{"id":207997,"date":"2021-10-08T03:40:52","date_gmt":"2021-10-08T01:40:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207997"},"modified":"2021-10-08T03:40:52","modified_gmt":"2021-10-08T01:40:52","slug":"spak-te-hetoi-ost-dhe-kesh-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-te-hetoi-ost-dhe-kesh-in\/","title":{"rendered":"SPAK t\u00eb hetoi OST dhe KESH-in"},"content":{"rendered":"<p>Nga Engjell Musai<\/p>\n<p>Skandali\/ Shqip\u00ebria shiti jasht\u00eb vendit energji me 20 euro kur n\u00eb treg ishte 130 euro. Kush i p\u00ebrfitoi miliona euro?! Drejtori juridik i ERE denoncon bab\u00ebzin\u00eb: Duhet t\u00eb ishin shkarkuar 3 drejtor\u00eb dhe ministri i linj\u00ebs. Zyrat e shtetit kan\u00eb 700 mln euro detyrime t\u00eb papaguara<\/p>\n<p>Skandali\/ Shqip\u00ebria shiti energji me 20 euro kur n\u00eb treg ishte 130<\/p>\n<p>\u00a0Ish-drejtori juridik n\u00eb Entin Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb\u00a0Elektrike: \u201cDuhet t\u00eb ishin shkarkuar 3 drejtor\u00eb dhe ministrja\u201d<\/p>\n<p>DUHET NJ\u00cb HETIM DHE P\u00cbR BLERJEN. JAN\u00cb SISTEME Q\u00cb NUK CERTIFIKOHEN NGA ASNJ\u00cb INSTITUCION, SI B\u00cbHEN K\u00cbTO TENDERA, ATO MUND T\u00cb PARACAKTOJN\u00cb FITUESIT, ME VLERA T\u00cb LARTA, QOFT\u00cb NGA OST QOFT\u00cb NGA KESH<\/p>\n<p>Ish-drejtori juridik n\u00eb Entin Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb\u00a0Elektrike, Eduard Elezi ka folur n\u00eb lidhje me kriz\u00ebn e paralajm\u00ebruar t\u00eb k\u00ebtij sektori, dhe skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm, q\u00eb i kanosen vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Elezi tha se n\u00eb vitin e kaluar n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar nj\u00eb sasi rekord energjie elektrike, pas investimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit, por shitja e tepricave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa tregu.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto periudha ka nj\u00eb rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, kjo ndihmuar dhe nga hidrot, q\u00eb kemi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb nivelit t\u00eb reshjeve. Kjo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb e menaxhimit, pasi ka pasur mbikuot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb muaj e gjys\u00ebm dol\u00ebm n\u00eb media dhe tham\u00eb q\u00eb nga kaskada e Drinit kishim prodhim kampion. <\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb KESH ka shitur nj\u00eb energji me \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt (20 euro nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tregu kishte shifra deri n\u00eb 130 euro), i takon organeve q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb se pse u shit me k\u00ebto tarifa.Tashm\u00eb blihen sasi jo t\u00eb plota, dhe me nj\u00eb \u00e7mim deri n\u00eb 230 euro. Duhet nj\u00eb hetim dhe p\u00ebr blerjen. Jan\u00eb sisteme q\u00eb nuk certifikohen nga asnj\u00eb institucion, si b\u00ebhen k\u00ebto tendera, ato mund t\u00eb paracaktojn\u00eb fituesit, me vlera t\u00eb larta, qoft\u00eb nga OST qoft\u00eb nga KESH. <\/p>\n<p>Para se t\u00eb flasim p\u00ebr kriz\u00eb duhet t\u00eb ishin shkarkuar 3 drejtor\u00eb, dhe ministrja e linj\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte paralajm\u00ebruar dhe drejtori i Entit Rregullator q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb vegjeton\u201d,-\u00a0tha Elezi. Elezi dha disa shembuj t\u00eb kontratave, q\u00eb mund t\u00eb ishin t\u00eb favorshme p\u00ebr vendin ton\u00eb. Eksperti tha se ka disa m\u00ebnyra sesi shteti mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kompanit\u00eb e sistemit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, qoft\u00eb duke ndryshuar z\u00ebra n\u00eb buxhetin e shtetit, duke iu dal\u00eb garant n\u00eb marrjen e kredive, ose duke i dh\u00ebn\u00eb para n\u00eb form\u00ebn e borxhit. 3 kompanit\u00eb e energjis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb marr\u00eb borxhe!<\/p>\n<p> N\u00ebse ti merr borxh dhe b\u00ebn investime t\u00eb sakta, at\u00ebher\u00eb ky borxh ia vlen, por kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime q\u00eb thjesht \u00ebsht\u00eb harxhuar paraja, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e specialist\u00ebve. I \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb dor\u00eb e lir\u00eb kompanive q\u00eb t\u00eb marrin vendime pa marr\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e entit rregullator. Shteti deri n\u00eb n\u00ebntor do t\u00eb ket\u00eb disa kosto. K\u00ebto kosto do t\u2019i paguaj\u00eb qytetari shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte. Mendoj se n\u00eb t\u00eb gjitha sektor\u00ebt shmanget ligji dhe t\u00eb gjitha rastet duhet t\u00eb hetohen nga prokuroria e posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Ja si institucionet e shtetit po zhysin n\u00eb kolaps OSHEE-n\u00eb, 700 milion\u00eb euro detyrime t\u00eb papaguara<\/p>\n<p>Kriza energjetike pritet t\u00eb prek\u00eb shum\u00eb vende, po ashtu edhe vendin ton\u00eb, nd\u00ebrsa