{"id":207712,"date":"2021-10-07T07:27:49","date_gmt":"2021-10-07T05:27:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207712"},"modified":"2021-10-07T07:27:49","modified_gmt":"2021-10-07T05:27:49","slug":"ardi-veliu-leter-e-hapur-ambasadores-yuri-kim-kerkoj-sqarime-per-doreheqjen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ardi-veliu-leter-e-hapur-ambasadores-yuri-kim-kerkoj-sqarime-per-doreheqjen-time\/","title":{"rendered":"Ardi Veliu, let\u00ebr e hapur ambasadores Yuri Kim: K\u00ebrkoj sqarime p\u00ebr dor\u00ebheqjen time\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ardi Veliu, ish-Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, fill pas dor\u00ebheqjes, vendosi t\u2019i shkruaj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ambasadores Yuri Kim, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar disa shpjegime n\u00eb lidhje me dor\u00ebheqjen, q\u00eb sapo kishte dh\u00ebn\u00eb. Letra i ra n\u00eb dor\u00eb t\u00eb parit, korrespodentit t\u00eb rubrik\u00ebs son\u00eb satirike, \u201cTej e K\u00ebtej\u201d, q\u00eb u ndodh rast\u00ebsisht n\u00eb Post\u00eb. Ja pak a shum\u00eb letra:<\/p>\n<p><strong><em>E nderuar shk\u00eblqesia juaj zonja Yuri Kim!\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>M\u00eb falni, q\u00eb un\u00eb, Ardi Veliu, nj\u00eb ish kryepolic i p\u00ebrulur, i policis\u00eb s\u00eb njohur shqiptare, po ju shqet\u00ebsoj dhe po ju marr koh\u00ebn, nga koha juaj e vyer, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ju me shum\u00eb sukses, po e drejtoni drejt majave t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb bashk\u00eb.\u00a0 \u00a0<\/em><em>Arsyeja themelore, q\u00eb un\u00eb shk\u00eblqesia juaj, po ju shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb jo vet\u00ebm mendja ime prej polici nuk e kupton, por edhe sikur t\u00eb mbledh\u00ebsh bashk\u00eb, mendjet e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk kan\u00eb p\u00ebr ta kuptuar. <\/em><em>Pyetja ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb; Si \u00ebsht\u00eb e mundur shk\u00eblqesia juaj, zonja Yuri Kim, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb e ka bekuar vet\u00eb Zoti, Amerika, por edhe ju, askush nuk jep dor\u00ebheqjen, por vet\u00ebm ne drejtor\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit?!<\/em><\/p>\n<p><em>Si ka mund\u00ebsi, shk\u00eblqesia juaj, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend thell\u00ebsisht demokratik, n\u00eb tet\u00eb vjet t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Rilindjes, kemi dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb seri, pes\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb?! Si ka mund\u00ebsi shk\u00eblqesia juaj, q\u00eb institucionin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb dor\u00ebheqjes, e njohim dhe e zbatojm\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri, vet\u00ebm ne drejtor\u00ebt e policive? Si ka mund\u00ebsi, zonj\u00eb e nderuar, q\u00eb politikan\u00ebt e k\u00ebtij vendi kalben n\u00eb politik\u00eb dhe nuk e njohin dor\u00ebheqjen? Si ndodh kjo gj\u00eb vet\u00ebm me ne kryepolic\u00ebt?! <\/em><em>Sapo ministri \u00c7u\u00e7i, m\u00eb thirri dhe m\u00eb tha, q\u00eb ne kemi menduar, q\u00eb ti t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqjen, un\u00eb n\u00eb fillim, mbeta i gjithi i ngrir\u00eb n\u00eb vend.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Pasi e mora veten dhe u largova nga zyra e \u00c7u\u00e7it, thirra oficerin m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, q\u00eb ne kemi, i cili flet edhe gjuh\u00ebn tuaj shum\u00eb t\u00eb nderuar dhe e pyeta gjer\u00eb e gjat\u00eb, mbi institucionin e dor\u00ebheqjes. A ndodh kjo n\u00eb bot\u00eb dhe sidomos n\u00eb Amerik\u00eb?- e pyeta.