{"id":209010,"date":"2021-10-11T18:22:04","date_gmt":"2021-10-11T16:22:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209010"},"modified":"2021-10-11T18:22:04","modified_gmt":"2021-10-11T16:22:04","slug":"klsh-zbulon-aferat-e-drejtorise-rajonale-te-aku-nuk-veproi-per-mijera-kg-mish-te-skaduara-dhe-tonelata-me-djathte-pice-e-gjalp-fals","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/klsh-zbulon-aferat-e-drejtorise-rajonale-te-aku-nuk-veproi-per-mijera-kg-mish-te-skaduara-dhe-tonelata-me-djathte-pice-e-gjalp-fals\/","title":{"rendered":"KLSH zbulon aferat e drejtoris\u00eb rajonale t\u00eb AKU: Nuk veproi p\u00ebr mij\u00ebra kg mish t\u00eb SKADUARA dhe tonelata me djatht\u00eb pice e gjalp FALS"},"content":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka zbuluar n\u00eb raportin e tij t\u00eb fundit t\u00eb cilin \u201cstandard\u201d e zot\u00ebron t\u00eb plot\u00eb se n\u00eb tregjet shqiptare jan\u00eb shitur ushqime jasht\u00eb standardit, p\u00ebr t\u00eb cilat dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit ka pasur dijeni por nuk ka vepruar.<\/p>\n<p>N\u00eb V E N D I M Nr. 113, Dat\u00eb 15.09.2021 p\u00ebr auditimin e ushtruar n\u00eb DRAKU Tiran\u00eb ( Drejtoria Rajonal e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit) jan\u00eb v\u00ebrejtur parregullsi t\u00eb forta dhe mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb zbatimin e procedurave n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nga gjetjet e raportit rezulton se:<\/p>\n<p>Nga auditimi i praktikave t\u00eb inspektimit (kryesisht atyre me ankes\u00eb\/indicie), n\u00eb t\u00eb cilat sipas informacionit t\u00eb pasqyruar n\u00eb procesverbalet e inspektimit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bllokimi i produkteve ushqimore t\u00eb ndryshme dhe linj\u00ebs s\u00eb prodhimit, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb 35 raste nuk dokumentohet me shenjat dalluese dhe m\u00eb pas administrimi i tyre p\u00ebr produktet, konkretisht<\/p>\n<p>p\u00ebr:<\/p>\n<p>-27,890 kg mish, i ndrysh\u00ebm;<\/p>\n<p>-20,000 kg djath p\u00ebr pranin\u00eb e vajit t\u00eb palm\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin ka patur ankes\u00eb nga konsumator;<\/p>\n<p>-20,525 kg yndyr\u00eb vegjetale, e shitur n\u00eb treg si gjalp, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb e t\u00ebrheqjes<\/p>\n<p>nga tregu, por q\u00eb nuk administrohet informacion se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebt\u00eb sasi;<\/p>\n<p>-9,132 kg produkte t\u00eb ndryshme (mocarela, briosh, djathra, etj);<\/p>\n<p>-4,242 litra vaj t\u00eb cilat jan\u00eb shitur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb analizat laboratorike t\u00eb k\u00ebtij vaji, t\u00eb kryera m\u00eb<\/p>\n<p>pas, kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb standardit, dhe ky vaj nuk u t\u00ebrhoq nga tregu;<\/p>\n<p>-587 kg yndyr\u00eb vegjetale e cila ishte shitur n\u00eb treg si gjalp;<\/p>\n<p>-516 cop pasta C;<\/p>\n<p>-3 raste t\u00eb bllokimit t\u00eb aktivitetit\/linj\u00ebs s\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>Rasti i djathit t\u00eb pic\u00ebs fals me etiket\u00ebn \u201cLe Guedete\u201d<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti se si AKU tallet me denoncimet e qytetar\u00ebve p\u00ebr produktet ushqimore false. Pasi mor\u00ebn indicien DRAKU autorizoi inspektimin e subjektit G. Me baz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe aktivitet: \u201cTregtimi me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb artikujve ushqimor\u00eb, eksport-import i mallrave, etj.\u201d . Sipas Procesverbalit t\u00eb inspektimit nr.AKU-TR-2018-002811-2, date 06.06.2018, pasqyrohet se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb moster p\u00ebr analiz\u00eb laboratorike nga produkti djath\u00eb pice \u201cLe guedete\u201d n\u00eb sasin\u00eb 2 shufra.