{"id":204829,"date":"2021-09-26T10:10:52","date_gmt":"2021-09-26T08:10:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204829"},"modified":"2021-09-26T10:10:52","modified_gmt":"2021-09-26T08:10:52","slug":"nga-sabah-jemishta-beteja-per-partine-demokratike-nuk-do-te-behet-berisha-kryetar-i-pd-berisha-ka-rolin-dhe-kontributin-e-vet-sic-e-ke-dhe-ti-pd-eshte-e-demokrateve-ata-e-vendosin-kush-do-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-sabah-jemishta-beteja-per-partine-demokratike-nuk-do-te-behet-berisha-kryetar-i-pd-berisha-ka-rolin-dhe-kontributin-e-vet-sic-e-ke-dhe-ti-pd-eshte-e-demokrateve-ata-e-vendosin-kush-do-t\/","title":{"rendered":"Nga Sabah Jemishta: Beteja p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike\/ Nuk do t\u00eb b\u00ebhet Berisha Kryetar i PD, Berisha ka rolin dhe kontributin e vet, si\u00e7 e ke dhe ti, PD \u00ebsht\u00eb e demokrat\u00ebve, ata e vendosin kush do t\u2019i drejtoj\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>Beteja p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. <\/em>Un\u00eb i njoh personalisht t\u00eb dy, edhe Berish\u00ebn, edhe Bash\u00ebn. Kam punuar me t\u00eb dy. Kur amerikan\u00ebt ushtronin presion ndaj Berish\u00ebs President dhe Kryeminist\u00ebr i kam mir\u00ebkuptuar me mendimin se po ndihmojn\u00eb n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb shqiptare, duke mos lejuar nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>\n<p>Kur shoh amerikan\u00ebt e pas 2013- t\u00ebs q\u00eb hoq\u00ebn \u00e7do mask\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs pushtetin e nj\u00eb mbreti absolut t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb mesjet\u00ebs dhe mbyll\u00ebn syt\u00eb dhe vesh\u00ebt edhe p\u00ebrball\u00eb krimeve t\u00eb tilla si mbjellja e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me drog\u00eb, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjith\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit nga nj\u00eb person i vet\u00ebm, shkelja e p\u00ebrditshme e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, bashk\u00ebpunimi hapur me krimin e organizuar etj, at\u00ebher\u00eb mu krijua bindja se gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb pak ju interesonte amerikan\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb demokracia dhe funksionimi i saj. E vetmja shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehet demokracia n\u00eb vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhg\u00ebnjyes t\u00eb partive dhe nismave t\u00eb reja n\u00eb zgjedhjet e fundit. \u00c7orb\u00ebn paszgjedhore n\u00eb PD, duke shpallur non grata Berish\u00ebn, e gatuan me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, q\u00eb PD t\u00eb mos reagonte p\u00ebr masakr\u00ebn zgjedhore t\u00eb prillit dhe t\u00eb b\u00ebhej qingji i qeveris\u00eb, si\u00e7 dhe u b\u00eb, me vendimet allasoj t\u00eb Bash\u00ebs. Demokrat\u00ebt dhe gjith\u00eb njer\u00ebzia, edhe socialist\u00ebt, prisnin q\u00eb PD t\u00eb reagonte p\u00ebr fars\u00ebn zgjedhore, por ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Pse Basha nuk reagoi fare p\u00ebr zgjedhjet, por shkoi si qingj n\u00eb kuvend duke st\u00ebrd\u00ebgjuar me p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb pordh\u00ebt e Edi Ram\u00ebs? Ai nuk dha asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ky quhet bashk\u00ebpunim n\u00eb krim dhe demokrat\u00ebt nuk mund dhe nuk duhet ta kap\u00ebrdijn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Rruga q\u00eb po ndjek Berisha me Foltoren e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi statutore p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar PD nga Kryetari q\u00eb ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat bazike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga tradh\u00ebtia q\u00eb i b\u00ebri \u00c7adr\u00ebs n\u00eb 2017, Basha ka humbur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve t\u00eb grabitura t\u00eb prillit, ka humbur dhe t\u00eb drejt\u00ebn de facto dhe de jure p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Kryetar i PD-s\u00eb. PD duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb forc\u00eb politike shqiptare me orientim euroatlantik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb krijuar, me q\u00ebllim t\u00eb mbroj\u00eb demokracin\u00eb dhe interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Gjith\u00eb lufta q\u00eb b\u00ebhet kund\u00ebr saj, qoft\u00eb nga komunist\u00ebt me Edin n\u00eb krye, qoft\u00eb nga misionar\u00ebt e tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr vendin dhe qendres\u00ebn ndaj kujtdo p\u00ebr interesat imediate t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon. Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si primitive dhe t\u00eb kaluar. Edhe shoqja Kim e quan t\u00eb shkuar. Lufta b\u00ebhet q\u00eb Jugosllavia e Re t\u00eb jet\u00eb atdheu i shqiptar\u00ebve. Zoti Basha, t\u00eb lutem jep dor\u00ebheqje, pasi askush nuk beson m\u00eb q\u00eb ti mbron dhe lufton p\u00ebr interesat shqiptare, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb kemi zgjedhur! N\u00ebse nuk jep dor\u00ebheqje, demokrat\u00ebt do t\u00eb heqin, jo se jan\u00eb antiamerikan, por ngaq\u00eb jan\u00eb proshqiptar\u00eb. Sikur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt Amerika e para, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e Para.<\/p>\n<p>Mos u fshih pas gishtit! Nuk do t\u00eb b\u00ebhet Berisha Kryetar i PD-s\u00eb. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , si\u00e7 e ke dhe ti. PD \u00ebsht\u00eb e demokrat\u00ebve, ata e vendosin kush do t\u2019i drejtoj\u00eb. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t\u2019i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai q\u00eb shkrove lib\u00ebr, por misioni yt i v\u00ebrtet\u00eb ka mbaruar. Mos d\u00ebgjo ata l\u00ebpir\u00ebsit q\u00eb ke mbledhur dhe presin \u00e7do dit\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00ebsh me Edi Ram\u00ebn; as q\u00eb t\u00eb thon\u00eb se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partin\u00eb. PD, pothuajse n\u00eb \u00e7do pallat e ka nga nj\u00eb si ti.<\/p>\n<p>Suksese n\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beteja p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Un\u00eb i njoh personalisht t\u00eb dy, edhe Berish\u00ebn, edhe Bash\u00ebn. Kam punuar me t\u00eb dy. Kur amerikan\u00ebt ushtronin presion ndaj Berish\u00ebs President dhe Kryeminist\u00ebr i kam mir\u00ebkuptuar me mendimin se po ndihmojn\u00eb n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb shqiptare, duke mos lejuar nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet. Kur shoh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":169870,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[5236],"class_list":{"0":"post-204829","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr-nga-sabah-jemishta-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}