{"id":206739,"date":"2021-10-02T18:54:41","date_gmt":"2021-10-02T16:54:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206739"},"modified":"2021-10-02T18:54:41","modified_gmt":"2021-10-02T16:54:41","slug":"kreu-i-frpd-shkoder-bushati-jane-mbledhur-1400-firma-kuvendi-kombetar-smund-te-pengohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kreu-i-frpd-shkoder-bushati-jane-mbledhur-1400-firma-kuvendi-kombetar-smund-te-pengohet\/","title":{"rendered":"Kreu i FRPD Shkod\u00ebr, Bushati: Jan\u00eb mbledhur 1400 firma, Kuvendi Komb\u00ebtar s\u2019mund t\u00eb pengohet"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Forumit Rinor t\u00eb PD n\u00eb Shkod\u00ebr, Arvit Bushati shprehet se Kuvendi Komb\u00ebtar i PD do t\u00eb mblidhet. <\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb studion e Syri Tv , Bushati u shpreh se deri tani jan\u00eb mbledhur 1400 firma nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e ish-kryeministrit Sali Berisha p\u00ebr thirrjen e Kuvendit Komb\u00ebtar n\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Ai tha se mbledhja e k\u00ebtij forumi nuk mund t\u00eb pengohet nga kryetari i PD, Lulzim Basha, n\u00ebse 1\/4 e an\u00ebtar\u00ebve (1500 firma) japin firmat p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMesa kam par\u00eb deri tani, njer\u00ebzit n\u00eb mas\u00eb po firmosin. Me sa jam informuar, jan\u00eb 1400 veta t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb firmosur. Pra \u00ebsht\u00eb pran\u00eb \u00bc e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD, 1500 firma p\u00ebr thirrjen e Kuvendit. PD meriton t\u2019i ushtrohet t\u00eb gjitha veprimeve demokratike. N\u00ebse realisht mblidhen ato firma, drejt asaj rruge do t\u00eb vazhdohet. Procesi \u00ebsht\u00eb i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm\u201c, u shpreh Bushati.<\/p>\n<p>Kreu i t\u00eb rinjve demokrat\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs tha gjithashtu se foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha do ta kthej\u00eb PD n\u00eb identitet, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilloi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb foltoren e pest\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr ndryshimin e Partis\u00eb Demokratike. Shkodran\u00ebt i rezervuan nj\u00eb pritje entuziaste liderit historik t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista<\/p>\n<p>Ka patur tentativa p\u00ebr t\u00eb braktisur z.Berisha nga ana e deputet\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore nga Shkodra, duke qen\u00eb se nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb figur\u00eb dit\u00ebn e djeshme?<\/p>\n<p>Nuk e komentoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj forme. \u00cbsht\u00eb zgjedhje e lir\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb PD. Un\u00eb e shikoj shum\u00eb pozitive faktin q\u00eb 70-80% e Kryesis\u00eb s\u00eb deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb Shkod\u00ebr ishin prezent\u00eb, ishin dy n\u00ebnkryetar\u00ebt e deg\u00ebs, kryetar\u00ebt e LDG-s\u00eb, Forumi Rinor iu b\u00eb pjes\u00eb e takimit. Nj\u00eb trup\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe zgjedhore ishte pjes\u00eb e takimit t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>E p\u00ebr\u00e7an disi PD-n\u00eb kjo foltorje, apo edhe vet\u00eb deputet\u00ebve?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kam besuar, as nuk e mendoj q\u00eb kjo nism\u00eb p\u00ebr\u00e7an PD-n\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrveprim t\u00eb mendimeve t\u00eb tyre, t\u00eb ideve, p\u00ebr t\u00eb shkuar te hapi i fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i p\u00ebrbashk\u00ebt. Nuk sh\u00ebrben kjo gj\u00eb p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje, sigurisht q\u00eb ka ndikim te mjaft deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ndjehen t\u00eb pavendosur, por kjo iu sh\u00ebrben demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb marsh tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre.<\/p>\n<p>Si e shihni vendimin e Bash\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin nga PD t\u00eb liderit historik dhe themeluesit, Sali Berisha? Ju ka zhg\u00ebnjyer ky vendim?<\/p>\n<p>Z.Basha at\u00eb vendim e ka b\u00ebr\u00eb publik dhe avokat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ai p\u00ebr at\u00eb vendim nuk mund t\u00eb ket\u00eb. N\u00eb vler\u00ebsimin tim, mund t\u00eb kishte nj\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr, mund t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr. Realisht nuk m\u00eb p\u00eblqen forma, por vendimi \u00ebsht\u00eb i kryetarit t\u00eb PD. Forma duhet t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt t\u00eb mos ishin tani p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre vendimeve dhe emocioneve.<\/p>\n<p>Si e keni par\u00eb pritjen e rezervuar dit\u00ebn e djeshme p\u00ebr z.Berisha?