi shtet\u00ebrore. Absurdi se nj\u00ebri nga human\u00ebt, ose t\u00eb dy bashk\u00eb, mund t\u2019ia dalin kund\u00ebr Amerik\u00ebs, nuk ka sens\u2026 Po haj mo. Sidoqoft\u00eb, ka pasur nj\u00eb fitore, ka qen\u00eb fitorja fillestare q\u00eb u kthye n\u00eb most\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Si fitoi Berisha at\u00ebher\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, dhe si e bitisi?\u2026<\/strong>Un\u00eb e kam \u2018prekur\u2019 k\u00ebt\u00eb fitore mes t\u00eb par\u00ebve. Ishte viti 1991. Diku nga dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit, i ftuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, vizitova edhe disa institucione, deri Departamentin e Shtetit. N\u00eb Uashington na ofruan q\u00eb delegacioni shqiptar (bashk\u00eb me Kadare, Qosja, Mark Krasniqi, Bakalli, Kristo Frash\u00ebri) t\u00eb mbante nj\u00eb foltore n\u00eb Free Congress Fondation. Pun\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. E mbajt\u00ebm, e mbajt\u00ebm foltoren vet\u00ebm me ndihm\u00ebn e amerikan\u00ebve, sepse duhej t\u00eb kishim rezervuar koh\u00ebn nj\u00eb vit para- t\u00eb pakt\u00ebn\u2026 N\u00eb ato korridore e kam \u2018prekur\u2019 fitoren e par\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs. Dikush pyeti: \u2018Ah, nga Shqip\u00ebria jeni?\u2026 Kishim tre shqiptar\u00eb para nj\u00eb muaji\u2019- tha, dhe vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz. Ndala para tij e nuk po kuptoja. \u2018Po- tha- i kishim k\u00ebtu\u2026, but anyway!\u2019 B\u00ebri me dor\u00eb si t\u00eb thoshte \u2018e l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb, mos e merr p\u00ebr gj\u00eb\u2019, dhe vazhdoi. Nis\u00ebn t\u00eb grinden k\u00ebtu mes nesh, t\u00eb tre shqiptar\u00ebt mes tyre\u2026 E pastaj disa amerikan\u00eb k\u00ebtu than\u00eb se \u2018kishim tre shqiptar\u00eb nga Demokracia: Nj\u00eb komunist, nj\u00eb aventurier dhe nj\u00eb nga rruga!\u2019. Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari q\u00eb formuan delegacionin e par\u00eb t\u00eb PD n\u00eb Amerik\u00eb, u grind\u00ebn gjith\u00eb koh\u00ebs, madje edhe n\u00eb avion kur ktheheshin. K\u00ebtu e nisi fitoren e par\u00eb Berisha brenda PD; dy t\u00eb tjer\u00ebt u eliminuan, nd\u00ebrsa Berisha lufton akoma sot si at\u00ebher\u00eb. A do t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb a vdekje q\u00eb ka nisur brenda PD? T\u00eb vdekurit kan\u00eb mbetur pas, para tij tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i gjall\u00eb. Bash\u00ebn e ka zgjedhur Berisha me dor\u00ebn e vet.<\/p>\n<p><strong>Por a ishte Basha nj\u00eb tutkun, si\u00e7 e zgjodhi Berisha? <\/strong>T\u00eb gjith\u00eb, gazetar\u00eb e politikan\u00eb, si \u00e7amarrok\u00ebt e fshatit e gjuajt\u00ebn me gur\u00eb Bash\u00ebn si t\u00eb ishte nj\u00eb \u2018budalla\u2019. Nj\u00eb nga aleat\u00ebt e Berish\u00ebs e ka quajtur me inteligjenc\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs m\u00eb pak se zero. Berisha fitoi mbi Bash\u00ebn, e mori zvarr\u00eb zyr\u00eb m\u00eb zyr\u00eb, \u00e7ad\u00ebr m\u00eb \u00e7ad\u00ebr, molotov te molotov. N\u00ebse do t\u2019i rrezikohej nj\u00eb qime thesarit t\u00eb tij, Berisha ia besonte ushtris\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs. Beu u bind se t\u00ebrhiqte nj\u00eb dele p\u00ebr laku. N\u00eb or\u00ebn fatkeqe 20:00 t\u00eb dat\u00ebs 9 shtator 2021, Berisha preku t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: Lul Basha, me pamjen e \u2018tutkunit\u2019, kishte luajtur rolin e\u00a0 \u2018tenj\u00ebs\u2019 dhe ia kishte ngr\u00ebn\u00eb gjith\u00eb stofin \u2018babait politik\u2019. Luli kishte b\u00ebr\u00eb vrap n\u00eb vend, si p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se \u2018nuk largohem prej teje\u2019. Basha nuk b\u00ebri gabimin e Pashkos dhe t\u00eb Hajdarit q\u00eb e shantazhuan Berish\u00ebn se do ta hidhnin nga avioni prej Amerike, por pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb, Luli hapi dritaren dhe e hodhi v\u00ebrtet.