{"id":205517,"date":"2021-09-28T15:01:37","date_gmt":"2021-09-28T13:01:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=205517"},"modified":"2021-09-28T15:01:37","modified_gmt":"2021-09-28T13:01:37","slug":"nga-elis-buba-sa-shqiptare-eshte-vertete-muzika-moderne-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-elis-buba-sa-shqiptare-eshte-vertete-muzika-moderne-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nga Elis Buba: Sa shqiptare \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb muzika moderne shqiptare?"},"content":{"rendered":"<p><em>Nga Elis Buba: <\/em>T\u00eb studiuar\u00ebt e antropologjis\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njoh, kuptoj, afeksionohem dhe me raste t\u00eb dashurohem me \u201chuqet\u201d e njer\u00ebzve. T\u00eb studiuar\u00ebt e historis\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb shquaj, hulumtoj, \u00e7moj, njoh dhe adhuroj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, vendet, njer\u00ebzit, gjeografin\u00eb, ngjarjet, subjektet, objektet, simbolet dhe shqiptarizm\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. T\u00eb studiuar\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dalloj filozofin\u00eb e mendimit, orientimin e fjal\u00ebve, t\u00eb kuptoj dhe afeksionohem fort pas substanc\u00ebs s\u00eb kontekstit dhe gjenialitetit shpesh t\u00eb xhelozuar, q\u00eb shp\u00ebrfaqin vargjet, paragraf\u00ebt dhe kapitujt. T\u00eb kuptuar\u00ebt e t\u00eb gjith\u00ebs, vjen gjithnj\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb s\u00eb gjith\u00ebs. As m\u00eb her\u00ebt e as m\u00eb von\u00eb. L\u00ebvrimat n\u00eb bot\u00ebn artistike, n\u00eb pikpamjen time jan\u00eb shenjat e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Gjurm\u00ebt q\u00eb l\u00ebn\u00eb artist\u00ebt dhe krijimtaria e tyre, jan\u00eb pulsi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ndjen nj\u00eb qytetar i kultivuar, kur i serviret kultur\u00eb ose derivate t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Sa shqiptare \u00ebsht\u00eb \u201cmuzika shqiptare\u201d?! <\/strong>Sa shqiptare \u00ebsht\u00eb muzika q\u00eb l\u00ebvrohet n\u00eb gjuh\u00eb shqipe? Ndryshe nga rryma t\u00eb tjera t\u00eb artit, muzika moderne shqiptare, le t\u00eb themi, (I referohem gjithnj\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit) pik\u00eb s\u00eb pari nuk njeh nj\u00eb diferencim rrymash. Artist\u00ebt e vetshpallur jan\u00eb t\u00eb kudondodhur stilistikisht, dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh dor\u00ebn e nj\u00ebrit \u201cmuzikant\u201d nga tjetri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rren\u00eb t\u00eb amullt, sikur vegjeton i gjith\u00eb tregu i muzik\u00ebs. Kjo p\u00ebr mendimin tim, sepse n\u00eb thelb t\u00eb krijimtaris\u00eb nuk q\u00ebndron arti n\u00eb vetvete, sesa konsumi i yshtyr n\u00ebp\u00ebr klubet e nat\u00ebs. K\u00ebsisoj kultivohet nj\u00eb injoranc\u00eb kolektive dhe nj\u00eb boshll\u00ebk shpirt\u00ebror q\u00eb rrjedhimisht pasqyrohet edhe n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs. Sa e sh\u00ebndetshme \u00ebsht\u00eb kjo, mbetet p\u00ebr tu diskutuar. N\u00eb pik\u00ebpamjen time dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb muzikant\u00ebve t\u00eb shquar, mbi t\u00eb gjitha respektin, suksesin dhe duartrokitjen e sinqert, e korr dikush q\u00eb i q\u00ebndron benik stilit t\u00eb tij dhe padyshim rrym\u00ebs n\u00eb muzik\u00eb. P\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri kemi me qindra artist\u00eb q\u00eb as vet\u00eb, ndoshta, nuk e din\u00eb sakt\u00eb, cil\u00ebs rryme muzikor\u00eb u p\u00ebrkasin?!\u00a0 \u00a0Sipas asaj q\u00eb konstatoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse tregu shqiptar i muzik\u00ebs \u00ebsht\u00eb i mbipopulluar me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, dhe i varf\u00ebr deri n\u00eb skamje me muzikant\u00eb, kompozitor\u00eb, instrumentist\u00eb, talente, virtuoz\u00eb e artist\u00eb serioz\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mos pasur instrumentist\u00eb, rrjedhimisht q\u00eb s\u2019mund t\u00eb kihet nj\u00eb lloj i vet\u00ebm stili muzikor, brenda nj\u00eb repertori, nj\u00eb rrym\u00eb identirare p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtarin. