{"id":207503,"date":"2021-10-06T10:52:55","date_gmt":"2021-10-06T08:52:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207503"},"modified":"2021-10-06T10:52:55","modified_gmt":"2021-10-06T08:52:55","slug":"vezhgim-profil-kush-ishte-ardi-veliu-i-vertete-ose-kryepolici-vegel-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vezhgim-profil-kush-ishte-ardi-veliu-i-vertete-ose-kryepolici-vegel-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"V\u00ebzhgim-Profil\/ Kush ishte Ardi Veliu i v\u00ebrtet\u00eb, ose kryepolici-veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb sot ishte nj\u00eb bindje se Edi Rama edhe kur ka qen\u00eb n\u00eb situata t\u00eb caktuara (si rasti i protestave me rastin e t\u00eb riut Klodian Rasha), i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb djeg\u00eb edhe gjith\u00eb Tiran\u00ebn, t\u00eb mos lejonte prekjen e Ardi Veliut. Por drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>de facto<\/em> p\u00ebrgjegj\u00ebs direkt p\u00ebr degradimin n\u00eb jasht\u00eb-ligjshm\u00ebri dhe dhun\u00eb ekstreme ndaj protestave t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr agravimin e situat\u00ebs me v*rasje t\u00eb shumta n\u00eb l*uft\u00ebn mes bandave. Ai \u00ebsht\u00eb shkarkuar me dor\u00ebheqje formale, pa iu l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb konsumoj\u00eb 100-dit\u00ebshin e l\u00ebn\u00eb si afat-ultimatum nga Rama. E l\u00ebshoi sepse jo vet\u00ebm nuk i duhet m\u00eb politikisht, por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb \u201ckoka e prer\u00eb\u201d m\u00eb e duhur, p\u00ebr t\u00eb sfumuar situat\u00ebn jasht\u00eb kontrollit nw vend? <em>\u201cK\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb se ndryshe do djegin e shkat\u00ebrrojn\u00eb? Ta harrojn\u00eb! Gabon shum\u00eb kush kujton se qytetaria e ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi dhe harron se ky shtet \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve jo i barbar\u00ebve! Pushteti merret me vot\u00eb jo me djegie!\u201d,<\/em> u p\u00ebrbetua Rama nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 11 tetor 2020. At\u00ebher\u00eb mesazhi ishte: Harrojeni t\u00eb gjith\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit do t\u00eb shkojm\u00eb me nj\u00eb polici ndryshe, t\u00eb baraslarguar nga pal\u00ebt q\u00eb garojn\u00eb dhe t\u00eb pabindur ndaj urdhrave politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Faktikisht Ardi Veliu, as q\u00eb duhej t\u00eb ishte zgjedhur fare drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Por e katapultuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme dhe ja ku jemi, me nj\u00eb polici t\u00eb shkat\u00ebrruar, t\u00eb kapur n\u00eb kokat e saj drejtuese dhe n\u00eb z*bythje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrballw revanshit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe atij ordiner\u00eb.<\/p>\n<p>Profili i m\u00ebposht\u00ebm, do t\u2019u rikujtoj\u00eb se si u shkel \u00e7do ligj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb ai t\u00eb merrte disa grada nj\u00ebher\u00ebsh, vet\u00ebm me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb kapte postin e lart\u00eb t\u00eb paracaktuar. N\u00eb nj\u00eb nga raportet e fundit t\u00eb GRECO (Grupimi i Shteteve kund\u00ebr Korrupsionit) n\u00eb bashk\u00ebpunim me K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, ngrihej alarmi i politizimit t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, q\u00eb e b\u00ebn Edi Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrcente \u201cpupthi\u201d sa her\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmendej largimi i Ardi Veliut. Por po kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja kryesore, (p\u00ebrve\u00e7 shkat\u00ebrrimit t\u00eb policis\u00eb dhe rendit n\u00eb vend), se p\u00ebrse m\u00eb n\u00eb fund \u201ce hoqi qafe\u201d. Koh\u00ebt e fundit Rama ka qen\u00eb i bombarduar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt me raporte skandaloze, q\u00eb tregojn\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe shkrirjen e kirmit t\u00eb organizuar me kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Q\u00eb n\u00eb fillim kryeministri te ky individ kishte gjetur ushtarin e bindur, i cili e ka v\u00ebrtetuar shpesh me prova, se nuk njihte ligjet e rregullore pas \u00e7do telefonate q\u00eb i vinte nga \u201cZyra me flutura\u201d. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, historia e tij u mbyll si me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdorur e t\u00eb flakur nga Edi Rama, n\u00eb funksion t\u00eb pushtetit dhe interesave t\u00eb veta personale.