{"id":205475,"date":"2021-09-28T11:11:23","date_gmt":"2021-09-28T09:11:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=205475"},"modified":"2021-09-28T11:11:23","modified_gmt":"2021-09-28T09:11:23","slug":"mos-e-besoni-po-deshet-para-vitit-te-ri-opozita-rrezon-ramen-nga-pushteti-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mos-e-besoni-po-deshet-para-vitit-te-ri-opozita-rrezon-ramen-nga-pushteti-me\/","title":{"rendered":"Mos e besoni po desh\u00ebt! Para Vitit t\u00eb Ri Opozita rr\u00ebzon Ram\u00ebn nga pushteti me\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb besoj se popullit, n\u00eb vend t\u00eb rrenave t\u00eb hijshme, duhet t\u2019ia tregojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pavar\u00ebsisht sa e sh\u00ebmtuar mund t\u00eb jet\u00eb ajo. E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, fati nuk ka qen\u00eb i mir\u00eb me ne; por, me ndihm\u00ebn e Zotit, ne do t\u00eb kemi sukses \u2013 ka qen\u00eb disa nga fjal\u00ebt e famshme t\u00eb Alija Izetbegovi\u00e7, presidenti i par\u00eb i Bosnie dhe Hercegovin\u00ebs. Kjo th\u00ebnie e tij i p\u00ebrket koh\u00ebs kur Bosnia sapo kishte fituar pavar\u00ebsin\u00eb nga ish-Jugosllavia, e cila p\u00ebrkon me koh\u00ebn kur n\u00eb Shqip\u00ebri u vendos sistemi i ri demokratik. N\u00eb k\u00ebto 30 vite jan\u00eb th\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb g\u00ebnjeshtra saq\u00eb ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; gar\u00ebn se kush e ka g\u00ebnjyer dhe kush po e g\u00ebnjen m\u00eb tep\u00ebr popullin shqiptar, e ka fituar opozita. N\u00ebse qeverit\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, at\u00ebher\u00eb pyetja shtrohet: Opozita pse ndodh, q\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe sa af\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb ajo kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. Ka shum\u00eb q\u00eb pyesin se \u00e7far\u00eb avantazhesh ka Partia Socialiste dhe Edi Rama, i cili po e udh\u00ebheq vendin n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb historik, krahasuar me opozit\u00ebn? Avantazhin m\u00eb t\u00eb madh Edi Ram\u00ebs ia ka siguruar opozita e vjet\u00ebr, ajo e djeshme, e cila mbahet peng p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara, duke g\u00ebnjyer dhe mashtruar vazhdimisht veten. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhur s\u00ebrish n\u00eb qeverisje, ajo beson se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs se kur, p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky besim i tepruar i saj, q\u00eb duke g\u00ebnjyer veten, beson se po g\u00ebnjen edhe t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb fakt opozita e djeshme ka mbetur peng i s\u00eb kaluar\u00ebs. Ajo nuk po lejon zhvillimin e saj, ose po pengon q\u00ebllimsh\u00ebm alternativa t\u00eb tjera. P\u00ebr pasoj\u00eb, vet\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb zhytur koh\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb identiteti. Si rezultat, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb qeveris\u00eb Edi Rama, ai ndoshta e ka kuptuar se ve\u00e7 t\u00eb tjerash \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr me fat: P\u00ebr sa koh\u00eb vendit do t\u2019i mungoj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr serioze, pik\u00ebrisht kjo lloj opozite jet\u00ebn politike qeveris\u00eb ia zgjat. Elektorati i majt\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb dhe mbetet m\u00eb i madh n\u00eb num\u00ebr, ose nuk tkurret. Kjo ndodh ngaq\u00eb opozita si alternativ\u00eb g\u00ebnjen vazhdimisht veten e saj dhe nuk bind t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj Edi Rama dhe qeverisja e tij, pavar\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtetave ose g\u00ebnjeshtrave t\u00eb tyre, mjaftohen q\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr m\u00eb t\u00eb madhe se vetja, p\u00ebr t\u00eb mbajtur sa m\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb sigurt pushtetin. Edhe qeverisjes s\u00eb Merkelit n\u00eb Gjermani, edhe asaj t\u00eb Biden n\u00eb SHBA, i num\u00ebrojn\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb meta dhe defekte. Edhe pse e v\u00ebrtet\u00eb, iu desh\u00ebn plot 16 vite t\u00eb majt\u00ebs gjermane n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 25 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e fundit q\u00eb t\u00eb dal\u00eb forc\u00eb e par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ta zgjedh\u00eb ajo kancelarin e ri, ndon\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i