{"id":207048,"date":"2021-10-04T16:32:43","date_gmt":"2021-10-04T14:32:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207048"},"modified":"2021-10-04T16:32:43","modified_gmt":"2021-10-04T14:32:43","slug":"analiza-verbi-bosh-dhe-patetik-i-kryeministrit-mbi-energjine-genc-burimi-zberthen-fjalimin-e-rames-per-te-qare-per-te-qeshur-apo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-verbi-bosh-dhe-patetik-i-kryeministrit-mbi-energjine-genc-burimi-zberthen-fjalimin-e-rames-per-te-qare-per-te-qeshur-apo\/","title":{"rendered":"ANALIZA\/ \u201cVerbi bosh dhe patetik i Kryeministrit mbi energjin\u00eb\u201d- Genc Burimi \u2018zb\u00ebrthen\u2019 fjalimin e Ram\u00ebs: P\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qeshur apo\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA GENC BURIMI<\/strong><\/p>\n<p>Timonieri goditi s\u00ebrish dje me logoren\u00eb e tij t\u00eb zakonshme verbale n\u00eb vigjilje t\u00eb katastrof\u00ebs s\u00eb re q\u00eb i pret shqiptar\u00ebt: rritja e pashmangshme e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Rama ka artin q\u00eb edhe momentet e zis\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb komunikuar e lart\u00ebsuar veten. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00abgeek\u201d titullonte para disa koh\u00ebsh AFP-ja, q\u00eb e portretizonte Ram\u00ebn si nj\u00eb t\u00eb obseduar pas mesazheve dhe fjalimeve narcisiste n\u00eb rrjetet sociale. Deklarata e tij e djeshme mbi energjin\u00eb nuk i shp\u00ebtoi k\u00ebtij rregulli duke folur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Shum\u00eb kryeministra n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb po e marrin fjal\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment para opinioneve t\u00eb tyre publike p\u00ebr t\u00eb ekspozuar situat\u00ebn kritike n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb shpalosur masat minimale q\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar financat e qytetar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb dimrit t\u00eb madh. Dhe masa kryesore, e ndoshta e vetme, q\u00eb po dekretojn\u00eb qeverit\u00eb e ndryshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb heqja e taksave dhe akcizave komb\u00ebtare mbi energjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ua shtr\u00ebnguar edhe m\u00eb shum\u00eb lakun n\u00eb fyt njer\u00ebzve. Ky opsion mund\u00ebson q\u00eb fatura e qytetarit t\u00eb mos \u00abshp\u00ebrthej\u00eb\u00bb pasi rritja e paevitueshme e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb nga furnizuesit kompensohet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nga ulja apo pezullimi i taksave mbi energjin\u00eb nga shteti. Asnj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb nuk u pa n\u00eb deklarat\u00ebn e djeshme t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi l\u00ebshoi vet\u00ebm shifra t\u00eb frikshme nga bota se si t\u2019i trondiste shqiptar\u00ebt p\u00ebr ta shfaj\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb veten dhe pafuqishm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb tij: \u00abN\u00eb Britani, 15 milion\u00eb familje pritet t\u00eb afektohen negativisht nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb\u00bb, \u00abn\u00eb Bullgari, \u00e7mimet sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb rritje prej 72% nga fillimi i vitit\u00bb, \u00ab\u00e7mimi i gazit \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 250%\u00bb. \u00abN\u00eb burs\u00ebn\u2026, energjia elektrike ka nj\u00eb rritje prej 182%\u00bb. Dhe konkluzioni vjen natyrsh\u00ebm, sipas Ram\u00ebs, \u00abduam s\u2019duam, edhe Shqip\u00ebria si t\u00eb gjitha vendet e tjera, \u00ebsht\u00eb e detyruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet pa u shmangur dot me k\u00ebt\u00eb furtun\u00eb globale\u00bb. Po Rama harroi t\u2019u thoshte shqiptareve se n\u00eb Franc\u00eb qeveria po zhbllokon nj\u00eb