{"id":206165,"date":"2021-09-30T19:19:24","date_gmt":"2021-09-30T17:19:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206165"},"modified":"2021-09-30T19:19:24","modified_gmt":"2021-09-30T17:19:24","slug":"analiza-prec-zogaj-rruga-e-hapur-e-pd-per-tu-rikthyer-ne-pushtet-tre-pengesat-qe-amerikanet-i-hoqen-bashes-pas-vendimit-me-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-prec-zogaj-rruga-e-hapur-e-pd-per-tu-rikthyer-ne-pushtet-tre-pengesat-qe-amerikanet-i-hoqen-bashes-pas-vendimit-me-berishen\/","title":{"rendered":"ANALIZA\/Pre\u00e7 Zogaj: Rruga e hapur e PD p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb pushtet! Tre pengesat q\u00eb amerikan\u00ebt i hoq\u00ebn Bash\u00ebs pas vendimit me Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga PRE\u00c7 ZOGAJ<\/strong><\/p>\n<p>Rruga ka qen\u00eb e ngusht\u00eb deri para pak jav\u00ebsh\u00a0e dit\u00ebsh. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e mbyllur. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse Partia Demokratike nuk ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA. \u201cNuk ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet t\u00eb mira\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e but\u00eb t\u00eb shprehuri, nj\u00eb eufemiz\u00ebm. Ishte n\u00eb p\u00ebrplasje me t\u00eb. PD nuk kishte mb\u00ebshtetjen e Uashingtonit. As t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb ish-Presidentit Tramp, as t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Biden. P\u00ebrtej takimeve t\u00eb kortezis\u00eb, n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej dy administratave nuk gjejm\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb viteve t\u00eb fundit qoft\u00eb edhe nj\u00eb gjest politik kuptimplot\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se SHBA d\u00ebshiron rikthimin e PD-s\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Madje, nuk gjejm\u00eb as q\u00ebndrime t\u00eb tipit \u201cpo erdhi, mir\u00eb, le t\u00eb vij\u00eb\u201d, q\u00ebndrime q\u00eb e pranojn\u00eb faktin e kryer pa ndonj\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se SHBA nuk kan\u00eb dashur rikthimin e PD-s\u00eb n\u00eb pushtet as n\u00eb vitin 2017, as n\u00eb vitin 2021. Kjo ka qen\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb merr vesh sadopak nga politika. Arsyet pse SHBA-t\u00eb nuk kan\u00eb dashur nj\u00eb fitore t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhje jan\u00eb t\u00eb njohura. Por mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe arsye ende t\u00eb panjohura. T\u00eb njohurat jan\u00eb a) ekuivok\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb lidhje me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, shoq\u00ebruar me sprova t\u00eb bllokimit t\u00eb saj, si\u00e7 ka qen\u00eb mosvotimi i komisioneve parlamentare ad hok p\u00ebr ngritjen e trupave t\u00eb vetingut n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2017, b) djegia e mandateve si finalizim i nj\u00eb fushate t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebrkesash e thirrjesh p\u00ebr djegien e tyre nga nj\u00eb num\u00ebr i madh zyrtar\u00ebsh e ish-zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, c) tundimet dhe sprovat e protestave me molotov\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe q\u00eb i pa zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb duke ngjitur shkall\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb komunikuar paralajm\u00ebrime dhe vija t\u00eb kuqe, d) bojkotimi i zgjedhjeve vendore. T\u00eb gjitha k\u00ebto gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb zotit Tramp. Num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs zyrtar\u00ebt e PDs\u00eb dhe intelektual\u00ebt rreth saj q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i ndalojn\u00eb apo t\u2019u ken\u00eb dal\u00eb publikisht kund\u00ebr k\u00ebtyre vendimeve. P\u00ebrkundrazi, shumica prej tyre i kan\u00eb brohoritur si ngjarje historike. Njer\u00ebzit gabojn\u00eb, d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb parashikime, pendohen, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos hiqen sot sikur nuk kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu fare.