<\/p>\n<p>Gjithashtu pasqyrohet informacioni se u krye inspektimi, ku rezultoi se subjekti importon dhe tregton produkte t\u00eb ambalazhuara, t\u00eb cilat \u201cruhen n\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme frigoriferike me temperatura t\u00eb monitoruara. Subjekti disponon dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr produktet si dhe sistemin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb. Gjate inspektimit nuk u konstatuan shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kryhet asnj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr djathin<\/p>\n<p>N\u00eb Flet\u00eb-shoq\u00ebrimin e mostr\u00ebs p\u00ebr n\u00eb laboratorin e ISUV, me nr.2381, pasqyrohet sasia prej 2 shufra\/3.044 kg secila, ose 6.088 kg n\u00eb total, p\u00ebr analiz\u00eb t\u00eb shtesave bimore t\u00eb produktit djath\u00eb. Po ashtu pasqyrohet refuzimi i pranimit t\u00eb saj nga laboratori, p\u00ebr arsye se nuk p\u00ebrputhct me krit\u00ebr\u00ebt tcknike t\u00eb kampion\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, vendimi p\u00ebrfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2018-002811-5, dat\u00eb 06.06.2018, nuk p\u00ebrfshin asnj\u00eb shkelje dhe mas\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i praktik\u00ebs s\u00eb m\u00ebsiperme, KLSH konstaton se: mostra e produktit djath\u00eb ngeli pa u analizuar dhe indicia e ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt nuk u shqyrtua deri n\u00eb fund, pasi edhe pas refuzimit t\u00eb analiz\u00ebs laboratorike t\u00eb mostr\u00ebs, nuk u mor mostra e re.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb k\u00ebtu se ky subjekt \u00ebsht\u00eb furnizuar me nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme me djathin Le guedete, pra rreth 20 mij\u00eb kg, n\u00eb dy furnizime n\u00eb daten 03.02.2018, dhe e ka shitur thuajse t\u00eb gjithe sasin\u00eb n\u00eb rreth 200 subjekte t\u00eb tjera (p\u00ebrjashtuar 63 kg, te cilat i kishte gjendje);<\/p>\n<p>Gjithashtu, KLSH konstaton se ankesa ka ardhur p\u00ebr nj\u00eb produkt me origjin\u00eb shtazore, nd\u00ebrkoh\u00eb autorizohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb inspektimin dy inspektor\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb produkteve me origjin\u00eb jo shtazore;<\/p>\n<p>Po ashtu, certifikatat e siguris\u00eb s\u00eb produktit djath\u00eb Le guedete, bashk\u00eblidhur praktik\u00ebs s\u00eb importit, jan\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn polake dhe jo n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nj\u00eb detyrim i p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 18 t\u00eb Ligjit t\u00eb ushqimit, dhe ky fakt nuk duhet t\u00eb anashkalohej nga inspektor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb inspektimin pran\u00eb k\u00ebtij subjekti, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kishin marr\u00eb mas\u00eb administrative (minimalisht n\u00eb vler\u00ebn 1,000,000 lek\u00eb, por q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb), por edhe nga inspektor\u00ebt e pik\u00ebs kufitare, prej nga ka hyr\u00eb produkti ushqimor.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb KLSH, sistemi i gjurmueshm\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar plot\u00ebsisht, pasi subjekti me produktin djath\u00eb Le guedete \u00ebsht\u00eb furnizuar edhe me dat\u00eb 27.11.2018 sipas deklarat\u00ebs s\u00eb importit R 108687 me dat\u00eb skadence 01.08.2018, dhe n\u00eb dat\u00ebn 06.06.2018 q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer inspektimi, subjekti ka pasur gjendje nga ky produkt, konfirmuar kjo nga k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb nga subjekti G. me dat\u00eb 24.10.2018 n\u00eb DRAKU Tiran\u00eb p\u00ebr asgj\u00ebsimin e disa produkteve ushqimore, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe produkti Le guedete me 3 data skadence: 01.08.2018; 09.10.2018 dhe 13.10.2018, ku vet\u00ebm per dy datat 09.10.2018; 13.10.2018, inspektor\u00ebt kan\u00eb pasqyruar sistemin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, grupi i auditimit arrin ne konkluzionin se si pasoj\u00eb e mosvperimeve t\u00eb titullar\u00ebve dhe t\u00eb inspektor\u00ebve t\u00eb DRAKU Tiran\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb garantuar siguria dhe cil\u00ebsia e produktit ushqimor.