{"id":205631,"date":"2021-09-29T10:11:06","date_gmt":"2021-09-29T08:11:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=205631"},"modified":"2021-09-29T10:11:06","modified_gmt":"2021-09-29T08:11:06","slug":"kosova-eshte-rusi-diplomati-i-njohur-shqiptar-nje-spurdhjak-ballkanik-i-ka-derguar-ultimatum-nato-s-cfare-nenkupton-teza-e-re-diplomatike-ne-moske","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-eshte-rusi-diplomati-i-njohur-shqiptar-nje-spurdhjak-ballkanik-i-ka-derguar-ultimatum-nato-s-cfare-nenkupton-teza-e-re-diplomatike-ne-moske\/","title":{"rendered":"Kosova \u00ebsht\u00eb Rusi?! Diplomati i njohur shqiptar: Nj\u00eb spurdhjak ballkanik i ka d\u00ebrguar ultimatum NATO-s, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton teza e re diplomatike n\u00eb Mosk\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore duhet t\u00eb jen\u00eb tallur dhe n\u00eb kryeqytetet ballkanike duhet t\u00eb jen\u00eb \u00e7uditur me gjestin teatral t\u00eb presidentit serb Vu\u00e7i\u00e7, i cili n\u00eb mbr\u00ebmje e 26 shtatorit shpalli se i ka d\u00ebrguar ultimatum NATO-s q\u00eb brenda 24 or\u00ebve t\u00eb reagoj\u00eb p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb kufirin shtet\u00ebror midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebrndryshe do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb ushtarakisht Serbia. Nj\u00eb spurdhjak ballkanik n\u00eb gjendje halucinante shpall se i ka d\u00ebrguar NATO-s ultimatum. Ndoshta ambasadori rus n\u00eb Beograd mund t\u2019i ket\u00eb dhuruar s\u00eb fundmi presidentit serb ndonj\u00eb kopje t\u00eb tabllos\u00eb s\u00eb njohur t\u00eb piktorit t\u00eb famsh\u00ebm rus Ilia Rjepin \u201cZaporozhasit i shkruajn\u00eb Sulltani\u201d, dhe Vu\u00e7i\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dukur vetja si kozak rus i shekullit 17, q\u00eb mund t\u00eb sfidoj\u00eb NATO-n n\u00eb shekullin 21. P\u00ebrtej aktrimit diplomatiko-ushtarak t\u00eb presidentit serb e v\u00ebrteta e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb tensionit t\u00eb ri, q\u00eb provokoi Serbia n\u00eb kufirin me Kosov\u00ebn, t\u00eb \u00e7on jo n\u00eb Beograd, por n\u00eb Mosk\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb regjisori i tensioneve t\u00eb reja ballkanike, t\u00eb shtuara nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb disa shtete t\u00eb rajonit. Nj\u00eb dit\u00eb pas ultimatumit Vu\u00e7i\u00e7, agjencia zyrtare ruse e lajmeve \u201cTASS\u201d njoftoi n\u00eb 27 shtator se n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit tetor Rusia do t\u00eb zhvilloj\u00eb n\u00eb Serbi manovra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake me ushtrin\u00eb serbe me pjes\u00ebmarrjen e komplekseve t\u00eb raketave tok\u00ebsore dhe detare \u201cPancir C\u201d, t\u00eb cilat do t\u00eb vijn\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht nga Rusia. Manovrat e p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake ruso-serbe po b\u00ebhen tani q\u00eb t\u00eb mbahet lart tensioni ushtarak n\u00eb kufirin midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe jo rast\u00ebsisht t\u00eb gjitha mediat ruse po theksojn\u00eb me entusiaz\u00ebm se n\u00eb mobilizimin e tanish\u00ebm ushtarak n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn Serbia po p\u00ebrdor gjuajt\u00ebsit rus\u00eb \u201cMig 29\u201d, helikopter\u00ebt sulmues ruse dhe tanket ruse \u201cT 72\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen e tensioneve serbe n\u00eb zon\u00ebn kufitare n\u00eb Jarinj\u00eb shkoi n\u00eb 26 shtator p\u00ebr inspektim te forcat ushtarake serbe t\u00eb dislokuara dit\u00ebt e fundit n\u00eb kufirin me Kosov\u00ebn ambasadori rus n\u00eb Beograd, Aleksand\u00ebr Bocan-Har\u00e7enko, bashk\u00eb me gjeneral-majorin e ambasad\u00ebs ruse Zin\u00e7enko. Ishte nj\u00eb inspektim i \u00e7uditsh\u00ebm diplomatik rus i gatishm\u00ebris\u00eb luftarake serbe sikur po inspektonte nj\u00eb gubern\u00eb ruse. Sepse nuk kishte asnj\u00eb