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb, Presidenca Biden trash\u00ebgoi nga Presidenca Tramp t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sferat e larta si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit aleat nga korrupsioni n\u00eb sistem dhe aleanca e politik\u00ebs me krimin e organizuar. Por duke e forcuar k\u00ebt\u00eb politik\u00eb p\u00ebrmes trajtimit t\u00eb korrupsionit dhe minimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si dukuri q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA. Tani \u00ebsht\u00eb kuptuar qart\u00eb se Departamenti i Shtetit kishte vendosur em\u00ebrimin non grata t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, por e kishte shtyr\u00eb shpalljen pas zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb mos influencuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale n\u00eb zhvillimin e tyre. N\u00eb k\u00ebto kushte, SHBA, sigurisht q\u00eb nuk e prisnin fitoren e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim se SHBA nuk i mbajn\u00eb dor\u00ebn kujt si t\u00eb votoj\u00eb. Kur e \u00e7mojn\u00eb t\u00eb arsyeshme e t\u00eb p\u00ebrligjur, SHBA mb\u00ebshtesin publikisht nj\u00eb parti apo koalicion partish. K\u00ebshtu ka ndodhur, p\u00ebr shembull, n\u00eb zgjedhjet shqiptare t\u00eb vitit 1992 n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ambasadori amerikan i asaj kohe, zoti Rajerson, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb tij, mb\u00ebshteti me t\u00eb gjitha forcat fitoren e PD-s\u00eb dhe festoi n\u00eb tribun\u00eb p\u00ebrkrah Berish\u00ebs dhe drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb asaj kohe. Rreshtimet e hapura si ky po q\u00eb po evokojm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim. Rregulli n\u00eb politik\u00ebn amerikane \u00ebsht\u00eb mosmarrja an\u00eb. Por q\u00ebndrimet, gjestet, deklaratat flasin. Njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri e kuptojn\u00eb me arsye dhe intuit\u00eb pozicionin e SHBA, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb ata t\u00eb shprehen hapur. Shanset e fitores s\u00eb nj\u00eb partie n\u00eb Shqip\u00ebri me SHBA n\u00eb mb\u00ebshtetje jan\u00eb reale, t\u00eb m\u00ebdha. Me SHBA kund\u00ebr, shanset p\u00ebr t\u00eb fituar kan\u00eb qen\u00eb, jan\u00eb e do t\u00eb jen\u00eb zero. Ve\u00e7 po t\u00eb kthehej historia, t\u00eb vinte nj\u00eb Enver, t\u00eb gjente nj\u00eb Stalin, t\u00eb zhdukte pluralizmin dhe vot\u00ebn e fsheht\u00eb, t\u00eb prishte marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me SHBA, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e p\u00ebrs\u00ebritur komb\u00ebtare, por q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Praktikisht, pas nj\u00eb periudhe mbylljeje dhe p\u00ebrplasjesh me SHBA si ajo q\u00eb p\u00ebrshkruam m\u00eb lart, rruga e PD-s\u00eb drejt fitores \u00ebsht\u00eb hapur. Kjo mund t\u00eb duket paradoksale n\u00eb kontekstin e v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb po kalon aktualisht kjo parti pas vendimit t\u00eb Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb larguar nga Grupi Parlamentar Berish\u00ebn dhe pas l\u00ebvizjes shpaguese q\u00eb ka nisur Berisha p\u00ebr ta shkarkuar.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb m\u00eb reale se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve n\u00eb kuptimin e heqjes s\u00eb pengesave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e kan\u00eb lejuar e do ta v\u00ebshtir\u00ebsonin edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen fitoren e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesa e par\u00eb e hequr \u00ebsht\u00eb skepticizmi dhe mosdashja amerikane. Me vendimin q\u00eb mori Basha, mosdashje \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar dhe po shnd\u00ebrrohet n\u00eb mb\u00ebshtetje preferenciale. E d\u00ebshmoi dhe e tha qart\u00eb ambasadorja e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, zonj\u00eb Juri Kim n\u00eb ndales\u00ebn e saj dometh\u00ebn\u00ebse nga Uashingtoni, ku kishte takuar shefat e saj drejt e