<\/p>\n<p>Me at\u00eb dihet tashm\u00eb: \u201ckokat e turkut\u201d dhe \u201climon\u00ebt e shtrydhur\u201d, k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb fund kan\u00eb!At\u00ebher\u00eb: Kush \u00ebsht\u00eb Ardi Veliu? Historia e \u201cshk\u00eblqimit\u201d dhe gradimit t\u00eb Ardi Veliut si kryepolici i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje m\u00eb vete. Me letr\u00ebn e tij prej bakalli plot gabime logjike dhe drejtshkrimore, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet krye-lajm n\u00eb media. Kujtojm\u00eb se dalja e par\u00eb publike e tij pa let\u00ebr n\u00eb dor\u00eb dhe live m\u00eb shum\u00eb se 1 vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb, tregoi se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli profesional, inteligjent dhe moral ishte katandisur udh\u00ebheqja e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Nj\u00eb individ q\u00eb tejkaloi mentalitetin e \u201csigurimsit\u201d kur merrej me moralin dhe prind\u00ebrit e\u00a0 viktim\u00ebs s\u00eb polic\u00ebve t\u00eb tij; q\u00eb t\u00eb tmerronte me p\u00ebrdorimin skandaloz t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb kryepolic q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin naiv t\u00eb nj\u00eb sekuence filmike. Kudo n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, as roje i nj\u00eb rajoni policor nuk do t\u00eb ishte. Por ja q\u00eb Ardi Veliu ia ka dal\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i papreksh\u00ebm p\u00ebr 4 vite Nr.1 i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Edhe dashamir\u00ebsit pa kushte t\u00eb Edi Ram\u00ebs habiteshin, se si ka mund\u00ebsi q\u00eb ai q\u00eb e mban veten si t\u00eb lexuar, orator dhe modern, mban n\u00eb k\u00ebt\u00eb post t\u00eb lart\u00eb nj\u00eb injorant q\u00eb tejkalon edhe figurat groteske t\u00eb xhandar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Zogut, n\u00ebp\u00ebr filmat e Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d! Por gj\u00ebrat nuk jan\u00eb kaq t\u00eb thjeshta. Veliu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur jo vet\u00ebm nga ish-kumbari i tij Fatmir Xhafaj, por edhe nga vet\u00eb kryeministri n\u00eb disa momente mjaft kritike p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorja e Veliut nga Rama: <\/strong>Ardi Veliu u em\u00ebrua zyrtarisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme menj\u00ebher\u00eb pas shkarkimit t\u00eb Haki \u00c7akos, i cili drejtonte blut\u00eb e vendit n\u00eb periudh\u00ebn e shnd\u00ebrrimit t\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb \u201clegale\u201d gjigante kanabisi. E propozoi p\u00ebr drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ish-ministri Fatmir Xhafaj, i cili sipas denoncimeve t\u00eb opozit\u00ebs, e kishte porosi dhe merak nga i v\u00ebllai, Agron Geron Xhafaj. N\u00eb dat\u00ebn 5 shkurt t\u00eb vitit 2018, kryeministri Edi Rama firmosi em\u00ebrimin e Veliut, por nuk harroi q\u00eb ta kujtonte n\u00eb nj\u00eb takim konfidencial se pavar\u00ebsisht se ishte \u201cnjeri i Xhafajve\u201d, duhej t\u2019i q\u00ebndronte besnik atij deri n\u00eb fund. Dhe k\u00ebshtu ndodhi: Xhafaj iku e Veliu ngeli. M\u00eb pas edhe ministri pasardh\u00ebs, Sand\u00ebr Lleshaj iku, kurse i keqp\u00ebrdoruri pa kushte ngeli. Edhe kur p\u00ebrplasej, her\u00eb pas here, p\u00ebr tendera qindra-milion\u00ebsh me ministrin Lleshaj, ndihej i papreksh\u00ebm sepse i mban lidhjet direkt me Edi Ram\u00ebn. Edhe pas skandalit me n\u00ebn\u00ebn e 15-vje\u00e7arit t\u00eb dhunuar te Liqeni q\u00eb tronditi at\u00ebher\u00eb opinionin publik, Ardi Veliu, deklaroi se do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb pas nj\u00eb bisede telefonike q\u00eb kishte pasur me kryeministrin. Pra edhe kur atij i shkonte nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb ikte, ishte Edi Rama q\u00eb nuk e l\u00ebshonte, sa ta shtrydhte deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i kthehemi profilit t\u00eb tij. Ardi Veliu fillimisht u mor n\u00eb sh\u00ebrbim nga klani i Fatmir Xhafajt, por shum\u00eb shpejt ai do t\u00eb b\u00ebhej njeriu \u201cky\u00e7\u201d q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Edi Ram\u00ebn nga disa situate t\u00eb v\u00ebshtira politike. T\u00eb gjith\u00ebve iu kujtohet p\u00ebrfshirja direkte dhe roli i tij gati ordiner, n\u00eb menaxhimin e skandalit \u201cBabale\u201d. \u00c7\u00ebshtje, e cila u b\u00eb politike dhe shp\u00ebrthyese n\u00eb sken\u00ebn e partive kund\u00ebrshtare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Veliu gjeti, p\u00ebrpunoi dhe pagoi direkt nj\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb rrem\u00eb. Gjithashtu roli i tij ka qen\u00eb \u201cshp\u00ebtues\u201d p\u00ebr Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb ashtuquajturit \u201cEskobari i Ballkanit\u201d, Klement Balili. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, policia e Veliut, i cili ka lidhje farefisnore t\u00eb ngushta me Balilin, b\u00ebnte sikur e k\u00ebrkonte dhe e rrethonte, deri n\u00eb momentin kur Edi Rama mori nj\u00eb ultimatum t\u00eb prer\u00eb nga SHBA. Ju kujtohet kur deklaroi se \u00e7\u00ebshtja \u201cBalili\u201d duhej zgjidhur p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Shqip\u00ebri ambasadorja e re Yuri Kim. Dhe k\u00ebshtu ndodhi. N\u00eb loj\u00eb u fut Ardi Veliu, i cili nuk i kishte nd\u00ebrprer\u00eb kurr\u00eb komunikimet me Balilin. Kopsit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje dor\u00ebzimi n\u00eb fshatin e shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarit. Skenat me k\u00ebng\u00eb e valle dhe kryepolicin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb b\u00ebnte shoferin e Balilit, u b\u00ebn\u00eb hit n\u00eb rrjet. Edi Rama e ka p\u00ebrdorur Veliun edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr delikate, e cila shp\u00ebrtheu edhe n\u00eb BE ku u hap edhe nj\u00eb hetim. Pasi mori nj\u00eb ultimatum nga presidenti i Turqis\u00eb Erdogan p\u00ebr dor\u00ebzimin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht rr\u00ebmbimin e paprecedent\u00eb t\u00eb gulenistit Harun \u00c7elik, Rama n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb paligjshme t\u00eb Veliut e dor\u00ebzoi at\u00eb n\u00eb duart e anti-terrorit turk, nat\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabes\u00eb dhe duke shkelur \u00e7do konvent\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb dhe si u katapultua nga \u201chi\u00e7i\u201d: <\/strong>Ardi Veliu, me shkollim fillestar ushtarak n\u00eb shkoll\u00ebn Sk\u00ebnderbeg, ka lindur n\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1972 n\u00eb Delvin\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i martuar dhe \u00ebsht\u00eb baba i dy f\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb vitin 1994 ka mbaruar akademin\u00eb e Policis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb pas ka vazhduar at\u00eb n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb, deri n\u00eb vitin 1998.\u00a0 Ai e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb polici n\u00eb vitin 1998 kur ka filluar pun\u00eb si Komandant i \u201cPost\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb\u201d, n\u00eb Memaliaj. M\u00eb pas ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Shef i Policis\u00eb s\u00eb Rendit, n\u00eb Vlor\u00eb. \u00cbsht\u00eb shk\u00ebputur nga Policia e Shtetit pasi u em\u00ebrua shef i policis\u00eb bashkiake n\u00eb mandatet e Shp\u00ebtim Gjik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb rikthyer n\u00eb polici me detyra \u201ct\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d si shef i komisariatit t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Drejtor i Policis\u00eb Rrugore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ngritja e tij e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb policore nisi me em\u00ebrimin\u00a0 si drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 2017, duke z\u00ebvend\u00ebsuar Ervin Hodajn gjat\u00eb rokad\u00ebs s\u00eb em\u00ebrim-shkarkimeve t\u00eb policis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Fatmir Xhafaj e kishte piketuar p\u00ebr pozicionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, at\u00eb t\u00eb drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Por kishte nj\u00eb problem; Veliu nuk kishte as karrier\u00ebn dhe as gradat e duhura, q\u00eb p\u00ebrcakton ligji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb. K\u00ebshtu nisi nj\u00eb nga loj\u00ebrat dhe skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e policis\u00eb shqiptare, q\u00eb nga koha kur ajo \u00ebsht\u00eb krijuar. N\u00eb ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit nr. 108\/2014, neni 55 p\u00ebr kriteret p\u00ebr fitimin e grad\u00ebs, n\u00eb rastin \u201cVeliu\u201d jan\u00eb shkelur n\u00eb pik\u00ebn 1, germa \u00eb) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohet: t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb grad\u00eb, sipas