ambasador tjet\u00ebr, qoft\u00eb edhe t\u00eb ndonj\u00eb vendi aleat t\u00eb Serbis\u00eb. Portali proqeveritar rus \u201cmk.ru\u201d shkruante n\u00eb 28 shtator se presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 e lavd\u00ebroi inspektimin e ambasadorit rus n\u00eb forcat ushtarake serbe n\u00eb kufi si \u201cmb\u00ebshtetje nga Rusia t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Ambasadori rus mb\u00ebshteti dhe nxiti politik\u00ebn serbe t\u00eb tensionit t\u00eb ri me Kosov\u00ebn, sulmoi Kosov\u00ebn si fajtore q\u00eb nuk pranon kompromisin e ofruar nga Serbia n\u00eb dialog, sulmoi edhe Per\u00ebndimin pse nuk mb\u00ebshtet Beogradin, etj. Ambasadori rus doli me propozimin absurd q\u00eb \u201crruga e vetme \u00ebsht\u00eb kthimi n\u00eb situat\u00ebn e parakriz\u00ebs\u201d, pra q\u00eb Kosova t\u00eb pranoj\u00eb diskriminimin e sanksionuar nga Serbia p\u00ebr regjimin e hyrje-daljeve t\u00eb automjeteve nga njeri shtet n\u00eb tjetrin dhe q\u00eb sipas marr\u00ebveshjes dypal\u00ebshe t\u00eb 11 shtatorit 2016 bazohet n\u00eb reciprocitetin targave. Kjo k\u00ebrkes\u00eb ruse don t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb njihet vet\u00ebm e drejta e Serbis\u00eb dhe jo e drejta e Kosov\u00ebs. \u00c7faqet nj\u00eb urgjenc\u00eb e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxitur dhe pompuar tensionet ushtarako-diplomatike t\u00eb tanishme n\u00eb kufirin dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrkrahjen tradicionale t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nevojat gjeopolitike t\u00eb tanishme t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan. N\u00eb 27 shtator n\u00eb Mosk\u00eb agjencia proqeveritare ruse \u201cRegnum\u201d promovoi librin e ri \u201cKosova, Serbia dhe Rusia\u201d, n\u00ebn kujdesin dhe redaktimin e drejtorit t\u00eb k\u00ebsaj agjencie Vladimir Zotov, ku paraqitet nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e analizave t\u00eb analist\u00ebve kryesor\u00eb rus\u00eb dhe serb\u00eb p\u00ebr raportet midis tre shteteve. N\u00eb librin e ri drejtori Vladimir Zotov paraqet edhe analiz\u00ebn e tij me titullin interesant \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Rusi\u201d. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb analitika diplomatike ruse del publikisht me tez\u00ebn e re q\u00eb \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Rusi\u201d dhe nuk \u00ebsht\u00eb Serbi. Kemi t\u00eb shprehur tashm\u00eb hapur thelbin e politik\u00ebs dhe t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, t\u00eb cilat fokusin e kan\u00eb jo tek mbrojtja e Serbis\u00eb, por te interesi makrodiplomatik dhe gjeopolitik rus p\u00ebr Ballkanin dhe dhe p\u00ebr Europ\u00ebn. Libri i ri analitik rus i publikuar n\u00eb 27 shtator e shpreh shum\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji ruse me Kosov\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Rusia don t\u00eb ruaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka mbetur nga prania e saj n\u00eb Ballkan, ajo duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike t\u00eb refuzoj\u00eb miratimin e \u00e7do marr\u00ebveshje lidhur me ndryshimin e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse Rusia bie dakord me njohjen nga Beogradi t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Rusia do t\u00eb humb\u00eb p\u00ebrgjithmone Serbin\u00eb dhe Ballkanin. Statusi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb e mban Rusin\u00eb n\u00eb Ballkan.