{"id":206671,"date":"2021-10-02T16:51:21","date_gmt":"2021-10-02T14:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206671"},"modified":"2021-10-02T16:51:21","modified_gmt":"2021-10-02T14:51:21","slug":"debati-spaho-salianji-mos-shaj-ne-telefon-se-qe-kur-doli-historia-e-babales","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debati-spaho-salianji-mos-shaj-ne-telefon-se-qe-kur-doli-historia-e-babales\/","title":{"rendered":"Debati Spaho-Salianji: Mos shaj n\u00eb telefon se q\u00eb kur doli historia e Babales \u2026"},"content":{"rendered":"<p>Edmond Spaho i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deputetit Ervin Salianji p\u00ebr deklaratat q\u00eb ky i fundit beri nje dite me pare duke e pyetur me ironi Spahon cfare do me shume nga PD?!<\/p>\n<p>\u201cPD i dha gjith\u00e7ka, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb Mondi\u201d, tha mbr\u00ebm\u00eb Salianji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Spaho iu bashkua \u201cFoltores\u201d s\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, Spaho e cil\u00ebson si \u201cMitrolozin e Partis\u00eb\u201d. \u201cCfar\u00eb do tjet\u00ebr Mondi, pyeti Mitrolozi i Partis\u00eb, n\u00eb 25 vite ka q\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr, Kryetar i FSHF, N\u00ebnkryetar i Kuv\u00ebndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?\u201d Hajde e mos e quaj k\u00ebt\u00eb bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet t\u00eb flasim sepse kemi marr\u00eb karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracis\u00eb!!!\u201d, shprehet Spaho nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Deputeti zbulon m\u00eb tej se disa dit\u00eb para mbledhjes s\u00eb fundit t\u00eb  K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Basha e ka thirrur n\u00eb zyr\u00eb dhe i ka ofruar dy pozicione n\u00eb Kuvend dhe Parti, por i ka refuzuar t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Spaho ka edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr Salianjin,nd\u00ebrsa i kujton historin\u00eb e \u2018Babales\u2019: \u201cMos shaj n\u00eb telefon, sepse q\u00eb kur ndodhi ajo historia me Babalen t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb filluar ti rregjistrojn\u00eb bisedat. Besoj m\u00eb kupton ku e kam fjal\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Replik\u00eb e detyruar me Mitrolozin e Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne Koh\u00ebn e monizmit n\u00eb vitet 60-70, n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve ishte nj\u00eb kapterr gjoja shkrimtar, t\u00eb cilin Partia e nd\u00ebrsente sa her\u00eb deshte ti hante kok\u00ebn ndonj\u00ebrit. Kaq e madhe ishte paturp\u00ebsia, eg\u00ebrsia dhe zelli i tij, sa q\u00eb edhe Kadaren\u00eb mund ta nxirrte mediok\u00ebr dhe antiparti.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partis\u00eb. Nj\u00eb mitroloz t\u00eb tille kemi edhe ne n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Dje publikova nj\u00eb status ku ngre shqet\u00ebsimin tim per gj\u00ebndjen katastrofike n\u00eb t\u00eb cilen ndodhet PD. U shpreha q\u00eb PD \u00ebsht\u00eb bunkerizuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pranova edhe pergjegj\u00ebsit\u00eb e mija si nj\u00eb nga drejtuesit e saj k\u00ebto 8 vite, megjith\u00ebse nuk kam pasur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gj\u00eb.<\/p>\n<p>PD ka nevoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht n\u00eb se d\u00ebsh\u00ebron t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet. Detyrimin p\u00ebr ndryshim dhe fitore e kemi n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb baze t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pa pun\u00eb dhe buk\u00eb.<\/p>\n<p>Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo q\u00eb i lexon t\u00eb gjykoj\u00eb sipas bindjeve t\u00eb tij. Kjo vlen edhe p\u00ebr koleg\u00ebt e Grupit Parlamentar. Cdo nj\u00ebri prej tyre t\u00eb m\u00eb kritikoj\u00eb me argumenta, madje ashp\u00ebr, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lir\u00eb dhe norma t\u00eb tjera demokratike po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb vendosim n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Cudit\u00ebrisht, dje n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb nj\u00eb stacion televiziv, Mitrolozi i Partis\u00eb filloi te mitraloj\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb m\u00eb ofendoj\u00eb dhe ulur n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik.<\/p>\n<p>\u201cCfar\u00eb do tjet\u00ebr Mondi, pyeti Mitrolozi i Partis\u00eb, n\u00eb 25 vite ka q\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr, Kryetar i FSHF, N\u00ebnkryetar i Kuv\u00ebndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?\u201d<\/p>\n<p>Hajde e mos e quaj k\u00ebt\u00eb bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet t\u00eb flasim sepse kemi marr\u00eb karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracis\u00eb!!!<\/p>\n<p>Mitroloz, p\u00ebr t\u00eb gjitha arritjet kam investuar energji, profesionaliz\u00ebm, koh\u00eb dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe vot\u00eb. Ne vitin 1997, pasi lash\u00eb minist\u00ebrll\u00ebkun, rifillova n\u00eb PD si sekretar seksioni n\u00eb lagjen time. Un\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndenjurat kam t\u00eb mijat, karriget jan\u00eb t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Ty ta kuptoj hallin q\u00eb ke dhe pse mitralon. Kushedi t\u00eb ndihmon krahu tjet\u00ebr dhe t\u00eb zgjidhet halli.<\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni te opinionit dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi n\u00eb Grupin Parlamentar, disa dit\u00eb para mbledhjes s\u00eb fundit t\u00eb  K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Z. Basha m\u00eb ka thirrur n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb ka ofruar dy pozicione n\u00eb Kuv\u00ebnd dhe Parti. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre do t\u00eb isha edhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Grupit Parlamentar edhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb PDSH.<\/p>\n<p>I refuzova t\u00eb dyja duke i th\u00ebn\u00eb qe do t\u00eb q\u00ebndroj vet\u00ebm Deputet. K\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb konkuruar p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Kryesis\u00eb t\u00eb PDSH i jam p\u00ebrgjigjur q\u00eb nuk e kam q\u00ebllim n\u00eb vetvete dhe nuk do konkurroj. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebra edhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pak p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi vehte p\u00ebr ku kemi mb\u00ebrritur n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Edhe nje k\u00ebshill\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Mitrolozin. Mund ti vlej\u00eb edhe mitralier\u00ebve. Kujdes me fjal\u00ebt sepse nuk jan\u00eb si qent\u00eb q\u00eb ju f\u00ebrsh\u00ebllen dhe i kthen prapa. Mos shaj n\u00eb telefon, sepse q\u00eb kur ndodhi ajo historia me Babalen t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb filluar ti rregjistrojn\u00eb bisedat. Besoj m\u00eb kupton ku e kam fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb fala!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edmond Spaho i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deputetit Ervin Salianji p\u00ebr deklaratat q\u00eb ky i fundit beri nje dite me pare duke e pyetur me ironi Spahon cfare do me shume nga PD?! \u201cPD i dha gjith\u00e7ka, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb Mondi\u201d, tha mbr\u00ebm\u00eb Salianji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Spaho iu bashkua \u201cFoltores\u201d s\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":206672,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}