{"id":206446,"date":"2021-10-01T16:57:53","date_gmt":"2021-10-01T14:57:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206446"},"modified":"2021-10-01T16:57:53","modified_gmt":"2021-10-01T14:57:53","slug":"dita-boterore-e-te-moshuarve-flet-aktivistja-ermira-pirdeni-prinderimi-i-gjysherve-nuk-vleresohet-marrin-pensione-qesharake-edhe-ne-kohe-te-enverit-kishte-struktura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dita-boterore-e-te-moshuarve-flet-aktivistja-ermira-pirdeni-prinderimi-i-gjysherve-nuk-vleresohet-marrin-pensione-qesharake-edhe-ne-kohe-te-enverit-kishte-struktura\/","title":{"rendered":"Dita bot\u00ebrore e t\u00eb moshuarve, flet aktivistja Ermira Pirdeni: Prind\u00ebrimi i gjysh\u00ebrve nuk vler\u00ebsohet, marrin pensione qesharake, edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Enverit kishte struktura"},"content":{"rendered":"<p>Aktivistja e moshimit Ermira Pirdeni n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fax News tha se akoma situata vazhdon e njejt\u00eb sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, sipas saj mungojn\u00eb strukturat dhe roli i tyre n\u00eb shoq\u00ebri nuk respektohet mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pirdeni theksoi se prind\u00ebrimi i gjysh\u00ebrve, pra p\u00ebrkujdesja e tyre ndaj nip\u00ebrve q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jashtzakonshme n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb prej dekadash nuk po vler\u00ebsohet sa duhet, t\u00eb moshuarit nuk kan\u00eb teknologjine p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion dhe u jepen pensione qesharake.<\/p>\n<p>Aktivistja b\u00ebri nj\u00eb krahasim me vendet e tjera duke renditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb k\u00ebtu nuk jan\u00eb marr\u00eb dhe sipas edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb komunizmit kjo mosh\u00eb kishte ca p\u00ebrfitime m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb familje dhe komunitet.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb cdo intervist\u00eb na gjen nj\u00eblloj, mungojn\u00eb infrastrukturat. Jam kthyer nga nj\u00eb takim nd\u00ebrkombetar dhe tema e diskutimit ishte pjesmarrja e t\u00eb moshuarve n\u00eb vendimarrje dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen ngritur k\u00ebshilla komb\u00ebtare ose lokale n\u00ebp\u00ebr komunitete.<\/em><\/p>\n<p><em>Komuniteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe f\u00ebmij\u00ebt, aty e merr sigurin\u00eb. Ata e ofrojn\u00eb p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr nip\u00ebrit por prind\u00ebrimi i tyre nuk vler\u00ebsohet. T\u00eb moshuarit t\u00eb ken\u00eb barazi n\u00eb teknologji q\u00eb t\u00eb marin informacione te nevojshme, dhe k\u00ebtu flasim p\u00ebr vendet e zhvilluara q\u00eb e kan\u00eb dhe k\u00ebtu mungon.<\/em><\/p>\n<p><em>Prind\u00ebrimi i gjysh\u00ebrve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e papaguar prej dekadash dhe askush nuk e kupton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj se cfar\u00eb vlere ka n\u00eb mir\u00ebqenien e familjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata i mb\u00ebshtesin nip\u00ebrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jashtzakonshme dhe kjo gj\u00eb nuk respektohet mjaftuesh\u00ebm. T\u00eb moshuarit nuk duhet t\u00eb mbyllen n\u00ebp\u00ebr azile, aty ku s\u00ebmuren edhe m\u00eb keq dhe nuk jan\u00eb aktiv, shumica jan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb shkolluar. S\u2019ka infrastruktur\u00eb sepse ata mund t\u00eb jepnin akoma m\u00eb shum\u00eb kontribut p\u00ebr komunitetin.<\/em><\/p>\n<p><em>Infrastruktura n\u00eb vendet e tjera \u00ebsht\u00eb se ato mb\u00ebshteten me transportin publik falas, u japin nj\u00eb financ\u00eb t\u00eb caktuar kur kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, crr\u00ebnjosja e varf\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim nuk \u00ebsht\u00eb bamir\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe k\u00ebto c\u00ebshtje jan\u00eb neglizhuar sepse leht\u00ebsisht mund t\u00eb zgjidheshin, jam aktiviste q\u00eb n\u00eb \u201990 dhe pse isha e re at\u00ebher\u00eb dhe nuk ma kishte marr\u00eb mendja q\u00eb pas shum\u00eb vitesh do t\u00eb kisha pension qesharak. N\u00eb koh\u00eb t\u00eb Enverit shkonim n\u00eb llixha dhe tani jan\u00eb ca fshatare m\u00eb shami n\u00eb kok\u00eb q\u00eb japin super kontribute dhe nuk vler\u00ebsohen aspak.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi pasur bibliotek\u00eb dikur n\u00eb komunitetin ton\u00eb dhe m\u00eb pas ajo u zhduk. Nuk u jepet njohuri t\u00eb moshuarve, edhe te ushqimi i tyre po nd\u00ebrhyjn\u00eb, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Si mund t\u00eb zhduken parqet p\u00ebr t\u00eb parkuar aty makin\u00ebn dhe pastaj thon\u00eb hap dritaren p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb aj\u00ebr se po qarkullon Covidi, cfar\u00eb ajri t\u00eb marr?<\/em><\/p>\n<p><em>Kishim shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb tani po mungojn\u00eb, nuk egziston asnj\u00eb struktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe ai pension minimal nuk sh\u00ebrben p\u00ebr asgj\u00eb<\/em>\u201c-u shpreh Pirdeni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivistja e moshimit Ermira Pirdeni n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fax News tha se akoma situata vazhdon e njejt\u00eb sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, sipas saj mungojn\u00eb strukturat dhe roli i tyre n\u00eb shoq\u00ebri nuk respektohet mjaftuesh\u00ebm. Pirdeni theksoi se prind\u00ebrimi i gjysh\u00ebrve, pra p\u00ebrkujdesja e tyre ndaj nip\u00ebrve q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jashtzakonshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":206449,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206446","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206446\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}