{"id":204736,"date":"2021-09-25T18:01:57","date_gmt":"2021-09-25T16:01:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204736"},"modified":"2021-09-25T18:01:57","modified_gmt":"2021-09-25T16:01:57","slug":"deputeti-gjekmarkaj-zberthen-mesazhet-e-yuri-kim-mbeshtetja-qe-mori-pd-nga-ambasadorja-lajm-i-keq-per-ramen-nje-pergjigje-edhe-per-kritiket-e-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/deputeti-gjekmarkaj-zberthen-mesazhet-e-yuri-kim-mbeshtetja-qe-mori-pd-nga-ambasadorja-lajm-i-keq-per-ramen-nje-pergjigje-edhe-per-kritiket-e-bashes\/","title":{"rendered":"Deputeti Gjekmarkaj \u201czb\u00ebrthen\u201d mesazhet e Yuri Kim: Mb\u00ebshtetja q\u00eb mori PD nga ambasadorja, lajm i keq p\u00ebr Ram\u00ebn. Nj\u00eb p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr kritik\u00ebt e Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat q\u00eb ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Sipas tij mesazhet q\u00eb dha diplomatja amerikane ishin t\u00eb forta, t\u00eb pazakonte dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa thekson se ishin nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, pushtetin e t\u00eb cilit e krahasoi me at\u00eb t\u00eb ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.<\/p>\n<p>Teksa i referohet vendimit t\u00eb Bash\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrjashtoi Sali Berish\u00ebn nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj shprehet se nuk kishte nj\u00eb tjet\u00ebr shteg nga ku mund t\u00eb kalonte PD dhe Kryetari i saj.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i Agron Gjekmarkajt<\/strong><\/p>\n<p><em>Mesazhi i Ambasadores Kim dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten n\u00eb sy !<\/em><\/p>\n<p><em>Dje e sapo kthyer nga Uashingtoni Ambasadorja Juri Kim trokiti n\u00eb der\u00ebn e Lulzim Bashes. Mesazhet e saj ishin t\u00eb forta, t\u00eb pazakonta , mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr PD e cila po kalon dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe emocionale. SHBA n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebrit t\u00eb Zonj\u00ebs Kim deklaruan mb\u00ebshtetje p\u00ebr PD dhe vendimet e Bashes madje dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb festuar fitoren e PD n\u00eb zgjedhje. PD, trupa drejtuese e kryesisht\u00a0 an\u00ebtar\u00ebsia e\u00a0 saj duhet t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb v\u00ebrteten e cila \u00ebsht\u00eb e dhimbshme por dhe e vetme! Nuk ka dy t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk kishte nj\u00eb tjet\u00ebr shteg nga ku mund t\u00eb kalonte PD dhe Kryetari i saj. Ambasada e SHBA ktheu mbrapsht \u00e7do aludim p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb PD me nd\u00ebrhyrjet e saj duke e konsideruar at\u00eb fyes.<\/em><\/p>\n<p><em>PD sot i \u00ebsht\u00eb rikthyer fuqish\u00ebm aleanc\u00ebs historike e strategjike me SHBA jetike kjo p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti dhe n\u00eb vend, por mbi t\u00eb gjitha jetike p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar kapjen e shtetit n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb nga pushteti mafioz i Edi Rames.<\/em><\/p>\n<p><em>Deklaratat e mb\u00ebshtetjes totale q\u00eb PD mori dje nga Yuri Kim jan\u00eb lajmi m\u00eb i keq p\u00ebr Edi Ramen dhe urdin\u00eb e tij q\u00eb i shkon nga pas n\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vjet. Ne e dim\u00eb si u \u00e7montua neodiktatura e Gruevskit n\u00eb mandatin e saj t\u00eb tret\u00eb me mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtareve, t\u00eb cil\u00ebt i l\u00ebshuan n\u00eb dor\u00eb dhjet\u00ebra \u201cbomba\u201d Zoran Zaevit me t\u00eb cilat e shk\u00ebrmoqi \u00e7do tull\u00eb\u00a0 autoritarizmi q\u00eb dukej aq solid nga jasht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mos harroni q\u00eb Edi Rama b\u00ebri masaker zgjedhore ! Mos harroni q\u00eb 85 mij\u00eb vota dol\u00ebn t\u00eb pavlefshme dhe pos k\u00ebsaj diferenca e tij n\u00eb vota me Opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 37 mij\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet ilegjitim i cili i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e krimit dhe t\u00eb trafikut. Mos mendoni q\u00eb demokracit\u00eb perendimore e tolerojn\u00eb pafund korruptimin e demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb an\u00ebtar i NATO-s.