<\/p>\n<p>Gjalpi fals<\/p>\n<p>N\u00eb inspektimin e subjektit G., Rruga 3 D\u00ebshmor\u00ebt, Magazina nr.52, kati i par\u00eb, 05.06.2019, del se u gjend\u00ebn produkte t\u00eb cilave u kishte kaluar afati i p\u00ebrdorimit brenda vitit 2016, 2017, 2018, por edhe brenda vitit 2019.<\/p>\n<p>K\u00ebto produkte subjekti nuk i kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e produkteve q\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb DRAKU me dat\u00eb 24.10.2018 me shkresen nr.3172 prot., dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb permendur n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb dy inspektimet e m\u00ebparshme (t\u00eb datave 09.11.2018 dhe 19.11.2018, t\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt p\u00ebr procedur\u00ebn e asgj\u00ebsimit).<\/p>\n<p>Ndaj subjektit G. p\u00ebr shkeljen e k\u00ebrkesave ligjore u vendos\u00ebn 7 gjoba n\u00eb vler\u00ebn 5,200,000 lek\u00eb (2,000,000 leke p\u00ebr licenc\u00ebn + 100,000 lek\u00eb p\u00ebr etiketimin + 200,000 lek\u00eb p\u00ebr gjurmueshm\u00ebrin\u00eb + 2,000,000 lek\u00eb p\u00ebr importin<\/p>\n<p>200,000 lek\u00eb p\u00ebr planin HACCP + 500,000 lek\u00eb p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb treg t\u00eb ushqimeve t\u00eb pasigurta +200,000 lek\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegjesit\u00eb e operatorit).<\/p>\n<p>Vendimi i nd\u00ebrmjet\u00ebm i inspektimit nr.AKU-TR-2019-003318-4, date 05.06.2019, ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndalimi i ushtrimit t\u00eb aktivitetit p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb licenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendndodhje, trajton edhe nj\u00eb sasi gjalpi fals nga Polonia.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, b\u00ebhet bllokimi i sasis\u00eb 425 kg t\u00eb produktit Friendship Butler, si dhe sasia prej 20,525 kg q\u00eb subjekti ka shitur nga ky produkt t\u00eb t\u00ebrhiqet nga tregu brenda dat\u00ebs 07.06.2019<\/p>\n<p>Nga grupi i auditimit i KLSH, n\u00eb praktik\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme konstatohet se kjo vendimmarrje e grupit t\u00eb inspektimit nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00eb dhe e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr bllokimin e produktit Friendship Butler nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar si\u00e7 duhet ligji, produkti bllokohet dhe administrohet n\u00eb ambjentet e institucionit q\u00eb ka konstatuar kund\u00ebrvajtjen administrative. Veprim i cili nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, sepse produkti \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb ambjentet e subjektit; Nuk jan\u00eb vendosur shenjat dalluese t\u00eb bllokimit t\u00eb produkteve dhe ndalimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit, \u00e7ka e b\u00ebn\u00eb t\u00eb parealizuar plot\u00ebsisht mas\u00ebn administrative t\u00eb inspektor\u00ebve, dhe nuk garantohet, n\u00ebse subjekti do t\u00eb tregtoj\u00eb nga ky produkt apo jo\u201d, thekson raporti i KLSH.