<\/em><em><br \/>\nM\u00eb shpjegoi shk\u00eblqesia juaj, se kjo gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb ndodh vazhdimisht. M\u00eb shum\u00eb ndodh n\u00eb Amerik\u00eb, m\u00eb tha. Pastaj i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb shpjegonte nj\u00eb dor\u00ebheqje pikante dhe oficeri, me shum\u00eb dituri, m\u00eb shpjegoi dor\u00ebheqjen e Presidentit Nixon. U \u00e7udita shum\u00eb zonja Yuri. Nuk isha \u00e7uditur ndonj\u00ebher\u00eb kaq shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Edhe u mall\u00ebngjeva\u2026 I shkreti presidenti Nixon, nuk kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00eb prej gj\u00ebje dhe p\u00ebr faj t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/em><\/p>\n<p><em>Rroft\u00eb Amerika, u thash\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb sht\u00ebpi dhe u p\u00ebrlota!\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Pas k\u00ebsaj, i k\u00ebrkova oficerit m\u00eb t\u00eb m\u00ebn\u00e7ur q\u00eb kemi n\u00eb polici, t\u00eb shkruante ai dor\u00ebheqjen time. Me ta mbaruar oficeri i ditur, e nis\u00ebm drejt Endri Fug\u00ebs.<\/em><em><br \/>\nSapo Fuga e mori, m\u00eb telefonoi urgjentisht dhe m\u00eb tha: Shkruaje vet\u00eb Ardi, se kjo let\u00ebr duket e pabesueshme, i mungojn\u00eb 200 gabimet ortografike q\u00eb b\u00ebn ti, sa her\u00eb shkruan, gabime q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb natyrsh\u00ebm. Vet\u00eb shefi do version origjinal. Do t\u00eb ta thoshte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb samit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Ka shum\u00eb pun\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn time, kupton?<\/em><\/p>\n<p><em>Nejse, me Fug\u00ebn u mir\u00ebkuptova, \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb dhe i d\u00ebgjuesh\u00ebm.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fund, shk\u00eblqesia juaj, zonja Yuri Kim, pyetja ime finale \u00ebsht\u00eb kjo; P\u00ebrse k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi na shkarkojn\u00eb, na k\u00ebrkojn\u00eb dhe dor\u00ebheqjen, bashk\u00eb me gabimet ortografike?! Ju pyes sinqerisht, se v\u00ebrtet nuk e kuptoj. Pyes edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr ish drejtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Pse ndodh kjo?! <\/em><em>N\u00ebse ju vet\u00eb nuk e keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, ju lutem pyesni m\u00eb lart, se Amerika, deri m\u00eb sot, nuk ka l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb pa p\u00ebrgjigje.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes tuaj,\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>I juaji sinqerisht, me p\u00ebrulje t\u00eb thell\u00eb policore, me respekt t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzor dhe konsiderat\u00eb p\u00ebrtej mas\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>Ardi Veliu, ish drejtori i Policis\u00eb.<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em> Zonja Yuri, ju siguroj dhe garantoj, me nderin e policit, q\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr un\u00eb e shkruajta vet\u00eb dhe oficeri i men\u00e7ur, thjesht korrigjoi gabimet dhe e \u00e7oi tek Posta.\u00a0<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>\/TPZ.\/ Tej e K\u00ebtej\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardi Veliu, ish-Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, fill pas dor\u00ebheqjes, vendosi t\u2019i shkruaj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ambasadores Yuri Kim, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar disa shpjegime n\u00eb lidhje me dor\u00ebheqjen, q\u00eb sapo kishte dh\u00ebn\u00eb. Letra i ra n\u00eb dor\u00eb t\u00eb parit, korrespodentit t\u00eb rubrik\u00ebs son\u00eb satirike, \u201cTej e K\u00ebtej\u201d, q\u00eb u ndodh rast\u00ebsisht n\u00eb Post\u00eb. Ja pak a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":207713,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207712","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207712"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207712\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}