{"id":206345,"date":"2021-10-01T13:37:29","date_gmt":"2021-10-01T11:37:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206345"},"modified":"2021-10-01T13:37:29","modified_gmt":"2021-10-01T11:37:29","slug":"yuri-kim-nuk-fton-meten-cfare-ndodhi-ne-pritjen-diplomatike-ne-tirane-basha-shfaqet-i-relaksuar-rama-mungon-mes-te-pranishmeve-dhe-i-besuari-i-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/yuri-kim-nuk-fton-meten-cfare-ndodhi-ne-pritjen-diplomatike-ne-tirane-basha-shfaqet-i-relaksuar-rama-mungon-mes-te-pranishmeve-dhe-i-besuari-i-berishes\/","title":{"rendered":"Yuri Kim nuk fton Met\u00ebn? \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb pritjen diplomatike n\u00eb Tiran\u00eb? Basha shfaqet i relaksuar, Rama mungon, mes t\u00eb pranishm\u00ebve dhe i besuari i Berish\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e djeshme, ambasadorja amerikan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka organizuar nj\u00eb pritje p\u00ebr personalitete t\u00eb ndryshme, politike dhe diplomatike t\u00eb vendit, me rastin e 30 vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nga pritja q\u00eb organizoi Kim, \u00ebsht\u00eb mungesa e Presidentit t\u00eb vendit Ilir Meta, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk dihet n\u00ebse ka pasur ftes\u00eb, dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare jasht\u00eb vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb takim ishin disa Ministra t\u00eb qeveris\u00eb, kryesuar nga Ministrja e jashtme Olta Xha\u00e7ka , Blendi \u00c7u\u00e7i apo Niko Peleshi, si dhe nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Dhe nga ana tjet\u00ebr, ishte Lulzim Basha dhe disa deputet\u00eb t\u00eb tij t\u00eb besuar, por nuk mungonte as Tritan Shehu, i cili n\u00eb debatin e fundit n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb pozicionuar n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb cilin SHBA e shpall\u00ebn &#8220;non grata&#8221;. N\u00eb fjal\u00ebn e saj para t\u00eb ftuarve, Yuri Kim ka kujtuar vizit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ngarkuarit me Pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Chris Hill, q\u00eb sipas erdhi n\u00eb \u201cme dy valixhe ushqim dhe nj\u00eb dyshek\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201c30 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1991, Chris Hill, nj\u00eb mik dhe udh\u00ebheq\u00ebs i mir\u00eb i imi, mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb si i Ngarkuar me Pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur! <\/em><em>Ai mb\u00ebrriti n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shkat\u00ebrruar nga pothuajse 50 vite diktature. Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe nj\u00eb dyshek. Mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb fillimi m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs, por ishte nj\u00eb fillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ishte nj\u00eb p\u00ebrqafim i gjat\u00eb dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. <\/em><em>Lindja e shpres\u00ebs dhe fillimi i ndryshimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam pasur fatin ta njoh Chris-in p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tashm\u00eb dhe ai m\u00eb ka rr\u00ebfyer shum\u00eb histori nga karriera e tij e shk\u00eblqyer diplomatike, por ajo q\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb prej \u00e7astve t\u00eb tij m\u00eb krenare si diplomat, si amerikan, si q\u00ebnie njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur ai q\u00ebndronte krah Andromaqi Adamit, teksa ajo ngrinte flamurin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb 1991, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rikthimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d,<\/em> ka th\u00ebn\u00eb Kim.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE E YURI KIM<\/strong><\/p>\n<p><em>Kryetare e Parlamentit Nikolla, Ministre Xha\u00e7ka, Ministra, koleg\u00eb Ambasador\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuar tan\u00eb t\u00eb nderuar, t\u00eb rinj dhe n\u00eb mosh\u00eb, sa mbr\u00ebmje e bukur \u00ebsht\u00eb kjo e sotmja dhe sa k\u00ebnaq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb jemi s\u00eb bashku! <\/em><em>\u00cbsht\u00eb nder t\u2019ju mir\u00ebpres n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, teksa p\u00ebrkujtojm\u00eb 30 vjetorin e rilidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/em><em>30 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1991, Chris Hill, nj\u00eb mik dhe udh\u00ebheq\u00ebs i mir\u00eb i imi, mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb si i Ngarkuar me Pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur! <\/em><em>Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe nj\u00eb dyshek. Mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb fillimi m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs, por ishte nj\u00eb fillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ishte