<\/p>\n<p><strong>Berisha e mb\u00ebrtheu Bash\u00ebn n\u00eb dar\u00ebn e debatet brenda n\u00eb PD. Cili fitoi? <\/strong>Kjo ishte fitorja e liderit legjendar ndaj krijes\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt. Q\u00eb nga mesnata e 8 marsit 2017, Basha nuk do t\u00eb merrte m\u00eb frym\u00eb lirisht n\u00eb PD. At\u00eb mesnat\u00eb ai hartoi listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, por la jasht\u00eb personalitetet e vjetra e t\u00eb forta t\u00eb PD. N\u00eb fakt list\u00ebn e b\u00ebri Berisha, por i doli zot Basha. Berish\u00ebs iu b\u00eb se kryetarin legal e mbylli n\u00eb pranga akoma m\u00eb fort: N\u00ebse Basha do t\u00eb b\u00ebnte \u2018g\u00ebk\u2019, Berisha do t\u2019i hidhte n\u00eb kurriz t\u00eb fort\u00ebt e p\u00ebrjashtuar prej tij. Sot e k\u00ebsaj dite Jozefina Topalli me t\u00eb tjer\u00eb i rrin\u00eb si fajkua Bash\u00ebs mbi \u2018qivur\u2019. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb mendjen \u2018zero\u2019 para doktorit dhe as duan ta besojn\u00eb se ata i hoqi Berisha, jo Basha. Basha e pranoi kurthin e doktorit si nj\u00eb \u2018ushtar i mir\u00eb Shvejk\u2019. Qysh at\u00eb dit\u00eb, Berisha n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ngarkonte me barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnda \u2018birin\u2019 e tij, n\u00eb fakt i pastroi rrug\u00ebn. Pa Topallin, Imamin, Kullurin, Patozin, Elezin, Haxhin, etj., Basha e b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb rrug\u00ebn dhe gjumin. Sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt: se sikur Berisha me ministrat e tij t\u00eb vihen n\u00eb votime, e fundosin PD-n\u00eb m\u00eb keq.<\/p>\n<p><strong>Berisha po matet t\u2019i hap\u00eb dosjet Bash\u00ebs. Do t\u00eb fitoj\u00eb Berisha? <\/strong>Berisha deri m\u00eb sot ka fituar nj\u00ebmij\u00eb beteja duke tundur \u2018dosjet\u2019 kund\u00ebr themeluesve dhe personaliteteve t\u00eb PD. Kur nuk kan\u00eb ekzistuar dosje, i ka sajuar vet\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb radha me Bash\u00ebn. N\u00eb fillim vet\u00eb Sali Berisha deklaroi se \u2018Basha ka nj\u00eb dosje\u2019 q\u00eb ia ka n\u00eb dor\u00eb Amerika. Vegl\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb \u2018dosjeve\u2019 Berisha ua l\u00ebshoi nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb i jan\u00eb sulur Bash\u00ebs. Duket se kjo p\u00ebrpjekje d\u00ebshtoi; amerikan\u00ebt lan\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptuar se \u2018e dim\u00eb, e kemi vet\u00eb dosjen e Bash\u00ebs\u2019. Berisha \u2018007\u2019 u detyrua t\u00eb sprapset. Por m\u00eb par\u00eb ka deklaruar para bot\u00ebs: \u2018O budallenj, nuk t\u00ebrhiqet Berisha, jam Sali Berisha un\u00eb!\u2019. Berisha tani e ka dor\u00ebn mbi dosjen e 21 Janarit. At\u00eb dit\u00eb qeveria eleminoi 4 protestues para selis\u00eb s\u00eb vet. Minist\u00ebr ishte Basha, por kryeminist\u00ebr Berisha. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dilema ekzistenciale: T\u00eb rroj\u00eb a t\u00eb mos rroj\u00eb! Cili do t\u00eb rroj\u00eb, Berisha apo Basha?! Basha mban n\u00eb dor\u00eb diskun me z\u00ebrin e Berish\u00ebs: \u2018t\u00eb q\u00ebllohet n\u00eb mish\u2019. Garda e Republik\u00ebs, n\u00ebn ombrell\u00ebn e Bash\u00ebs, e eleminoi, por me urdh\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs. Ka t\u00eb dh\u00ebna se edhe hard-diskun e kompjuterit t\u00eb qeveris\u00eb e zot\u00ebron Basha, por jo vet\u00eb Basha. Dy dit\u00eb pas eleminimeve n\u00eb bulevard, ambasadori i SHBA, Aleksand\u00ebr Arvizu, th\u00ebrriti n\u00eb takim Bash\u00ebn. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ai deklaroi se \u2018Basha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb yll n\u00eb ngjitje!