<\/em><\/p>\n<p><em>Gj\u00ebndja e krijuar n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e vendimit t\u00eb marr\u00eb nga SHBA dhe spostimi i fokusit mbi probleme t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb artific q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet realitetit!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do l\u00ebvizje sado e mbeshtjell\u00eb me zhargon tjet\u00ebr n\u00eb thelb ofron konflikt me SHBA-t\u00eb. Shum\u00eb prej atyre q\u00eb po kritikojn\u00eb Bashen t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb patur karriere t\u00eb gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet n\u00eb PD, p\u00ebr zgjedhjen e tij t\u00eb kusht\u00ebzuar dikur himnizonin \u00e7do q\u00ebndrim a deklarat\u00eb t\u00eb Ambasad\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb raportit antagonist q\u00eb kishin me Bashen.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot e injorojn\u00eb si realitet a thua se nuk ka ndodhur apo nuk ekziston q\u00ebndrimi i tyre! N\u00eb \u00e7do debat nuk e z\u00ebn\u00eb me goj\u00eb vendimin Amerikan dhe cila ishte zgjidhje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrsa gjykojn\u00eb vendimin e Bashes duke u kapur tek forma dhe jo thelbi.<\/em><\/p>\n<p><em>Mblidhen e flasin duke mos z\u00ebn\u00eb me goj\u00eb vendimin ultimativ t\u00eb SHBA p\u00ebr Sali Berishen t\u00eb cilin nuk ka kellqe askush ta komentoj\u00eb. Sido q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dukur i gabuar dhe i padrejt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vendimi i tyre t\u00eb cilin ne nuk e negociojn\u00eb dot! Ai mund t\u00eb refuzohet vet\u00ebm me koston e shnd\u00ebrrimit t\u00eb PD n\u00eb nj\u00eb parti antiamerikan\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do forme tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hipokrizi dhe benzin\u00eb n\u00eb zem\u00ebrimin e Sali Berishes.<\/em><\/p>\n<p><em>Personalisht persa me takon i jam bashkuar von\u00eb formalisht PD pa\u00e7ka se prej vitesh kam mb\u00ebshtetur kauzat e saj opozitare dhe t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por do preferoja ta shihja p\u00ebrs\u00ebri veten jasht\u00eb saj n\u00ebse ajo perceptohet si antiamerikane nga vet\u00eb SHBA-t\u00eb, sepse nuk mjafton ajo \u00e7ka mendojm\u00eb ne p\u00ebr veten.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtrim as servilizem por interes madhor i PD dhe vendit ton\u00eb n\u00eb optiken time. P\u00ebrtej k\u00ebsaj ndjesie jam i bindur q\u00eb shum\u00eb shpejt PD do t\u00eb kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb traum\u00eb dhe n\u00eb sintoni me aleatet strategjik\u00eb SHBA n\u00eb krye do ti jap\u00eb k\u00ebtij vendi ndryshimin duke e \u00e7liruar nga tirania e zgjedhjeve t\u00eb vjedhura , banaliteti i korrupsionit dhe mecenati i krimit!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat q\u00eb ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha. Sipas tij mesazhet q\u00eb dha diplomatja amerikane ishin t\u00eb forta, t\u00eb pazakonte dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa thekson se ishin nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, pushtetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":204737,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204736","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204736\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}