n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb dhe n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb saj. \u201cNe ishim pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike kur ajo mori pushtetin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb festojm\u00eb prap\u00eb kur ajo t\u00eb marr\u00eb pushtetin s\u00ebrish\u201d, ishte nj\u00eb nga paragraf\u00ebt e deklarat\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Kim. P\u00ebrqasja me zgjedhjet e vitit 1992 \u00ebsht\u00eb kuptimplote. Asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga ai vit tashm\u00eb i larg\u00ebt nuk ka ndodhur q\u00eb ndonj\u00eb ambasador apo zyrtar i lart\u00eb amerikan t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse kaq t\u00eb hapur p\u00ebr PD si kjo e ambasadores Kim s\u00eb fundi.<\/p>\n<p>PD duhet ta \u00e7moj\u00eb, ta mbaj\u00eb fort e ta zhvilloj\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nuk vjen shpesh. Madje, vjen shum\u00eb rrall\u00eb. Kur them PD, kam parasysh strukturat e saj, t\u00eb zgjedhurit e saj, demokrat\u00ebt pa dallim n\u00eb parti e rreth partis\u00eb. T\u00eb kesh mb\u00ebshtetjen e hapur t\u00eb SHBA, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh n\u00eb duar nj\u00eb premis\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb rritur mb\u00ebshtetjen n\u00eb publikun e gjer\u00eb. Rrug\u00ebt e tjera-t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb dik\u00eb q\u00eb anulon vendimin e Bash\u00ebs, t\u00eb presim t\u00eb humbin zgjedhjet demokrat\u00ebt n\u00eb SHBA , t\u00eb presim t\u00eb vin\u00eb republikan\u00ebt, e \u00e7far\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb thuhet tjet\u00ebr- jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb gjata, por edhe pa asnj\u00eb garanci se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Pengesa e dyt\u00eb q\u00eb ka hequr Lulzim Basha me vendimin q\u00eb ka marr\u00eb \u00ebsht\u00eb eliminimi i perceptimit t\u00eb dualizmit se kush \u00ebsht\u00eb kryetari real i Partis\u00eb, Basha apo Berisha. Dualizmi n\u00eb drejtimin e nj\u00eb partie politike, sidomos e nj\u00eb partie t\u00eb djatht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali madhore q\u00eb nuk e lejon at\u00eb parti t\u00eb fitoj\u00eb edhe po t\u00eb mos ket\u00eb probleme t\u00eb tjera. Kjo nuk ka lidhje me personat, por me fenomenin. Dualizmi \u201cBerisha apo Basha\u201d e ka shoq\u00ebruar Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr tet\u00eb vjet m\u00eb radh\u00eb. S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi sa real ka qen\u00eb. N\u00eb politik\u00eb perceptimi ka vler\u00ebn e faktit. Nj\u00eb perceptim i till\u00eb pak\u00ebson vota p\u00ebr subjektin. Kur nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb kush \u00ebsht\u00eb zot sht\u00ebpie n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs, votuesit, sidomos ata t\u00eb elektoratit gri q\u00eb mbajn\u00eb ky\u00e7in e art\u00eb t\u00eb fitores, rrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi ose zgjedhin nj\u00eb parti tjet\u00ebr. Jo rast\u00ebsisht, slogani m\u00eb i p\u00ebrdorur i Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit ishte \u201cvotat p\u00ebr PD i shkojn\u00eb Saliut, jo Lulit\u201d. Rama synonte t\u00eb nxirrte p\u00ebrfitime dhe besoj se nxori, duke manipuluar me k\u00ebt\u00eb lloj ngat\u00ebrrese. Mund t\u00eb themi \u00e7far\u00eb t\u00eb na vij\u00eb n\u00eb mendje kund\u00ebr Ram\u00ebs. Kund\u00ebrshtari k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka. Kap pikat e dob\u00ebta. Ne mund t\u00eb kishim p\u00ebrs\u00ebritur pa pushim se kryetari \u00ebsht\u00eb Basha, jo Berisha, por sa para b\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka qen\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari detyra e Berish\u00ebs t\u00eb shmangte perceptimin sikur ishte kryetari i kryetarit p\u00ebrmes t\u00ebrheqjes nga politika aktive si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt historik\u00eb a karizmatik\u00eb kur l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn apo p\u00ebrmes menaxhimit ndryshe t\u00eb protagonizmit t\u00eb tij. Ka qen\u00eb edhe e Bash\u00ebs kjo detyr\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar me koh\u00eb Bash\u00ebs t\u2019i v\u00ebr\u00eb kufirin Berish\u00ebs. N\u00eb drit\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb fundit mund ta kuptoj\u00eb sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e ka pasur.