nj\u00eb p\u00ebrqafim i gjat\u00eb dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Lindja e shpres\u00ebs dhe fillimi i ndryshimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam pasur fatin ta njoh Chris-in p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tashm\u00eb dhe ai m\u00eb ka rr\u00ebfyer shum\u00eb histori nga karriera e tij e shk\u00eblqyer diplomatike, por ajo q\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb prej \u00e7astve t\u00eb tij m\u00eb krenare si diplomat, si amerikan, si q\u00ebnie njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur ai q\u00ebndronte krah Andromaqi Adamit, teksa ajo ngrinte flamurin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb 1991, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar rikthimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/em><em>M\u00eb kujtohet hera e par\u00eb kur e pyeta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rolin e tij n\u00eb rikthimin e Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebtu dhe i thash\u00eb, \u201cduhet t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb di\u00e7ka e mrekullueshme t\u00eb kesh pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ngresh flamurin amerikan\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cJo\u201d, m\u00eb tha, \u201cun\u00eb isha aty, d\u00ebshmitar i atij \u00e7asti, por personi q\u00eb e ngriti flamurin ishte Znj. Adami. Ajo ishte personi q\u00eb t\u00ebrhoqi litarin p\u00ebr t\u00eb ngritur flamurin\u201d. <\/em><em>Dhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb nderuar, edhe pse Znj. Adami ka nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mes nesh, familjar\u00ebt e saj jan\u00eb sonte k\u00ebtu, familja Adami \u00ebsht\u00eb sonte k\u00ebtu, dhe ne jemi shum\u00eb t\u00eb nderuar q\u00eb t\u00eb festojm\u00eb 30 vjet me ju! <\/em><em>Nuk mund t\u00eb ishim m\u00eb shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr partneritetin e pal\u00ebkundur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku. E kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku midis President\u00ebsh, midis Ministrash t\u00eb Jasht\u00ebm, parlamentar\u00eb, avokat\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit civil, t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe, m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, koleg\u00ebt tan\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Ambasad\u00eb. Dhe do doja t\u00eb merrja nj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb ve\u00e7uar Kastriot Staf\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb kolegu q\u00eb ka sh\u00ebrbyer m\u00eb gjat\u00eb nga ata aktualisht t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Ambasad\u00eb. Ai ka qen\u00eb me ne p\u00ebr 29 vjet! 29 vjet! Ai ka qen\u00eb shtylla kurrizore, s\u00eb bashku me shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ai, e marr\u00ebdh\u00ebnies son\u00eb, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb k\u00ebqija. Kastrioti \u00ebsht\u00eb sonte k\u00ebtu me ne! <\/em><em>Shkoni prapa n\u00eb 1991. Pyes veten n\u00ebse dikush n\u00eb 1991 do ket\u00eb mundur t\u00eb imagjinoj\u00eb bot\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnien Shqip\u00ebri-SHBA, k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 30 vjet m\u00eb pas, n\u00eb 2021. A do ken\u00eb patur mund\u00ebsi t\u00eb imagjinojn\u00eb lidhjet e thella q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb krijuar midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb? A do ken\u00eb patur mund\u00ebsi ta imagjinojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO? A do ken\u00eb patur mund\u00ebsin\u00eb ta imagjinojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb s\u00eb shpejti n\u00eb BE? A do ken\u00eb patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb imagjinojn\u00eb se ndihma jon\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit do t\u00eb ishte e nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme? A do ken\u00eb patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb imagjinojn\u00eb se Shqip\u00ebria shum\u00eb shpejt do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb? Mbase imagjinata e njer\u00ebzve n\u00eb 1991 mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebshtuar, po aty ku ajo d\u00ebshtoi, puna e fort\u00eb, mbizot\u00ebroi k\u00ebmb\u00ebngulja dhe shpresa e pavdekshme e t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebtu dhe e b\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb mundur.