ndihm\u00eb financiare specifike p\u00ebr familjet m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb kombinuar me nj\u00eb pezullim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb taksave n\u00eb faturat e energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, t\u00eb varf\u00ebr apo t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>N\u00eb Spanj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 anulimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb taksave specifike mbi energjin\u00eb, edhe TVSH\u2013ja mbi energjin\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar. N\u00eb Itali, 3 miliard\u00eb euro jan\u00eb zhbllokuar p\u00ebr 3 milion\u00eb familje italiane n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e dhe biznese t\u00eb vogla plus heqjen e TVSH-s\u00eb mbi\u00a0energjin\u00eb si n\u00eb Spanj\u00eb. Nga Portugalia n\u00eb Greqi pritet po ashtu t\u00eb shpallen masat emergjente p\u00ebr t\u2019u evituar popullatave nj\u00eb katastrof\u00eb financiare pas asaj sanitare. Pasi fundi i fundit, ku \u00ebsht\u00eb dallimi midis rrogave falas q\u00eb u jepeshin shtetasve nga qeverit\u00eb kur i bllokoi pandemia n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, me ndihm\u00ebn financiare q\u00eb duhet t\u2019u jepet tani p\u00ebr t\u2019u ngrohur e jetuar sa m\u00eb normalisht n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Pyetje normale p\u00ebr shtete normale , por jo per shtetin e Edi Rames qe nuk tha asgje me vler\u00eb dje n\u00eb fjalimin e tij q\u00eb e quajti qesharakisht t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. T\u00eb vetmet masa konkrete q\u00eb Rama shpalli dje ishin parullat e tij t\u00eb r\u00ebndomta q\u00eb vet\u00ebm sa i infantilizojn\u00eb qytetar\u00ebt. Nuk ke se si i lexon ndryshe k\u00ebto fjali nga deklarata te tij e djeshme q\u00eb duket sikur ishin marr\u00eb nga nj\u00eb fjalim i ish-diktatorit teksa brohoriste asaj epoke \u00abt\u00ebrmeti tundi malet, por jo zemrat tona\u00bb. N\u00ebn pen\u00ebn revolucionare t\u00eb Edi\u00a0Ram\u00ebs kjo nuk ting\u00ebllon shum\u00eb m\u00eb ndryshe: \u00abnga lufta vijm\u00eb n\u00eb luft\u00eb shkojm\u00eb\u00bb, \u00abia dol\u00ebm me t\u00ebrmetin e me pandemin\u00eb, do t\u2019ia dalim edhe k\u00ebsaj sfide t\u00eb madhe me energjin\u00eb\u00bb. \u00abAs nuk rr\u00ebzohemi, as nuk dor\u00ebzohemi p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebsaj natyre\u00bb, ndaj \u00abdurim e besim, se m\u00eb e mira do t\u00eb b\u00ebhet dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb synoj\u00eb maj\u00ebn\u00bb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qeshur apo\u2026 p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb. Vet\u00ebm pak para muajsh, i nj\u00ebjti Kryeminist\u00ebr, me stilin e tij t\u00eb paimituesh\u00ebm, teksa firmoste nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb ting\u00ebllon aq boshe sot, me firm\u00ebn amerikane \u201cExxonMobil\u201d p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, thoshte plot lirik\u00eb: Sot p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nis nj\u00eb epok\u00eb e art\u00eb e gazit duke transformuar Vlor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror. Epoka e art\u00eb e gazit e parashikuar nga agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e energjis\u00eb po shfaqet mir\u00ebfilli sot\u201d. Pas gjasht\u00eb muajsh ky Kryeminist\u00ebr amneziak e harroi epok\u00ebn e art\u00eb t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm amerikan dhe u thot\u00eb tani shqiptar\u00ebve shtr\u00ebngoni rripin. P\u00ebr ta mbyllur, tri gjera t\u00eb sqaroj\u00eb Kryeministri: E para, kur do t\u2019i ul\u00eb apo do t\u2019i anuloj\u00eb fare taksat mbi energjin\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa \u00e7mimet e energjis\u00eb mbeten t\u00eb tensionuara n\u00eb tregjet bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>E