<\/p>\n<p>Tani problemi i dualizmit \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb PD. M\u00eb pak nga Basha q\u00eb e largoi Berish\u00ebn nga grupi parlamentar, por jo nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar dhe partia. M\u00eb shum\u00eb nga Berisha q\u00eb reagoi fort p\u00ebr ti marr\u00eb Bash\u00ebs drejtimin e Partis\u00eb. Sikur nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shtyrjen e fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryetarin e PD-s\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u jepej koh\u00eb kandidat\u00ebve rival\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga disa z\u00ebra publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb autorin e k\u00ebtyre radh\u00ebve apo sikur l\u00ebvizja anti-Basha me pjes\u00ebmarrjen apo me kryesimin e Berish\u00ebs t\u00eb kishte zbritur n\u00eb fushat\u00ebn q\u00eb u b\u00eb ku rival\u00ebt ishin n\u00eb aren\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb e dobishme sido q\u00eb t\u00eb kishte shkuar. Sot nuk mund t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb motivuar nga shpagimi dhe ka nj\u00eb q\u00ebllim- anulimin e vendimit q\u00eb mori Basha- q\u00eb po t\u00eb realizohet e kthen problematik\u00ebn e dualizmit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA n\u00eb pik\u00ebn e nisjes. S\u00eb paku k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesa e tret\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr ka lidhje me alibit\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrdorur Rama p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin e abuzuar pa frik\u00eb me t\u00eb, duke u m\u00ebshuar stilemave t\u00eb tij t\u00eb dashura se PD \u00ebsht\u00eb antiamerikane, se PD drejtohet nga nj\u00eb kukull e tjer\u00eb e tjer\u00eb. T\u00eb gjitha kan\u00eb r\u00ebn\u00eb e po bien. Po bie \u201clegjenda\u201d sikur ai \u00ebsht\u00eb alternativa e vetme, investuar sa nga rrethanat e zhvillimeve brenda vendit, sa nga lobet e tij n\u00eb kryeqytetet e vendeve t\u00eb per\u00ebndimit. Amerikan\u00ebt e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Rama nuk \u00ebsht\u00eb alternativa e vetme. P\u00ebr Ram\u00ebn po fillon periudha e p\u00ebrballjes me partner\u00ebt p\u00ebr d\u00ebshtimet dhe hilerat e tij. Ai ka radh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u larguar. Karta e vetme q\u00eb i ka mbetur \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb ndezur me parimin hidh gurin e fshih dor\u00ebn sherrnaj\u00ebn n\u00eb PD, duke e rreshtuar veten n\u00eb bllokun e establishmentit t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb siluroj\u00eb nd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb. Partner\u00ebt e kan\u00eb gjetur zgjidhjen. Dora\u2013 dor\u00ebs edhe zgjedh\u00ebsit n\u00eb vend. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb PD, n\u00eb PD. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se fitorja i jepet dhurat\u00eb. PD duhet ta meritoj\u00eb. Me hapje, me modernizim.\/Panorama.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga PRE\u00c7 ZOGAJ Rruga ka qen\u00eb e ngusht\u00eb deri para pak jav\u00ebsh\u00a0e dit\u00ebsh. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e mbyllur. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse Partia Demokratike nuk ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA. \u201cNuk ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet t\u00eb mira\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e but\u00eb t\u00eb shprehuri, nj\u00eb eufemiz\u00ebm. Ishte n\u00eb p\u00ebrplasje me t\u00eb. PD [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":206166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206165","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206165\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}