\u201d Kemi nj\u00eb afishim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs ruse p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb interesin strategjik q\u00eb Kosova i takon Rusis\u00eb dhe jo Serbis\u00eb. Natyrisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuptimin territorial, por n\u00eb kuptimin diplomatik dhe gjeopolitik. Kosova \u00ebsht\u00eb Rusi n\u00eb kuptimin, q\u00eb raportet e saj me Serbin\u00eb duhet t\u00eb mbeten nj\u00eb konflikt i hapur dhe i pazgjidhur dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb duan apo mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Serbia dhe Kosova. Ka nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb Kremlin se mos Serbia n\u00ebn presionin e SHBA dhe t\u00eb Per\u00ebndimit mund t\u00eb detyrohet q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs dhe k\u00ebshtu merr fund konfikti i marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb. Ndaj libri i ri rus del me qendrimin q\u00eb Rusia jo vet\u00ebm nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia, por \u201cRusia duhet t\u00eb bllokoj\u00eb me veton e saj \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb OKB dhe n\u00eb organizatat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku Rusia ka veton, pavar\u00ebsish se \u00e7far\u00eb qendrimi do t\u00eb mbaj\u00eb udh\u00ebheqja e sotme serbe\u201d.<\/p>\n<p>Ky qendrim rus \u00ebsht\u00eb me interes p\u00ebr t\u00eb kthjelluar disa mendje t\u00eb hutuara t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilat kishin p\u00ebrqafuar tez\u00ebn serbe se Kosova nga dialogu me Serbin\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB dhe jo njohjen prej saj. Nuk e di kush ua sugjeroi k\u00ebt\u00eb tez\u00eb idiote qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb, e cila sanksiononte var\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga Serbia, dhe i ushqente me lug\u00ebn bosh sikur an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OKB varet nga Serbia. Ndaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb Moska ua kujton se nga kush varet an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OKB. Kam shkruar gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb librin tim \u201cKalvari diplomatik i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, 2018. Tensionet e reja diplomatiko-ushtarake n\u00eb kufirin midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek dora dhe regjisura e Mosk\u00ebs. Rusia \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar se \u00e7eshtja e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi, don apo nuk don Serbia, po i afrohet pik\u00ebs s\u00eb zgjidhjes. Politika e vendosur e presidentit amerikan Xho Bajden p\u00ebr qend\u00ebrzimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb njohjen reciproke, dhe kushti i p\u00ebrs\u00ebritur nga kancelarja gjermane Merkel n\u00eb Beograd n\u00eb 13 shtator se nuk ka an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE p\u00ebr Serbin\u00eb pa njohur Kosov\u00ebn, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh nga ku nuk ka ku t\u00eb l\u00ebviz\u00eb. Analitika ruse e pranon n\u00eb librin e ri t\u00eb publikuar n\u00eb 27 shtator se Rusia nuk ka n\u00eb Serbi ndikim n\u00eb planin ekonomik, social apo perspektiv, ndaj i vetmi instrument rus mbetet presioni dhe shantazhi mbi Beogradin p\u00ebr rolin e ushtarit t\u00eb luft\u00ebs ruse n\u00eb terrenin diplomatik ballkanik. Me tensionet e reja artificiale n\u00eb kufirin midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs Moska konkretizon deviz\u00ebn e saj t\u00eb re q\u00eb \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Rusi\u201d dhe synon t\u00eb arrij\u00eb disa objektiva. S\u00eb pari, t\u00eb bllokoj\u00eb dhe prish\u00eb dialogun n\u00eb Bruksel p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb zhvillohet me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE. K\u00ebt\u00eb porosi strategjike t\u00eb Mosk\u00ebs per bllokimin e dialogut po zbaton presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7, q\u00eb po del me ultimatume boshe ndaj NATO-s dhe ka hapur thesin e kushteve t\u00eb reja obstruksioniste serbe p\u00ebr vazhdimin e dialogut. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i ka dal\u00eb disa her\u00eb koh\u00ebt e fundit me tez\u00ebn se dialogu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nevojsh\u00ebm. Ai po shpik pretekste pas pretekstesh, dhe po k\u00ebrkon q\u00eb Kosova t\u00eb pranoj\u00eb statusin e provinc\u00ebs dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shteti i pavarur.