dit\u00ebt e fundit ka pasur debate t\u00eb shumta lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ajo q\u00eb m\u00ebsohet \u00ebsht\u00eb se OSHEE \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb dhe mund t\u00eb zhytet drejt kolapsit. <\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb debitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, deri n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht, detyrimi q\u00eb konsumator\u00ebt privat\u00eb dhe shtet\u00ebror\u00eb i kan\u00eb k\u00ebsaj kompanie arriti n\u00eb 77 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 700 milion\u00eb euro. Nj\u00eb nga borxhlinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ndaj Operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike jan\u00eb institucionet publike. <\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat flasin se borxhi n\u00eb institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, ka sh\u00ebnuar rritje nga viti n\u00eb vit. N\u00eb fund t\u00eb muajit gusht, detyrimi i tyre ndaj OSHEE, ku p\u00ebrfshihen kryesisht uj\u00ebsjell\u00ebsit arriti n\u00eb mas\u00ebn 20 miliard\u00eb lek\u00eb, kjo shif\u00ebr n\u00eb 2020 ishte 17, nd\u00ebrsa n\u00eb 2019, 13 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Faturat e energjis\u00eb s\u00eb kompanive publike paguhen direkt nga buxheti i shtetit, ndaj ky fenomen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e munges\u00ebs s\u00eb disiplin\u00ebs n\u00eb shpenzimet buxhetore. Sa her\u00eb k\u00ebto kompani nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb financiare vendosin t\u00eb mos paguajn\u00eb faturat e energjis\u00eb dhe t\u00eb ujit, nd\u00ebrsa deri m\u00eb sot askush prej tyre nuk penalizohet.<\/p>\n<p>Por, nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse nj\u00eb konsumator familjar nuk paguan fatur\u00ebn e energjis\u00eb, atij i nd\u00ebrpritet energjia, nd\u00ebrsa fillon dhe aplikohen kamat\u00ebvonesat.<\/p>\n<p>Importi i energjis\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb dy vitet e fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb hidrike n\u00eb vend, importet e energjis\u00eb elektrike i kan\u00eb kap\u00ebrcyer vlerat e 177 milion\u00eb eurove. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb importeve nga Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, b\u00ebjn\u00eb me dije se n\u00eb vitin 2020, importet e energjis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn nga janari deri n\u00eb tetor arrit\u00ebn n\u00eb 77,5 milion\u00eb euro, me nj\u00eb mesatare t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00eb prej 49,4 euro p\u00ebr megavat or\u00eb.<\/p>\n<p> Nd\u00ebrsa, q\u00eb nga janari deri n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, vlera e importeve ka kap\u00ebrcyer 99 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i blerjes ka p\u00ebsuar luhatje t\u00eb forta. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, \u00e7mimi i blerjes s\u00eb energjis\u00eb ka qen\u00eb i stabilizuar n\u00eb 50,5 euro p\u00ebr megavat or\u00eb nga janari 2021 deri n\u00eb qershor, teksa ka p\u00ebsuar rritje t\u00eb ndjeshme nga korriku e n\u00eb vijim. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb korrik \u00e7mimi mestar i importit ishte 107,6 euro\/megavat or\u00eb, n\u00eb gusht 128,2 euro p\u00ebr megavat or\u00eb dhe n\u00eb shtator 165 euro p\u00ebr megavat or\u00eb. P\u00ebr periudh\u00ebn nga 1 tetori deri m\u00eb 10 tetor, \u00e7mimi mesatar i importit t\u00eb energjis\u00eb kap\u00ebrceu n\u00eb 216 euro p\u00ebr megavat or\u00eb. \u00c7mimet e larta me t\u00eb cil\u00ebt po blihet energjia n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Furnizuesi i Tregut t\u00eb Lir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shpenzimet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb krahasim me vitin e kaluar.<\/p>\n<p> Rritja e \u00e7mimeve u reflektua q\u00eb n\u00eb muajin korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, ku p\u00ebr disa procedura blerjesh u pagua 134.91 euro\/ M\u00ebh apo 129.95 euro\/M\u00ebh, nga 40.85 euro\/M\u00ebh q\u00eb kjo energji kushtoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2020-\u00ebs. <\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimit vijoi edhe gjat\u00eb gushtit e shtatorit, duke kulmuar n\u00eb blerjen e fundit, ku p\u00ebr 1 M\u00ebh u shpenzua mesatarisht 233 euro\/Mwh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Engjell Musai Skandali\/ Shqip\u00ebria shiti jasht\u00eb vendit energji me 20 euro kur n\u00eb treg ishte 130 euro. Kush i p\u00ebrfitoi miliona euro?! Drejtori juridik i ERE denoncon bab\u00ebzin\u00eb: Duhet t\u00eb ishin shkarkuar 3 drejtor\u00eb dhe ministri i linj\u00ebs. Zyrat e shtetit kan\u00eb 700 mln euro detyrime t\u00eb papaguara Skandali\/ Shqip\u00ebria shiti energji me 20 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":196058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207997","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/196058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}