duhet nj\u00eb koalicion i gjer\u00eb, qoft\u00eb edhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe kur Edi Rama akuzohet n\u00eb Shqip\u00ebri se nuk \u00ebsht\u00eb votuar nga shumica e shqiptar\u00ebve, por p\u00ebrkundrazi, mori vet\u00ebm 49 p\u00ebr qind t\u00eb votave p\u00ebrkundrejt 51 q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumica, pavar\u00ebsisht se siguroi p\u00ebr mandatin e tret\u00eb 4 deputet\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga numri i nevojsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb krijonte i vet\u00ebm qeverin\u00eb, pa llogaritur 3 t\u00eb PSD. Dhe nga ana tjet\u00ebr, a \u00ebsht\u00eb e besueshme opozita kur thot\u00eb se Rama i manipuloi zgjedhjet, nd\u00ebrsa deputetin m\u00eb t\u00eb votuar t\u00eb PD-s\u00eb, Agron Shehajn, po e \u2018masakorjn\u00eb\u2019 publikisht po ata vet\u00eb, dhe jo kund\u00ebrshtari politik, se ka bler\u00eb me mij\u00ebra vota n\u00eb Tiran\u00eb, me para n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb raport me historin\u00eb e saj, opozit\u00ebs i duhet s\u00eb pari, t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe e besueshme se vet\u00eb qeveria. N\u00ebse Per\u00ebndimin dhe shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve nuk po i g\u00ebnjen dot, opozita e vjet\u00ebr vazhdon dhe g\u00ebnjen veten aq sa beson sot, duke th\u00ebn\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb manipuluar nga qeveria dhe kreu i saj, nj\u00ebsoj sikur Edi Rama t\u00eb ishte i madhi Zot. Opozita e djeshme duke g\u00ebnjyet sot veten thot\u00eb se ekonomia n\u00eb koh\u00ebn e saj ishte m\u00eb e mir\u00eb se ajo q\u00eb kemi tani, madje besonte deri dje se ishte ekonomia e dyt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb pas Gjermanis\u00eb, ashtu sikurse pretendon se e nj\u00ebjta ekonomi, si me magji, doli n\u00eb vendin e fundit n\u00eb Ballkan vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi Edi Rama mori pushtetin. Ajo nuk thot\u00eb se sa ishte shkalla e informalitetit n\u00eb koh\u00ebn e saj, evazioni fiskal, madje nuk jep asnj\u00eb shif\u00ebr krahasuese, q\u00eb ta besoj\u00eb edhe vet\u00eb. Por beson se ekonomia e shqiptar\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe sot, sa edhe e ministrave dhe e kryeministrit q\u00eb kishim gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj. Shum\u00eb z\u00ebra opozitar\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb sot ekonomin\u00eb dhe \u201cBallkanin e hapur\u201d, paradoksalisht p\u00ebrve\u00e7 ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe dhe ish-ministrit t\u00eb Financave, Ritvan Bode, dy njer\u00ebzit me m\u00eb tep\u00ebr pesh\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb djeshme, p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe arsimin n\u00eb koh\u00ebn kur vendi drejtohej prej saj, opozita beson se e kishte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sepse n\u00eb koh\u00ebn e saj mund t\u00eb diplomoheshe me post\u00eb, pa qen\u00eb as nevoja q\u00eb t\u00eb kishe mbaruar gjimnazin. Mund t\u00eb merrje diplom\u00ebn me para \u201ccash\u201d pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb jetoje n\u00eb Shqip\u00ebri, madje, mund t\u00eb diplomoheshe shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb Gjuh\u00eb shqipe pa ditur asnj\u00eb fjal\u00eb shqipe. Mund t\u00eb p\u00ebrfitoje grad\u00eb shkencore me leht\u00ebsi, pa t\u00eb pyetur kush as p\u00ebr tem\u00ebn e \u2018studimit shkencor\u2019.\u00a0 Kusht i mjaftuesh\u00ebm ishte t\u00eb kishe para, kusht i domosdosh\u00ebm t\u00eb ngrije dy gishtat lart. Edhe sa i p\u00ebrket turizmit ajo beson se ky sektor mori zhvillim, sepse bregdeti u zaptua me nd\u00ebrtime pa leje dhe pa asnj\u00eb kriter dhe madje dielli kishte m\u00eb tep\u00ebr cil\u00ebsi n\u00eb koh\u00ebn e saj, nd\u00ebrsa vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, n\u00eb bujq\u00ebsi fermer\u00ebt i prodhonin moll\u00ebt n\u00eb Lushnje, kurse portokallet n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Ndryshe nga gjendja e tanishme me probleme pa fund n\u00eb shendet\u00ebsi, ajo beson se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj ish- ministri Nard Ndoka inkurajoi \u2018zbulime t\u00eb m\u00ebdha shkencore\u2019, ve\u00e7 \u2018ringritjes\u2019 s\u00eb spitaleve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enverit.