{"id":208405,"date":"2021-10-09T11:31:05","date_gmt":"2021-10-09T09:31:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=208405"},"modified":"2021-10-09T11:32:47","modified_gmt":"2021-10-09T09:32:47","slug":"detaje-thoma-gellci-merrte-kredi-ne-emer-te-rtsh-se-detyrimet-pagueshin-nga-buxheti-i-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/detaje-thoma-gellci-merrte-kredi-ne-emer-te-rtsh-se-detyrimet-pagueshin-nga-buxheti-i-shtetit\/","title":{"rendered":"Detaje\/ Thoma G\u00ebll\u00e7i merrte kredi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb RTSH-s\u00eb, detyrimet pagueshin nga Buxheti i Shtetit"},"content":{"rendered":"<p>Emri i Thoma G\u00ebll\u00e7it n\u00eb krye t\u00eb RTSH \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me skandale t\u00eb nj\u00eb pasnj\u00ebshme. P\u00ebrmes nj\u00eb raporti mbi buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2019, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit thekson se shum\u00eb institucione kan\u00eb marr\u00eb kredi dhe garant dilte shteti, por n\u00eb mbarimin e garancis\u00eb k\u00ebto institucione nuk shlyenin kredin\u00eb e marr\u00eb dhe pages\u00ebn detyrohej ta b\u00ebnte qeveria me para nga arka e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto institucione \u00ebsht\u00eb edhe Radio Televizioni Shqiptar, i cili n\u00eb 2018 ka marr\u00eb kredi me vler\u00ebn e 165,685 mij\u00eb lek\u00ebve dhe n\u00eb 2019 ka marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kredi n\u00eb shum\u00ebn 486,82 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet huaja \u00ebsht\u00eb paguar nga buxheti i shtetit, pasi institucioni vet\u00eb ka shkelur garancin\u00eb dhe nuk ka pasur aft\u00ebsin\u00eb paguese, kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb detyrimet e prapambetura t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit t\u00eb rriten ndjesh\u00ebm. Konkretisht, vet\u00ebm nga borxhi i papaguar i RTSH, niveli i detyrimeve t\u00eb prapambetura \u00ebsht\u00eb rritur me 2.6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb vitit 2019, konstatohet se Buxheti i Shtetit ka kryer pagesa si pasoj\u00eb e paaft\u00ebsis\u00eb paguese edhe t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar, duke rritur stokun e detyrimeve me 321 milion\u00eb lek\u00eb (2.6 milion\u00eb euro). Situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike sepse vendos buxhetin e shtetit n\u00eb risk p\u00ebr kryerjen e pagesave q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb kryhen nga ky p\u00ebrfitues i garancis\u00eb dhe rritjen e detyrimeve n\u00eb vlera tep\u00ebr t\u00eb larta\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raport. Sipas KLSH, RTSH dhe institucione t\u00eb tjera kan\u00eb p\u00ebrfituar nga procedura q\u00eb ka ndjekur Ministria e Financave me garancin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ta. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ata edhe pse vonojn\u00eb pagesat u kan\u00eb shp\u00ebtuar penaliteteve dhe aplikimit t\u00eb kamat\u00ebvonesave.<\/p>\n<p>Radio Televizioni Shqiptar i drejtuar nga Thoma G\u00ebll\u00e7i ka kryer edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb tjera. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga auditimi i KLSH, RTSH ka firmosur disa kontrata p\u00ebr tendera duke mos respektuar rregullat. KLSH sqaron se, shum\u00eb her\u00eb RTSH ka b\u00ebr\u00eb regjistrim me vones\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs, ose ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb dh\u00ebna dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb p\u00ebr tendera t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb shmangur regjistrimin e fatur\u00ebs, e cila b\u00ebhet para se t\u00eb n\u00ebnshkruhet kontrata. \u201cNga auditimi i data baz\u00ebs s\u00eb kontratave, konstatohen edhe k\u00ebt\u00eb vit regjistrime rishtas t\u00eb kontratave t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme me p\u00ebrshkrimin \u201cmigrim kontrate\u201d.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i rasteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb kontratave me vones\u00eb vihen re se nga disa nj\u00ebsi kontrata regjistrohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb me urdh\u00ebr shpenzimin p\u00ebr pages\u00ebn e fatur\u00ebs s\u00eb par\u00eb si parakusht p\u00ebr regjistrimin e fatur\u00ebs. Pra kontrata regjistrohet jo si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb p\u00ebrputhje me Udh\u00ebzimin, por vet\u00ebm si nj\u00eb dokumentacion shoq\u00ebrues i fatur\u00ebs miratuar p\u00ebr pages\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport. Nd\u00ebrsa, theksohet se aplikimi i k\u00ebtyre lloj kontratave nga Radio Televizioni Shqiptar dhe institucione t\u00eb tjera kan\u00eb shkaktuar 12.4 miliard\u00eb lek\u00eb humbje p\u00ebr buxhetin e shtetit. Ish-Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i RTSH-s\u00eb Thoma G\u00ebll\u00e7i ka qen\u00eb kryeredaktor i gazet\u00ebs Z\u00ebri i Popullit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, PS dhe ka sh\u00ebrbyer si drejtues i Departamentit t\u00eb Informacionit n\u00eb shum\u00eb qeveri t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Emri i tij \u00ebsht\u00eb lakuar edhe n\u00eb raportin e OSBE\/ODIR p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku mes 20 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shqiptare, pes\u00eb i p\u00ebrkisnin fush\u00ebs s\u00eb medias. N\u00eb rekomandimin e at\u00ebhersh\u00ebm ODIHR thuhej se, \u201cpozicionet e larta menaxhuese n\u00eb televizionin publik nuk duhet t\u00eb lihen n\u00eb duart e njer\u00ebzve me an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb qart\u00eb politike\u201d dhe konstatohej p\u00ebrkat\u00ebsia politike e G\u00ebll\u00e7it.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emri i Thoma G\u00ebll\u00e7it n\u00eb krye t\u00eb RTSH \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me skandale t\u00eb nj\u00eb pasnj\u00ebshme. P\u00ebrmes nj\u00eb raporti mbi buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2019, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit thekson se shum\u00eb institucione kan\u00eb marr\u00eb kredi dhe garant dilte shteti, por n\u00eb mbarimin e garancis\u00eb k\u00ebto institucione nuk shlyenin kredin\u00eb e marr\u00eb dhe pages\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":208411,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-208405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=208405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=208405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=208405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=208405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}