afateve t\u00eb m\u00ebposhtme: iii) nga \u201cKomisar\u201d n\u00eb \u201cKryekomisar\u201d 3 vite; iv) nga \u201cKryekomisar\u201d n\u00eb Drejtues\u201d 5 vite;<br \/>\nv) nga \u201cDrejtues\u201d n\u00eb \u201cDrejtues i par\u00eb\u201d 3 vite;Pra, sipas ligjit, n\u00eb total k\u00ebrkohen 11 vite pun\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. N\u00eb rastin konkret, punonj\u00ebsi i policis\u00eb Ardi Veliu i ka marr\u00eb k\u00ebto grada n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit duke mos respektuar vitet e q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb, sipas koh\u00ebs s\u00eb gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu \u00ebsht\u00eb ri-pranuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013 duke i marr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto grada p\u00ebr 4 vite dhe jo p\u00ebr 11 si\u00e7 dikton ligji.<\/p>\n<p>Gjithashtu: Dispozita e dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur n\u00eb ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shteti posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Ardi Veliun nr. 108\/2014, \u00ebsht\u00eb neni 13 p\u00ebr Kriteret e em\u00ebrimit t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pika 2\/b n\u00eb t\u00eb cilin citohet: \u201cT\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 15 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb polici, nga t\u00eb cilat t\u00eb pakt\u00ebn 10 vjet n\u00eb pozita t\u00eb larta drejtuese n\u00eb strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d. Ardi Veliu nuk e plot\u00ebsonte as k\u00ebt\u00eb kriter t\u00eb ligjit, pasi kishte nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb total rreth 12 vite, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga viti 1998 deri n\u00eb janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri m\u00eb shkurt 2018. Gjithashtu n\u00eb shkelje po t\u00eb k\u00ebtij neni t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se Ardi Veliu nuk p\u00ebrmbushte afatin 10-vje\u00e7ar t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb pozita t\u00eb larta drejtuese n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit sepse i ka ushtruar k\u00ebto pozita vet\u00ebm 3 vitet e fundit. Ardi Veliu ka qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb larta drejtuese n\u00eb zbatimin e planit qeveritar e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn detyr\u00ebn e Zv\/Drejtorit t\u00eb Rendit dhe Siguris\u00eb Publike n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi, u shp\u00ebrblye dhe u gradua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Em\u00ebrimi i Ardi Veliut n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit si dhe gjith\u00eb procedurat e ndjekura, (Nga hapja e konkurimit p\u00ebr grad\u00ebn Drejtues i par\u00eb deri n\u00eb em\u00ebrimin e tij), ishin produkt i nj\u00eb pakti t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm p\u00ebr kontributin dhe besueshm\u00ebris\u00eb politike ndaj ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Xhafaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe Kryeministrit Rama deri n\u00eb 5 tetor kur e flaku sepse tashm\u00eb vet\u00ebm i prishte pun\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201cmaja e ajsbergut\u201d. Ai ka qen\u00eb drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn vendi yn\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale moniste t\u00eb vitit 2019 dhe faktor ky\u00e7 n\u00eb masakr\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit. Veliu me pak fjal\u00eb ishte fytyra e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr 4 vite rresht; Nj\u00eb grabit\u00ebs gradash, mashtrues live n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, i paaft\u00eb, njeriu q\u00eb inkriminoi dhe shkat\u00ebrroi n\u00eb themel trup\u00ebn policore dhe me nj\u00eb nivel profesional dhe inteligjence, q\u00eb lemeriste gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb sot ishte nj\u00eb bindje se Edi Rama edhe kur ka qen\u00eb n\u00eb situata t\u00eb caktuara (si rasti i protestave me rastin e t\u00eb riut Klodian Rasha), i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb djeg\u00eb edhe gjith\u00eb Tiran\u00ebn, t\u00eb mos lejonte prekjen e Ardi Veliut. Por drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb\u00a0de facto p\u00ebrgjegj\u00ebs direkt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":207504,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207503","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}