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dhimbshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u2019mund t\u00eb kihet asesi interpretime t\u00eb mir\u00ebfillta live, por vet\u00ebm teat\u00ebr pantomimash dhe superpozim ndaj muzik\u00ebs s\u00eb luajtur me DJ-\u00a0disc jockey,\u00a0<em>person q\u00eb luan disqet<\/em>. K\u00ebtu fillon edhe shkarkesa negative, regresi dhe varf\u00ebrimi. K\u00ebtu fillon g\u00ebnjeshtra ndaj vetes. E them k\u00ebt\u00eb sepse me metod\u00ebn e lart\u00ebp\u00ebrmendur nuk sprovohet kurr\u00eb artisti, ose aspiranti p\u00ebr artist, k\u00ebng\u00ebtari n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Nuk sprovohet minimalisht vokali i tij\/saj, q\u00eb supozohet t\u00eb jet\u00eb i vetmi element i gjall\u00eb n\u00eb ngric\u00ebn e sken\u00ebs. Nuk kam koment p\u00ebr krenarin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndjej\u00eb nj\u00eb \u201cveteran\/e\u201d i sken\u00ebs, teksa ua hedh sy nd\u00ebr sy publikut dhe ndjek\u00ebsve besnik\u00eb. Qart\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr ndaj madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb supozuar t\u00eb vetes e s\u00eb dyti ndaj publikut, si konsumator materialesh q\u00eb u ka kaluar afati i skadenc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po! Publikut po u serviret nj\u00eb \u201cart muzikor\u201d skadent. <\/strong>M\u00eb sakt\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ndodh t\u00eb mos u mbijetojn\u00eb as stin\u00ebve n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb publikuar. Dhe thuajse t\u00eb gjith\u00eb pajtohemi me k\u00ebt\u00eb pikiat\u00eb regresi n\u00eb jet\u00ebn kulturore q\u00eb mban vul\u00ebn shqiptare. Aspekti tjet\u00ebr, i cili \u00ebsht\u00eb sakatuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb edhe n\u00eb thelb t\u00eb tem\u00ebs, \u00ebsht\u00eb krijimtaria origjinale. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shqiptare muzika shqiptare?! Sipas informacionit, tashm\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kompozimet e k\u00ebng\u00ebve q\u00eb b\u00ebhen \u201chit\u201d, brenda dit\u00ebs, me shtytje nga shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jo artistik\u00eb, nuk jan\u00eb shqiptare. Tingujt dhe melodit\u00eb blihen n\u00eb internet me para dhe p\u00ebrvet\u00ebsohet autor\u00ebsia, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar materialin audio. Pra artisti krijues nuk krijon realisht asgj\u00eb. Asnj\u00eb element i asaj muzike nuk flet shqip, nuk p\u00ebrcjell autenticitet dhe s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb askund kulturalisht me elemente t\u00eb tradit\u00ebs muzikore kombtare. Shum\u00ebkush mund t\u00eb thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por me k\u00ebt\u00eb kontapunt\u00eb, nuk jam plot\u00ebsisht dakort. Askund n\u00eb bot\u00ebn e civilizuar, \u201cplayback-u\u201d dhe stonaturat katastrofike me mikrofon n\u00eb dor\u00eb nuk t\u00eb shiten si \u201cperformanc\u00eb live\u201d. S\u00eb dyti, kudo n\u00eb bot\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kompozimin dhe orgjinalitetin, jo vet\u00ebm n\u00eb muzik\u00eb, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb art. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu ushqehemi me nj\u00eb krijimtari t\u00eb silokonuar, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar edhe miku im muzikanti i talentuar Lambert Jorganxhi, aktiv n\u00eb mbajtjen gjall\u00eb dhe popullarizimin e krijimtaris\u00eb m\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb kompozitor\u00ebve t\u00eb shquar shqiptar\u00eb. Na serviret fasad\u00eb dhe art me \u201chormone joartistike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Sa shqip flet realisht k\u00ebnga q\u00eb k\u00ebndohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe? <\/strong>Mund t\u00eb supozohet, se t\u00eb pakt\u00ebn elementi i mberritur gjall\u00eb, n\u00eb thertoren artistike t\u00eb muzik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve, \u00ebsht\u00eb teksti. T\u00eb pakt\u00ebn ngush\u00ebllohemi se po l\u00ebvrohet nj\u00eb\u00e7ik poezi shqip. Bashk\u00eb me mua, edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht dakort. Sepse vitet e fundit tekstet e k\u00ebng\u00ebve po g\u00ebrshetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjuh\u00eb nd\u00ebr vete, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrihet nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i artistit dhe produktit artistik. Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh gjuh\u00ebsor dhe edhe k\u00ebnga mbetet pa nj\u00eb identitet t\u00eb mir\u00ebfillt. Sa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull, p\u00ebrsa i takon poezis\u00eb n\u00eb k\u00ebng\u00eb, sahati im personal, ka mbetur te Ritfolk dhe do citoja specifikisht \u201cNdjenj\u00eb e dashuruar\u201d, si nj\u00eb kryevep\u00ebr poetike nga Ervin Hatibi. Gjithsesi kjo mbetet subjektive. Refrenin e k\u00ebng\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb mund ta gjykoni vet\u00eb m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u201cHarrohemi n\u00eb brigje prekjesh<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb keng\u00eb vetetimash<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb dete t\u00eb art\u00eb buzeqeshjesh<\/em><\/p>\n<p><em>ecim mbi perla vargjesh<\/em><\/p>\n<p><em>n\u00eb majat e lira<\/em><\/p>\n<p><em>ku vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar<\/em><\/p>\n<p><em>hej hej jam \u2026 dashuruar\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr mua k\u00ebto pak rreshta jan\u00eb\u00a0<em>\u201cMaja e \u00e7elur\u201d<\/em>\u00a0e frym\u00ebzimit. M\u00eb kujtojn\u00eb Poradecin dhe\u00a0<em>\u201cTi po vjen q\u00eb p\u00ebr s\u00eb largu\u201d<\/em>. Pas d\u00ebgjimit m\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb tyre, pllakos heshtja e reflektimit. Do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb e ardhmja t\u00eb jet\u00eb po kaq e begat\u00eb artistikisht e t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, \u201cValse t\u00eb lumturis\u00eb\u201d \u201cRrisim jet\u00ebn ton\u00eb\u201d \u201cFati yn\u00eb shpres\u00eb e marr\u00ebzi\u201d \u201cK\u00ebtu s\u2019do t\u00eb jem\u201d \u201cShiu i ver\u00ebs\u201d \u201cPyes lotin\u201d \u201cZemra e nj\u00eb gruaje\u201d \u201cD\u00ebshir\u00eb dhe heshtje\u201d \u201cDikur luaja me ndjenj\u00ebn e saj \u201d \u201cDuam t\u00eb jetojm\u00eb\u201d \u201cDrejt fatit tim\u201d \u201cKam nj\u00eb lot pikon si ar\u201d \u201cBeso n\u00eb diell\u201d \u201cEra\u201d e shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb interpretuara live, direkt e le t\u00eb shohim se si ovoluon k\u00ebnga me mosh\u00ebn e artistit. Shqyrtoj subjektivisht sakaq\u2026 Sepse ndoshta dikush d\u00ebshiron edhe m\u00eb shum\u00eb produktivitet nga pena ende e frym\u00ebzuar e Alban Sk\u00ebnderajt, apo dikush tjet\u00ebr uron t\u00eb ket\u00eb ende bashk\u00ebpunime mes Pirro \u00c7akos dhe Elvana Gjat\u00ebs. Shum\u00eb t\u00eb tjet\u00eb urojn\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Noizyt, t\u00eb ngjashme me \u201cMbret\u00ebresha ime\u201d, q\u00eb p\u00ebrlot v\u00ebrtet, n\u00ebn rrethana t\u00eb caktuara. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb kuptohet se shnd\u00ebrrimi n\u00eb artist nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshire, se sa \u00e7\u00ebshtje angazhimi e pune vetmohuese voluminoze. Me pasion dhe dashuri. Si\u00e7 thot\u00eb Ermal Meta\u00a0<em>\u201cNjeriu (\u2026edhe artisti) q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh, nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e madh se dashuria q\u00eb jep.\u201d<\/em>\u00a0<em>\u201cLascia l\u2019apparenza e prendi il senso\u201d<\/em> ka th\u00ebn\u00eb Biagio Antonacci dhe duket si nj\u00eb m\u00ebsim jet\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb dy fjal\u00eb.\u00a0 R\u00ebnd\u00ebsi ka orgjinaliteti, r\u00ebnd\u00ebsi ka thelbi p\u00ebrmbi form\u00ebn, r\u00ebnd\u00ebsi ka se sa mund t\u00eb fus\u00ebsh nga vetja n\u00eb muzik\u00ebn e k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde. Sa mund t\u00eb bashkangjis\u00ebsh nga Shqiptaria n\u00eb muzik\u00ebn e k\u00ebng\u00ebt shqiptare.\/usalvision<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elis Buba: T\u00eb studiuar\u00ebt e antropologjis\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njoh, kuptoj, afeksionohem dhe me raste t\u00eb dashurohem me \u201chuqet\u201d e njer\u00ebzve. T\u00eb studiuar\u00ebt e historis\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb shquaj, hulumtoj, \u00e7moj, njoh dhe adhuroj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, vendet, njer\u00ebzit, gjeografin\u00eb, ngjarjet, subjektet, objektet, simbolet dhe shqiptarizm\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. T\u00eb studiuar\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":205518,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,337],"tags":[5265],"class_list":{"0":"post-205517","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kulture","9":"tag-lajme-zjarr-nga-elis-buba-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}