<\/p>\n<p>Ishte pritje q\u00eb nuk e kishim p\u00ebrjetuar nisur nga emocionet gjat\u00eb takimit. Kjo i atribuohet stofit t\u00eb lidershipit q\u00eb z.Berisha, dhe emocioneve q\u00eb transmeton te njer\u00ebzit. PD e Shkodr\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb e fort\u00eb e PDSH-s\u00eb. Demokrat\u00ebt e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb q\u00ebndrestar\u00ebt nga demokrat\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb prisni nga \u2018Foltorja\u2019?<\/p>\n<p>\u2018Foltorja\u2019 \u00ebsht\u00eb ai sheshi ku demokrat\u00ebt mund t\u00eb ankohen. Dhe nes\u00ebr nqs krijohet nj\u00eb organiz\u00ebm tjet\u00ebr ku demokrat\u00ebt mund t\u00eb takohen dhe t\u00eb diskutojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb hap i mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb e brendshme. PD ka disa nevoja, duhet kthimi n\u00eb identitet, duhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm me meritokracin\u00eb dhe me p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj situate ne realisht duhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb bashkuar kundrejt Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme vet\u00eb z.Berisha ka ftuar delegat\u00ebt e Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb firmosur thirrjen e Kuvendit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, mendoni se do t\u00eb arrihet kjo gj\u00eb?<\/p>\n<p>Mesa kam par\u00eb deri tani njer\u00ebzit n\u00eb mas\u00eb po firmosin. Me sa jam informuar, jan\u00eb 1400 veta t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb firmosur. Pra \u00ebsht\u00eb pran\u00eb \u00bc e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD, 1500 firma p\u00ebr thirrjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb pritur vendimi i Bash\u00ebs te rinia shkodrane? Ka qen\u00eb nj\u00eb vendim i papritur apo mund t\u00eb pritej nga rinia e Shkodr\u00ebs?<\/p>\n<p>Ka pasur dyshime, q\u00eb nga data 20 maj kur Berisha u shpall non grata, por demokrat\u00ebt shkodran\u00eb nuk e kan\u00eb pritur k\u00ebt\u00eb vendim. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e z.Berisha rruga q\u00eb po ndjek p\u00ebr identitetin e tij. PD duhet t\u00eb kishte q\u00ebndruar m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebrkundrejt k\u00ebtyre veprimeve.<\/p>\n<p>Mendoni se PD aktualisht gjendet n\u00eb kriz\u00eb?<\/p>\n<p>Besoj nj\u00eb teori q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ket\u00eb ide p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, p\u00ebrfundimi do t\u00eb jet\u00eb realisht produktiv p\u00ebr ne. Gjykoj q\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb shkojm\u00eb drejt nj\u00eb procesi final dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me pozita dominuese n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Un\u00eb iu bashkova foltores pasio mendoj se realisht n\u00eb PD ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb shtrohen disa diskutime p\u00ebrtej zotit Berisha apo zotit Basha. Un\u00eb rrug\u00ebtimin tim politik e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkrah zotit Basha, por ndoshta q\u00ebndrimet dhe bindjet e demokrat\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb ndryshe, por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb diskutim mes nesh se cilat do t\u00eb jen\u00eb ato m\u00ebnyra apo politika q\u00eb do t\u00eb ndjekim. Demokrat\u00ebt duan q\u00eb ne t\u00eb kemi nj\u00eb rezultat tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>2025 \u00ebsht\u00eb e larg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet dhe ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra, duhen shtruar n\u00eb diskutim, sepse demokrat\u00ebt nuk mund t\u00eb presin kaq gjat\u00eb q\u00eb PD t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qeveri. Ndaj duhet t\u00eb nd\u00ebrveprojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, a zgjedhim foltoren, apo nj\u00eb diskutim tjet\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje personale e gjithsecilit.<\/p>\n<p>Z.Basha ka th\u00ebn\u00eb se s\u2019do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb Kuvend Komb\u00ebtar, si e komentoni?<\/p>\n<p>PD meriton t\u2019i ushtrohet t\u00eb gjitha veprimeve demokratike. N\u00ebse realisht mblidhen ato firma, drejt asaj rruge do t\u00eb vazhdohet. Procesi \u00ebsht\u00eb i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mendoni se duhet t\u00eb largohet Basha nga PD?<\/p>\n<p>Ne duhet t\u2019i ezaurojm\u00eb t\u00eb gjitha etapat. T\u00eb marrim p\u00ebr baz\u00eb vullnetin e t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve. A duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen? K\u00ebt\u00eb duhet ta vendosin demokrat\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Forumit Rinor t\u00eb PD n\u00eb Shkod\u00ebr, Arvit Bushati shprehet se Kuvendi Komb\u00ebtar i PD do t\u00eb mblidhet. I ftuar n\u00eb studion e Syri Tv , Bushati u shpreh se deri tani jan\u00eb mbledhur 1400 firma nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e ish-kryeministrit Sali Berisha p\u00ebr thirrjen e Kuvendit Komb\u00ebtar n\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":102234,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206739","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206739\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}