dyta, pse n\u00eb stin\u00ebn e shirave ku po hyjm\u00eb, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vuaj\u00eb p\u00ebr energji? Na u tha gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb Rilindjes se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bekuar nga Zoti me burime ujore n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa qeverit\u00eb Rama desh e mbush\u00ebn \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb lumi me HEC-e, plus hidrocentraleve gjigante t\u00eb trash\u00ebguara nga koha e diktatur\u00ebs. Jan\u00eb plot 150 HEC-e private q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe INSTAT u thurte kurora me dafina vet\u00ebm pak para disa jav\u00ebsh kur jepte k\u00ebto statistika: \u00abprodhimi i energjis\u00eb u rrit me 2.7 her\u00eb gjat\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb kur u prodhuan 571 GWh energji; hidrocentralet private dhe koncesionare kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike me 80%\u00bb!<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb si ta kuptojm\u00eb q\u00eb rrisim me gati tri her\u00eb prodhimin e energjis\u00eb dhe n\u00eb momentin kur hyjm\u00eb n\u00eb stin\u00ebn m\u00eb t\u00eb lag\u00ebsht Kryeministri na paralajm\u00ebron p\u00ebr nj\u00eb katastrof\u00eb me \u00e7mimet e energjis\u00eb. Por n\u00eb qoft\u00eb se energjin\u00eb e prodhuar brenda territorit ton\u00eb e shtojm\u00eb dhe n\u00eb vend ta paguajm\u00eb m\u00eb lir\u00eb, do ta paguajm\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb, pasi ky Kryeminist\u00ebr k\u00ebrkon t\u2019iu aplikoj\u00eb shqiptar\u00ebve pa asnj\u00eb logjik\u00eb, ose pa asnj\u00eb moral, \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb bursat bot\u00ebrore q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb ky popull nuk qenka i bekuar, por i mallkuar\u2026 S\u00eb treti, po ky Kryeminist\u00ebr q\u00eb rrahu me vite gjoksin p\u00ebr projektin TAP q\u00eb do t\u2019iu sillte shqiptar\u00ebve gazin si \u00e7ezma uji, sot e harron fare k\u00ebt\u00eb burim dhe i p\u00ebrgatit shqiptar\u00ebt ose t\u00eb shpengojn\u00eb rripin ose ta paguajn\u00eb energjin\u00eb sa fr\u00ebngu pul\u00ebn.<\/p>\n<p>Dredhat e Ram\u00ebs kur her\u00eb g\u00ebzohet se kemi kapur qiellin me dor\u00eb dhe her\u00eb pezmatohet se dit\u00eb t\u00eb err\u00ebta na presin kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr: keqqeverisje. Por ai ka fatin se p\u00ebrball\u00eb i ndodhet nj\u00eb \u00abkeq-opozit\u00eb\u00bb q\u00eb vazhdon t\u00eb merret me komisionet hetimore p\u00ebr vjedhjen e zgjedh\u00ebsve kur shqiptar\u00ebve do t\u2019iu vidhen mir\u00eb xhepat me pretekstin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb\u2026 Por mbase kryeministrja bis, zonja Yuri Kim, e ka nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ata shqiptar\u00eb q\u00eb s\u00eb shpejti kur t\u2019i takoj\u00eb do t\u2019i flasin me gjuh\u00ebn e Migjenit: \u00abmardha, ngriva\u00bb. Ndoshta m\u00eb shum\u00eb se prania n\u00eb NATO dhe aleancat strategjiket p\u00ebr mbrojtje, shqiptar\u00ebve ashtu si shum\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, u duhen n\u00eb prag t\u00eb dimrit miq t\u00eb mir\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb t\u2019u ngrohin vatrat pa r\u00ebn\u00eb pre e faturave astronomike t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA GENC BURIMI Timonieri goditi s\u00ebrish dje me logoren\u00eb e tij t\u00eb zakonshme verbale n\u00eb vigjilje t\u00eb katastrof\u00ebs s\u00eb re q\u00eb i pret shqiptar\u00ebt: rritja e pashmangshme e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. Rama ka artin q\u00eb edhe momentet e zis\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb komunikuar e lart\u00ebsuar veten. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00abgeek\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":207050,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}