<\/p>\n<p>Gjithashtu nuk jan\u00eb vendosur shenjat dalluese t\u00eb ndalimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit, \u00e7ka n\u00ebnkupton mbyllje t\u00eb subjektit, vendosja e shiritave n\u00eb hyrje t\u00eb subjektit dhe ndalimi i hyrjes s\u00eb personave t\u00eb paautorizuar;<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb inspektim, q\u00eb e ka zbuluar auditimi nga KLSH, q\u00eb do ta lejoj\u00eb subjektin t\u00eb shes\u00eb i qet\u00eb \u201cgjalpin\u201d e sjell\u00eb nga Polonia.<\/p>\n<p>\u201cNga masa e marr\u00eb n\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm n\u00eb krahasim me vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb inspektimit, lidhur me produktin Friendship Butler, ka ndryshim t\u00eb saj, pasi n\u00eb vendimin e ndermjet\u00ebm jepet masa e bllokimit dhe t\u00ebrheqja e k\u00ebtij produkti, nd\u00ebrsa n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb detyrimi p\u00ebr t\u00ebrheqjen nga tregu dhe rietiketimin e tij. N\u00eb gjykimin e grupit t\u00eb auditimit \u00ebsht\u00eb e pabazuar n\u00eb ligj, pra n\u00eb asnj\u00eb percaktim n\u00eb Ligjin e ushqimit si dhe n\u00eb VKM nr.1344, date 10.10.2008 nuk thuhet se n\u00eb rastet kur etiketa p\u00ebrmban informacion t\u00eb gabuar, ajo duhet te rietiketohet, dhe veprimi i inspektoreve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebnkupton q\u00eb, gabimi i subjektit (mashtrimi duke pasqyruar informacion jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr produktin) eshte toleruar\u201d, n\u00ebn\u00ebvizon raporti i KLSH.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, ky produkt ushqimor duhet te hiqet nga tregu, te bllokohet dhe t\u00eb asgjesohet, dhe jo te rietiketohet. P\u00ebr m\u00eb teper kur subjekti nuk ka sistemin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt, edhe t\u00ebrhegjen e tij nga tregu s\u2019ka se si ta b\u00ebj\u00eb kur ai nuk e di se ku e ka shitur k\u00ebt\u00eb sasi.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ushqim t\u00eb pasigurt, referuar shkeljeve mbi kushtet e ruajtjes, informacionin, certifikaten e analiz\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebto kushte duhej t\u00eb bllokohej, t\u00eb merrej n\u00eb administrim nga inspektor\u00ebt dhe t\u00eb ruhej n\u00eb ambjentet e institucionit, si dhe t\u00eb lihej detyrimi q\u00eb ky produkt t\u00eb asgj\u00ebsohet brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, konstatohet se gjoba e vendosur nuk \u00ebsht\u00eb ark\u00ebtuar akoma, si dhe ankimi i b\u00ebr\u00eb nga subjekti m\u00eb dat\u00eb 25.06.2019, nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga komisioni i ngritur n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb. Sipas KLSH-s\u00eb m\u00eb k\u00ebto sjellje, nga inspektori deri tek Ministria, \u00ebsht\u00eb krijuar efekt negativ financiar n\u00eb buxhetin e shtetit n\u00eb vler\u00ebn 5,200,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i auditimit i KLSH, pas shqyrtimit t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb inspektor\u00ebve, gjykon dhe arrin n\u00eb konkluzionin se, ky subjekt \u00ebsht\u00eb favoriznar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe nuk \u00ebsht\u00eb garantuar siguria dhe cilesia e ushqimit, si dhe nuk jan\u00eb mbrojtur interesat e konsumatorit. Edhe pas rietiketimit, Friendship Butler \u00ebsht\u00eb i pasigurt dhe jo cilesor, referuar konstatimeve t\u00eb b\u00ebra nga vet\u00eb inspektor\u00ebt e DRAKU-t.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka zbuluar n\u00eb raportin e tij t\u00eb fundit t\u00eb cilin \u201cstandard\u201d e zot\u00ebron t\u00eb plot\u00eb se n\u00eb tregjet shqiptare jan\u00eb shitur ushqime jasht\u00eb standardit, p\u00ebr t\u00eb cilat dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit ka pasur dijeni por nuk ka vepruar. N\u00eb V E N D I M Nr. 113, Dat\u00eb 15.09.2021 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":209011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}