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi nd\u00ebrtuar mbi themelet e atyre q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebrpara nesh, ata t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn detyrat q\u00eb aktualisht na jan\u00eb besuar ne. <\/em><em>Dhe ne u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs udh\u00ebheq\u00ebsve nga i gjith\u00eb spektri politik, gazetar\u00ebve, punonj\u00ebsve civil\u00eb, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb dhe zbatimit t\u00eb ligjit, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndihmuar n\u00eb ngritjen e marr\u00ebdh\u00ebnies midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb udh\u00ebhequr rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb demokracis\u00eb dhe liris\u00eb. <\/em><em>Dhe nd\u00ebrsa kujtojm\u00eb me mir\u00ebnjohje kontributet e atyre q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebrpara nesh, i mbajm\u00eb gjithnj\u00eb syt\u00eb nga e ardhmja. E ardhmja! E ardhmja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi! Prandaj dhe sonte, jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb kam mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ve\u00e7oj udh\u00ebheq\u00ebsit e rinj q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu me ne, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Rinor t\u00eb Ambasad\u00ebs. Dhe i ftuari yn\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb i cili u shfaq n\u00eb sken\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb st\u00ebr-nipi i Zonj\u00ebs Adami. E thash\u00eb sakt\u00eb? T\u00eb gjith\u00eb ne i kemi shpresat tek ky brez i ardhsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr 30 vitet e ardhshme dhe me tej.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe duke par\u00eb q\u00ebndrimin e an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Rinor dhe energjin\u00eb e t\u00eb ftuarit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, un\u00eb kam besimin se e ardhmja \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb sigurta. <\/em><em>Dhe nd\u00ebrsa ne jemi ende k\u00ebtu, shpresoj se t\u00eb gjith\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e atyre q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebpara nesh, atyre q\u00eb sakrifikuan kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rilidhur marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike dhe p\u00ebr t\u00eb hedhur themelet e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb fuqishme dhe gjall\u00ebruese midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb. <\/em><em>Dhe me k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mendje, kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb, nga sonte, rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb njihet si \u201cSht\u00ebpia Ryerson\u201d, n\u00eb nder t\u00eb Ambasadorit \u00cbilliam Ryerson, angazhimi i pal\u00ebkundur i t\u00eb cilit p\u00ebr t\u00eb ushqyer demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dashuria e tij e v\u00ebrtet\u00eb dhe e thell\u00eb p\u00ebr popullin e k\u00ebtij vendi dhe vendosm\u00ebria e tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr \u00e7do diplomat amerikan q\u00eb nga viti 1991. <\/em><em>Dhe nd\u00ebrsa Ambasadori Ryerson nuk mundi t\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sonte k\u00ebtu me ne, un\u00eb ju siguroj se ne, k\u00ebtu n\u00eb vendin e Shqip\u00ebris\u00eb, jemi me t\u00eb n\u00eb Uashington. Edhe sot, nuk e di n\u00ebse e dini k\u00ebt\u00eb por edhe sot, n\u00ebse i shkoni p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, ai ka aty flamurin amerikan dhe flamurin shqiptar q\u00eb valviten krah nj\u00ebri-tjetrit. Dhe ai me t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsohet si nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e q\u00eb hodhi themelet n\u00eb rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis popullit ameirkan dhe popullit shqiptar, i cili e vendosi Shqip\u00ebrin\u00eb, aleaten dhe miken ton\u00eb, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme vendosm\u00ebrisht pro-amerikane, europiane. <\/em><em>Pra, le t\u00eb mendojm\u00eb mbi t\u00eb kaluar\u00ebn, le t\u00eb mendojm\u00eb gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe le t\u2019i p\u00ebrkushtojm\u00eb vet\u00ebt tona ndaj detyr\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi, k\u00ebt\u00eb partneritet, k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00ebn, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe m\u00eb madh\u00ebshtoren q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. <\/em><em>Dhe le t\u00eb vazhdojm\u00eb duke ecur p\u00ebrpara s\u00eb bashku, drejt s\u00eb ardhmes \u2013 krah p\u00ebr krah.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e djeshme, ambasadorja amerikan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ka organizuar nj\u00eb pritje p\u00ebr personalitete t\u00eb ndryshme, politike dhe diplomatike t\u00eb vendit, me rastin e 30 vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nga pritja q\u00eb organizoi Kim, \u00ebsht\u00eb mungesa e Presidentit t\u00eb vendit Ilir Meta, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":206349,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[5320],"class_list":{"0":"post-206345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-yuri-kim-nuk-fton-meten-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206345\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}