<\/p>\n<p>Ajo beson sot se drejt\u00ebsia e re q\u00eb po ngrihet kryesisht me investimet dhe mbikqyrjen e rrept\u00eb t\u0113 faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb totalisht e kapur nga Edi Rama, ndryshe nga sistemi i \u2018pavarur\u2019 i drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj, kur hetimet i kryesonte me p\u00ebrpikm\u00ebri Adriatik Llalla, nd\u00ebrsa gjykimet e larta i realizonte me vendosm\u00ebri Gjin Gjoni, me shok\u00ebt e partis\u00eb. Opozita e vjet\u00ebr beson nga fakti q\u00eb nuk e pranon Per\u00ebndimi, madje flet se edhe p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen e saj, fajin e ka Edi Rama. Ajo beson s\u00eb fundmi se edhe kryetarin \u201ce pag\u00ebzuar\u201d prej saj pas tre humbjeve radhazi, Lulzim Basha, e mori \u2018peng\u2019 Edi Rama nj\u00eb dit\u00eb pasi u p\u00ebrjashtua nga grupi parlamentar demokrat, Sali Berisha. Opozita e s\u00eb kaluar\u00ebs beson se Edi Rama ka influencuar deri n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, p\u00ebr shpalljen \u2018non-grata\u2019 t\u00eb liderit t\u00eb saj historik. Beson gjithashtu se edhe ambasador\u00ebt e huaj, kancelarit\u00eb europiane, edhe Erdogan, jan\u00eb t\u00eb kapur prej tij. Opozita e djeshme lindi dhe u rrit duke g\u00ebnjyer veten. Ajo besoi q\u00eb n\u00eb lindje se lideri i saj historik, i cili mbante teser\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb Enverit n\u00eb xhep deri n\u00eb \u201990, ishte per\u00ebndimor, dhe solli pluralizmin tre muaj pas krijimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kur u vu n\u00eb drejtimin e saj. Kan\u00eb 30 vite q\u00eb ata besojn\u00eb se ai edhe sot po lufton si askush tjet\u00ebr kund\u00ebr regjimit komunist dhe SHBA-ve paralelisht, madje edhe m\u00eb \u2018heroikisht\u2019 se Don Kishoti, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr elektoratin e majt\u00eb Edi Rama si kryetar i PS-s\u00eb, drejtimin e s\u00eb cil\u00ebs e mori me merit\u00eb t\u00eb plot\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider i suksessh\u00ebm dhe progresist, t\u00eb cilit ata i besuan vot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtuar fillimisht Tiran\u00ebn n\u00eb tre mandate radhazi. Po kaq mandate ka siguruar deri tani p\u00ebrmes besimit t\u00eb tyre Rama, q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb vendin. Nd\u00ebrsa p\u00ebr elektoratin e djatht\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se njeriu m\u00eb i korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri, familjar i keq, i bler\u00eb nga Vu\u00e7i\u00e7, peng i oligark\u00ebve dhe i Sorosit dhe i Merkelit, nj\u00eb\u00a0\u00a0 m\u00ebsues i d\u00ebshtuar vizatimi dikur dhe akoma m\u00eb i d\u00ebshtuar etiketohet politikisht se ishte si basketbollist, publicist dhe emigrant n\u00eb Paris. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe g\u00ebnjeshtra mes t\u00eb dyjave? Derisa ajo t\u00eb zgjidhet, opozita e djeshme ka koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb serioze dhe konkuruese. Ajo aktualisht ka mobilizuar baz\u00ebn dhe ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb denigruese ndaj kryetarit t\u00eb saj, aq sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra Lulzim Bash\u00ebn para Vitit t\u00eb Ri, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur n\u00eb vend t\u00eb tij, nj\u00eb kryetar t\u00eb ri. Lulzim Basha nga ana tjet\u00ebr ka nisur nj\u00eb aksion t\u00eb ri politik p\u00ebr t\u00eb mbajtur postin n\u00eb parti dhe paralelisht synon rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb. Edi Rama nd\u00ebrkaq n\u00eb pushtet prej \u201998, (minist\u00ebr, kryebashkiak dhe pas vet\u00ebm dy viteve n\u00eb opozit\u00eb kryeminist\u00ebr), si nj\u00eb \u201cd\u00ebshtak i madh politik\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb sipas opozit\u00ebs s\u00eb pakorigjueshme edhe m\u00eb leht\u00ebsisht do t\u00eb ket\u00eb q\u00eb ai siguroj\u00eb mandatin e kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb.- G\u00ebnjeshtar\u00ebt e m\u00ebdhenj vuajn\u00eb nga opinionet e tyre \u2013 ka th\u00ebn\u00eb dikur, Leonardo Da Vin\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb besoj se popullit, n\u00eb vend t\u00eb rrenave t\u00eb hijshme, duhet t\u2019ia tregojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pavar\u00ebsisht sa e sh\u00ebmtuar mund t\u00eb jet\u00eb ajo. E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, fati nuk ka qen\u00eb i mir\u00eb me ne; por, me ndihm\u00ebn e Zotit, ne do t\u00eb kemi sukses \u2013 ka qen\u00eb disa nga fjal\u00ebt e famshme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":93726,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-205475","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}