<\/p>\n<p>Duke ditur q\u00eb tezat sabotuese serbe nuk i pranon njeri, ahere Beogradi me nxitjen e Mosk\u00ebs iu drejtua metod\u00ebs s\u00eb ngritjes artificiale t\u00eb tensioneve diplomatike dhe ushtarake n\u00eb kufi me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb dialogun n\u00eb Bruksel. S\u00eb dyti, Rusia dhe Serbia synojn\u00eb q\u00eb t\u2019i bejn\u00eb presion BE dhe ta trembin at\u00eb me fantazm\u00ebn e nj\u00eb lufte t\u00eb re n\u00eb Ballkan. Demostrimet luftarake t\u00eb Serbis\u00eb me d\u00ebrgimin e nj\u00ebsive tankiste n\u00eb kufi, me fluturimet provokuese t\u00eb avion\u00ebve gjuajt\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore mbi kufirin me Kosov\u00ebn e deri te organizimi i manovrave t\u00eb reja ushtarake me Rusin\u00eb n\u00eb territorin serb, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb histeri luft\u00ebnxit\u00ebse. Me k\u00ebt\u00eb histeri Serbia p\u00ebrpiqet t\u00eb inkurajoj\u00eb disa qarqe filoserbe n\u00eb diplomacin\u00eb e BE, q\u00eb duan ta intonojn\u00eb dialogun n\u00eb skemat serbe me pretekstin gjoja p\u00ebr t\u00eb shmangur luft\u00ebn. Nd\u00ebrkaq Serbia dhe Rusia kan\u00eb intensifikuar sulmet ndaj SHBA, NATO-s dhe Perendimit, dhe q\u00eb nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Ruse Maria Zaharova n\u00eb 24 shtator, ambasadori rus n\u00eb Beograd n\u00eb 26 shtator dhe kryeministrja serbe n\u00eb 27 shtator sulmuan n\u00eb sintoni Per\u00ebndimin se po p\u00ebrkrah Kosov\u00ebn n\u00eb tensionet e tanishme.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Rusia po del me deviz\u00ebn e re \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Rusi\u201d dhe po nxit tensionet e reja n\u00eb kufirin midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebrnguar lakun rus n\u00eb qaf\u00ebn e udh\u00ebheqjes s\u00eb Beogradit q\u00eb ajo t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb l\u00ebshim ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SHBA, Gjermanis\u00eb, NATO-s dhe BE p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs si shtet. Garnitura e sotme drejtuese, shoviniste dhe filoruse e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb plastelin\u00eb n\u00eb duart e Mosk\u00ebs. Ndaj presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 del si zaporozhas rus i shekullit 17 dhe k\u00ebrc\u00ebnon NATO-s me ultimatume halucinante se ai \u201cnuk do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten ngjarjet e vitetev 90\u2019\u201d, kur NATO nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb ndaluar spastrimin etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb. Tensionet diplomatiko-ushtarake t\u00eb krijuara nga Beogradi n\u00eb kufirin midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb shkundje e madhe p\u00ebr diplomacin\u00eb e BE p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb iluzionet e fundit p\u00ebr \u201ckatarsisin demokratik\u201d t\u00eb garnitur\u00ebs s\u00eb tanishme udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Serbi, ku presidenti Vu\u00e7i\u00e7 ka qen\u00eb minist\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Maja Gojkovi\u00e7 ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministre n\u00eb qeverin\u00eb e Milloshevi\u00e7it, kryetari i parlamentit Da\u00e7i\u00e7 ka qen\u00eb minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e Milloshevi\u00e7it, ministri i brendsh\u00ebm Vulin ka qen\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i partis\u00eb s\u00eb gruas s\u00eb Milloshevi\u00e7it, etj. Kjo garnitur\u00eb ultranacionaliste nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet befas demokratike dhe europiane. Politika dhe shoq\u00ebria serbe gjat\u00eb mbi 20 viteve pas ikjes se Milloshevi\u00e7it nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nxjerrin nj\u00eb garnitur\u00eb t\u00eb re t\u00eb palidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale. Kjo