\u2019, q\u00eb po linte n\u00eb hije Berish\u00ebn. Ambasadori amerikan i dha Bash\u00ebs fitoren e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me 10 vota; po b\u00ebhej gati z\u00ebvend\u00ebsuesi i \u2018liderit legjendar\u2019. Berisha nuk \u00ebsht\u00eb inteligjent, \u00ebsht\u00eb fajkua, por jo i men\u00e7ur. Po t\u00eb ishte i men\u00e7ur, do ta kishte kuptuar se Basha e ka mundur q\u00eb at\u00eb dit\u00eb e p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po p\u00ebr vjedhjet, n\u00eb cil\u00ebn \u2018delta\u2019 do t\u00eb ndal\u00eb Berisha? <\/strong>Lumi i denoncimeve \u2018p\u00ebr vjedhje\u2019 ka nisur t\u00eb v\u00ebrshoj\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrlaj\u00eb Lulin. Po ku do t\u00eb ndalet kjo furi? Ka nisur t\u00eb thot\u00eb se Luli \u2018\u00ebsht\u00eb pasuruar\u2019 gjat\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebve. E thot\u00eb dhe, pas pak e t\u00ebrheq fjal\u00ebn. Jo pse Luli nuk \u00ebsht\u00eb pasuruar; as pse Luli nuk ka gjith\u00eb veset e k\u00ebqija t\u00eb Berish\u00ebs. Edhe Luli ka nj\u00eb kunat q\u00eb \u00ebsht\u00eb legjend\u00eb korrupsioni. Luli ka Lulin q\u00eb nuk l\u00eb lek\u00eb t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebrdh\u00e8. Ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb Berish\u00eb \u2018i vog\u00ebl\u2019 edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb minuar. Berisha i madh nuk guxon m\u00eb; ky vet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i korruptuari n\u00eb bot\u00eb. Sali Berisha, nj\u00eb baba katil, i futi f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb korrupsioni, si asnj\u00eb baba n\u00eb bot\u00eb. Por gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, edhe Luli hante \u2018p\u00ebrshesh\u2019 me f\u00ebmij\u00ebt e Berish\u00ebs; pinjolli politik i di ku jan\u00eb lug\u00ebt dhe parat\u00eb. Luli \u00ebsht\u00eb rosa q\u00eb fluturon n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Berish\u00ebs, por ky nuk fluturon n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e \u2018ros\u00ebs\u2019. Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb ruse tregon p\u00ebr dyluftimin e shqiponj\u00ebs me ros\u00ebn. Shqiponja e pa ros\u00ebn q\u00eb u zhyt n\u00eb liqen dhe doli me gjahun n\u00eb kthetra. Iu sul, por rosa u zhyt n\u00eb uj\u00eb. At\u00ebher\u00eb shqiponja u ngjit deri n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e diellit, mbylli krah\u00ebt dhe u sul drejt liqenit si shigjet\u00eb. U zhyt thell\u00eb e nuk doli dot m\u00eb. Rosa fluturoi n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsirat ku jeton shqiponja dhe iu drejtua asaj n\u00eb liqen: \u2018E shikon, un\u00eb fluturoj atje ku fluturon ti shqiponj\u00eb, por ti nuk noton dot n\u00eb liqenin tim\u2019. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb mbytur Berisha n\u00eb uj\u00ebrat e \u2018ros\u00ebs\u2019 Luli. <strong>Te porta po pret Amerika: <\/strong>Luli ka kryer rolin e rrall\u00eb t\u00eb \u2018karremit\u2019. Berisha, ua thash\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb inteligjent, dhe po ndjek karremin e Lulit. Kryetari i shkuar \u00ebsht\u00eb betuar se do ta shkarkoj\u00eb kryetarin e ligjsh\u00ebm t\u00eb PD. As statuti, as Kuvendi, as Kongresi nuk i japin mund\u00ebsi Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin. Ka mbledhur disa njer\u00ebz \u2018mobile\u2019, n\u00ebp\u00ebr foltore nga rrethi n\u00eb rreth dhe i g\u00ebnjen. Po shantazhon se do ta shkarkoj\u00eb Lulin \u2018me nj\u00eb f\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb\u2019. Tregohet se ka n\u00eb plan t\u00eb f\u00ebrsh\u00ebllej\u00eb p\u00ebr militar\u00ebt. Berisha po simulon kriz\u00eb. At\u00ebher\u00eb k\u00ebtu shfaqet porta; aty pret Amerika q\u00eb nuk lejon kriz\u00eb, q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb akuz\u00ebn, hetimin dhe gjykat\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb fundi i \u2018shqiponj\u00ebs\u2019 n\u00eb liqenin e akullt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes jan\u00eb tre, por vet\u00ebm dy prej tyre jan\u00eb \u2018homo sapienca\u2019, i treti \u00ebsht\u00eb fuqi shtet\u00ebrore. Absurdi se nj\u00ebri nga human\u00ebt, ose t\u00eb dy bashk\u00eb, mund t\u2019ia dalin kund\u00ebr Amerik\u00ebs, nuk ka sens\u2026 Po haj mo. Sidoqoft\u00eb, ka pasur nj\u00eb fitore, ka qen\u00eb fitorja fillestare q\u00eb u kthye n\u00eb most\u00ebr. Si fitoi Berisha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":204338,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204335","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204338"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}