garnitur\u00eb antidemokratike, shoviniste dhe filoruse \u00ebsht\u00eb interes strategjik i Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan. Tensionet e reja diplomatiko-ushtarake t\u00eb provokuara nga Serbia ndaj Kosov\u00ebs duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shkundje edhe p\u00ebr qeverin\u00eb dhe diplomacin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnon me nd\u00ebrhyrje ushtarake dhe me luft\u00eb Kosov\u00ebn, kur presidenti serb po provokon trazira n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr ta shk\u00ebputur at\u00eb nga NATO, kur presidenti serb po nxit prishjen e shtetit t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, nuk ka logjik\u00eb diplomatike, shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb Tirana t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i thur\u00eb ditirambe projektit hegjemonist t\u00eb presidentit serb \u201cBallkan i hapur\u201d.<\/p>\n<p>Tensionet luft\u00ebnxit\u00ebse, q\u00eb po krijon nj\u00ebkoh\u00ebsisht Serbia n\u00eb tre shtete t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb copash fasad\u00ebn demagogjike t\u00eb projektit serb t\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb hapur\u201d. As vet\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i, pas deklarat\u00ebs s\u00eb tij publike n\u00eb 1 shtator se \u201cinstitucionet europiane nuk e duan nism\u00ebn e \u201cBallkanit t\u00eb hapur\u201d, nuk flet m\u00eb p\u00ebr at\u00eb projekt fantomatik t\u00eb hegjemonis\u00eb serbe. Nuk jan\u00eb t\u00eb qarta motivet e fanatizmit politik dhe diplomatik t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr projektin e m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb presidentit serb. K\u00ebtu duket g\u00ebrshetohen diletantizmi diplomatik me kok\u00ebngjeshjen tipike shqiptare, q\u00eb i shkon gabimit deri n\u00eb fund edhe kur gjith\u00eb bota thon\u00eb se e ke gabim. Ose jan\u00eb lidhjet okulte, q\u00eb kan\u00eb karakterizuar gjithmon\u00eb raportet asimetrike t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me udh\u00ebheqjen e Serbis\u00eb. Nuk ka profanim dhe blasfemi m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb n\u00eb kulmin e histeris\u00eb s\u00eb luft\u00ebs t\u00eb presidentit serb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, Tirana ka guximin t\u2019i thot\u00eb Kosov\u00ebs se projekti i presidentit serb \u201cBallkan i hapur\u201d \u00ebsht\u00eb projekt paqeje. Edhe form\u00ebn e bakllavas\u00eb t\u00eb kishte ai projekt serb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, mjafton politika shoviniste dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr ta hedhur posht\u00eb me shkelma projektin serb. Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lidhje me projektet subrajonale, q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia. Shqip\u00ebris\u00eb i mjafton realizimi i \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d dhe integrimi n\u00eb BE. Botuar n\u00eb DITA.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore duhet t\u00eb jen\u00eb tallur dhe n\u00eb kryeqytetet ballkanike duhet t\u00eb jen\u00eb \u00e7uditur me gjestin teatral t\u00eb presidentit serb Vu\u00e7i\u00e7, i cili n\u00eb mbr\u00ebmje e 26 shtatorit shpalli se i ka d\u00ebrguar ultimatum NATO-s q\u00eb brenda 24 or\u00ebve t\u00eb reagoj\u00eb p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb kufirin shtet\u00ebror midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebrndryshe do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":205632,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[5276],"class_list":{"0":"post-205631","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-cfare-nenkupton-teza-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205631"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205631\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205632"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}